PËRGATITI: ARMAND HOTI
Nga data 23 gushti e tutje, patenët-shoferët ilegalë të lëshuar nga autoritetet serbe, nuk do të vlejnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Kështu, deri të hënën rreth gjashtë mijë serb, aplikuan për ta konvertuar patentën ilegale me atë të Kosovës.
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët punojnë në komunën e Mitrovicës së Veriut thanë se interesimi për konvertim të lejes ishte i madh edhe gjatë së martës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, thotë se nuk do të ketë tolerancë për ata që nuk e kanë konvertuan patentë-shoferin.
“Konsiderojmë se data 23 është e mjaftueshme deri më datë 23. Pas këtij afati ne do të veprojmë konform ligjit në fuqi”, tha Elshani.
Rrjedhimisht, ata do të duhet t’i paguajnë gjobë shtetit.
Afati i fundit për konvertim të lejes për vozitje, ishte data 9 gusht. Ministri i Punëve të Brendshme, pat kumtuar shtyrje të afatit për 10 ditë pune, meqë pati kërkesa të shumta.
Por, pati edhe arsye të tjera që bënë që serbëve t’u jepet më shumë kohë.
”Përshembull, kemi pasur raste kur ne kemi konfiskuar ndonjë dokomument, apo i kemë dhënë ndalesë administrative dikujt që nuk ka të drejtë të vozitjes së veturës tre muaj, gjashtë muaj apo nëntë, nuk është me rëndësi sa, mirëpo në momentin që ai ka shkuar për ta konvertuar pantentë, është shfaqur ndalesa administrative dhe ai nuk ka mundësi të aplikoj, janë edhe disa probleme të tjera, kështu kanë mbetur disa persona pa e konvertuar”, shtoi tutje Elshani.
Procesi i konvertimit të pantentë-shoferëve, ka filluar që nga data 9 maj.
Për t’u pajisur me patentë-shofer të Kosovës, të interesuarve nuk u kërkohet t’i nënshtrohen ndonjë testi shtesë./atvlive.tv
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Leave a Reply