ATV

Author: G.O.

  • Kurti: Progresi i Kosovës është i njohur nga raportet ndërkombëtare

    Kurti: Progresi i Kosovës është i njohur nga raportet ndërkombëtare

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës.

    Para studentëve, Kurti foli rreth sfidave dhe sukseseve të qeverisë që ai udhëheq.

    Ai theksoi qëndrimin ambicioz të tij në sigurimin e një sistemi më të fortë të mirëqenies, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen dhe përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve dhe rritjen e ekonomisë.

    “Ky progres, është njohur gjerësisht nga raporte të shumta ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin e Kosovës si një histori suksesi në shtetin e demokracisë”, tha Kurti.

    I pranishëm në takim ishte edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

  • Mustafa: PDK ka iniciuar ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronë, rritja e barrës tatimore po i varfëron qytetarët

    Mustafa: PDK ka iniciuar ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronë, rritja e barrës tatimore po i varfëron qytetarët

    Koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa përmes një konference për media ka njoftuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka inicuar në Kuvendin e Kosovës ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, raporton Ekonomia Online.

    Mustafa tha se kjo nismë është ndërmarrë pas dyfishimit të faturave të tatimit në pronë për vitin 2023 për pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës.

    “Kjo rritje e barrës tatimore erdhi në kohën kur mirëqenia e qytetarëve u rëndua së tepërmi për shkak të rritjes së çmimeve. Pra, në kushtet kur norma e rritjes së çmimeve arriti nivele të papara në historinë e re të Kosovës, ndërsa të ardhurat e qytetarëve mbetën përgjithësisht të pandryshuara dhe shumë familje rrezikojnë të lëvizin drejt pragut të varfërisë, është absolutisht e papranueshme që qytetarët të rëndohen edhe më shumë nga rritja e tatimit në pronë”, theksoi ai.

    Në Projektligjin e inicuar nga Grupit Parlamentar i PDK-së, është propozuar pezullimi për një vit i vlerësimit të pronave që është bërë në vitin 2022 nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në mënyrë që tatimi në pronë të mos rritet në këto kushte të rënduara ekonomike. PDK fton të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë Projektligj.

    “Ky ndryshim dhe plotësim i Ligjit 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme do të mundësojë aplikimin e vlerësimeve të pronave dhe faturave tatimore që kanë qenë deri në vitin 2022. Gjithashtu, është propozuar që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të organizojë një proces të ri vlerësimi të pronave të paluajtshme. Vlerësimi i ri i pronave duhet të mbështetet në një proces profesional dhe transparent, ku qytetarët dhe komunat do t’i kenë të qarta metodologjinë dhe kriteret mbi të cilat është bazuar vlerësimi i ri pronave. Po ashtu, përmes kësaj nisme ligjore, kemi propozuar që të obligohet Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që brenda një viti të propozoj amandamentimet e nevojshme ligjore me të cilat ndryshohet pragu i poshtëm prej 0.15% i përcaktuar në nenin 9 të ligjit bazë, në mënyrë që t’ju mundësohet më tepër fleksibilitet komunave që të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit në pronë sipas rrethanave ekonomike. Prandaj, ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i japin mbështetje këtij projektligji”, shtoi ai.

    Mustafa i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për vlerësim pozitiv sa i përket kësaj nisme ligjore të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe kjo çështje të adresohet sa më shpejtë që është e mundur, raporton EO.

    “Mbështetja e këtij projektligji do të krijojë sado pak lehtësi për qytetarët e vendit që po ballafaqohen me mirëqenie të rënduar dhe do t’i japë mundësi një procesi të ri të vlerësimit të pronave, të bazuar në transparencë dhe në një përfshirje më të gjerë të palëve relevante për vlerësimin e pasurive të paluajtshme. Çdo tentativë tjetër për të zhvendosur vëmendjen nga ngarkesa e panevojshme që i është vënë qytetarëve të vendit, sikur tendenca për t’i bartur komunave përgjegjësinë e faljes ose jo të 100 eurove, paraqet vetëm një vazhdim të përpjekjeve për manipulim me publikun dhe ikje nga përgjegjësia e veprimeve të palogjikshme dhe të pamatura politike. Kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme, jo të bazuar në hapa ad-hoc siç po vepron Qeveria me projektligjin aktual. Pra, një zgjidhje të strukturuar dhe në favor të qytetarëve të Kosovës”, tha Arben Mustafa.

  • Arrestohen pesë persona në Prishtinë – u sekuestrohen armë dhe substanca narkotike

    Arrestohen pesë persona në Prishtinë – u sekuestrohen armë dhe substanca narkotike

    Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

    Sipas njoftimit, të njëjtëve u është sekuestruar një armë zjarri, një thikë dhe substanca të dyshuara narkotike.

    “Nga njësite policore në dy lokacione të ndara, janë shoqëruar pesë persona të dyshuar, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve”, thuhet në njoftimin për media.

    Në rastin e parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nga zyrtarët policorë është shoqëruar një person i dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatë fishekë.

    Ndërsa në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, është ndaluar një automjet nga njësiti i trafikut, ku janë shoqëruar në stacion policor katër persona, të cilëve policia u ka gjetur dhe sekuestruar dy kavanozë me substancë të dyshuar narkotike (marihuanë), një thikë etj.

    “Pas intervistimit të personave të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe armëmbajtje pa leje”, bëhet e ditur tutje.

  • Taylor Swift “ndalon” performancën për t’i dhuruar një biletë fanses

    Taylor Swift “ndalon” performancën për t’i dhuruar një biletë fanses

    Taylor Swift ka dhuruar biletë falas për një fanse e cila gjatë koncertit të Taylor, në Philadelphia ishte qortuar nga sigurimi ikëngëtares.

    Fansja për “The Daily Mail” ka shpjeguar se Taylor ka ndalur koncertin sa ishte duke e kënduar këngën ‘’ Bad Blood’’, pasi ka vërejtur se sigurimi ishte duke I bërtitur asaj.‘’Ajo ishte shumë e mirë. Nuk bëri asgjë keq, ajo vetëm e ngriti zërin dhe I tha të ndalonte dhe më pas ma mundësoi një biletë falas për koncertin e ardhshëm të saj. Sigurimi ishte shumë strikt.

    Unë isha duke vallëzuar dhe ai filloi të më bërtas dhe nuk më lejonte të fotografoj skenë’’, deklaroi fansja. Ndryshe Taylor Swift njihet për qasjen e mirë dhe të butë me adhuruesit e muzikës së saj.

  • Aktorja e njohur rrëfehet për pasigurinë që ka për fizikun

    Aktorja e njohur rrëfehet për pasigurinë që ka për fizikun

    Pavarësisht se njerëzit e konsiderojnë si një nga vajzat më tërheqëse, Megan Fox vazhdon të luftoj me imazhin e trupit të saj.

    ‘’Unë kam dismorfinë e trupit. Kurrë nuk mundem ta shoh veten në mënyrën se si më shikojnë të tjerët. Nuk ka asnjë periudhë në jetën time që e kam dashur trupin tim’’, tha Megan.

    Aktorja pranoi se gjithnjë ka qenë kritikuese për fizikun e saj dhe është e vetëdijshme se është e fiksuar me trupin që nga fëmijëria.

    Kjo nuk është hera e parë që Megan foli rreth kësaj çështje.

    Në vitin 2021 në një intervistë me Machine Gun Kelly, ajo kishte pranuar se ka shumë pasiguri me veten. Çrregullimi dismorfik i trupit është kur një person është i fiksuar me një defekt të imagjinuar fizik ose një defekt të vogël që të tjerët shpesh nuk mund ta shohin./atvlive.tv/

  • Policia ndalon një person në pronën e Lady Gaga-s

    Policia ndalon një person në pronën e Lady Gaga-s

    TMZ ka njoftuar se policia ka qenë prezent në shtëpinë e Lady Gaga’s në Malibu për shkak se një burrë i panjohur ishte afruar tek prona e saj.

    Kjo nuk ishte hera e parë që ai ishte parë pranë shtëpisë së këngëtares me fame botërore.

    Siç u raportua, Lady Gaga nuk kishte kontakt me personin , por gjatë kohës që policia ishin duke i bërë pyetje atij, ajo qëndronte brenda. Sipas personit të panjohur, ai vetëm dëshironte t’i linte lule asaj, transmeton atvlive.tv.

    Yllit të popit shpesh i kishte ndodhur ta përcjellin njerëz të cilët i shkaktuan dëme emocionale, të paktën kështu ka shpjeguar Gaga.

    Në vitin 2012, një vajzë kishte falsifikuar dokumente për të hyrë mbrapa skenës gjatë një koncerti të Gaga-s dhe i kishte hyrë në gardërobë këngëtares.

    Tjetër person i kishte shkuar tek shtëpia me pretendimin se janë në lidhje dhe do të martohen.

    Më pas, dy qentë e saj i kishte vjedhur një person dhe Gaga u detyrua të ofroj shpërblim 500 mijë dollarë për t’i kthyer ata.

    Burri që i kishte vjedhur u dënua me katër vjet burgim./atvlive.tv/

  • Hovenier: Kryetarët e rinj në veri të marrin rol teknik dhe jo politik – çdo aktivitet kriminal ndaj tyre do të përballet me dënim të ashpër nga ShBA-ja

    Hovenier: Kryetarët e rinj në veri të marrin rol teknik dhe jo politik – çdo aktivitet kriminal ndaj tyre do të përballet me dënim të ashpër nga ShBA-ja

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për Telegrafin ka folur për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, pak para se të marrin zyrtarisht detyrën e tyre katër kryetarët e rinj të zgjedhur.

    Në këtë intervistë diplomati amerikan ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve në Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, për pjesëmarrjen e ulët të qytetareve, por edhe për atë se çka presin Shtetet e Bashkuara në të ardhmen.

    Ai ka thënë se “zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë”.

    “Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’.

    Sipas tij, çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët.

  • Vela: Grupet kriminale në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

    Vela: Grupet kriminale në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

    Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se grupet kriminale serbe po përgatisin lista për t’i çuar serbët e Kosovës në tubimin e 26 majit në Beograd të cilin e organizon pushteti i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Përmes një postimi në Twitter, Vela ka treguar për format të cilat po i përdorin grupet kriminale.

  • Ministri Sveçla flet për tri aksionet e sotme policore

    Ministri Sveçla flet për tri aksionet e sotme policore

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka informuar se që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tri aksione nga drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës.

    Sveçla ka potencuar se krimet ekonomike kanë zhvilluar aksion në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.

    “Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se janë bastisur shtëpi e lokale në Prishtinë e Podujevë, me ç’rast janë ndaluar katër persona. Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar lajmin për KosovaPress për bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore.

  • Bashkimi Evropian i rekomandon Kosovës të reformojë sektorin e energjisë

    Bashkimi Evropian i rekomandon Kosovës të reformojë sektorin e energjisë

    Kosova dhe Bashkimi Evropian miratojnë udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike në takimin vjetor të dialogut ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE-së.

    Në këtë takim është shqyrtua edhe Programi i Reformës Ekonomike të Kosovës 2023-2025. Megjithatë, për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, është thënë se Kosova duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme.

    Po ashtu sipas njoftimit të kësaj ministrie, Kosova gjithashtu duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën në sektorin privat

    Derisa në kuadër të performancës ekonomike është vërejtur që rimëkëmbja ekonomike e Kosovës në vitin 2022 ka qenë e moderuar, si rezultat i rënies së investimeve dhe konsumit familjar dhe për shkak të presioneve inflacionare që rrjedhin nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

    “Sipas këtij raporti, aktiviteti ekonomik në Kosovë përgjatë vitit 2022 u nxit nga mbështetja e konsiderueshme e Qeverisë për të zbutur ndikimin e krizës energjetike. Megjithatë u theksua se vendi duhet të marrë parasysh rreziqet ekonomike në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, veçanërisht lidhur me çmimet e ushqimeve dhe energjisë, si dhe dinamikën tregtare me partnerët kryesorë tregtarë. Diskutimet u fokusuan edhe në zbatimin efektiv të reformave strukturore për të nxitur rimëkëmbje të qëndrueshme, duke mbështetur politikat e qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale”, thuhet në komunikatë.

    Në këtë kontekst, sipas njoftimit u nënvizua se mbledhja e taksave në Kosovë ka pasur rritje dyshifrore për shkak të luftimit të ekonomisë joformale dhe inflacionit, ndërsa u theksua edhe nevoja për reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore.

    “Për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, Kosova u tha se duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme. Kosova gjithashtu u tha se duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën në sektorin privat”, thuhet në komunikatë.

    Më tej në njoftim thuhet se së fundi, Kosova është zotuar për zbatimin e Skemës së Garancisë Rinore dhe përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e sistemit arsimor për të rritur punësimin dhe për të zbutur mospërputhjet e shkathtësive në tregun e punës u theksua se duhet të vazhdojnë.

    Në kuadër të këtij takimi, përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë kanë diskutuar tdje lidhur me Programet e tyre të Reformës Ekonomike (PRE) me përfaqësuesit e shteteve anëtarë të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane në takimin vjetor të dialogut të politikave ekonomike dhe financiare në Bruksel.

    Takimi rezultoi në marrëveshjen e përbashkët të gjashtë pikave specifike udhëzuese të politikave ekonomike që do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë përgjatë vitit të ardhshëm. Takimi u përqendrua në sfidat kryesore socio-ekonomike të krijuara nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe kriza humanitare në Turqi e krijuar pas tërmetit të 6 shkurtit 2023.

    Përfaqësuesit ritheksuan rëndësinë e dialogut të përbashkët politik për çështjet ekonomike dhe financiare, si dhe u dakorduan që të ndërmarrin masat e nevojshme për të zbutur ndikimin e mëtejmë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke ruajtur kështu qëndrueshmërinë fiskale.

    Të gjitha vendet kandidate dhe kandidatët potencialë në Bashkimin Evropian paraqesin Programet vjetore të Reformës Ekonomike (PRE) në Komisionin Evropian, të cilat përmbajnë projeksione afatmesme makroekonomike. Këto programe miratohen me udhëzime politikash specifike për secilin vend, të cilat rrjedhin nga prioritet e politikave ekonomike për 12 muajt në vijim.