Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi se paga e tij pas zgjedhjeve është vazhduar si ministër në detyrë, sipas praktikave të mëhershme dhe jo si deputet.
Ai tha se kishte respektuar procedurat institucionale dhe kishte lënë që administrata ta aplikojë modelin e mëparshëm të pagesës.
“Ne ju kemi drejtu, administrata e Kuvendit na ka shkru email. Pyetja ka qenë: a dëshironi ta merrni pagën si ministër në detyrë apo si deputet i zgjedhur? Përgjigja ka qenë që respektojmë praktikat e mëhershme. Kur doli rroga, e pashë që rrogën e mora të ministrit”, tha Peci.
Sipas tij, është më mirë që ministrat në detyrë të vazhdojnë të paguhen si të tillë, për të shmangur debatet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe pagesat për pjesëmarrje.
“Ne vazhdojmë me marrë pagat e ministrave dhe ma mirë që i marrim pagat e ministrave, për shkak se ka shumë përfolje që po thonë ‘po shkojmë për meditje e s’po e konstituojmë Kuvendin’. Jo, ma, ajo është rregullorja e Kuvendit”, theksoi ai.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tregoi se për herë të parë ka qenë në gjykatë për një rast kërcënimi serioz, ku sipas tij, një person kishte ardhur nga Kroacia për ta vrarë, i shtyrë nga raportime të rreme në media.
Ai tha se gjuha denigruese në media dhe rrjete sociale ka pasoja serioze, pasi dikush mund ta marrë si nxitje për veprim të rrezikshëm.
“Për herë të parë dje jam kanë në gjykatë. Dy persona kanë përfundu në burg, sepse dikush në emër të lirisë së shprehjes thotë ‘hajn, hajn, kriminel’, e pastaj dikush tjetër thotë ‘hajt ta vraj një kriminel’. Personi, Blerim Avdiu nga Abria, ka shkru tri herë: ‘Kam ardhë në Kosovë me të vra lart’, dhe ai vërtet ka ardhë në Kosovë. Në gjykatë nuk është paraqit. Prokuroria dhe gjyqësia e kanë lënë të lirë”, deklaroi Peci.
Sipas tij, kërcënimi erdhi si rezultat i drejtpërdrejtë i shpifjeve dhe gjuhës së urrejtjes që përhapet në media.
“Ky person ka ardhë nga Kroacia me m’vra, duke u bazu në raportimet e mediave shpifëse që në baza ditore denigrojnë, përçmojnë, përbuzin, edhe nuk e kanë asnjë fakt”, theksoi Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, reagoi ndaj raportimeve për blerjen e gabuar të ilaçit kundër rriqnave, duke e quajtur çështjen një keqinterpretim të një raporti të papërfunduar dhe një fushatë dezinformuese.
Ai tha se produkti Deltanil është përdorur vazhdimisht nga viti 2013 deri më 2025 dhe është i certifikuar për përdorim te kafshët, pa rrezik për njerëzit.
“Ky është produkt me karencë zero, që do të thotë nuk ka efekt anësor as në qumështin që e konsumojnë qytetarët. Është i prodhimit francez, përdoret në të gjithë Bashkimin Evropian. Nuk mundet me dalë një ekonomist me e kontestu shkencën franceze e evropiane dhe me e quajt këtë skandal”, deklaroi Peci.
Sipas tij, raporti që përmendet në media është vetëm një draft i paautorizuar nga një ekonomiste, dhe asnjëherë nuk ka pasur problem ligjor me këtë produkt.
“Është një draft raport që e ka bërë një ekonomiste, i njëjti produkt është ble prej vitit 2013 deri në 2025, asnjëherë s’ka pasë skandal. Tash, një portal del e thotë ‘arrestohet EPC për 1 milion euro’. Po si mundet me u helmu qytetari për një produkt që përdoret në krejt Evropën?”, shtoi Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se fle i qetë sepse e ndjen të pastër ndërgjegjen për kontributin që ka dhënë për Kosovën dhe përpjekjet për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve përmes funksionalizimit të fabrikës për mbetje shtazore.
Ai tha se ka qenë i vetëdijshëm për rrezikun që paraqiste mostrajtimi i mbetjeve shtazore dhe se dorëzimi nuk ka qenë opsion.
“Unë flej i rehat kur e di kontributin që e kam dhënë për Kosovën, edhe mundësinë që me parandalu rrezikun e shpërndarjes së sëmundjeve. Ka qenë rrezik potencial i vazhdueshëm, ndërsa nuk ka pasë zgjidhje tjetër, me e shkatërru fabrikën e me u dorëzu para objektivave tona, ama le t’vazhdojmë në nivelin politik me integrime evropiane. Ky ka qenë opsioni tjetër, po s’ka pasë tjetër”, deklaroi Peci.
Sipas tij, funksionalizimi i fabrikës kërkon përgatitje të thellë teknike dhe financiare, përfshirë staf të trajnuar, kalibrim mjetesh, furnizim me gaz dhe energji.
“Kur fillon puna kjo fabrikë, duhet me bo remontin, kalibrimin e mjeteve, ka kosto të rrymës dhe përdor gaz për funksionim. Duhet me pasë fuqi të madhe punëtore. Një lopë që ngordh në Dragash, një në Boletin, një në Kamenicë, apo njëqind në Bajgorë, duhet me u marrë dhe përpunu përmes mekanizmit që eviton ndotjen. Duhet me i dëgju ekspertët për rreziqet që vijnë nga mostrajtimi i mbetjeve”, theksoi ai.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi në detaje kontratën dhe historikun e fabrikës për trajtimin e mbetjeve shtazore, e cila për vite të tëra qëndroi jashtë funksionit.
Ai tha se ndërtimi i fabrikës kishte nisur vite më parë, por për shkak të mosfunksionalizimit, shteti ka shpenzuar afro gjysmë milioni euro në vit vetëm për mirëmbajtje.
“Ka fillu ndërtimi i fabrikës për trajtimin e mbetjeve shtazore në kohën e Thaçi 2 dhe Isa Mustafës. Kostoja ishte 8 milionë euro. Për 7 vite pa funksion, vetëm për roje, rrymë dhe mirëmbajtje, ka pasur shpenzime vjetore prej rreth 150 mijë eurosh. Kur ia shtojmë shërbimet nga AUV dhe riparimet tjera, del që fabrika i ka kushtuar shtetit mesatarisht rreth 500 mijë euro në vit, pa prodhuar asgjë. Nëse vazhdon kështu, në 10 vjet kostoja shkon në 5 milionë euro, ndërsa në 20 vjet arrin në 10 milionë euro”, deklaroi Peci.
Sipas tij, rekomandimet për ta funksionalizuar fabrikën janë bërë vazhdimisht nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Komisionin Evropian.
“Raportet e OKB-së, ESDGJ-së, Komisionit Evropian dhe të auditorit të përgjithshëm kanë rekomanduar që ministria të ndërmarrë të gjitha veprimet për funksionalizim. Procesin e ka mbështetur edhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili më ka ftuar dy herë në takim bashkë me AUV dhe përfaqësues të Komisionit Evropian. Nga aty janë ofruar dy zgjidhje, e para është funksionalizimi përmes një shpalljeje publike ku do të ofertojnë kompani me përvojë, megjithëse në Kosovë nuk kemi të tilla”, tha Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se LDK nuk ka më rol për të ftuar parti në koalicione, pasi këtë të drejtë e ka vetëm fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti.
Ai tha se LDK nuk është më ajo që ka qenë dhe nuk përfaqëson më frymën e dikurshme, duke shtuar se ftesat për bashkëpunim i takojnë vetëm liderit të VV-së.
“Nuk mundesh me marrë rolin as të presidentit, rolin unifikues, e në anën tjetër, as me ftu, se këtë mundësi e ka vetëm Albin Kurti. Në rast se e konstituojmë Kuvendin edhe e bëjmë Qeverinë, ose nuk mundemi me e ba mrena pesëmbëdhjetë ditëve Qeverinë, atëherë është vetëm një opsion i dytë, po veç ai opsioni i dytë nuk është Lumir Abdixhiku dhe nuk o LDK-ja”, deklaroi Peci.
Sipas Pecit, LDK është shndërruar në një subjekt tjetër, që nuk ka më lidhje me identitetin fillestar.
“Kam përshtypje që kanë mbetë vetëm shkronjat, ndërsa është një subjekt i ri që quhet ‘Rruga e Re’. Është paradoksale me pretendu me marrë rol në rast se një kryeministër i ka 42.3% të votës dhe përfaqëson shumicën shqiptare”, tha Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për ofertën që i është bërë LDK-së për bashkëpunim, duke thënë se rezistenca e tyre nuk është e arsyetueshme.
Ai tha se koalicioni aktual ka qenë i sinqertë dhe transparent në ofertën për partneritet, duke i kërkuar LDK-së të guxojë dhe të marrë përgjegjësi.
“Çka duhet me bo tjetër më të sinqertë sesa me qenë na që hapun në një letër që i drejtoheshin subjektit politik, e mes tjerash ku e shpjegon që përafria ose preferenca ose mendësia e votuesve edhe trendi i lëvizjes së tyre në dy-tri palë zgjedhjet e fundit thotë se shkon prej VV-së, LDK-së, ato ndërmjet GUX-it e LDK-së, guxos edhe Vetëvendosje. Dhe rrjedhimisht, çka kam ma të sinqertë sesa me ju ofru një partneritet dhe bashkëpunim”, deklaroi Peci.
Sipas tij, nëse LDK refuzon, zgjidhja e vetme do të jenë zgjedhjet e reja, pas të cilave sërish do të kërkohet një koalicion.
“Edhe koalicioni, mes tjerash, është me i thanë që në rast se refuzon, zgjedhja e vetme është të shkuarja në zgjedhje dhe prapë do të duhet me u ulë dhe me realizu një koalicion. Dhe ne po e dëshmojmë si koalicion, në këtë rast prijësi i koalicionit është edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e demonstron katërçipërisht para qytetarëve që nuk jemi për me pasë bllokadë institucionale, që jemi për kompromise, që jemi për me ofru partneritet dhe bashkëpunim, por megjithatë në anën tjetër po hasim në një rezistencë të partive politike opozitare”, tha Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Qe një temë e mirë – Rumania! Vendi i shume futbollistëve të shkëlqyeshëm ndër vite e breza, disave nga të cilët, shumë ua ka kojtë kokainën, kurse ndër tifozë të këtyre futbollistëve ka edhe njerëz të poshtër e racistë!
Mirë shumë – çka kemi ne të përbashskët me Rumaninë? Kemi shumë, por mua më interesojnë dy gjëra për këtë video – zgjedhjet dhe budallët e tiktokit!!!
Këtë vikend në Rumani u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, që në vend të qartësimit të situtës prodhuan edhe më shumë hallakamë. Pse? Qe pse!
Zgjedhjet presidenciale atje ishin zhvilluar vitin e kaluar dhe në rundin e parë, më së shumti vota kishte fituar Calin Gheorghiescu! Kurrë nuk keni dëgju për të? – S ka lidhje, se as në Rumani nuk ta ka njoftë kush deri në zgjedhje.
Gheoghiescu krejt fushatën e vet e ka bërë në tiktok ku ka folë çka iu ka tekë dhe në fund ka dalë i pari – nuk ka fitu, por ka dalë i pari.
Rezultati shokues e solli punën deri aty që Gjykata Kushtetuese e Rumanisë të anulojë rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ndër të tjera për shkak të parregullsive në financimin e fushatës dhe të dyshimeve për ndërhyrje ruse.
Në zgjedhjet e përsëritura, i pari ka dalë njeriu që mbështetet prej këtij kandidatit të tiktokit, dhe njeriu që ka premtuar se nëse fiton ose do ta emërojë dikah këtë hajgarexhinë e tiktokit ose të organizojë referendum për lejimin e tij që të kandidojë për President prapë.
Plus pas rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale rumunët kanë metë edhe pa Kryeministër se dje kryeministri Ciolacu dha dorëheqje meqë kandidati për President që e përkrahte partia e tij nuk ka mbërri as në balotazh për Presidenti, por u eliminua në rundin e parë.
Pra, nëse ju intereson qysh do hajgarexhi e do budallë në tiktok e dërgojnë një shtet në krizë politike dhe identitare, s’keni nevojë për shembuj teorik – rumunët janë aty me na kallëzu që kjo është e mundshme.
Eh tash, në Kosovë, tiktoki është busy duke i bërë fëmijët të kërcejnë nga dritaret e shkollave, duke promovuar budallë dhe duke shkatërruar familje. U bë fushatë edhe aty, por jo në përmasa që vendosin diçka.
Por, sivjet i kemi pasë një palë zgjedhje të përgjithshme në Kosovë dhe nëse nuk ka marrëveshje Vetëvendosje – PDK, do ti kemi edhe një palë tjera shumë shpejt. Përmbi to, do të kemi zgjedhje lokale në vjeshtë.
Nëse do të votojmë për hajgarexhi dhe budallë të rrjeteve sociale, nuk kemi arsye të presim që ta njerëz do të marrin seriozisht punën si deputetë, asambleistë, ministra, kryetarë komunash ose President ose çkado!
Nëse nuk e bëjmë dallimin ndërmjet likeave dhe votave, budallëve të rrjeteve sociale kemi me iu dhanë pushtet – mandej kot e kemi me u anku – pini maca ujë!
Rumunët e hëngrën foren – votuan për hajgarexhi e budallë – ec e dijë kur dalin prej kësaj hallakame! Një herë në histori kish qenë mirë me mësu prej gabimeve të tjerëve, jo me mësu pasi të ngulemi vetë!
Një grua ka vdekur pasditen e së martës në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”.
Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet mbi vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka komentuar propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse të tranzicionit, duke e cilësuar atë si një “solucion të ndërmjetëm” në krizën politike aktuale.
Ramadani ka vlerësuar se kjo iniciativë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cila ka marrë mbështetje edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqëson një qasje të matur dhe të moderuar në politikë.
“Nisma e formuluar nga LDK dhe Abdixhiku – e cila paska marrë mbështetje nga AAK dhe Haradinaj – për konsulta për Qeveri Nacionale të Tranzicionit është sjellje e moderuar politike për zgjidhje të ndërmjetme”, ka shkruar Ramadani në një reagim publik.
Propozimi i LDK-së për një qeveri tranzicioni vjen në kohën e një krize të thellë institucionale, ndërsa partitë opozitare po kërkojnë konsensus të gjerë për të dalë nga bllokada politike dhe për të hapur rrugën drejt zgjedhjeve të reja dhe zgjedhjes së presidentit.