ATV

Author: G.O.

  • Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Edhe të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Sipas njoftimit nga DhSK-ja, seanca do të fillojë nga ora 09:00.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Sot përurohen dy shkolla në Podujevë, marrin pjesë Kurti e Nagavci

    Sot përurohen dy shkolla në Podujevë, marrin pjesë Kurti e Nagavci

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin do të marrin pjesë sot në ceremoninë e përurimit të dy objekteve të reja shkollore në komunën e Podujevës.

    Sipas njoftimit, ceremonia në shkollën në fshatin Dumosh do të mbahet sot në orën 09:30, ndërkohë ajo në objektin e shkollës në Obrançë nis në orën 10:30.

    Pos Kurtit e Nagavcit, në ceremoni marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe deputetë.

  • Të shtënat me armë në Aktash, Policia: Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar

    Të shtënat me armë në Aktash, Policia: Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për gjuajtjen me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen Aktash në Prishtinë.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se s’ka të lënduar, sipas informatave fillestare.

    “Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

  • Gjuajtje me armë zjarri në Aktash të Prishtinës

    Gjuajtje me armë zjarri në Aktash të Prishtinës

    Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç mësohet, një person e ka shkrepur armën pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.

     

  • Dhjetëra të vrarë nga sulmi rus me raketa në Ukrainën qendrore

    Dhjetëra të vrarë nga sulmi rus me raketa në Ukrainën qendrore

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Ministria e Mbrojtjes thanë se Rusia ka sulmuar me raketa balistike Institutin e Komunikimeve në Poltava, në Ukrainën Qendrore, duke vrarë të paktën 41 persona dhe duke plagosur më shumë se 180 të tjerë.

    Zelensky dhe Ministria e Mbrojtjes tha se dy sulme raketore u kryen pak pas lëshimit të alarmit për sulme ajrore, prandaj njerëzit që ishin brenda institutit nuk kishin kohë që të evakuoheshin në një strehimore për bomba.

    “Një nga ndërtesat e Institutit të Komunikimeve u shkatërrua pjesërisht. Njerëzit mbetën nën rrënoja. Shumë janë shpëtuar. Më shumë se 180 persona janë plagosur. Fatkeqësisht, shumë kanë vdekur. Deri më tani, 41 viktima janë të konfirmuara”, tha Zelensky.

    Sulmi duket të jetë një prej më vdekjeprurësve që kanë kryer forcat ruse që kur nisi lufta në shkurt të vitit 2022.

    Zelensky, përmes një videoje të publikuar në Telegram tha se po zhvillohen operacione të shpëtimit të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.

    Zyrtarët ukrainas kanë raportuar për disa viktima në sulmet e kryera gjatë natës nga Rusia në Zaporizhja.

    Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase po ashtu raportoi se një e katërta e betejave me forcat ruse në 24 orët e fundit janë zhvilluar në lindje të shtetit, afër qytetit strategjik Pokrovsk, në rajonin e Donjeckut. Në këtë zonë, trupat ruse është raportuar se javët e fundit kanë bërë përparime të mëdha./REL/

  • Holanda ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

    Holanda ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

    Në Holandë ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e telefonave celularë gjatë orës së mësimit.

    Në fillim të vitit, kjo gjë ishte bërë për shkollat e nivelit të mesëm dhe të lartë, por tanimë, aparate të tilla do të ndalohen edhe në shkollat fillore.

    Ministria e Kulturës në Hagë vendimin e argumenton, se telefonat mobile u shkëpusin vëmendjen nxënëseve dhe nxënësve, ulin aftësinë e tyre të përqendrimit dhe kanë efekt negativ ndaj rezultateve në mësime.

    Telefonat celularë do të lejohen të përdoren në klasë vetëm për qëllime mësimore, si p.sh. për aftësimin e kompetencës mediatike, ose kur nxënësit e kanë të nevojshme përdorimin e celularit për arsye shëndetësore ose për shkak të aftësive të kufizuara. Për zbatimin në praktikë të ndalesës janë përgjegjëse shkollat.

    Edhe ndalimi i përdorimit të celularit gjatë pushimit mes orëve të mësimit ka efekt pozitiv. Sipas radios holandeze NOS, në shkollat, ku celularët ndalohet të përdoren edhe gjatë kohës së pushimit, është vënë re aktualisht një përmirësim i ndjeshëm i atmosferës.

    “Koha e pushimit në këto shkolla ka nxitur frymën shoqërore, sepse nxënësit bisedojnë më shumë me njeri-tjetrin”, tha studiuesi Loes Pouwels nga Universiteti Radboud.

    Lidhur me ndalimin e celularëve në shkolla në Holandë është diskutuar ashpër. Disa ministra kulture fillimisht nuk e merrnin në konsideratë ndalimin e celularit në nivel kombëtar dhe po ashtu drejtoritë e shkollave kërkonin që të vendoseshin rregulla lokale, ndërkohë që shumë prindër vetë u angazhuan që fëmijët e tyre të mos përdornin celularë në shkollat fillore, pikërisht sepse rrjetet sociale krijojnë varësi tek të miturit.

  • Osmani takon shefin e ri të BE-së: Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat

    Osmani takon shefin e ri të BE-së: Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav.

    Siç njofton Presidenca, Osmani i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, gjersa ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së.

    “Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së”, përfundon komunikata.

  • 6 arsye përse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C

    6 arsye përse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C

    Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës.

    Kjo vitaminë, shërben si anktioksidant dhe i jep lëkurës bardhësinë dhe shkëlqimin rinor e të shëndetshëm, thonë dermatologët.

    Ajo përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe zbeh shenjat e para të plakjes apo të ekspozimit të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë

    Lëkura bëhet përsëri elastike (edhe në moshën 70 vjeç)

    Kjo është arsyeja kryesore përse vitamina C duhet të jetë patjetër pjesë e regjimit tuaj të bukurisë dhe kujdesit për lëkurën.

    Në industrinë kozmetike, vitamina C njihet si acidi L-Ascorbic dhe është shumë e fuqishme si koncentrat që aplikohet direkt në lëkurë.

    Serumet Me Vitaminë C

    Serumet me vitaminë C duhet të jenë pjesë e rutinës suaj nëse dëshironi të mirëmbani dhe ushqeni lëkurën.

    Këto serume, në varësi të përmbajtjes së acidit L-ascorbic ofrojnë shumë përfitime.

    Rrudhat

    Vitamina C është ajo që ju duhet nëse në fytyrën tuaj kanë dalë rrudhat apo edhe shenjat e para të moshës.

    Studimet kanë tregur se aplikim i vitaminës C në lëkurë në formë e një serumi ju mbron nga dëmet e shkaktuara prej diellit, rigjeneron lëkurën dhe neutralizon radikalet e lira.

    Gjallëria

    Ekspozimi afat-gjatë ndaj rrezeve ultravjollcë shkakton shumë probleme në lëkurë.

    Aplikimi çdo ditë i një serumi me vitaminë C e mbron lëkurën dhe i jep gjallëri asaj.

    Studimet konfirmojnë se në vetëm tre muaj aplikimi të rregullt të kësaj vitamine, lëkura është plot jetë, me një teksturë të mrekullueshme, pa njolla, pa skuqje dhe paraqitje rinore.

    Hidratimi

    Lëkura ka përgjithësisht shumë etje dhe domosdoshmërisht vëmendje.

    Ajo përbëhet nga 64 përqind ujë dhe ka nevojë të hidratohet.

    Për këtë ju shërben vitamina C e cila e hidraton lëkurën dhe pengon tharjen apo yndyrosjen e tepërt të saj.

    Si të përdorni lëngun e borzilokut kundër gurëve në veshka

    Elasticiteti

    Vitamina C si serum nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

    Kjo proteinë është përgjegjëse për lëkurën e mbledhur, elastike dhe të shëndetshme.

    Duke qenë se trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, kjo vitaminë është e domosdoshme për të ngadalësuar plakjen.

    Inflamacioni Dhe Hiperpigmentimi

    Nëse lëkura juaj ka tendencën të skuqet, të irritohet dhe të mbushet me puçra, gjasat janë që keni të bëni me inflamacion, infeksion apo reagim imunitar.

    Cilido qoftë shkaku, vitamina C, zbeh dhe zbut simptomat e inflamacionit në lëkurë.

    Hiperpigmentimi nga ana tjetër ndodh kur trupi prodhon shumë melaninë dhe pëson luhatje në njëtrajtshmërinë e ngjyrës.

    Vitamina C mundëson që lëkura të ketë një ton të njëtrajtshëm.

    Si Ta Përdorni Serumin e Vitaminës C.

    Në formën e serumit, vitamina C përthithet shumë mirë nga lëkura.

    Serumi duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të mëngjesit sepse do ju mbrojë nga radikalet e lira gjatë ditës.

    Fytyra duhet larë mirë në mëngjes, më pas duhet të aplikoni tonikun dhe më pas serumin me vitaminë C.

    Pas aplikimit të serumit, duhet të vendosni kremin ushqyes në fytyrë dhe në fund kremin kundër diellit.

  • Rasti Thaçi dhe të tjerët, Rrustem Tetaj fillon dëshminë në Speciale

    Rasti Thaçi dhe të tjerët, Rrustem Tetaj fillon dëshminë në Speciale

    Rrustem Tetaj ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

    Ai është dëshmitar i ZPS-së, derisa ka qenë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës.

    Prokurori i ZPS-së, Nathan Quick, ka deklaruar se dëshmitari ka mbajtur pozita të ndryshme në Zonën Operative të Dukagjinit.

    “Dëshmitari ka mbajtur pozita të ndryshme në Zonën Operative të Dukagjini në verën e vitit 1998, përfshirë edhe në shtabin e komandës së zonës dhe në zonën e Prapaqanit. Ka dijeni për përpjekjen e disa anëtarëve të caktuar të UÇK-së për t’i vënë nën shënjestër personat që konsideroheshin si kundërshtarë politik, përfshirë edhe personat e lidhur me LDK-në dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe kolaboracionistëve të tjerë të pretenduar”, ka deklaruar ai.

    Një ditë më parë, në Speciale ka dëshmuar ish-zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imer Imeri.

    Ai ka thënë se ishte torturuar nga pjesëtarë të UÇK-së dhe ishte mbajtur i lidhur.

  • Vrasja në Aktash, policia gjen në vend të ngjarjes edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë

    Vrasja në Aktash, policia gjen në vend të ngjarjes edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë

    Gjatë ditës së djeshme policia ka vazhduar me mbledhjen e provave, pas gjuajtjeve me armë zjarri të dielën në rrugën “Gazemd Zajmi” në lagjen Aktash të Prishtinës, në mes të familjes Sekiraqa e asaj Gashi të njohur si “Capat”.

    Në vend të ngjarjes sipas raportit të policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë.

    “Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek. Rasti është duke u hetuar,” thuhet në raportin e policisë.

    Ndryshe, mbrëmjen e së dielës, pas të shtënave me armë zjarri një person mbeti i vdekur e pesë të tjerë të plagosur.