ATV

Author: G.O.

  • Tri institutcionet kryesore në fushën e prokurimit, me ushtrues detyre

    Tri institutcionet kryesore në fushën e prokurimit, me ushtrues detyre

    PËRGATITI: ARTON HAMITI 

    Dorëheqja e Vjosa Gradinaj-Mexhuani nga pozita e kryesues së Organit Shqyrtues të Prokurimit, para një jave e çoi në tre numrin e institucioneve në fushën e prokurimit, që funksionojnë me ushtrues detyre.

    Kështu, OSHP-ja iu bashkua Komisionit Rregullativ të Prokurimit dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit, kjo e fundit tash e tri vjet pa drejtor fuqiplotë.

    Andaj, qasja e ekzekutivit karshi këtyre organeve po kritikohet nga njohës të fushës.

    Funksionimi me ushtrues detyre i këtyre tri institucioneve të rëndësishme, sipas njohësve të fushës, i sjell dëme të pariparueshme prokurimit publik.

    Qeveria nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës nëse planifikon të propozojë emra, teksa Agjencia Qendrore e Prokurimit pas tre vjetësh hapi konkurs për drejtor ekzekutiv, megjithëse i kontestuar nga shoqëria civile./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://www.youtube.com/live/xJ7eOMXcpvg?si=akOrf4R3gwrl9eLb&t=377
  • “Si e verdhë e sëmurë” fiton “Zemrën e Sarajevës” për dokumentar të shkurtër

    “Si e verdhë e sëmurë” fiton “Zemrën e Sarajevës” për dokumentar të shkurtër

    PËRGATITI: TEUTA ARIFAJ 

    Filmi dokumentar “Si e verdhë e sëmurë” në regji të regjisores kosovare, Norika Sefa ka fituar shpërblimin e filmit më të mirë dokumentar të shkurtë në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

    Dokumentari i cili zgjat rreth 23 minuta paraqet disa rrëfime të veçanta të marra nga videokasetat e vjetra, kryesisht histori familjare të anëtarëve të cilët nuk janëmë. Ky është shpërblimi i dytë për dokumentarin e Sefës meqë paraprakisht u shpërblye në Dokufest.

    Gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve, me ç’rastedhe u përmbyll edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit nëSarajevë Norika Sefa, nuk ishte e pranishme. Si shumëkosovarë të tjerë ajo pati probleme me afatin e vizës i cili i kishte skaduar ngase i ishte lëshuar vetëm për katër ditë. Por publikut e organizatorëve u është drejtuar me një video mesazh.

    Suksesin e Sefës në Sarajevë e ka përshëndetur edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku. Ai ka thënë se kjo arritje edhe një herë shpërfaq potencialin e jashtëzakonshëm që ka Kosova. Për shpërblimin nëFestivalin në Sarajevë ka reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

    “Filmi është një zhytje në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, e keqja dhe e bukura ndërthuren derisa të gjitha përzihen dhe formohet diçka tjetër”, shkruan Qendra e Kinematografisë.

    Në anën tjetër, Festivali i Filmit në Sarajevë cilësohet si ngjarja më e madhe dhe më prestigjioze e filmit në Evropën Juglindore dhe një prej më të mëdhenjve në Evropë.

    Historia e këtij festivali filloi në vitin 1995, pikërisht kur Sarajeva mbahej e rrethuar nga forcat ushtarake serbe. Ndonëse në mes të luftës edicioni i parë i festivalit me filma nga vetëm 15 vende të botës ishte përcjellë nga 15 mijë njerëz.

    Këtë vit gjithsej 54 filma në katër kategori konkurruan për shpërblimin “Zemra e Sarajevës”, dhe tre filma të tjerë u shfaqën jashtë konkurrencës. Festivali i Filmit në Sarajevë në total prezantoi më shumë se 240 filma nga 70 vende.

    Ylli i edicionit të sivjetmë ishte aktorja hollivudianeMeg Ryan e cila u shpërblyue me Zemrën e nderit tëSarajevës dhe regjisori amerikan, John Turturro.  

    E përgjatë 30 vjetëve të këtij festivali, qilimin e kuq tëtij e kanë shkelur qindra yje botërore të filmit, regjisë e muzikës sikurse Angelina Jolie, Brad Pitt, Robert de Niro, Orlando Bloom, Morgan Freeman, GerardDepardieu, Benicio del Toro, Bono Vox… e të tjerë.

  • Konkursi për drejtor të AQP-së, Ministria e Financave pretendon se nuk e shkeli ligjin

    Konkursi për drejtor të AQP-së, Ministria e Financave pretendon se nuk e shkeli ligjin

    PËRGATITI: ARTON HAMITI  

    Ministria e Financave i ka dhënë sqarimet e saj, në lidhje me pretendimet se konkursi për drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, është përcjellë me shkelje ligjore.

    Ditë më parë ATV-ja raportoi se kjo ministri i ka tejkaluar dispozitat ligjore për kriteret kualifikuese, duke lënë anash kriterin e përvojës së punës në fushën e prokurimit, dhe duke ndryshuar edhe kohëzgjatjen e mandatit të drejtorit.

    Megjithatë, as në përgjigjet dërguar redaksisë, çështje e përvojës nuk u përmend.

    Ministria tha se për këtë konkurs, ka ndjekur dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për Zyrtarët Publik dhe Rregullorja e fillimvitit, për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil.

    “Para shpalljes së cilës do pozitë së pari rishikohet baza ligjore dhe të gjitha kërkesat e përgjithshme specifike dhe ato formale për pozitën, andaj ju informojmë se shpallja e konkursit për Drejtor të Autoritetit Qendror të Prokurimit është bërë në pajtim me të gjitha dispozitat e aplikueshme ligjore.Disa prej dispozitave të aplikueshme ligjore janë:  Ligji Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, Neni 49 – Emërimi dhe mandati në pozitën e nivelit të lartë drejtues dhe Rregullorja (QRK) Nr. 06/2024, pika IV që parasheh edhe kërkesat e përgjithshme formale për pozitën Drejtues i Lartë.”

    Por, sipas shoqërisë civile, AQP-ja është themeluar me Ligjin për Prokurimin Publik dhe dispozitat e përmendura nga ministria nuk vlejnë. Pra pozita dhe mandati i drejtorit ekzekutiv duhet të jetë në përputhje me Ligjin për Prokurimin.

    Konkursi për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit qëndroje hapur deri me 22 gusht, teksa u hapë pas 3 vjetësh funksionimi me ushtrues detyre./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Partitë në para-fushatë zgjedhore, njohës të çështjeve politike konsiderojnë se duhet ndryshuar si praktikë

    Partitë në para-fushatë zgjedhore, njohës të çështjeve politike konsiderojnë se duhet ndryshuar si praktikë

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ

    Për punimet që po zhvilloheshin në këtë rrugë nëkryeqytet, Lumir Abdixhiku, tregonte vëmendje tështuar gjatë vizitës të enjten.

    Kryetari i LDK-së, në përshkrimin e kësaj videoje, përfshiu edhe sloganin e partisë, për një rrugë të re.

    Më shpesh sesa Abdixhiku, ditëve të fundit udhëtoi veç kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Ramush Haradinaj, për një ditë të tërë qëndroi nëRahovec, duke takuar bujq e punëtorë fabrike.

    Paraprakisht ish-kryeministri vizitoi disa komuna tjera, përfshirë Mitrovicën. Në postimin për Trepçën, vlerësoi se përmes investimeve, këtij gjiganti metalurgjik duhet  t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm.

    Ky angazhim shtesë i partive, sipas njohësve tëçështjeve politike, po bëhet jo pa shkas.

    Praktika e fillimit të fushatës zgjedhore para afatit zyrtar që e përcakton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerësohet se duhet ndryshuar.

    Presidentja Vjosa Osmani, 9 shkurtin e vitit 2025, e caktoi si datë të zgjedhjeve parlamentare. E fushata zgjedhore fillon më 11 janar./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Vendimi i KEDS-it për kosto shtesë, ankohen qytetarët

    Vendimi i KEDS-it për kosto shtesë, ankohen qytetarët

    PËRGATITTI: BENITA ZENELI  

    Së fundi, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka marrë vendim që nga fillimi i këtij muaji të aplikojë taksen për shkyçje të rrymës.

    Qytetarët të cilët vonohen në pagesat e faturave jashtëafateve të parapara do të detyrohen të paguajnë edhe kosto shtesë. E ndaj këtij vendimi ankohen qytetarët.

    Ndërkaq kryetari i bordit të Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Skënder Krasniqi thotë se çdo ngarkesë që uvihet në barrë qytetarëve është në dëm të tyre, shtetit dhe biznesit.

    Sipas Rregullës për Shkyçje dhe Rikyçje të ZRRE-së, konsumatorët do të paguajnë taksë prej 15 eurosh që bashkë me TVSH-në, arrin në 17.7 euro.

    Në anën tjetër, KEDS-i në njoftimin e lëshuar më 19 korrik u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Telekomi i Kosovës vazhdon punën në shtrirjen e rrjetit mobil dhe të internetit në komunat veriore

    Telekomi i Kosovës vazhdon punën në shtrirjen e rrjetit mobil dhe të internetit në komunat veriore

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI   

    Telekomi i Kosovës është duke e vazhduar punën në shtrirjen e rrjetit mobil dhe të internetit në komunat veriore.

    Banorët e Mitrovicës së Veriut tani mund tëshfrytëzojnë edhe shërbimet tjera të Telekomit derisa deri vonë në dispozicion kishin vetëm një operator tëinternetit.

    E mungesa e sinjalit të të gjithë operatorëve vendorëdhe pamundësia e qasjes në internet gjithë këto vjet pas luftës vlerësohet të jetë e padrejtë.

    Megjithatë ende ka pjesë të veriut të Kosovës të cilat nuk mbulohen nga operatorët vendorë.

    Në mars të këtij viti në komunat veriore Telekomikishte instaluar 15 stacione të reja të internetit.  

    Ndërkaq përfaqësues të operatorëve vendorë shpesh nëdeklarimet publike kanë pranuar se mbulimi me internet dhe telefoni mobile në këto zona nuk është nënivelin e njëjtë me pjesët tjera të vendit.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Nuk përjashtohen protestat e grevat në arsim, SBAShK-u thotë se mllefi nga  mospërmbushja e kërkesave po rritet

    Nuk përjashtohen protestat e grevat në arsim, SBAShK-u thotë se mllefi nga mospërmbushja e kërkesave po rritet

    PËRGATITI: BENITA ZENELI  

    Kërkesat e mësimdhënësve pas grevave e protestave qëorganizuan, nuk morën përgjigje asnjëherë nga qeveria.

    Ndërkohë greva në arsim mund të përsëritet. Pos saj edhe protestat.

    Mundësinë për to gjatë mesit të shtatorit nuk e ka përjashtuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

    “Mllefi po rritet dhe nuk kemi asnjë sinjal se diçka do të ndryshojë. Ne kemi tentuar vazhdimisht të kemi kontakte me zonjën Nagavci, por ajo i ka shmangur ato. Madje kemi bërë edhe kërkesa me shkrim, por kemi marrë përgjigje të njëjtë, duke thënë se gjoja ajo nuk ka kohë. Si kryetar, kam dëgjuar se ajo vazhdon të mbajë inatin e grevës së vitit 2022, dhe kjo është shumë e keqe. Kur nuk ka dialog, nuk kam çfarë të them anëtarësisë, dhe kjo rrit mllefin dhe pakënaqësinë, duke e bërë të mundshme që në Shtator të kemi veprime sindikale”, deklaroi Jasharaj.

    Të arsyeshme kërkesat e SBASHK-ut i konsideron edhe njohësi i arsimit, Argjend Osmani.

    “Padyshim që organizimi i grevës do të çrregulloj procesin mësimor dhe nuk është një zgjidhje e duhur andaj duhet të bëhen të gjitha parakushtet që të mos ndodh një gjë e tillë. “,tha Osmani.

    Protesta e fundit që u mbajt nga SBASHK-u ishte nëmuajin maj të këtij viti ku u paraqiten 11 kërkesa.

    Mësimdhënësit kanë kërkuar dialog social për plotësimin e kërkesave të tyre, përmirësim të kushteve të punës në institucionet arsimore, Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimitdhe ndër të tjera rritjen e vlerës së koeficientit të pagave për së paku 30%.

  • Plagoset një 40-vjeçar shqiptar në Greqi

    Plagoset një 40-vjeçar shqiptar në Greqi

    Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Greqi.

    40-vjeçari, i cili u plagos në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas abcnewws.al, fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister.

    Sipas tij, ai ka qenë duke parkuar automjetin jashtë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi e kanë çuar në një vend tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe e kanë braktisur.

    40-vjecari shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, ndërkohë sipas policisë ai rezulton të ketë pasur kërcënime të mëparshme.

  • Arrestohet një person në lidhje me sulmin me thikë në Gjermani ku u vranë tre persona

    Arrestohet një person në lidhje me sulmin me thikë në Gjermani ku u vranë tre persona

    Një person është arrestuar në lidhje me një sulm me thikë në Gjermani që la të vdekur tre persona dhe pesë të plagosur rëndë.

    Kjo vjen pas një gjuetie “në shkallë të gjerë” gjatë natës rreth qytetit të Solingen, ku përfshihen disa forca policie.

    Policia u lajmërua nga dëshmitarët pak pas orës 21:30 me orën lokale të premten, për raportimet e disa personave të plagosur në një shesh qendror, Fronhof, gjatë një festivali.

    Të shtunën pasdite, oficerët njoftuan se kishin arrestuar një person dhe thanë se po hetonin nëse kishte lidhje me sulmin.

    Kërkimet janë gjithashtu duke u zhvilluar në vende të ndryshme, thanë ata. “Hetimi dhe kërkimi për autorë të mundshëm të mëtejshëm dhe arsyet e krimit janë në vazhdimësi.

    Më herët gjatë ditës, policia lëshoi ​​një paralajmërim duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilentë, edhe pse dashamirësit filluan të lënë lule në vendngjarje.

    DJ dhe producenti muzikor Topic, i cili po performonte në festival, tha se ishte në skenë dhe kërkoi të vazhdonte të performonte “për të shmangur panikun masiv” ndërsa ndodhi incidenti.

  • Ukraina dhe Rusia vendosin të shkëmbejnë mbi 100 të burgosur

    Ukraina dhe Rusia vendosin të shkëmbejnë mbi 100 të burgosur

    Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 115 robër lufte nga secila palë të shtunën pasi Emiratet e Bashkuara Arabe vepruan si ndërmjetës.

    Ky është shkëmbimi i parë i tillë që kur Ukraina nisi një sulm të befasishëm në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht, sulmi më i madh brenda territorit rus nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ushtarakët rusë të shkëmbyer u kapën në rajonin e Kurskut.

    Të gjithë ushtarët rusë të liruar janë tani në Bjellorusi dhe do të marrin trajtim mjekësor dhe rehabilitim pas kthimit të tyre në Rusi.

    Ministria shprehu mirënjohjen për rolin e Emirateve të Bashkuara Arabe në lehtësimin e shkëmbimit të të burgosurve.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy postoi një foto me të burgosurit ukrainas të mbështjellë me flamujt blu dhe të verdhë të vendit dhe të përqafuar me njëri-tjetrin.

    Ai tha se të kthyerit ishin ushtarakë të rojeve kufitare, të gardës kombëtare, të marinës dhe të forcave të armatosura.

    Kievi ka thënë se ka krijuar një zonë tampon në një zonë që Rusia, e cila dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt 2022, e ka përdorur për të goditur objektivat në Ukrainë.

    Sipas Dmytro Lubinets, komisioneri i Ukrainës për të drejtat e njeriut, 82 nga ukrainasit e kthyer mbrojtën portin e Mariupolit në vitin 2022.

    Duke konfirmuar rolin e saj në lehtësimin e shkëmbimit, Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se numri i përgjithshëm i robërve të shkëmbyer përmes përpjekjeve të saj ndërmjetësuese tani ishte 1,788.

    Ky është shkëmbimi i shtatë i tillë që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

    Një zyrtar i Emirateve i tha më herët Reuters se Rusia dhe Ukraina do të shkëmbenin të burgosurit pas ndërmjetësimit të shtetit të Gjirit.

    Abu Dhabi, një partner i ngushtë i sigurisë së Shteteve të Bashkuara, ka mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën gjatë gjithë luftës, duke irrituar disa zyrtarë perëndimorë. Ajo gjithashtu ka forcuar lidhjet me Kievin.