ATV

Author: G.O.

  • Petkoviq: Nuk do të lejojmë që Asociacioni të jetë në nivel të OJQ-së

    Petkoviq: Nuk do të lejojmë që Asociacioni të jetë në nivel të OJQ-së

    Shefi i grupit negociator serb për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “Kurti nuk do paqe”, dhe se ai qenka i “brengosur për zhvillimin e mëtejmë të situatës në Kosovë”.

    Petkoviq ka thënë se kjo ishte përshtypja e parë e shefit të tij, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “është i brengosur për rrugët e hapura për kriza të reja në veri të Kosovës”.

    Ai ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve dhe diskutimet për këtë gati nuk ekzistojnë.

    “Nga ana e Prishtinës ka mohim të gjithçkaje për çka jemi pajtuar në lidhje me marrëveshjet për Asociacionin, e dëgjuam dje Kurtin duke thënë se nuk ka ekip menaxhues për të, dhe se ai nuk ka asnjë rol, edhe pse ka një marrëveshje e ndarë për mandatin e tij”, ka thënë Petkoviq.

    Sipas fjalëve të tij, “ekipi menaxhues në vitin 2018 ka pasur katër muaj për të përgatitur dokumentin, i cili është bërë me përkushtim, dhe i cili bazohet në katër marrëveshje nga Brukseli”.

    “Pala jonë i përmbahet dokumenteve të nënshkruara. E shihni këtë lloj hipokrizie, ata kërkojnë nga ne të respektojmë diçka që nuk është nënshkruar, edhe pse presidenti ynë e ka bërë të qartë se cilat janë vijat tona të kuqe dhe nga ana tjetër kemi katër marrëveshje të nënshkruara për të cilat Prishtina është zotuar, por se nuk duan t’i zbatojnë, për të mos përmendur se nënshkrimi i BE-së është vendosur edhe në marrëveshjen e Brukselit”, ka pretenduar Petkoviq.

    Ai gjithashtu ka thënë se Kurti nuk dëshiron paqe, marrëveshje të reja dhe as Asociacion.

    “Që kur ka ardhur në pushtet, ai përsërit se nuk e dëshiron formimin e Asociacionin. Është e nevojshme për ne, sepse ajo paraqet mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individuale të serbëve në Kosovë. Kurti dëshiron të dëbojë popullin serb, prandaj ne po shkojmë nga kriza në krizë”, ka deklaruar Petkoviq.

    Sipas fjalëve të tij, “Serbia nuk do të lejojë që Asociacioni të jetë në nivel të një organizate joqeveritare”, duke shtuar se ka 10 vjet që lufton për formimin e saj.

  • ​Leposaviq, dy vëllezër në gjendje të dehur rrahin nënën e tyre

    ​Leposaviq, dy vëllezër në gjendje të dehur rrahin nënën e tyre

    Dy vëllezër derisa ishin të dehur kanë rrahur nënën e tyre në Leposaviq.

    Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

    “Leposaviq 02.05.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi të njëjtit në gjendje të dehur kishin sulmuar fizikisht nënën e tyre. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Çifti i jep fund thashethemeve për ndarje mes tyre

    Çifti i jep fund thashethemeve për ndarje mes tyre

    Së fundmi është komentuar se si Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë drejt ndarjes.

    Cristiano Ronaldo vendosi t’i jap fund këtyre thashethemeve duke publikuar një fotografi me mbishkrimin: “Gëzuar për dashurinë”.

    Georgina para disa ditëve kishte reaguar duke publikuar disa vargje të një kënge në instastory ; “Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe I padituri i beson”, duke hedhur kështu poshtë të gjitha spekulimet.

    Sipas TikTokerit spanjoll, Abel Planelles, çifti kishin pasur një debat të fortë përpara se të hipnin në aeroplanin privat të futbollistit.

    Ai vazhdoi duke thënë se përplasja thuhet se ka ndodhur para disa personave të tjerë.

    Meqë cifti hodhën poshtë thashethemet duke konfirmuar përmes fotografisë që janë së bashku ata thuhet se tani po qëndrojnë më shumë kohë së bashku, në mënyrë që kjo të dëshmohet sa më mirë.

    Ata janë së bashku që nga viti 2016 dhe kanë dy fëmijë, kurse Ronaldo ka edhe dy fëmijë të tjerë me gra të ndryshme të cilat asnjëherë nuk u bënë publike./atvlive.tv/

  • Disa nga veshjet më të bukura të yjeve në Met Gala

    Disa nga veshjet më të bukura të yjeve në Met Gala

    Met Gala është ngjarja më prestigjioze e botës së modës, ku prezantohen krijimet më të bukura dhe origjinale të dizajnerëve të ndryshëm nga e gjithë bota.

    Veshjet e pjesëmarrësve bëhen zakonisht temë e diskutimit dhe analizës së modës për javë dhe muaj, transmeton atvlive.tv.

    Sivjet tema e Met Galas ishte ‘’Për nder të Karlit’’. Karl Lagerfelld ishte një krijues i modës i njohur, i cili punoi si kryedizajner për markat Chanel, Fendi dhe të tjera.

    Shumë nga yjet kishin gjetur mënyra të ndryshme përmes veshjeve të nderojnë punën e tij.

    Si p.sh Nicole Kidman, e cila u paraqit në fustanin e rozë Chanel couture që Lagerfeld e kishte krijuar për të në vitin 2004.

    Sipas revistës Vouge, paraqitjet më të bukura në MetGala 2023 janë:

    Kim Kardashian e cila ishte veshur me 50,000 perla në shenjë nderimi për Lagerfeld sepse ai shpesh kishte përdorur ato në disa nga krijimet e tij, duke përfshirë një bluzë me korset dhe një fustan të shkurtër ngjyrë lëkure, të dyja të dekoruara me 16,000 kristale.

    Vathët me perla dhe unaza ishin gjithashtu bërë nga perla dhe kristale.
    Për pamjen e saj janë përkujdesur 12 artizanë, të cilëve ky dizajn u kishte marrë mbi një mijë orë punë.

    Rihanna ishte veshur me një fustan të nusërisë së markës Valentino , I cili kishte një bisht të gjatë dhe pjesa lartë ishte e mbuluar, pjesë që më pas e hoqi.

    Fustani I Dua Lipës u pëlqye mjaft shumë sepse në vitin 1992 e kishte veshur modelja,

    Claudia Schiffer dhe Dua e kishte ëndërruar atë dukje prej shumë kohësh, të paktën kështu tha ajo për ‘’vouge’’. Fustani I saj ishte dizajnuar nga Karl Lagerfeld.

    Rita Ora e, ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, i cili theksonte trupin e saj, kurse pamja e saj u kompletua me bizhuteri të markës ‘’Buccellati’’ që të gjitha kishin vlerë 90 mijë dollarë.

    Përveç këtyre, yjet si Jeremy Pope, Kylie dhe Kendall Jenner, Naomi Campbell dhe shumë të tjerë./atvlive.tv/

  • “McDonald’s” hap restorantin e parë pa punëtorë

    “McDonald’s” hap restorantin e parë pa punëtorë

    “McDonalds” ka hapur restorantin e parë në Teksas ku në vend të njerëzve do të jenë makineritë ato që do të shërbejnë.

    Klientët mund të presin tani në radhë që t’u shërbehet një “Big Mac” nga një transportues ushqimesh.

    Klientët mund të porosisin në kioskën e ekranit me prekje në dyqan, shkruan atvlive.tv.

    Ku mund të presin tani në radhë që t’u shërbehet një “Big Mac” nga një transportues ushqimesh dhe pijesh në vend të një qenie njerëzore të vërtetë dhe reale.

    “McDonald’s” e quajti konceptin “më të qetë dhe më të shpejtë se kurrë më parë”.

    “McDonald’s” nuk ka qenë kompania e parë e ushqimit të shpejtë që i është bashkuar kësaj nisme.

    Të tjerë si “Domino’s Pizza”, “Taco Bell” kanë instaluar gjithashtu këto sisteme në modelin e tyre të biznesit, me qëllim që t’u shërbejnë sa më shpejt klientëve të tyre hamburgerë dhe pica.

    Ky ndryshim tërhoqi zemërimin e aktivistëve, të cilët kritikuan korporatën e ushqimit për krijimin e një restoranti automatik të kushtueshëm në vend që t’u paguante punëtorëve një rrogë jetese.

    Në Teksas, paga minimale është 7.25 dollarë në orë dhe nuk është rritur për gati një dekadë.

    Në të gjitha vendet, shumica e punëtorëve të “McDonald’s” fitojnë më pak se 15 dollarë në orë, shumë më poshtë një pagë jetese në pothuajse çdo shtet.

    Hapja e restorantit ka frikësuar shumë aktivist se punët e tyre një ditë do të merren përsipër nga robotët dhe automatizimi, duke zëvendësuar nevojën për punonjës njerëzorë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit, Gazetarët pa Kufij: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve problematike

    Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit, Gazetarët pa Kufij: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve problematike

    Organizata Gazetarët Pa Kufij shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore për keqësimin e situatës luftën, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, kërcënimin nga përmbajtja e rreme dhe propaganda, që sipas organizatës minojnë gazetarinë e mirëfilltë dhe profesionale.

    Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij, i bërë publik të mërkurën në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe e “mirë” ose “mjaft mirë” në 52 vende. Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tre nga dhjetë vende.

    Indeksi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të vështira” ose “shumë të vështira”, për lirinë e shtypit.

    Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut.

    Liria e shtypit në Evropë është eklipsuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës dhe ka marrë masa të pashembullta për të goditur median brenda Rusisë.

    Shqipëria, Kosova shënojnë rritje, por vazhdojnë të jenë mes vendeve problematike

    Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Megjithatë sipas indeksit që u publikua të martën, edhe Shqipëria, edhe Kosova kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

    Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej e 103-a. Në vitin 2021, Shqipëria radhitej në vendin e 83-të.

    Në raport thuhet se Prokuroria vendosi kufizime disproporcionale për mbulimin e sulmit kibernetik nga Irani.

    Kosova radhitet në vendin e 56-të, një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar kur radhitej në vendin e 61-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 78-të.

    Serbia, ku sipas raportit mediat pro-qeveritare përhapin propagandën ruse, radhitet këtë vit në vendin e 91-të, duke pësuar rënien më të thellë (me 12 vende) në rajonin që përfshin Bashkimin Evropian dhe Ballkanin.

    Maqedonia e Veriut (e radhitur në vendin e 38-të) dhe Mali i Zi (në vendin e 39) janë në grupin e vendeve me gjendje “pak a shumë të mirë”, ose të kënaqshme. Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje me 19 vende nga viti i kaluar, ndërsa Mali i Zi një përmirësim me 24 vende.

    Bosnja, e radhitur në vendin e 64 ka një rritje prej tre vendesh në krahasim me një vit më parë.

    Hija e Luftës

    Liria e shtypit në Evropë është eklipsuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës dhe ka marrë masa të pashembullta për të goditur median brenda Rusisë.

    Censura sistematike dhe eksodi i detyruar i mediave të pavarura ruse dhe të huaja kanë krijuar hapësirë për shpërndarjen e propagandës së koordinuar nga media pro-qeveritare.

    Terreni është bëri i favorshëm për një rritje të propagandës nga Rusia (164), e cila ka rënë edhe nëntë vende të tjera në Indeksin e vitit 2023, krahasuar me vendin e 155 para një viti.

    Në një kohë rekord, Moska ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Kremlinit në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës, duke goditur ndërkohë më fort se kurrë më mediat e fundit të pavarura ruse, të cilat janë ndaluar, bllokuar ose shpallur “agjentë të huaj”.

    Krimet e luftës në Ukrainë (e cila radhitet në vend të 79) kontribuan për t’i dhënë Rusisë një nga rezultatet më të ulëta.

    Agresioni rus ekslipson gjithë rajonin, veçanërisht Bjellorusinë (në vendin e 157-të), që është tani nën ndikimin e plotë të Rusisë. Indeksi është ndikuar edhe nga një përkeqësim i ndjeshëm në situatën e lirisë së shtypit në Azinë Qendrore.

    Lufta në Ukrainë ka prekur edhe Evropën Perëndimore, e cila shpesh përpiqet të gjejë një ekuilibër mes sigurisë dhe lirive. Disa vende kanë vendosur kufizime ndaj aktivitetit të gazetarisë me argumentin e “sigurisë kombëtare”.

    Në Greqi (vendi i 107-të), përgjimi i gazetarëve nga agjencitë e zbulimit solli në shkeljen më të rëndë të lirisë së shtypit në Bashkimin Evropian në vitin 2022 dhe është kjo arsyeja që Greqia ka renditjen më të ulët të mes vendeve të BE-së në Indeksin e vitit 2023.

    Gjithsesi Evropa, veçanërisht Bashkimi Evropian, është rajoni i botës ku është më e lehtë të jesh gazetar.

    Gjendja e Lirisë së Shtypit në Botë

    Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij, arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe e “mirë” ose “mjaft mirë” në 52 vende. Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tre nga dhjetë vende.

    Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi. Por – në një zhvillim të pazakontë – Irlanda, një vend jo-nordik renditet i dyti, (me një rritje prej 4 vendesh), duke dalë para Danimarkës (që pasuar një rënie me një vend duke dalë në vendin e 3-të). Holanda (e 6-ta) është ngritur me 22 vende, duke u rikthyer në pozicionin që kishte në vitin 2021, përpara se të vritej gazetari i kronikës, Peter R. de Vries.

    Ndryshime ka edhe mes vendeve me gjendjen më të rëndë për lirinë e shtypit. Tre vendet e fundit këtë vit janë të gjitha aziatike aziatike: Vietnami (178), për shkak të vënies në shënjestër të gazetarëve dhe komentuesve të pavarur; Kina (4 vende më poshtë, duke u radhitur e 179-ta), vendi që që ka burgosur numrin më të madh të gazetarëve dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të përmbajtjes propagandistike; dhe në vend të fundit (180) është Koreja e Veriut.

    “Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit tregon një paqëndrueshmëri të madhe, me ngritje dhe rënie të mëdha dhe ndryshime të pashembullta , si rritja e Brazilit me 18 vende dhe rënia e Senegalit me 31 vende. Kjo paqëndrueshmëri është rezultat i një rritjeje të agresivitetit nga ana e autoriteteve në shumë vende dhe rritjes së sulmeve ndaj gazetarëve në mediat sociale dhe fizikisht. Paqëndrueshmëria është gjithashtu pasojë e shtimit të rritjes në industrinë e përhapjes së përmbajtjes së rreme, e cila prodhon dhe shpërndan dezinformata dhe ofron instrumentat për t’i prodhuar ato”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Gazetarëve Pa Kufij, Christophe Deloire.

    Shtetet e Bashkuara (të radhitura në vendin e 45-të) kanë rënë tre vende. Të anketuarit shprehën shqetësim për mjedisin për gazetarët (veçanërisht për kuadrin ligjor në nivel lokal dhe dhunën e përhapur) pavarësisht nga vullneti i mirë i administratës së presidentit Biden, sipas raportit. Vrasjet e dy gazetarëve Jeff German në shtator 2022 dhe Dylan Lyons, shkakuan rënien në renditje.

    Brazili (92) u ngrit me 18 vende si rezultat i largimit të ish-presidentin Jair dhe zgjedhja e Lula da Silvës, duke paralajmëruar një përmirësim të situatës.

    Turqia është mes tre vendeve ku situata është bërë nga “problematike” në “shumë e keqe”. Ajo është në vendin e 165, duke humbur 16 vende në krahasim me vitin e kaluar pasi sipas raportit administrata e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka përshkallëzuar masat ndaj gazetarëve në prag të zgjedhjeve të planifikuara për 14 maj.

    Irani është në vendin e 177-të për shkak të shtypjes së ashpër të protestave të shkaktuara nga vdekja e studentes Mahsa Amini në paraburgim nga policia. Disa nga rëniet më të thella të Indeksit 2023 kanë qenë në Afrikë.

    Efektet e industrisë së përmbajtjes së rreme

    Indeksi i vitit 2023 nxjerr në pah efektet e shpejta që ka pasur në lirinë e shtypit, industria e përmbajtjes së rreme në ekosistemin digjital. Në 118 vende (dy të tretat e 180 vendet e përfshira në Indeks), shumica e të anketuarve pohon se aktorët politikë në vendet e tyre ishin përfshirë shpesh ose sistematikisht në fushata masive dezinformuese ose propaganduese.

    Raporti i organizatës Gazetarët Pa Kufij vë në dukjes se zbehja e dallimit mes së vërtetës dhe të rremes, reales apo artificiales, fakteve dhe të pavërtetave, po rrezikon të drejtën e informimit, duke dobësuar gazetarinë cilësore.

    Sipas raportit, zhvillimi i jashtëzakonshëm i inteligjencës artificiale po shkakton edhe më shumë kaos në botën mediatike./VOA

  • Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit

    Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit

    Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draftstatutit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe në Kosovë.

    Sipas Krasniqit pas prezantimit të drtaftstatutit në takimin e së martës në Bruksel, ky Ekip tash edhe vetë është pa status.

    “Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draftstatusit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Ai ka thënë se vendimin e ka marr të mërkurën.

    “Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiqiq, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq”, ka shkruar Krasniqi.

  • Kryeministri Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin

    Kryeministri Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar mbrëmë pas mesnatës vizionin e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Pas takimit të 2 majit në Bruksel, Kurti tha se draft-statuti i ekipit menaxhues anëtare e të cilit është një deputete serbe, mbetet i papranueshëm për Kosovën.

    Kurti tha se ky ekip tashmë është dekomisionuar.

    “Një draft-statut i tillë çfarë lexuam është fundamentalisht i papranueshëm me kushtetutën e Kosovës, ligjshmërinë dhe të drejtat në Kosovë. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe përkitazi me këtë unë kam prezantuar një draft-vizion se çfarë do të ishte korniza që rregullon të drejtat e pakicave në Kosovë”, tha ai”, tha Kurti në Twitter, ku edhe ka publikuar draft-vizionin e tij që e paraqiti në takimin me Vuçiqin e Borrellin.

     

  • 7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

    7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

    Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

    Kryetari i atëhershëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ndjeri Fadil Vokrri, i cili ishte i pranishëm në kongresin e UEFA-as, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e cilësoi një arritje historike dhe një drejtësi të vonuar.

    “Një drejtësi e vonuar, por, duke marrë parasysh bllokadat ligjore që i janë paraqitur Kosovës ne arritëm të pranohemi, kjo është një arritur e jashtëzakonshme. Momentet brenda kuvendit të UEFA-as, ishin të vështira për shkak të kahes që i dhanë kuvendit disa shtete. Megjithatë ne arritën të anëtarësohemi në UEFA dhe tash është radha të anëtarësohemi në kongresin e FIFA-as në Meksikë që zhvillohet javën e ardhshme. Edhe në këtë kuvend, pranimi i Kosovës ose jo është në rend dite. Pra kjo është një fitore e të gjithëve”, pati thënë Vokrri.

    Kundër anëtarësimit u pozicionua Serbia. “Politika dhe futbolli nuk duhet të ngatërrohen në mënyrën më të shëmtuar. Ne do të kujdesemi për një protestë në rajon”, pati deklaruar para votimit Tomislav Karaxhiq, shef i Federatës të Futbollit të Serbisë.

    Anëtarësimi në UEFA iu mundësoi ekipeve kosovare që të marrin pjesë në garat evropiane të futbollit. Po ashtu, kjo i hapi rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në Meksiko Siti, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj 2016.

  • Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, vazhdon edhe sot dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë

    Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, vazhdon edhe sot dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë

    Në Gjykatën Speciale në Hagë edhe sot vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

    Sipas njoftimit të bërë nga Dhomat e Specializuara, seanca do të fillojë në ora 09:30, derisa do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë me radhë (me kodin 11), i cili do të i’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorisë.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme dëshmitari me numër 11, ka thënë se në dhomën ku mbaheshin të mbyllur në fabrikën e metaleve në Kukës, janë urdhëruar që t’i japin shuplakë njëri-tjetrit.

    “Na kanë detyru shoqi-shoqit me i ra shuplakë sa të mujsh, sa ma shumë n’mujsh me i ra”, tha ai.

    Lidhur me atë se kush i ka detyruar për këtë, ai tha se “erdhën nja dy persona edhe një civil aty dhe na urdhërun me i ra shoqi-shoqit”.

    Paraprakisht, dëshmitari dha sqarime lidhur me incidentet që i kishin ndodhur atij, njëherë që ishte rrahur me shufër gome në pjesën e kraharorit, që e përshkroi se kishte pasur shumë dhimbje të madhe dhe herën e dytë pas disa ditësh që i kishin mavijosur syrin me grusht.

    “Ishte mëngjes, ora nuk e di përafërsisht 9 a 10, hynë tre persona dhe ma ulën kryet që mos me mujt me pa dhe nuk e di qysh veç kur e kom pa që syni m’u mshel, më ranë me grusht, fort më ranë me grusht, qashtu që m’u mshel syni ma nuk di gja, s’kom pa gjo’’, tha tutje ai.

    Dëshmitari tha se syri iu ishte nxirë dhe kishe pasur pak gjakderdhje dhe dhimbje të mëdha, duke thënë se edhe sot e asaj dite syri i loton shumë shpesh.

    Kurse, i pyetur nëse atë ditë i kishin thënë diçka, ai tha se ka dëgjuar vetëm zëra, duke thënë ‘‘shpiuna, tradhtarë’’, që sipas dëshmitarit ishte për personat në atë dhomë.

    Ndryshe, Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

    “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.