ATV

Author: ATVLive

  • Pema e arres në Treboviq të Pejës goditet nga rrufeja, dëmtohen dy vetura

    Pema e arres në Treboviq të Pejës goditet nga rrufeja, dëmtohen dy vetura

    Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës kishte ndryshim të motit me shi të madh, breshër dhe shkarkime rrufeshë që qytetarëve atje i solli telashe, raporton Sinjali.

    Në fshatin Treboviq nga shkarkimi i fuqishëm i rrufesë, një trup arre është rrëzuar dha ka dëmtuar dy vetura në një shtëpi banimi.

    Nga pamjet e siguruar, shihet se veturat janë dëmtuar dukshëm, por që nuk raportohet për persona të lënduar.

  • Hidhet mjet shpërthyes afër liqenit të Ujmanit

    Hidhet mjet shpërthyes afër liqenit të Ujmanit

    Para pak minutash është hedhur një mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë, Veton Elshani.

    Ai ka njoftuar se nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura, derisa sipas tij nuk dihet ende se a ka qenë granatë dore apo ndonjë mjet tjetër.

    “Ka pas një shpërthim. Ka dëme materiale në dy vetura. Nuk ka të lënduar. Policia është duke u marr me rastin.”- tha Elshani.

    Siç raportohet hedhja e mjetit shpërthyes është bërë pak minuta pas kalimit të autoblindës së policisë.

    Mjeti shpërthyes dyshohet të jetë hedhur pak metra larg vendit ku po lahen qytetarët në Ujman.

  • Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet për rrahjen e motrës së tij

    Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet për rrahjen e motrës së tij

    Një burrë në Pejë është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ka rrahur motrën e tij, raporton Ekonomia Online.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se vajza ka marrë trajtim mjekësorë për dëmtimet e marrë nga sulmi.

    Ndërsa i dyshuari, është dërguar në mbajtje në pritje të hetimit të mëtejshëm, sipas një njoftimi nga prokuroria lokale.

    Policia ka njoftuar se çështja është nën hetim.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Turizmi në Shqipëri: Mangësi nga brenda apo sulme nga jashtë

    Turizmi në Shqipëri: Mangësi nga brenda apo sulme nga jashtë

    Bumi turistik që përjetoi Shqipëria një vit më parë, e rriti pritshmërinë që këtë sezon të ketë edhe më shumë turistë.

    Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor, këtë vend e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Por, ajo që tërhoqi vëmendjen kohëve të fundit, ishte publikimi i disa fotografive dhe videove në rrjetet sociale, që, sipas atyre që i shpërndanë, ishin të plazheve shqiptare me shumë pak njerëz ose të boshatisura.

    Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, publikimi i këtyre imazheve është “një sulm i organizuar” për të dëmtuar turizmin shqiptar.

    Por, ekspertë të turizmit nuk e shohin ashtu situatën. Sipas tyre, ka disa mangësi që lidhen me shërbimin dhe infrastrukturën, si dhe me rritjen e çmimeve.

    Sulm apo dështim?

    Në një adresim më 17 korrik, Rama shprehu bindjen se bëhet fjalë për një sulm të organizuar, me qëllim të dëmtimit të turizmit shqiptar.

    “Kam folur me krerët e bashkive bregdetare që janë të habitur nga shumë video, lajme e komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim e që duan të thonë se këtu s’ka ardhur njeri. Sulmi vjen nga disa anë”, tha Rama, pa specifikuar më shumë.

    “Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike. Ka shumë profile false që përdoren për këtë sulm”, shtoi ai.

    Për ekspertin e turizmit në Shqipëri, Leonard Maçi, kjo deklaratë e Ramës është përpjekje për të justifikuar dështimin për të tërhequr turistë.

    “Unë do të bëja një krahasim: nëse një njeri ka probleme me një nga organet e trupit, atëherë preken edhe organet e tjera. Pra, kjo vjen nga brenda dhe jo nga jashtë. Ajo që dua të them, është se nuk ka asnjë sulm apo sabotim të huaj”, thotë Maçi për Radion Evropa e Lirë.

    “Këto janë teori konspirative për të justifikuar veten, mungesën e kontrolleve sa i takon rritjes abuzive të çmimeve apo mosmarrjes së masave për të përmirësuar shërbimin dhe infrastrukturën”, shton ai.

    Sipas tij, një nga arsyet përse turistët zgjodhën Shqipërinë vitin e kaluar, ishin dhe çmimet e lira, që këtë vit janë rritur.

    “Çmimet, sidomos në jug, janë rritur në mënyrë joproporcionale dhe të pashembullt. Dhe, pritshmëria ndaj çmimeve të ulëta ka rënë bashkë me reklamën që i është bërë këtij fenomeni. Pra, kemi efektin bumerang. Duhen masa paraprake para se të bësh turizëm, duhet të kesh siguruar njëherë asete dhe produkte, e më pas t’i shesësh”, thotë Maçi.

    Problemin me rritjen e çmimeve, kryesisht në jug të Shqipërisë, e pranoi edhe Rama, pak ditë më parë.

    Duke iu drejtuar kryebashkiakëve të Vlorës dhe Sarandës, ku raportohen çmime të larta krahasuar me një vit më parë, Rama kërkoi nga ta që të bisedojnë me operatorët turistikë për këtë problematikë.

    “Duhet t’u thuhet se kjo është jo vetëm e padrejtë, por është strategjikisht vetëvrasje për vetë ata”, tha Rama në takimin me kryebashkiakët.

    Maçi, në anën tjetër, shton se është e patolerueshme që pikërisht në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri, kryhen punime në infrastrukturë, të cilat, siç thotë, shkaktojnë trafik dhe ndotje.

    Kjo problematikë, sipas tij, është një tjetër arsye që sivjet numri i turistëve do të jetë më i ulët.

    Asaj i shton edhe, siç thotë, mungesën e pjesëmarrjes së Shqipërisë me atë që ofron, në panairet ndërkombëtare.

    Besnik Vathi, një operator turistik në Shqipëri, thotë se ka rezerva në lidhje me shifrat që i deklarojnë institucionet shqiptare për numrin e turistëve.

    “Ne i raportojmë hyrjet në kufi, e që nuk janë të gjithë turistë”, thotë ai.

    “Në mesin e tyre janë edhe turistë, edhe ata që quhen vizitorë të së njëjtës ditë… E, për shkak të rëndësisë që po merr Aeroporti i Rinasit për rajonin, janë me qindra mijëra udhëtarë nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut që e përdorin atë, për të kapur fluturime direkte, pasi krahasuar me vendet e tyre, janë 3-4 herë më lirë”, thotë Vathi.

    Sipas tij, duhet parë nëse ata që hyjnë nga një kufi tokësor, dalin brenda orësh apo qëndrojnë.

    “Nëse nuk raportojmë në këtë mënyrë, vihet në dyshim saktësia sa u përket shifrave të turizmit”, thotë Vathi.

    “Nëse u referohemi hyrjeve nga Kosova”, thotë ai, asnjëherë nuk është saktësuar se sa prej tyre janë pushues në Shqipëri, e sa e shfrytëzojnë territorin e Shqipërisë për të kaluar në Mal të Zi.

    “Mund të jenë edhe qytetarë me pasaporta zvicerane apo gjermane, që mund të futen në Shqipëri nga kufiri me Malin e Zi, të kalojnë dhe të shkojnë në Kosovë, ose anasjelltas. Dhe ne, me këtë mënyrë matjeje, i llogarisim si turistë të huaj, e në fakt duhen klasifikuar si vizitorë transit”, thotë Vathi.

    Më pak a më shumë kosovarë?

    Kryeministri shqiptar, në takimin me kryebashkiakët, tha po ashtu se pretendimi i disa ekspertëve të turizmit se shtetasit e Kosovës e kanë “braktisur” Shqipërinë, është i pabazë.

    “Nga janari në qershor janë 1.7 milion hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25 për qind më shumë se vjet”, tha Rama.

    Por, edhe për këtë çështje, ekspertët ndajnë një mendim tjetër.

    “Institucionet shtetërore thonë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë ardhur 1.7 milion turistë, ndërkohë që popullsia e Kosovës është 1.6 milion banorë. Nuk mund t’i llogarisësh si turistë, sepse duhen ndarë udhëtarë, turistë, vizitorë…”, thotë Maçi.

    Vathi, në anën tjetër, pret të ketë rritje të numrit të kosovarëve që do të hyjnë në Shqipëri, por turistët, sipas tij, do të mbeten në nivelet e një viti më parë ose më pak.

    “Numri i kosovarëve, nëse do t’i qëndrojmë kësaj metodologjie, do të ketë rritje, për shkak se liberalizmi i vizave [për Kosovën] dhe çmimet e ulëta që ofron Aeroporti i Rinasit përmes linjave ‘low cost’, u japin atyre mundësi të kalojnë përmes territorit tonë, për të shkuar në destinacionet që zgjedhin”, thotë Vathi.

    “Pra, do të kemi më shumë udhëtarë kosovarë, por nuk mund ta them të njëjtën gjë për numrin e turistëve kosovarë”, thekson ai.

    Gjatë vitit 2023, Shqipëria regjistroi një numër rekord turistësh – prej 10.1 milionësh.

    Për një raportim të Radios Evropa e Lirë më 23 qershor, Mehdi Olluri nga Lipjani i Kosovës, që kishte zgjedhur Shëngjinin e Shqipërisë për të pushuar, tha se krahasuar me një vit më parë, çmimet janë më të larta.

    “Ka rritje të [çmimeve të] ushqimeve në dyqane, në restorante, e gjithashtu edhe banesa është më e shtrenjtë se vjet”, tha ai.

  • Arrestohet prishtinasi, gjuajti me armë në një aheng familjar

    Arrestohet prishtinasi, gjuajti me armë në një aheng familjar

    Është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, në Prishtinë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendngjarje janë sekuestruar një pistoletë me gaz dhe pesë gëzhoja e dy fishekë.

    I dyshuari është liruar në procedur të rregullt.

    Rr. Isuf Sokoli, Prishtinë 20.07.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Pistoleta me gaz, pesë gëzhoja dhe dy fishek janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Bajrami: Kosova pëson rënie në indeksin e lirive ekonomike, ky është një tjetër regres i Kurtit

    Bajrami: Kosova pëson rënie në indeksin e lirive ekonomike, ky është një tjetër regres i Kurtit

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se më 17 korrik është publikuar raporti ‘Heritage Foundation’.

    Sipas Bajramit, Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon 60.6 pikë ndërsa në vitin 2020 shënonte 67.4 pikë.

    Për këtë ajo ka thënë se është një ‘tjetër regres i Kurtit’.

    ‘Sipas raportit të “Heritage Foundation” të publikuar me 17 korrik, 2024 Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon vetëm 60.6 pikë, derisa në vitin 2020 Kosova shënonte 67.4 pikë.’

    Ajo ka thënë se ‘korrupsioni endemik, mungesa e reformave fiskale e strukurore, kapja e dhe politizimi i secilit institucion rregollator, tentimi i ndërhyrjes në ekonomi përmes ligjeve antikushtetuese, natyrisht se lënë gjurmë në liritë ekonomike’.

    Bajrami ka treguar se cka thuhet në këtë raport.

    ‘Në raportin e publikuar për liritë ekonomike nga organizata “Heritage Foundation”, ndër të tjera thuhet: “Pavarësisht normave pozitive të rritjes, ekonomia karakterizohet nga paqëndrueshmëria politike, korrupsioni, furnizim i pasigurt me energji, ekonomi e madhe informale dhe me një sundim të ligjit të dobët. Kosova ka zbatuar reforma miqësore për biznesin, por korniza e përgjithshme rregullatore mbetet e rëndë. Aktiviteti i tregut informal mbetet i konsiderueshëm. Tregu formal i punës nuk është zhvilluar plotësisht. Stabiliteti monetar është dobësuar dhe normat e fundit të inflacionit janë rritur me më shumë se 7 përqind”.’

  • Në Kosovë gjashtë raste të dhunës në familje

    Në Kosovë gjashtë raste të dhunës në familje

    Gjashtë raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Një prej tyre ka ndodhur më 18 korrik, ndërsa pesë të tjerat dje.

    Në Lipjan më 18 korrik është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij. Ai është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa në Podujevë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Në Pejë është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes.

    Edhe një person tjetër është arrestuar në Pejë, pasi ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Ndërsa gjyshi në Pejë e ka ofenduar mbesën e tij. Kështu ka raportuar ajo në Polici.

    Në Rahovec një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

  • Dënohen me nga 1 mijë euro dy shoferë në Ferizaj, zhvilluan gara të shpejtësisë

    Dënohen me nga 1 mijë euro dy shoferë në Ferizaj, zhvilluan gara të shpejtësisë

    Policia në Ferizaj ka dënuar dy shoferë pasi që kanë zhvilluar gara të shpejtësisë.

    Përmes një komunikate për media, thuhet se me datën 21.07.2024 rreth orës 02:10 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : M.H(M/K) i moshës 20 vjeçar dhe G.S ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të dy me vendbanim në Francë, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

    “Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 1000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve u shqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative, për shtetasit e huaj”, thuhet në njoftim.

    Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

    Tutje, theksohet se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

  • PDK-ja kërkon dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë dhe intervistimin e saj në Prokurorinë Speciale

    PDK-ja kërkon dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë dhe intervistimin e saj në Prokurorinë Speciale

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, sot, përmes një konference për media, ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë dhe i ka bërë thirrjeProkurorisë Speciale që menjëherë të ftojë atë në intervistim për të sqaruar deklaratat e saj të fundit në lidhje me arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës.

    “Nëse Serbia është prezente në burgjet e Kosovës, çfarë bën Ministrja e Drejtësisë në detyrën e saj? Kjo është pyetja themelore që ngre çdo qytetar sot. Kjo deklaratë ngre çështje serioze të sigurisë kombëtare të vendit dhe nuk mund të mbetet pa u sqaruar”, ka thënë Gruda.

    Gruda ka thënë se shërbimi Korrektues i Kosovës, si një agjenci ekzekutive e sigurisë që operon nën Ministrinë e Drejtësisë, është përgjegjës për këto raste.

    “Kjo deklaratë, për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës përbën një akt dorëzimi të ministres së drejtësisë përballë detyrimeve të saj ndaj kushtetutës, ligjit dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo është një situatë e paprecedent që tregon inkompetencën, papërgjegjshmërinë dhe dështimin e ministres Haxhiu”, ka thënë më tej anëtari i Kryesisë së PDK-së.

    Më tej, ai ka thënë se është fatkeqësi që deri më tash nuk ka ardhë asnjë përgjigje, asnjë masë dhe asnjë përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë.

    “Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë një Ministre të tillë të Drejtësisë, që përveçse nuk arrin të realizojë asnjë nga premtimet e dhëna, bën deklarime disfatiste që dëmtojnë rendin dhe ligjin në Kosovë”, ka thënë Gruda.

    Gruda, duke ia numëruar me radhë të gjitha dështimet e Ministres Haxhiu, ka kërkuar menjëherë dorëheqjen e saj nga kjo pozitë.

    “Pas dështimeve të njëpasnjëshme në të gjitha nismat për drejtësi, në veting, në reformimin e këshillit prokurorial, në konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, hartimin e shumë ligjeve në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, dhe së fundmi arratisjet e të burgosurve dhe deklaratat e saj skandaloze, në emër të PDK-së kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Ministres Haxhiu, si një akt të domosdoshëm për të hapur rrugën për kthimin e sigurisë në burgjet e Kosovës dhe për reformat shumë të nevojshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Gruda.

    Sipas tij, Kosova ka nevojë për një drejtim të ri në fushën e drejtësisë që do t’u garantojë sigurinë qytetarëve, respektimin e ligjit dhe kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

  • Rrëmbehet një i mitur në Gjilan, për shkak të një borxhi

    Rrëmbehet një i mitur në Gjilan, për shkak të një borxhi

    Një person është raportuar se është rrëmbyer pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi. Familjarët e viktimës kanë paraqitur rastin në stacionin policor në Gjilan, raporton EO.

    Motra e viktimës ka bërë denoncimin në polici, ku ka treguar se vëllai i saj i mitur është rrëmbyer nga një person tjetër për shkak të një mosmarrëveshjeje borxhi. Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen dhe kanë identifikuar një person si i dyshuar për këtë rast.

    Gjatë bastisjes në pronën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2.41 gram marihuanë.

    “Preshevë 20.07.2024-16:00. Ankuesja femër Shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.