ATV

Author: G.O.

  • Projektligji për gjykimin në kohë të arsyeshme, shoqëria civile thotë se Kosova s’ka nevojë për një ligj të tillë

    Projektligji për gjykimin në kohë të arsyeshme, shoqëria civile thotë se Kosova s’ka nevojë për një ligj të tillë

    PËRGATITI: NORA LUTA  

    Për herë të parë Kosova do të mund të ketë ligjin për gjykimin në kohë të arsyeshme.

    Tashmë draftin e parë të projektligjit e ka hartuar Ministria e Drejtësisë, e cila synon që përmes tij të caktojë një afat ligjor për zgjidhjen e lëndëve nëpër gjykata.

    Sipas Qorrollit, kjo do të ndikojë në zgjidhjen më efikasve të rasteve.

    Megjithatë, anëtarë të shoqërisë civile që janë pjesë e grupit punues, përmendin disa arsye pse aktualisht Kosova nuk ka nevojë për një ligj të tillë.

    Hulumtuesi Vullnet Bugaqku përmend disa nga rekomandimet që KDI-ja i ka dhënë ministrisë, për çka pret që të merren parasysh. Ndër to, është harmonizimi i dispozitave të këtij ligji, me Kodin Penal.

    Projektligji për gjykimin në kohë të arsyeshme, ështëdiskutuar muajin e kaluar edhe në Asamblenë e Kryetarëve dhe Mbikëqyrësve të Gjykatave.

    Aty, ndër të tjera ishte dhënë vërejtje për përmbajtjen dhe qasjen e projektligjit, për të cilin do të ketë takime të grupeve punuese edhe gjatë muajve në vazhdim./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Rasti i Blerim Ramadanit në duart e Gjykatës Supreme në Shkup

    Rasti i Blerim Ramadanit në duart e Gjykatës Supreme në Shkup

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ  

    Të premten erdhi lajmi i parë pozitiv për Blerim Ramadanin, që nga arrestimi i tij para gati një muaji, kjo pasi Gjykata Themelore Penale në Shkup kishte vendosur që ish-ushtarin e UÇK-së të mos e ekstradojë në Serbi.

    Megjithatë, në Maqedoni të Veriut ende nuk dihet se kur Gjykata Supreme mund të vendosë lidhur me të.

    Sidoqoftë, juristi Emir Kurtishi nga Shkupi, beson se gjasat janë të mëdha që edhe Supremja të vendos për mosektradim.

    Blerim Ramadani ishte arrestuar më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar Jazhincë–Glloboqicë. Autoritetet maqedonase, ish-ushtarin e Kosovës e ndaluan bazuar në një fletarrest të Serbisë të cilin e kishte lëshuar INTERPOL-i./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Moti i nxehtë, Ministria e Shëndetësisë merr vendim për kufizimin e orarit të punës

    Moti i nxehtë, Ministria e Shëndetësisë merr vendim për kufizimin e orarit të punës

    Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës për disa punëtorë, përgjatë ditëve me temperatura të larta.

    Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 14 gusht deri më 17 gusht për gratë shtatzëna e punëtorët me sëmundje kronike.

    Pastaj, ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë dhe në ambiente të hapura nga ora 11 deri në orën 16:00 në të gjithë territorin e Kosovës.

    Po ashtu, në vendimin e MSh-së thuhet që të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme, dhe ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

  • Del raporti: Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

    Del raporti: Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

    “Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”, kështu thuhet në raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër.

    Lajmin e ka bërë të ditur Hysen Durmishi, zëvendësministri i Infrastrukturës në vend.

    “Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, shkruan ai.

    “Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”.

    Lexoni edhe:

    https://cms.atvlive.tv/qeveria-i-pergjigjet-be-se-per-vendosjen-e-ceshtjes-se-ures-ne-agjenden-e-takimit-potencial-ne-bruksel/

  • Qeveria i përgjigjet BE-së për vendosjen e çështjes së urës në agjendën e takimit potencial në Bruksel

    Qeveria i përgjigjet BE-së për vendosjen e çështjes së urës në agjendën e takimit potencial në Bruksel

    Pasi Bashkimi Evropian tha se do ta fusë çështjen e Urës së Ibrit në agjendën e bisedimeve të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar Qeveria e Kosovës.

    Në një përgjigje për ATV-në, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve të mëhershme në Bruksel, duke shtuar se BE-ja kishte vlerësuar që kjo urë të hapet qysh në vitin 2019 me të përfunduar punimet.

    “Çështja e Urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër veçse ka qenë pjesë e diskutimeve të mëhershme në Bruksel. Për të ka marrëveshje ndërmjet palëve në kuadër të dialogut në vitin 2015, ka plan zbatimit të Bashkimit Evropian për hapjen e saj nga viti 2016, dhe vlerësim nga vetë Bashkimi Evropian në vitin 2019 se punimet në urë kanë përfunduar dhe se ajo duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejme. Në dialog kemi nevojë për takime në të cilat kryeqendër e agjendës është zbatimi i Marrëveshjes Bazike, statusin e të cilës në vazhdimësi po e vë në dyshim Serbia siç bëri edhe në fund të muajit qershor kur kryeministri i Serbisë, nga Kuvendi i Serbisë thotë se Serbia nuk e ka pranuar Marrëveshjen Bazike. Në fakt, statusi i Marrëveshjes Bazike duhet të jetë shqetësimi dhe angazhimi kryesor në Bruksel. Për këtë e kanë përkushtimin tonë, si Qeveri e Republikës së Kosovës”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    Ndryshe, sipas BE-së hapja e urës në mënyrë të njëanshme do të rrisë tensionet në veri të Kosovës, madje BE-ja i ka bërë thirrje kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, të mos vazhdojë me veprime të njëanshme.

    Këto paralajmërime të BE-së vijnë pasi Qeveria e Kosovës ka marrë iniciativë për hapjen e urës së Ibrit.

    Qeveria ka kryer testimet e qëndrueshmërisë së urës dhe është në pritje të një raporti vlerësues nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet nëse ura i plotëson kushtet për qarkullimin e automjeteve.

  • I riu filmon vetën duke therur me thikë 5 persona para një xhamie në Turqi – u ndikua nga videolojërat

    I riu filmon vetën duke therur me thikë 5 persona para një xhamie në Turqi – u ndikua nga videolojërat

    Një i ri në Turqi filmoi dhe transmetoi drejtpërdrejt sulmin me thikë para një xhamie.

    Në këtë sulm ai arriti të therë të paktën pesë persona – ndërsa shihej me një shami në fytyrë dhe jelek antiplumb, duke sulmuar kalimtarët e rastit në Eskisehir.

    I dyshuari është një 18-vjeçar i armatosur me thikë të gjatë, dhe që transmetoi direkt sulmin pranë oborrit të xhamisë Tepebasi.

    Ai gjatë sulmit nuk e nxori as edhe një fjalë nga goja, kurse pamjet janë rrëqethëse. Megjithatë ai u përplas për tokë nga policia që reaguan me kohë.

    “Sulmuesi ishte i veshur si personazhet e videolojërave – me sëpatë në brez, jelek antiplumb, helmetë dhe shami në fytyrë”, u tha nga policia në Eskisehir.

    Disa media të atjeshme raportojnë se ai kishte të veshur një bluzë me diellin e zi, një simbol nazist.

    Ai nuk ka treguar motivet e këtij sulmi, ndërsa Cumhuriyet raporton se ai ishte i ndikuar nga videolojërat me luftëra.

    https://www.youtube.com/watch?v=HNbHeRUOhfQ&t=30s

  • Doktorët më nuk rekomandojnë përdorimin e aspirinës për parandalim të sulmit të zemrës

    Doktorët më nuk rekomandojnë përdorimin e aspirinës për parandalim të sulmit të zemrës

    Miliona amerikanë të moshuar që brengosen se do të pësojnë sulm në zemër apo në tru me vite të tëra kanë konsumuar aspirinë çdo ditë, duke menduar se gjaku i hollë ua zvogëlon rrezikun.

    Por, udhëzimet e reja nga dy grupe kardiologjie thonë se, për shumicën e të rriturve, kjo më nuk është e nevojshme, transmeton Telegrafi.

    Udhëzimet e reja për shëndet të zemrës janë publikuar së bashku nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

    Dy grupet janë pajtuar se personat më në moshë që kanë rrezik më të ulët – pra nuk kanë histori të sulmit të zemrës, trurit apo ndërhyrje kirurgjike kardiake – rreziku i gjakderdhjes që vjen nga përdorimi i përditshëm i aspirinës e tejkalon çdo përfitim të efektit pozitiv të zemrës.

    Dr. Roger Blumenthal thotë se doktorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur ua përshkruajnë aspirinën personave që nuk kanë sëmundje kardiovaskulare.

    Në deklaratën e lëshuar nga dy grupet e ekspertëve të shëndetit të zemrës thuhet se është shumë më e rëndësishme të kultivohen shprehi të shëndetshme të jetesës, të kontrollohet shtypja e gjakut dhe kolesteroli sesa të rekomandohet përdorimi i aspirinës.

    Sipas Blumenthal, aspirina duhet t’u përshkruhet personave që kanë rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe që kanë rrezik të ulët të gjakderdhjes.

  • Nagavci i përgjigjet SBAShK-ut: Nuk ka nevojë dhe as arsye për greva në arsim

    Nagavci i përgjigjet SBAShK-ut: Nuk ka nevojë dhe as arsye për greva në arsim

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci, për grevën e cila është paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBAShK-u), konsideron se nuk është koha dhe s’ka arsye për një gjë të tillë.

    Ministrja Nagavci në një konferencë për media theksoi se deklaratat e kreu të SBASHK-ut, Rrahman Jashari për grevën, janë “deklarata të përvitshme e të vazhdueshme’.

    “Deklaratat e Jasharit për grevën, deklarata të përvitshme e të vazhdueshme. Konsideroj që nuk ka as kohë, nevojë e as arsye për grevë. Zëvendësministri është takuar me kryetarin e SBASHK-ut dhe me kolegët e tij para pak kohe. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm jo vetëm me kryesinë e SBASHK-ut, por edhe me shkolla, me mësimdhënës, dhe i marrim me shumë seriozitet çdo bring apo shqetësim që mund të vij nga kush do qoftë”, theksoi Nagavci.

    Zëvendësministri Taulant Kelmendi theksoi se ditë më parë ka takuar drejtuesit e SBASHK-ut, dhe sipas tij, nuk është paraqitur ndonjë ankesë për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore.

    Ai theksoi se interes i SBASHK-ut, DKA-ve dhe i secilit punëtorë të arsimit është që nxënësit t’i kenë tekstet shkollore deri më 1 shtator kur fillon viti i ri shkollor.

    “Në fund po e përmendi SBASHK-un meqë i kam takuar. Shqetësimi i SBASHK-ut fillestar ka qenë për furnizimin me tekste shkollore, nuk ka qenë si kushtëzim që nëse MASHT përdorë metodologji të caktuara, ata marrin hapa radikal, në këtë rast grevë. Mendoj se interes i SBASHK-ut, DKA-ve dhe i secilit punëtorë të arsimit është që nxënësit t’i kenë tekstet shkollore, ndërsa për metodologji ne kemi arsyetuar vazhdimisht që është e duhur dhe më transparente për furnizim me tekste”, theksoi ai.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që edhe këtë vit subvencionimi për blerjen e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore do të mundësohet nga MSHHTI-i, sikur vitin e kaluar. Megjithatë, nuk e dinë se sa do të jenë çmimet e librave dhe as kosto e përgjithshme që do t’i kushtojë ministrisë për këtë subvencionim.

  • Trajnuan ushtrinë ukrainase krah aleatëve tjerë, Maqedonci i dekoron pjesëtarët e FSK-së

    Trajnuan ushtrinë ukrainase krah aleatëve tjerë, Maqedonci i dekoron pjesëtarët e FSK-së

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dekoruar me medalje pjesëtarët e FSK-së që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.

    Maqedonci, priti sot në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët ishin pjesë e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.

    Me këtë rast, për performancën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit “Interflex”, ministri i dekoroi ata me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare”.

    Maqedonci ka shprehur mirënjohje për ushtarakët “që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës”.

    “Në këto periudhë, mbështetja e ofruar për Ukrainën është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfojë”, tha Maqedonci.

    “Në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj me radhë përkrah ushtrisë britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase, në nivelin taktik e luftarak.”

  • MPB-ja del me njoftim për situatën e zjarreve në Prevallë

    MPB-ja del me njoftim për situatën e zjarreve në Prevallë

    Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, ka njoftuar se njësitë e zjarrfikësve nga Prizreni, po ndihmohen nga ato të Gjakovës, Prishtinës e Ferizajt për fikjen e zjarrit në Prevallë.

    Sipas njoftimit, nuk ka rrezik për për jetë dhe pasuri të banorëve.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveç Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj.

    Gjithashtu MPB/AME ju njofton se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me Komunat në ndihmë.

    Prezent në operacion në mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni etj.

    Nga afër situata koordinohet nga zëvendësministri i MPB-së, z. Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, z. Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente 112.