Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë votim të fshehtë për ta zgjedhur kryeparlamentarin.
Seanca do të vazhdojë nesër nga ora 11:00.
PDK, LDK dhe AAK e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, ndërsa VV ka thënë se nuk do e ndërrojnë kandidaten.
Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve.
Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.
Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ndryshimet ligjore të bëra nga Kuvendi e kanë mundësuar lirimin nga arresti edhe kur dënimi është mbi pesë vjet, ndërsa Këshilli ka trajtuar rastin e gjyqtarit Agim Kuçi vetëm në aspektin disiplinor, duke mos hyrë në ligjshmërinë e vendimit.
Sipas Zogajt, Këshilli Gjyqësor nuk ka të drejtë të gjykojë vendimmarrjen e gjyqtarëve, përveç nëse provohet që ajo është bërë për përfitim apo në mënyrë të qëllimshme për të dëmtuar dikë.
“Tani në qoftë se në kod është heq kushti, pavarësisht dënimit, nuk është i domosdoshëm paraburgimi, cili është gjykimi? Ne e kemi shpjeguar edhe në vendim, i cili është publik si rast që masa disiplinore e ka trajtu integritetin e procesit, sa e ka ruajtur procesin për me e nxitë reagimin e publikut dhe në asnjë mënyrë ne nuk kemi të drejtë me u lëshu në diskutim për vendimmarrje. Për vendimmarrjen, do të lëshohej Këshilli Gjyqësor vetëm nëse pas një vendimi penal mbi gjyqtarin apo kolegjin, pra nëse do të provohej e kanë dhënë atë vendim me e favorizu dikënd, me e dëmtu dikënd apo me përfitu për veti”, deklaroi Zogaj.
Ai shtoi se ndryshimet ligjore që mundësojnë lirimin janë bërë nga Kuvendi, jo nga gjyqësori, ndërsa gjyqtari është sanksionuar për mënyrën si e administroi procesin, jo për vendimin ligjor.
“Ligjërisht, a ka mujt kolegji gjyqësor mos me e përcaktu paraburgimin? Ligjërisht po, sepse legjislacioni e mundëson dhe ka ndodh ky ndryshim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, jo nga sistemi gjyqësor… Por e vërteta është që duhet me e pa rastin në tërësinë e vet”, u shpreh Zogaj.
Deklaratën e plotë të Albert Zogajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ndaj gjyqësorit është ndërtuar një narrativë negative, por në realitet qytetarët e njohin punën dhe sfidat e sistemit gjyqësor.
Sipas tij, gjyqtarët janë qytetarë të zakonshëm me barrë të veçantë përgjegjësie, dhe nuk janë më pak patriotë se kushdo tjetër në shoqëri.
“Unë po besoj që edhe tani kur po flas, është një armatë e tërë e njerëzve që ndërtojnë ide prej më të çuditshmëve për gjyqësorin, ndërkaq që ne jemi njerëz të zakonshëm të këtij vendi, që vijmë prej shkollave të njëjta si unë e ti e të gjithë të tjerët, që jemi rritur në frymën e njëjtë sociale, shoqërore, madje edhe patriotike me thanë të drejtën, sepse s’besoj që të tjerët janë më patriotë se gjyqtarët, por që pesha e përgjegjësive dallon, dhe në këtë rast me thanë të drejtën, kemi barë dhe bartim përgjegjësi specifike komplekse”, tha Zogaj.
Ai shtoi se pavarësisht kritikave, mijëra qytetarë përballen çdo ditë me gjykatat dhe mund të shohin vetë se çfarë ndodh aty.
“Në këto vitet e fundit kanë pasur qytetarët shumë çështje në gjykata, pafundësisht çështje, do me thanë në mënyrë të çuditshme ka ndodh, por të gjithë kanë mundësi me e pa realisht çfarë ndodh në gjykatë, a ka njerëz të korruptuar, në qoftë se me mijëra njerëz shkojnë në gjykatë çdo ditë, a ka ndodh ndonjë rast…”, u shpreh Zogaj.
Deklaratën e plotë të Albert Zogajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e pelegrinëve serbë të arrestuar në Gjakovë ishte i drejtë dhe i bazuar në prova, ndonëse vendimi i shkallës së parë kishte qenë i gabuar.
Sipas tij, vendimi i gabuar i gjykatës së shkallës së parë ishte ndikuar nga rrethana urgjente, por ai u korrigjua në instanca më të larta.
“Në rastin konkret ka një vendim të Gjykatës Supreme, e që absolutisht ne besojmë thellësisht se është vendim i duhur. Në këtë rast i bie që duhej të na vinte keq për vendimin e gabuar të gjykatës së shkallës së parë, por që faktorët dhe rrethanat të ushtruara në kohën urgjente mund të diktojnë vendim të gabuar të shkallës së parë. Por natyrisht se institucionet janë për me e korrektu në nivel të shkallës së dytë dhe të tretë”, deklaroi Zogaj.
Zogaj theksoi se drejtësia nuk ndikohet nga emocionet publike, por udhëhiqet nga faktet dhe provat konkrete.
“Gjykata kërkon fakte dhe prova për vendimmarrje, dhe krejt tjerat çka janë jashtë letrave, jashtë fakteve të provuara, janë çështje që mund të diskutohen dhe mund të konsumohen nga publiku, por vendimmarrja e gjykatës është vendim i gjykatës dhe besojmë që është i duhuri dhe i drejti”, u shpreh Zogaj.
Deklaratën e plotë të Albert Zogajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Avokati Taulant Hodaj dhe gazetari Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, patën një debat të ashpër mbi mënyrën se si duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, përkatësisht votimin e fshehtë apo me ngritje dore.
Hamidi e akuzoi Hodajn se po përpiqet ta relativizojë procesin e votimit, duke e quajtur antidemokratike zgjedhjen e fshehtë të kryetarit.
“Kur don me relativizu gjithçka, flet si zoti Hodaj. Do me thanë, shefin e tempullit të demokracisë, do me e zgjedhjë në mënyrë jo demokratike”, tha Hamidi.
Hodaj insistoi se zgjedhja e kryetarit përmes votës së fshehtë është e paraparë në rregulloren e Kuvendit dhe se çdo interpretim tjetër është i pabazë.
“Unë jam jurist, kam ardh me folë këtu me nene, me kushtetutë, me rregullore, jo pallavra”, u shpreh Hodaj.
Përplasjen mes Taulant Hodajt dhe Lavdim Hamidit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Njerëzit, po dëgjoj që po ankohen që Kosovën nuk po e viziton askush nga profilet e larta ndërkombëtare, kurse liderët e kosovarë harrojë kur herën e fundit janë takuar me liderë evropianë.
E çka nëse ju them që këtyre ditëve e kemi pasë një lider që e ka vizituar Pejën dhe pas Pejës direkt e ka vizituar Moskën?
Po flas, kuptohet për patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirijen. Tash nëse po pyeteni pse po i krahasoj liderët fetë dhe liderët politikë, eh qitu ju pritsha! Erdhi në Patrikanën e Pejës, mbajti liturgji për Pashkë dhe më pas u pa në takim me Putinin me Vladimir Putinin në Kremlin.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ca nga deklarimet e patriarkut kanë qenë… qysh me thanë – që me mirë i shikoni vetë!
Do të thoni ku është lajmi këtu – krejt e kemi ditë çka mendohet në Kishën Orthodokse Serbe. Ama ky takim është
të tjetër nivel!
Pra, nuk jemi kah flasim më për liturgji, as për forma tjera të predikimit, as për komunikime kishtare me grupe të mbyllura, jemi kah flasim për qëndrim të Kishës Ortodoske Serbe, të shprehur në takim POLITIK, dhe atë me Vladimir Putinin, jo me njerëz të dorës së dytë, ku shprehimisht thuhet se Populli serb e shikon popullin rus si në një, manej që ka raste që serbët më shumë majnë shpresë në politikën e Rusisë se atë të Serbisë, dhe se në rast se ka rirreshtim, ose rikufizim gjeopolitik të jemi më afër botës ruse…
Tash do të thoni: Pse na intereson kjo temë neve – më mirë me u marrë me Albulena Haxhiun ose me budallë në tiktok – paj unë mendoj që është mirë të na interesojë për së paku dy arsye!
E para – Kisha Orthodokse Serbe është e njohur si e tillë në Propozimin ose Pakon e Ahtisaarit, që ka qenë baza e Kushtetutës së Kosovës.
Rrjedhimisht, Kisha Orthodosske Serbe si e tillë njihet nga Qeveria Kurti II në Projektligjin për Liritë Fetare në Kosovë, që nuk ka mbërri në rend dite në legjislaturën e kaluar. Tash, nëse keni menduar që legjislatura e kaluar ka qenë e lodhtë, kjo e tashmja, hala s ka nisë me punu, por jo është tjetër temë!
Arsyeja e dytë pse duhet të merremi me agjendën e patriarkut – janë obligimet ndërkombëtare – në marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit specifikihsst parashihet formalizim I statusit të Kishës Ortodoske Serbë në Kosovë. Tash dikush thotë nuk ka nënshkrim, dikush thotë ka pranim – e sigurt është që formalizimin e statusit juridik, çka do që i bjen ajo, Kosova e ka obligim ndërkombëtar.
Pra, jemi kah flasim për një organizatë që politikisht është super aktive kundër shtetësisë së Kosovës dhe njëkohësisht Kosova e ka obligim ligjor dhe ndërkombëtar ta formalizojë statusin e saj!
Kuptohet, derisa nuk ka Qeveri dhe nuk ka Kuvend, politika nuk merret me këtë temë, këta janë busy me Albulenën!
Akademia? Cila akademi o bir zeza! Mediat? Qe de, po merremi!
1 maji në Kosovë solli thirrje për jetë më të dinjitetshme.
Me zë të qetë, por kërkesa të qarta, punëtorët e shfrytëzuan Ditën Ndërkombëtare të tyre për të kujtuar se pagat nuk u mjaftojnë për ta mbajtur familjen.
“Edhe unë kisha dashtë me dal me fëmijët e mi sot me festu, po çka me bo me 350 euro”, thotë një punëtor teknik
Kësisoj nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat u kërkua që paga minimale të rritet në 600 euro, duke i dhënë afat Qeverisë deri në shtator të këtij viti.
“Në të kundërtën do ta bojkotojmë punën”, tha Jusuf Azemi, kryetar i SPSPK-së.
Kushtet e vështira të punës e mungesën e shumë të drejtave e adresuan edhe përfaqësues të sektorit publik.
“Punëtorët e KEK-ut punojnë, sfidojnë, rrezikojnë jetë dhe vdesin 1 për qind e stafit si rezultat i sëmundjeve profesionale që ne dyshojmë që marrin gjatë procesit të punës e pasurohet KEDS-i në këtë rast. kërkojmë ngritje të pagave, respektim të të drejtave ligjore”, tha Nexhat Llumnica, sindikata e re e KEK-ut.
“Ndërkohë, paga minimale në Kosovë nuk është për të jetuar. Është për mbijetesë. Dhe shpesh nuk është e mjaftueshme as për këtë. Çdo muaj punëtorët përballen me zgjedhje të pamundura: të paguajnë qiranë apo të blejnë ilaçe? Të mbushin frigoriferin apo të paguajnë energjinë elektrike? Dhe kur ngrenë zërin, u thuhet se duhet të jenë mirënjohës që kanë një punë”, tha Anita Nikaj, aktiviste.
Disa nga kërkesat e tjera gjatë protestave ishin edhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, trajtimi i barabartë i punëtorëve të sektorit privat me ata publik, e krijimi i një fondi për punëtorët që lëndohen apo humbin jetën gjatë punës.
Freskinë pranverore të maleve e kodrave, sikur e zbehin këto mbeturina.
Banorët e fshatrave të banuara me shqiptarë në komunën më veriore të vendit, atë të Leposaviqit, ka vite që mbeturinat nuk ua mbledhë asnjë kompani.
Mungesa e këtij shërbimi bazik, i ka detyruar banorët e Koshtovës, Cerajës e Bistricës që të marrin situatën vet në duar, shpesh në mënyrën të dëmshme për mjedisin.
Të vetëdijshëm për ndotjen e ambientit janë, por thonë se s’kanë tjetër zgjidhje.
Andaj edhe kanë një kërkesë nga komuna e Leposaviqit, që t’iu bëjë zgjidhje.
Siç merr vesh televizioni, Ndërmarrja Publike Komunale e mbeturinave “24 Nëntori” që bënë grumbullimin e mbeturinave në Leposaviq, deri në një kushtëzim nga ana e Komunës, kishte refuzuar t’i mbledhë mbeturinat edhe rreth objektit të Komunës që tash udhëhiqet nga kryearti Lulzim .
Nga komuna e Leposaviqit megjithatë nuk kthyen përgjigje për televizionin nëse do u dalin në ndihmë banorëve, qoftë edhe në atë mënyrë, për ta detyruar kompaninë në fjalë, që mbeturinat t’i marr edhe në këto fshatra.
Një rast kanosjeje u paraqit në stacionin policor të Fushë Kosovës, të mërkurën pasdite.
Ishte kryeshefi i ndërmarrjes Trainkos, Agron Statovci, i cili i tregoi policisë, se një ish-punëtor i ndërmarrjes e kërcënoi atë me jetë, përmes telefonit.
Ish-kondukteri është njëri prej 12-ve, që u larguan nga puna në janar pas dyshimeve për manipulime me arka fiskale duke e dëmtuar ndërmarrjen me rreth 230 mijë euro.
“Arsyeja është, nuk e di. Ata po mendojnë se unë ua kam shkëputur marrëdhënien e punës, kurse atyre u është shkëputur marrëdhënia e punës me procedurë të rregullt disiplinore”, thuhet në përgjigjen e Statovcit.
Në bisedë u përdorën edhe të sharat.
“Fyerja, sharje deri edhe në familje. Më ka sharë edhe vajzën. Normal që është shqetësim kur përmendet familja, kur përmendem unë. “Do të të vras” e do të ta bëjë kështu, normale që është shqetësim”, tha më tej Statovci.
ATV foli edhe me ish-punëtorin Astrit Berisha. Sharje po, por jo edhe kërcënim me jetë, thotë ai.
“E kam sharë, e saktë është. (A e ke kërcënuar me jetë?) – Jo, e kam dhënë deklaratën edhe në polici, ka qenë edhe avokati im atje”, tha Berisha.
Ish-kondukteri thotë se reagoi në këtë mënyrë, pasi sipas tij, u largua arbitrarisht nga puna dhe padrejtësisht nuk iu mundësua kthimi në ndërmarrjen publike.
“Ajo po, por edhe kur është hapur konkursi, kemi konkurruar për të dytën herë, do të thotë kemi konkurruar edhe një herë. Në fillim ka qenë se kemi pasur të drejtë të konkurrojmë, edhe përmes zyrës duke i dërguar mesazh edhe online. Ata na kanë hequr nga lista kinse nuk i kemi plotësuar kushtet. Ka njeri aty që ka punuar 40 vjet kondukter, e nuk i plotëson kushtet, ndërsa familjarët e tyre që i kanë marrë në punë, po i plotësojnë kushtet”, tha Berisha.
Ndërkaq, kryeshefi Statovci thotë se nuk ka qenë i përfshirë në këtë proces.
Ish-punëtori, u lirua me procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.
Saktësisht një javë pa u bërë një muaj nga masa e paraburgimit, katër serbët e arrestuar në Gjakovë u liruan.
Gjykata Supreme zhvlerësoi vendimin e Apelit, dhe të shkallës së parë e cila i burgosi nën dyshimet për posedim të armëve pa autorizim.
Mbrojtësi i Pavle Kragoviqit, Teki Bokshi tha se nuk pat prova për pelegrinët serbë.
Bokshi ka vlerësuar se Supremja e ka korrigjuar gabimin e Apelit dhe të Gjykatës Themelore të Gjakovës, duke evituar kështu sipas tij ndërhyrjen politike në këtë rast.
Vendimin e Supremes, juristët e shohin në dy aspekte.
Katër serbët u arrestuan më 5 prill në Gjakovë, e disa të tjerë ishin ndaluar në Prizren, por ata, sipas Prokurorisë së Prizrenit se në mungesë të provave ishin liruar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati deklaruar se të dyshuarit kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi kishin ndërlidhje me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.