ATV

Author: ATVLive

  • Aliu: Ndër sfidat që kemi është ndërlidhjen e adresave me qytetarët, që të dihet saktë se ku jetojnë

    Aliu: Ndër sfidat që kemi është ndërlidhjen e adresave me qytetarët, që të dihet saktë se ku jetojnë

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se ndër sfidat më të cilat është duke u përball kjo ministri është ndërlidhja e adresave me qytetarët, në mënyrë që për çdo qytetarë të dihet se ku e ka saktë adresën ku jetojnë, raporton Ekonomia Online.

    Aliu për EO ka thënë se ky proces është shumë i rëndësishëm për vendin dhe në aspektin e funksionimi të shtetit.

    Ministri ka njoftuar se procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyllur, mirëpo sipas tij, gjithmonë ka nevojë për rishikime.

    “Procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyll, gjithmonë ka nevojë për rishikime të tilla por ajo me kohën do të përmirësohet, ka mbetur procesi i vendosjes së numrave që është një proces tejet i rëndësishëm. Një sfidë tjetër që na pret është në realizim e sipër është ndërlidhja e adresave me qytetarët kjo bëhet me bashkëpunim edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, natyrisht kemi pasur takime dhe do të fillojmë një projekt të përbashkët. Të dimë që secili qytetarë se saktë ku është edhe ku e ka adresën, kjo është shumë me rëndësi për vendin tonë dhe po ashtu në aspektin e funksionimi të shtetit”, theksoi ai.

    Tutje, ai ka thënë se problemet infrastrukturore janë përcjellur ndër vite, dhe sipas tij, këto kanë lënë gjurmë në kadastrin e kësaj ministrie.

    “Çështja e pronave është çështje sfiduese jo vetëm për vendin tonë por për të gjitha vendet që janë në tranzicion nga periudha e socalizimit. Ka histori të ndryshme në vendin tonë, është periudha pas pushtimit në vitin 1912 të përzënies së largimit të popullatës duke përfshirë edhe periudhën e luftës së fundit. Të gjitha këto i kanë lënë gjurmët e veta në kadastrit tonë por duhet të korrigjohen. Kërkon punë dhe është sfidë. Çështjet pronësore do të mund të realizohen vetëm me përfshirjen e qytetare, sepse është në të mirën e të gjithëve”, përfundoi ai.

  • Zbulohet formula e Barcelonës për ta transferuar Dani Olmon

    Zbulohet formula e Barcelonës për ta transferuar Dani Olmon

    Dani Olmo është kthyer përfundimisht në një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për projektin e ri sportiv.

    Klubi blaugran është i bindur se mund të përfundojë transferimin e tij së bashku me atë të Nico Williams për të formuar një sulm të frikshëm.

    Barça ka pritur deri sa të mbarojë afati i klauzolës së largimit për të filluar veprimin, të bindur se do të mund të ulin disi çmimin përfundimtar të operacionit.

    Spanjolli ka marrë zotimin e Leipzig-ut që do ta lërë të largohet nëse vjen një ofertë e drejtë këtë verë. Dhe Olmo ka disa klube pas tij, por ai prioritet absolut ka të luajë për Barcelonën.

    Duke përfituar nga marrëdhënia e mirë me lojtarin, Barça do të ofrojë një transferim me shifra fikse dhe të ndryshueshme deri në 60 milionë euro. Një operacion më i përballueshëm që mund të kënaqë të gjitha palët.

    Barça dhe Leipzig do të fillojnë të eksplorojnë rrugët për marrëveshje që nga java e ardhshme. Për klubin blaugran është gjithashtu e rëndësishme të paguajë shumën fikse të rënë dakord në këste të përshtatshme, pasi do të duhet të bëjë një përpjekje të rëndësishme ekonomike për Nico Williams. Dhe në Barcelonë janë të sigurt se mund të arrihet një marrëveshje.

    Dani Olmo gjithashtu ka interes nga Manchester City dhe Bayern, megjithëse klubi gjerman ka Xavi Simons përpara tij në këto momente. Barça është tani në një pozicion shumë të mirë për të kompletuar operacionin dhe ka optimizëm në klub, edhe pse negociatat mund të jenë të gjata dhe të tensionuara.

    Fakti që Dani Olmo mund të ndërhyjë për t’u larguar drejt Barçës ndihmon shumë dhe për këtë arsye klubi blaugran ka vendosur të veprojë.

    Propozimi përfundimtar ekonomik mund të sillet rreth 50 milionë euro më objektiva dhe Barça do të duhet të realizojë ndonjë shitje në javët e ardhshme që gjithçka të përshtatet.

  • Vriten tre persona në Shqipëri

    Vriten tre persona në Shqipëri

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj.

    Tre persona u vranë, dhe sipas Euronews.al, ky ishte një atentat, përcjell Klankosova.tv.

    Objektiv i atentatit, sipas medieve shqiptare, kanë qenë pjesëtarët e familjes Kalemi të cilët ndodheshin në lokalin e një të afërmi të tyre pranë bashkisë së qytetit.

    Dyshohet se atentatorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur Shyqo Kalemin dhe kanë plagosur rëndë vëllanë e tij Artur Kalemi.

    Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dhe kamarieri i lokalit dhe një klient.

    Mediet shqiptare kanë raportuar se si erdhi deri te ky atentat.

    Shyqo Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur me tritol te rrethrrotullimi i Saukut në vitin 2022.

    Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi, mund të ketë pasur gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa në shenjë hakmarrje për të afërmin.

    Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.

    Në muajin gusht ai u qëllua me breshëri plumbash në ishullin e Paksos në Greqi, ku kishte shkuar me pushime për familjen, por mundi t’i shpëtonte mrekullisht vdekjes pasi u plagos rëndë.

    Më pas sërish në muajin dhjetor ai u tentua të eliminohej në burgun që ndodhej në Greqi, ku u qëllua në arterien kryesore me mjet prerës nga një i burgosur egjiptian.

  • IQP shqipton rreth 800 gjoba ndaj kompanive për shkeljet e të drejtave të punëtorëve

    IQP shqipton rreth 800 gjoba ndaj kompanive për shkeljet e të drejtave të punëtorëve

    Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës (IQP) Hekuran Nikçi, në një intervistë për Ekomomia Online, ka thënë se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë shqiptuar 700 e 87 gjoba për subjekte juridike që kanë shkelur të drejtat e punëtoreve.

    Ai ka thënë se në këtë periudhë janë inspektuar 5 mijë e 960 subjekte juridike.

    Sipas tij, gjobat më të mëdha të shqiptuara janë në lidhje më marrëdhënien e punës dhe se sektorët në sektorët e ndërtimtarisë, gastronomisë, të prodhimit.

    “Për janar-qershor të këtij viti 2024 (IQP) ka inspektuar 5 mijë e 960 subjekte juridike që i bie 2 mijë e 200 e 85 juridike më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përgjatë kësaj periudhe Inspektorati Qendror i Punës ka shqiptuar 700 e 87 masa ndëshkimore apo gjoba apo që i bije 385 gjoba më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2023”.

    “Marrëdhënia e punës është ajo që Inspektorati i Punës, shqipton gjoba më së shumti do të thotë që buron nga ligji i punës. Sektorët më së shumti, janë sektori i gastronomisë, sektori i prodhimit, sektori i rrjetit të marketeve e kështu më radhë”, ka thënë Nikçi për EO.

    Kurse, sa i përket shkeljeve që janë gjetur, Nikçi, ka thënë se kanë të bëjnë me shkëputje e njëanshme e kontratës, mos-kompensim i orëve jashtë orarit, mos-kompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore dhe mos-kompensim i orëve gjatë festave zyrtare.

    “Shkeljet janë, shkëputje e njëanshme e kontratës mos-kompensim i orëve jashtë orarit mos-kompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore dhe mos-kompensim i orëve gjatë festave zyrtare. Në rritjen e numrit të inspektimeve që i bijën që edhe ne si Inspektorat Qendror i Punës, kemi ngritur kapacitetin, kemi rritur prezencën d.m.th kemi trefishuar prezencën tonë në teren, kemi dyfishuar numrin e inspektorëve, më aq sa kemi arritur të bëjmë inspektime do të thotë dyfishim apo trefishim të inspektimeve. Ne gjithashtu, kemi arritur edhe të identifikojmë edhe shkelje më shumë se vitin e kaluar”, ka thënë Nikçi.

    Megjithatë, pavarësisht shkeljeve, Nikçi, tha se për periudhën gjashtë mujore nuk ka asnjë rast të vdekjes në vendin e punës.

    “Për këtë gjashtë mujor, kemi patur 0 vdekje në vendin e punës, si pasojë e kushteve të punës dhe iu kujtojë që për gjashtë mujorin e vitit të kaluar kemi patur shtatë vdekje në vendin e punës. D.m.th, kemi një sukses në këtë drejtim ku ky gjashtë mujor na qetë në 0 vdekje në vendin e punës. Kjo ka ndodhur si rezultat i trefishimit të numrit të inspektimeve dhe dyfishimit të numrit të inspektorëve që prezenca jonë në teren është shumë më e madhe se që ka qenë dikur”, ka thënë Nikçi për Ekonomia Online.

  • Kolona 400 metra te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin edhe në Merdarë

    Kolona 400 metra te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin edhe në Merdarë

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

    Siç shihet në tabelën më poshtë pritjet për të hyrë në Kosovë në Bërnjak dhe Merdar janë 5-10 minuta.

    Te Dheu i Bardhë kolonat janë deri në 400 metra.

    Ndërsa sipas MPB-së në Merdar “nuk dihet” sa ka pritje dhe kolona për të hyrë në Kosovë.

  • “Dritarja për investime të diasporës”, përfaqësuesit e bizneseve e vlerësojnë si mundësi të madhe për Kosovën

    “Dritarja për investime të diasporës”, përfaqësuesit e bizneseve e vlerësojnë si mundësi të madhe për Kosovën

    Projekti “Dritarja për investime të diasporës”, i lansuar ditë më parë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, është mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve, raporton Ekonomia Online.

    Ata kanë thënë se Kosova ka nevojë të madhe për investime, por që kanë bërë thirrje qeverisë që investitorëve të ju ofrohen gjitha kushtet e nevojshme për të ju lehtësuar investimin.

    Drejtori i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj, ka thënë ky projekt është një mundësi e madhe për mërgatën dhe se shpreson qe Qeveria e vendit kësaj radhe të jetë serioze dhe të jetë afër atyre që të cilët kanë shprehur gatishmërinë të investojnë.

    Sipas Dedushaj, mërgata ka shprehur interesim për të investuar në Kosovë qysh nga pas lufta, mirëpo një pjesë e tyre kanë pasur pengesa të mëdha në procedura dhe janë detyruar që të largohen.

    “E pash këtë lansimin për diasporën dhe duhet të mirëpritet nga të gjithë ne shpresoj që mërgata shqiptare do ta mirëpres dhe shpresoj që Qeveria e Kosovës kësaj radhë do të jetë serioz, do të jetë afër atyre të cilët kanë shprehur gatishmërinë të investojnë në veçanti mërgata shqiptare. Mërgata shqiptare nuk ka filluar tani të shpreh interesimin për të investuar në Kosovë, por që nga pas lufta kanë shprehur gatishmërinë në këtë vend. Një pjesë e tyre është larguar sepse ka pasur shumë pengesa ka pasur keqkuptime, mos zbatim të ligjit e shumë gjëra të tjerat të cilat janë shumë të dhimbshme edhe të thuhet e lëre të thuhen”.

    “Mundësia është e madhe sepse mërgata shqiptare është e fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Evropë, Australi, kudo që jetojnë mërgata mos ta harrojnë edhe shqiptarët që kanë shkuar në Turqi apo edhe arbëreshët kudo që janë shqiptarët pra kapitali është mundësia është. Por se sa ata mirëpriten në Kosovë nuk mund të them se deri më tani që nga paslufta janë mirëpritur ka pasur shumë pengesa ka pasur mos kthim të përgjigjes për investime, ka pasur edhe anulim të investimeve. Ka pasur mos respekt të atyre që kanë shprehur gatishmërinë. Kosova ka shpenzuar që nga mbas lufta deri më tani kanë investuar miliona euro për të promovuar Kosova që të investojë jo vetëm mërgata por edhe të huaj, mirëpo kur janë ardhur këto janë penguar dhe nuk janë lejuar që të investojnë qindra projekte janë shkuar prapa dhe shkuar në vende tjera që nuk është dashtë për me ndodh”, ka thënë ai.

    Për këtë ai ka thënë se “është treni i fundit” që mërgata shqiptare e investitorët e tjerë që dëshirojnë të investojnë në Kosovë të respektohen e të ju ofrohen të gjitha kushtet nga qeveria.

    “Mendoj që është treni i fundit që mërgata shqiptare kudo që janë që shprehin gatishmërinë që të investojnë së bashku me partnerët e huaj të respektohen në maksimum. Nuk mjafton të thuhet se Kosova është vendi më i mirë që të investohet ajo nuk mjafton. Të bëhet një luftë që ai investitorë të mos largohet nga Kosova o t’i ofron të gjitha kushtet. Kjo ndikon mërgata shqiptare që nga paslufta ka investuar në privatizim, në hapjen e fabrika, teknologji. Janë mbi 10 mijë vajza djem të reja të cilat punojnë në shërbimin e kompanive të ndryshme dhe padyshim pa mërgatën shqiptare Kosova nuk mund të zhvillohet”, përfundoi Dedushaj.

    Investitori Fatmir Jashari, i cili është kthyer nga shteti i Danimarkës ku kishte jetuar për 30 vite për të investuar në Kosovë, ka thënë se në Kosovë është vend i volitshëm për të investuar, e sidomos në zonat industriale.

    Sipas tij, procedurat për regjistrimin e kompanisë janë ndër më të lehtat në Evropë.

    Ai është shprehur se ka lënë Danimarkën për të ndjekur ëndrrën në Kosovë, që sipas tij ia ka vlejtur shumë.

    “Hapësira në Kosovës mund të konsiderohet e volitshme ka nevojë që të investohet në zonat industriale, mirëpo me një aktivitet punë shumë të madhe mund të arrihet qëllimi edhe dikush kush vjen prej diasporës të krijojë një biznes në Kosovë. Regjistrimi i kompanisë është shumë e lehtë është ndër më të lehtat në Evropë. Qasja në institucione është shumë e lehtë, është shumë interesant që me pasur një takim me drejtorin e doganave, apo me një ministër është shumë e lehtë ka një vullnet të mirë, të japin këshilla. Kam ardhur nga Danimarka kam jetuar në Danimarkë 30 e disa vite, e kam pasur kompaninë time, kemi prodhuar moblije të kualitetit të lartë. Dëshira për me ardhur në Kosovë ka qenë shumë e madhe, çdo bashkatdhetarë që jetojnë jashtë ëndërra më të madhe e ka me u kthy në vendlindje, dhe me u kthyer me diçka që kanë arrit dhe çka janë aftësuar atje”, tha Jashari.

    Jashari ka thënë se diaspora shqiptare ka ëndërr që të kthehet në Kosovë dhe të jap kontributin e saj për vendin.

    “E konsiderojë vetëm që kam qenë i huazuar me një vend tjetër, dhe gjithmonë kam menduar që një ditë do të kthehen më vendlindjen time. Dhe jemi ardhur në Ferizaj, kemi hapur fabrikën e mobileve jemi në partneritetin me një kompani Suedeze që bënë eksportin me 57 shtete të botës. Prodhojmë karrikat me kualitet shumë të lartë. Është shumë vështirë një mërgimtar se sa ia ka vlejte, dëshira është e madhe është kënaqësi shumë e madhe me jetuar këtu. Diaspora e ka ëndërr për me ardhur në Kosovë, ëndërr e tyre është shumë e madhe është shumë lehtë për të ardhur në Kosovë, vetëm duhet për të pasur një lidhje të biznesit ku bashkëpunon me kompanitë tjera. Unë kam shumë shok që kanë ardhur në Kosovë jetojnë në këtu, kanë ardhur prej Zvicrës, Suedisë, Gjermanisë dhe prej Amerikës, takohemi shpesh dhe bisedojmë për bashkëpunim dhe mundësitë. Është ëndërr e secilit mërgimtarë për me u kthyer tek shtëpia”, shtoi ai.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e lanësimit të projektit “Dritarja për investime të diasporës” ka thënë se ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës në vend.

    Kurti ka theksuar se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.

  • PDK thërret konferencë për media

    PDK thërret konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media.

    Konferenca do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në selinë e PDK’së.

    Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

  • Osmani takoi kryeministrin e Lihtenshtajnit: Potencova në veçanti anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Osmani takoi kryeministrin e Lihtenshtajnit: Potencova në veçanti anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch.

    Ajo tha se Risch, shfaq gjithmonë gatishmëri për të kuptuar më shumë për Kosovën dhe për të parë mundësitë për të bashkëpunuar më mirë.

    “Në takimin tonë të përbashkët në kuadër të Samitit të EPC-së, i shpreha mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen, duke ritheksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast potencova në veçanti anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Osmani.

  • Hoti për Qeverinë Kurti: Mashtrues nga i pari deri të i fundit

    Hoti për Qeverinë Kurti: Mashtrues nga i pari deri të i fundit

    Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria aktuale për katër vite udhëheqje ka pasur në dispozicion rreth 12 miliardë euro për investime, por që për këto vite qeverisje një shenjë nuk e ka lënë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Ai për EO ka thënë se qeveria në vend që të merret me realizmin e premtimeve që kanë bërë, ata merren me qeveritë e kaluar.

    Hoti, i cili aktualisht është deputet i LDK-së, ka thënë se as një nga premtimet që ka dhënë VV-ja në fushatën zgjedhore të viti 2021 nuk është realizuar.

    Ai më këtë rast ka përmendur edhe mos realizmin e premtimit të Kurtit për funksionalizmin e Aeroportit të Gjakovës.

    “Kur një qeveri e merr mandatin ka një logjikë politike, nuk është fare racionale, ka një logjik politike që thirren në problemet që i kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara, por kur e përmbyll mandatin sepse jemi në vitin e katërt të qeverisjes së tyre. Këta po e përmbyllin mandatin e tyre, dhe nëse ende nuk ki se çfarë të raportosh si punë të kryera, suksese të arritura, realizim të premtimeve që janë bërë më herët, atëherë ti i kthehesh kritikave për qeveritë e kaluara. Nuk ka asnjë logjik që në vitin e katër të mandatit qeverisës të kthehen në qeveritë e kaluara. Merreni shihni programin politik të Lëvizjes Vetëvendosja të cilët kanë dalë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe sa kanë realizuar. Do ta shihni që në asnjërën prej fushave nuk është realizuar asnjë nga premtimet, e pash promovimin e një grandi për mbështetjeje të investimeve të diasporës, që është një mashtrim i radhës. Ka qenë premtim zgjedhor, funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës, në mënyrë që mërgimtarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për çmimet më të lira për të ardhur në vendlindje, kështu thuhet në programin e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

    Hoti ka thënë se kjo qeveri “një shenjë nuk e ka lënë në Kosovë”, duke nënkuptuar se nuk kanë bërë as një investim.

    “Janë rreth 12 miliardë euro që kanë pasur në dispozicion për këto katër vite, një shenjë nuk e kanë lënë në Kosovë. Sepse kur e kryen mandatin qeverisës një qeveri e lenë një gjë mbrapa, e bënë një autostradë siç është bërë në të kaluarën, një rrjet të shkollave ose sigurimet shëndetësore. Është viti i katër po mbarohet mandati ende as afër nuk janë përgatitjen për mbledhjen e sigurimeve shëndetësore ose sistemin informatikë shëndetësor. Këta e përfunduan mandatin është çështje muajsh dhe vendi ynë do të shkoj ose në zgjedhje të parakohshme ose në zgjedhjet e rregullta”, ka thënë ai.

    Ish-kryeministri ka thënë se ministri i Financave Hekuran Murati se bashku me shefin e tij në Qeveri janë duke mashtruar me shifra, për këtë ai ka thënë se kjo qeveri nga i pari të i fundit janë mashtrues.

    Ai ka thënë se qeveritarët krejt diskursin politik e kanë mbi baza demagogjike, kështu duke tentuar të ndërtojnë narrativa të pa qena.

    “Unë nuk e ndaj atë prej pjesës tjetër të qeverisë, nga shefi i tij në Qeveri dhe të gjithë kolegët e tij në Qeveri. Mashtrues prej të parit deri tek i fundit, krejt diskursin politik e kanë mbi baza demagogjike, duke tentuar me ndërtuar narrativa të pa qenë. Vetëm duke i sharë njerëzit, je në vitin e katër të qeverisjes më nuk merresh me të kaluarën, pavarësisht se a ke pasur apo nuk ke pasur të drejtë. Tash thirresh në rezultate, mungesa e rezultateve i bënë këta njerëz mashtrues, demagog, në opinion publik”, ka thënë ai.

    Hoti ka thënë se në secilën ministri mund të gjendet një grumbull shkeljes të ndryshme ligjore, procedurale me tenderë të hapura e me problemin e rezervave shtetërore.

    “Komplet ekipa prej kryeministrit e Qeverisë, nuk e gjen një ministër që është korrekt, objektiv, punëtor i qon përpara objektivat që i ka brenda fushës së vet. Në cilin do ministri që e merr ju do të gjeni një grumbull shkeljes të ndryshme ligjore, procedurale me tendere të hapura, me problemin e rezervave shtetërore, me ato problemet që dolën në Ministri e Kulturës me ato subvencionet. Rend i ke edhe me Ministrinë e Jashtme, nëse i sheh raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, për krejt këto ministri për të gjithat organizata buxhetore kurrë nuk ka pasur një trend të tillë të abuzimit me detyrën publike që kanë njerëzit”, ka thënë ai.

    Hoti ka theksuar se duke marr për bazë gjitha këto dështime, nuk pret që ky model i qeverisjes mund ta merr prapë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

    Ai ka thënë se qytetarët duhet të bëjnë një analizë të buxhetit të tyre familjarë dhe të krahasojnë atë se a janë sot më mirë krahasuar me atë që ka qenë para ardhjes së kësaj qeverie.

    “Nuk shoh se ky model i qeverisjes mund ta merr prapë mbështetjen në zgjedhjet e ardhme. Qytetarët le të analizojnë buxhetin e tyre të familjes le ta shohin se a janë sot më mirë krahasuar me atë që ka qenë para ardhjes së kësaj qeverie. Në arsim ky dy tre vitet me radhë nuk fillon mësimi me rregull, nuk ndërtohen çerdhet e premtuara, në funsksionalizohet sistemi i informimit shëndetësor, nuk funksionin sigurimet shëndetësore, nuk ka furnizim adekuat me barnat e listës esenciale, tek ekonomia dhe buxheti abuzim masiv me buxhetin e shtetit, edhe në investimet kapitale, projekte në të gjithë Kosovën ashtu siç i kanë lënë qeveritë e kaluara. Në politikën e jashtme asnjë njohje për katër vite, më bëri përshtypje deklarimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, për heqjen e vizave në Tailandë. Një politikë e Tailandës për të hequr vizat për çështje të turizëm dhe këta e kthejnë dhe e mashtrojnë opinion publik sikur arritje në politikën e jashtme”, ka thënë ai për EO.

  • Sot moti me diell dhe vranëra

    Sot moti me diell dhe vranëra

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranëra të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

    “Disa zona rrezikohen nga breshëri.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, njofton IHMK