ATV

Author: G.O.

  • Ky është i riu shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Zvicër

    Ky është i riu shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Zvicër

    Një i ri shqiptar e ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 11 gusht.

    Sipas njoftimit varrimi 29-vjeçarit, Liridon Zeneli, do të bëhet të premten më 16 gusht, në varrezat e Eichbuhl në Altstetten në Zurich.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 09:00.

     

  • KFOR-i intervenoi nga ajri, shuhet zjarri në Prevallë

    KFOR-i intervenoi nga ajri, shuhet zjarri në Prevallë

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është shuar zjarri në Prevallë.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Totaj ka thënë se kjo u bë falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.

    Ai tha se nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë dhe poashtu falënderoi KFOR-in për përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.

    “KFOR-i edhe një herë e ri-konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.

    Gjate intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa, zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njejtë.

    Megjithatë, bashkë me të gjithë akterët relevant në terren jemi në përcjellje të situatës”, shkroi ai.

  • Çështja e hapjes së urës në Ibër, Rohde: Të merren parasysh këshillat e ndërkombëtarëve

    Çështja e hapjes së urës në Ibër, Rohde: Të merren parasysh këshillat e ndërkombëtarëve

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se mbështet plotësisht linjat e kuqe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për urën kryesore mbi lumin Ibër.

    “Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet”.

    “Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve”, ka thënë Rohde përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

    Në maj dhe qershor të vitit të kaluar, dhjetëra ushtarë të KFOR-it janë plagosur në protestat e disa serbëve lokalë në veri të Kosovës, të cilët e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komuna veriore me shumicë serbe – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

    “Është e nevojshme një retorikë shtensionimi. Mirëpres koordinimin e përmendur prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”, ka thënë mes tjerash ambasadori gjerman.

    Kurti ka thënë në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 14 gusht, se Qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e urës.

    “Hapja e urës nuk është kundër askujt, veçmas kundër partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

    Kjo urë – që ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe – është e hapur për këmbësorët, por jo për vetura.

    Misioni i KFOR-it ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë, dhe që secili vendim për urën duhet të merret përmes dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga dialogu në Bruksel.

    Çështja e urës është aktualizuar në javët e fundit pasi autoritetet e Kosovës kanë nisur të kryejnë inspektime në urë dhe kanë paralajmëruar hapjen e saj, pavarësisht se faktori ndërkombëtar beson se tani nuk është koha e duhur.

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar për hapjen e urës, fillimisht më 2015, më vonë më 2016, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

    Hapja e saj është zvarritur disa herë, dhe faktori ndërkombëtar kërkon që kjo çështje të jetë sërish temë dialogu.

  • Grenell ‘godet’ evropianët: A është vlerë perëndimore që Hashim Thaçi po mbahet që 4 vjet në burg?

    Grenell ‘godet’ evropianët: A është vlerë perëndimore që Hashim Thaçi po mbahet që 4 vjet në burg?

    Ish-emisari i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka kritikuar evropianët se po përzihen në zgjedhjet në SHBA.

    Ai ka pyetur nëse është vlerë perëndimore që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mbahet në burg tash e 4 vjet.

    “Në vend që të ndërhyni në zgjedhjet në SHBA dhe të përpiqeni të krijoni një internet të ri dhe të censuruar për evropianët, pse nuk përqendroheni në rregullimin e gjykatave ndërkombëtare të vendosura në Evropë? A duhet të jetë @HashimThaciRKS ende në burg 4 vjet më vonë pa gjyq? Kjo nuk është një vlerë perëndimore”, ka shkruar Grenell.

  • Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe aleatëve të saj

    Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe aleatëve të saj

    Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

    Oda Ekonomike Amerikane ka thënë se këto veprime nuk janë të koordinuara me aleatët dhe partnerët strategjikë, përfshirë edhe me SHBA-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

    “Veprimet e tilla kanë ngritur shqetësime te shtetet që e kanë mbështetur me vendosmëri Kosovën përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt shpalljes së pavarësisë dhe në procesin e vazhdueshëm të shtetndërtimit. Oda Amerikane është veçanërisht e shqetësuar me deklaratat e partnerëve kryesorë të Kosovës në lidhje me zbehjen e entuziazmit për mbështetjen e rrugës euroatlantike të Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, duke përfshirë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Dështimi i fundit për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës është një shembull i qartë i rënies së mbështetjes. Suksesi i Kosovës në skenën ndërkombëtare ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me marrëdhëniet e forta që ajo ka kultivuar me aleatët e saj. Këto partneritete jo vetëm që kanë forcuar pozitën politike të Kosovës, por gjithashtu kanë qenë jetike në nxitjen e rritjes ekonomike. Kur Kosova vepron në përputhje me pritjet dhe udhëzimet e partnerëve të saj strategjikë, ajo dërgon një sinjal të fuqishëm të stabilitetit, besueshmërisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të përbashkëta, cilësi këto thelbësore për tërheqjen dhe ruajtjen e investitorëve”, është thënë nga Oda Amerikane e Kosovës.

    Oda Ekonomike Amerikane ka thënë se këto veprime rrezikojnë ta izolojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe ta dobësojnë pozitën e saj në negociata të rëndësishme.

    “Ato gjithashtu mund të krijojnë një mjedis pasigurie që mund të dekurajojë investitorët potencialë, të cilët kërkojnë garanci se klima politike dhe ekonomike është e qëndrueshme dhe e parashikueshme. Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë e rëndësishme në përparimin e Kosovës dhe çdo cenim i kësaj mbështetjeje mund të ketë pasoja me shtrirje të gjerë, si për ambiciet diplomatike ashtu edhe për ato ekonomike të vendit. Gjithashtu, Oda Amerikane është thellësisht e shqetësuar me diskursin e promovuar nga Qeveria, i cili po i kontribuon sentimenteve jomiqësore ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës. Një retorikë e tillë është e rrezikshme dhe mund të minojë ndjenjat e forta proamerikane dhe properëndimore që janë pasqyruar vazhdimisht në sondazhet e organizatave të njohura, duke përfshirë edhe atë të kryer së fundmi nga Instituti Republikan Ndërkombëtar. Çdo përkeqësim në këtë aspekt mund të ketë implikime serioze për të ardhmen e Kosovës, ndërsa qeveria aktuale duhet të jetë e vetëdijshme se do të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo gërryerje të këtij besimi dhe mbështetjeje në mesin e popullatës”, është thënë nga OEAK.

    Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në dialog të hapur dhe të sinqertë me partnerët e saj ndërkombëtarë.

    “Oda Amerikane beson fuqishëm se Qeveria e Kosovës duhet t’i japë përparësi qasjes bashkëpunuese, duke shfrytëzuar fuqinë e aleancave të saj. Duke ruajtur kursin historik, i cili u ndërtua mbi bazën e besimit, dialogut dhe respektit të ndërsjellë me aleatët e saj, Kosova mund të vazhdojë të avancojë integrimin e saj euroatlantik, të përmirësojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe të krijojë një klimë më të favorshme biznesi dhe investimi. Oda Ekonomike Amerikane i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në dialog të hapur dhe të sinqertë me partnerët e saj ndërkombëtarë, duke siguruar që të gjitha nismat e rëndësishme koordinohen me kujdes, me qëllim të mbrojtjes së interesave afatgjata të shtetit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të forta të krijuara ndër vite”, u tha nga OEAK.

  • Pas mbylljes së pikave të postës serbe, Krasniqi: PTK-ja ka hapur pikat e saj në katër komunat veriore

    Pas mbylljes së pikave të postës serbe, Krasniqi: PTK-ja ka hapur pikat e saj në katër komunat veriore

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se pas mbylljes së degëve të Postës së Serbisë në veri, ajo e Kosovës i ka hapur pikat e saj dhe ka filluar shërbimet postare atje, raporton Ekonomia Online.

    Përmes saj, Krasniqi ka thënë se qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokit, Leposaviqit dhe Zveçanit, mund të kryejnë pagesat e ndryshme institucionale.

    Pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka njoftuar se MAPL ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” për bashkëfinancimin e shtëpive në këto katër komuna.

    “MAPL të hënën ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” për bashkëfinancimin e shtëpive në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Ky bashkëfinancim vjen pas numrit të lartë të aplikuesve. Sipas marrëveshjes, rreth 102 shtëpi do të ndërtohen nga MAPL dhe 100 shtëpi të tjera nga shoqata”.

    “Përveç kësaj, janë funksionalizuar zyrat kadastrale komunale që qytetarët atje të mos kenë telashe me pronat. Ndërsa, që bizneset të mund të regjistrohen e përfitojnë nga masat mbështetëse të Qeverisë kemi hapur zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë”.

    “Posta e Kosovës ka hapur pikat e saj në katër komunat, përmes tyre ajo po ofron shërbime postare si dhe të pagesave për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale”, ka thënë Krasniqi.

  • ​Qeveria vendos të rrisë numrin e gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë

    ​Qeveria vendos të rrisë numrin e gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë

    Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që të rritet numri i gazetarëve ukrainas në Kosovë. Kosova do të ju ofrojë atyre dhe anëtarëve të ngushtë të familjes mbrojtje të përkohshme.

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se Kosova po vazhdon të tregojë solidaritet dhe përkushtim ndërkombëtar për gazetarët ukrainas.

    “Republika e Kosovës vazhdon të tregojë solidaritet dhe përkushtim ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke ofruar mbrojtje të përkohshme për gazetarët ukrainas dhe familjet e tyre të rrezikuar për arsye të luftës në Ukrainë. Ky vendim si plotësim i vendimit të marrë në vitin 2022 për 20 gazetarë, ka për qëllim të rris numrin e gazetarëve ukrainas të cilëve Republika e Kosovës do të ju sigurojë strehim të sigurt. Mbrojtja e përkohshme do të ofrohet në përputhje me ligjin për azil dhe do të ketë efekt të menjëhershëm nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të jenë të detyruar të respektojnë”, tha ai.

  • Minatorët pa rroga, Qeveria ndan 4 milionë euro për tejkalim të krizës

    Minatorët pa rroga, Qeveria ndan 4 milionë euro për tejkalim të krizës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se do të ndahen 4 milionë euro për Trepçën.

    Ai ka thënë se më këto mjete do të ndahen për të tejkaluar krizën aktuale ku minatorët janë pa paga që dy muaj.

    Kurti madje kritikoi Trepçën duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.

    “Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerr. Duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerrura nga nëntoka” – ka thënë ai.

    Minatorë kanë paralajmëruar një protestë për nesër, para Qeverisë.

  • Kurti: Hapja e Urës së Ibrit, e nevojshme dhe e dobishme për të gjithë

    Kurti: Hapja e Urës së Ibrit, e nevojshme dhe e dobishme për të gjithë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

    Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se hapja e urës në Ibër është e nevojshme dhe e dobishme për të gjithë.

    “Me komandantin e KFOR-it mbrëmë kemi biseduar edhe për hapjen e Urës mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, rezultatet përkatëse që i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij në frymën e konsultimeve dhe koordinimeve të vazhdueshme. Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, ka thënë Kurti.

     

  • Vazhdojnë punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, të pranishëm KFOR-i dhe Policia e Kosovës

    Vazhdojnë punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, të pranishëm KFOR-i dhe Policia e Kosovës

    Kanë vazhduar edhe sot punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, përkatësisht pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj, nën praninë e disa njësive të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

    Të martën, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kanë pranuar raportin fillestar për urën, ku sipas tij ky raport thotë se ura mbi lumin Ibër në veri është e “qëndrueshme dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese.

    “Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

    Po ashtu të martën, Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për dialog dhe koordinim të ngushtë në lidhje me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

    LEXONI EDHE:

    DASh: ShBA-ja nuk e mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit në këtë fazë