ATV

Author: G.O.

  • Kulla e Ilaz Kodrës, dikur një shtëpi banimi ndërsa më vonë pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës

    Kulla e Ilaz Kodrës, dikur një shtëpi banimi ndërsa më vonë pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës

    Në kuadër të rubrikës “Copëza jete”, në ATV, flitet për kullën e Ilaz Kodrës nga Prekazi, luftëtarin e orëve të para të luftës çlirimtare të Kosovë.

    Dikur kjo kulle ishte shtëpi banimi. Në periudhën e okupimit, ishte edhe pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës.

    Po në këtë kullë ishin bërë organizime e plane ushtarake të rezistencës kombëtare shqiptare.

    Kulla e Ilaz Kodrës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prekaz të Epërm të Skënderajt.

    Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”.

    Ilaz Kodra ishte njëri prej bashkëluftëtarëve të orëve të para të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, me të cilin kreu aksionet e para të suksesshme në asgjësimin e forcave armike në Drenas që nga viti 1992/93.

    Ilaz Kodra ofroi rreth vetes luftëtarë të përkushtuar. Gëzonte respektin e luftëtarëve për shkak të qëndrimit të tij të drejtë dhe parimor në raport me organizimin dhe luftën kundër forcave pushtuese. Ilazi ishte kudo ku luftohej./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Rusia nis valën e nëntë të sulmeve me raketa në Kiev këtë muaj

    Rusia nis valën e nëntë të sulmeve me raketa në Kiev këtë muaj

    Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është sulmuar nga ajri nga Rusia për të nëntën herë këtë muaj.

    Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa në Odesa, një qytet port i Detit të Zi në jugperëndim, thonë zyrtarët.

    Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet qendrore të Vinnytsia, Khmelnytsky dhe Zhytomyr.

    Administrata ushtarake e Kievit tha se informacionet paraprake treguan se të gjitha raketat në hyrje ishin shkatërruar.

    Kjo është hera e nëntë që Rusia ka nisur sulme ajrore në qytet këtë muaj.

    Të martën, Ukraina tha se kishte rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal si pjesë e një sulmi “jashtëzakonisht të dendur”.

    Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një zjarr kishte shpërthyer në një garazh në zonën Darnytsya të Kievit, por shtoi se askush nuk ishte lënduar.

    Kreu i administratës ushtarake civile të Kievit tha se një sulm i rëndë me raketa ishte nisur nga bombarduesit strategjikë rusë mbi detin Kaspik.

    Të paktën tetë persona raportohet se u vranë duke përfshirë një djalë pesëvjeçar pranë Khersonit dhe 17 u plagosën nga bombardimet të mërkurën, ndërsa të dyja palët shkëmbyen akuzat për goditjen e zonave civile.

  • Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjohet dëshmitari i pestë

    Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjohet dëshmitari i pestë

    Sot nga ora 9:00 do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë.

    Gjatë ditës së djeshme, është bërë publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

    Me rastin hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

    Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi sipas tij, ata kishin pasur një makinë të afërmit e tij.

  • Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën dhe gjyshen e tij

    Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën dhe gjyshen e tij

    Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në Malishevë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

    Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij.

    “Malishevë 17.05.2023 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij pasi ato si kanë dhënë para“, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./atvlive.tv/

  • Digjet një shtëpi në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë

    Digjet një shtëpi në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë

    Një shtëpi është djegur në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë, raporton KosovaPress.

    Ekipet e zjarrfikësve tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe zjarri është lokalizuar.

    Sipas dëshmitarëve okularë, nuk ka të lënduar.

    KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me shkakun e zjarrit, dhe do t;iu mbajë të informuar sapo të marrë informacione shtesë.

  • ​Sot mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

    ​Sot mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

    Edicioni 2022-23 në Prince Caffe Superligë do të përmbyllet me super derbin ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

    Kjo është finalja e pestë e “Play-off”-it dhe do të vendosë se, kush do të shpallet kampion. 2:2 është seria finale, ndërsa të dy skuadrat e duan titullin pas një dekade.

    Edicioni po përmbyllet me super sfidë, ndërsa ka qenë njëri nga më interesantit në vitet e fundit, kurse interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos gjatë garave shtesë.

    Në katër takimet finale, mitrovicasit dhe pejanët kishin fituar si vendas. “Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse verdhezinjtë fituan 107:79 dhe 87:83.

    Sot nga ora 20:00 palestra “Minatori” pritet të jetë e stërmbushur, ashtu si ka qenë në pjesën më të madhe të këtij edicioni, ndërsa përveç kampionit do të vendoset se, kush do të shpallet MVP.

    Mitrovicasit për herë të fundit ishin shpallur kampionë më 2012, kurse pejanët një vit më vonë, 2013. Në këtë edicion mitrovicasit fituan Kupën, kurse pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.

    Për të depërtuar deri në finale, Trepça kishte eliminuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin.

  • “Shumë pacientë që kanë vena të zgjeruara shkojnë në banja termale, por kjo ndikon keq”, mjeku i përgjigjet telefonueses

    “Shumë pacientë që kanë vena të zgjeruara shkojnë në banja termale, por kjo ndikon keq”, mjeku i përgjigjet telefonueses

    Kirurgu vaskular Bekim Ademi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli rreth sëmundjeve vaskulare, të tilla si ato të arterieve dhe të venave.

    Gjatë emisionit, një shikuese kërkoi këshillë mjekësore nga mjeku në studio në lidhje me duart e saj, për të cilat tha se i rrinë të mpira gjatë gjithë kohës, duke pyetur se pse shkaktohet ky problem.

    Përgjigja e mjekut ishte se shumë pacientë e rëndojnë këtë gjendje, duke shkuar në banja termale, derisa ai i rekomandoi pacientes, që të kryej kontroll edhe në mjek nga fusha e Neurologjisë dhe Fizioterapisë.

    “Shumë pacientë që kanë vena të zgjeruara shkojnë në banja termale dhe faktikisht nxehtësia e ujit termal ndikon keq duke i shkaktuar telashet e tilla edhe më tepër, por natyrisht jo në të gjitha rastet. Faktorët që e shkaktojnë këtë problematik janë të ndryshëm por që më mirë e shpjegojnë neurologët dhe fizioterapeutët”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • “Kur eci zogu i këmbës ajet”, telefonuesja kërkon ndihmën e mjekut në “Alarm”

    “Kur eci zogu i këmbës ajet”, telefonuesja kërkon ndihmën e mjekut në “Alarm”

    Doktor Bekim Ademi, i cili me profesion është kirurg vaskular i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli rreth sëmundjeve të arterieve dhe të venave, të cilat janë të shumëllojshme dhe më të zakonshmet por edhe për trajtimin e duhur për sëmundjet e tilla.

    Gjatë emisionit, disa shikues edhe shtruan pyetje ndaj mjekut në studio, të tilla si “Kur eci zogu i këmbës ajet apo edhe kruarja e këmbëve”.

    Lidhur me këto shqetësime, kirurgu vaskular deklaroi se shqetësimet e tilla shkaktohen, si pasojë e venave të zgjeruara, derisa ai edhe ofroi udhëzime se si duhet të trajtohen këto probleme.

    “ Simptomat që zonja i përmendi tregojnë se kjo vuan nga venat e zgjeruara dhe përveç asaj fryerja e shputave na tregon edhe për një sëmundje tjetër si p.sh. sëmundje të veshkave ose të mëlçisë, andaj unë rekomandoj analizë që të shihet funksioni i veshkave dhe një kontroll rutinore të zemrës. Përveç kësaj, kur një pacient vuan për një kohë të gjatë nga venat e zgjeruara atëherë pacienti fillon edhe të ketë kruarje në këmbë”, ishte përgjigja e doktorit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Për dy vite, rritje masive e kosovarëve që problem kryesor e shohin koston e jetesës dhe çmimet e larta

    Për dy vite, rritje masive e kosovarëve që problem kryesor e shohin koston e jetesës dhe çmimet e larta

    Organizata joqeveritare amerikane “Instituti Republikan Ndërkombëtar ” ka publikuar gjetjet e matjes së opinionit publik në Kosovë për çështje të ndryshme në vitin 2023.

    Në tabelat e publikuara nga IRI është bërë edhe një krahasim me gjetjet e vitit 2021.

    Në pyetjen se cili mendoni se është problemi kryesor me të cilin po përballet Kosova, në vitin 2021 vetëm 15 % e kishin përzgjedhur koston e jetesës dhe çmimet e larta. Megjithatë kjo përqindje në matjet e vitit 2023 ka shkuar në 68 %.

    Si problem numër dy vazhdon të jetë ekonomia dhe papunësia. Në vitin 2021 këtë shqetësim e kishin shprehur 77% e të anketuarve, derisa në vitin 2023 vetëm 57 %.

    Korrupsioni ndërkohë ka shënuar një rënie në listën e shqetësimeve të kosovarëve. Nga 29 % në vitin 2021, tashmë atë si shqetësim e kanë parë vetëm 8 % e të anketuarve.

  • Fillon dëshminë dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Fillon dëshminë dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Dëshmitari i pestë, ka filluar dhënien e dëshmisë në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK).

    Me të filluar seanca pas një pushimi të shkurtë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se do të kalojnë në seancë private dhe se kjo bëhet për të mbrojtur dëshmitarin, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.