ATV

Author: ATVLive

  • ​Zjarret në fshatrat e Klinës shkaktojnë dëme të mëdha

    ​Zjarret në fshatrat e Klinës shkaktojnë dëme të mëdha

    Në fshatrat Krushevë të Madhe, Videjë e Gllarevë, gjatë ditës së djeshme janë paraqitur raste të zjarreve. Zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të intervenojnë në tri këto raste të komunës së Klinës, për çka është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it.

    Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Klinës, Faruk Smajli deklaron për KosovaPress se zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha, të cilat po hetohen nga Policia e Kosovës.

    Shtëpia e Krist Milicit nga fshati Jagodë ishte dje e rrezikuar të përfshihet nga zjarri. Gjatë pasdites ai bashkë me banorë të tjerë të këtij fshati ishin përpjekur që të shuanin zjarrin që kishte përfshirë hapësirë të madhe.

    “Këtu dje ka ndodhur një zjarr i madh, për fat të mirë shpëtuam të dëme në njerëz dhe shtëpia. Me iniciativën e fqinjëve këtu edhe zjarrfikësit erdhën në ndihmë dhe e ndalëm… Shumë kemi qenë të rrezikuar, sepse ka qenë sërnishta e madhe, pa u heq kashta, edhe flaka ka qenë shumë e madhe … Jena ndjerë shumë të rrezikuar sepse ka qenë në afërsi të shtëpive dhe me zorra të shtëpive është problem me ndal zjarrin…Zjarri ka filluar rreth orës 14:30”, deklaron ai.

    Ai tregon se për rreth një orë me banorët e Jagodës tentuan ta ndalnin zjarrin para se të vinin ekipet e zjarrfikësve.

    “Me siguri faktori njeri është. Dyshimet, gjithkush po ka dëshirë ta pastrojë arën e vet edhe dikush ka pas dëshirë ta pastrojë dhe nuk ka menduar se do t’i shkaktojë dëme dikujt tjetër”, tha ai.

    Drejtori i Inspektoratit në Klinë, Faruk Smajli thotë për KosovaPress se dje kanë qenë tri raste të zjarreve.

    “Dje i kemi pasur tri raste që kanë qenë të përfshira nga zjarri. Kanë qenë zjarre që janë përhapur shumë edhe një mobilizim i mirë me zjarrfikësit, por pas atyre e e kemi parë që është e vështirë për t’i shuar ato zjarre. Kemi njoftuar përmes komandantit të Policisë edhe KFOR-in të cilët na janë përgjigjur pozitivisht, ku shfrytëzojmë rastin edhe t’i falënderojmë për bashkëpunim dhe falë tyre që i kanë dërguar dy helikopterë kanë arritur që t’i shuajnë të gjitha zjarret. Për momentin sot nuk kemi ndonjë zjarr aktual… Thuaja se tri rastet kanë qenë njëkohësisht sa që për numrin e zjarrfikësve për kushtet që i kanë ka qenë e pamundur t’i shuajnë tri zjarret. Ka qenë Krushevë e Madhe aty ku janë rrezikuar edhe disa shtëpi, aty kanë filluar zjarrfikësit t’i shpëtojnë shtëpitë pa u djeg edhe njëkohësisht na kanë ftuar në Gllarevë, mirëpo edhe në Videjë ku zjarri ka filluar të afrohet te shtëpitë e banimit”, tha ai.

    Për momentin ende nuk dihen arsyet e zjarrit, por Smajli thotë se policia është mobilizuar për hetimin e këtij rasti.

    “Nuk kemi ndonjë informatë tamam të saktë, prej atyre policia është e mobilizuar për të hulumtuar këto raste se mos është edhe faktori njeri ose diçka tjetër, por momentalisht nuk kemi të dyshuar për zjarrvënie. Mirëpo, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të kenë kujdes maksimal në këto ditë me temperatura kaq të larta, të kenë kujdes të shtuar dhe të mos kemi zjarrvënie të qëllimshme”, tha ai.

    Shpërthim zjarri kishte edhe para tri ditësh në fshatin Zabërgjë, ku janë djegur dy stalla.

    “Ne para tri dite në fshatin Zabërgjë, jemi lajmëruar që është ndezur një zjarr atje ku bashkërisht me zjarrfikësit, Policinë e Kosovës kemi dalë në vendin e ngjarjes. Atje janë bërë disa dëme, ku janë djegur dy stalla të banorëve aty, njëra prej tyre ka pasur bagëti përpos këtyre dëmeve tjera, pajisjeve që janë bujqësore janë djegur. Ka pasur edhe bagëti aty. Zjarrfikësit janë munduar ta bëjnë të pamundurën por ka qenë e pamundur për t’i shuar zjarret… pas asaj si komunë, në krye me kryetarin e ka mobilizuar shtabin emergjent të cilin e ka Komuna e Klinës, ku jemi të përfshirë me Policinë e Kosovës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, zjarrfikësit dhe ne si inspektorat”, tha ai.

    Inspektorati në Komunën e Klinës ka hartuar një raport të dëmeve, për çka Smajli thotë se nuk kanë shifra, por bëhet fjalë për dëme të mëdha.

    “Në fshatin Zabërgjë, inspektorët që kemi dalë atje, kanë pasur si detyrë edhe kafshët për t’i groposur që të mos ketë epidemi ose diçka të ngjashme. Përpos tyre, ne kemi bërë edhe një raport të dëmeve. Si inspektorat i kemi shënimet që janë goxha dëme të mëdha, mirëpo tani ka mbetur që ekspertët të angazhohen për një raport gjithëpërfshirës për dëmet në gjithë lokacionet”, përfundon ai. /kp

  • Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara

    Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara

    Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi sërish se ai nuk do të tërhiqet nga gara edhe pse shumë demokratë të nivelit të lartë duan që ai ta shqyrtojë mundësinë që të largohet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për t’i hapur rrugën një kandidati të ri demokrat për të parandaluar një humbje të mundshme në zgjedhje.

    Biden aktualisht gjendet në shtëpinë e tij në Dellauer ku është izoluar për shkak të infektimit me koronavirus.

    Presidenti amerikan ka insistuar se mund ta mposhtë republikanin Donald Trumpin, teksa po përballet me presion që të lërë garën.

    Shefja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillion, e pranoi se ka “rënie” të mbështetjes për presidentin, por insistoi se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij “ka disa rrugë” për ta mposhtur Trumpin.

    “Ne kemi shumë punë për të bërë për të siguruar popullin amerikan se po ai është i vjetër, por mund të fitojë”, tha ajo për MSNBC. Ajo tha se shqetësimet e votuesve për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin nuk po i bëjnë ata që të votojnë për Trumpin.

    “Ata kanë pyetje, por ata po qëndrojnë me Joe Bidenin”, shtoi ajo.

    Në të njëjtën kohë, Komiteti Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të takohet të premten për të shtyrë përpara votimin e planifikuar virtual para 7 gushtit, ku pritet të nominohet kandidati i partisë për president. Kjo mbledhje virtuale do të mbahet para se partia të mbajë Kuvendin më vonë gjatë gushtit në Çikago.

    Një shumicë e demokratëve mendojnë se nënpresidentja, Kamala Harris, mund të jetë një kandidate e mirë për presidente.

    Sipas një sondazhe të realizuar nga Associated Press dhe NORC Center for Public Affairs Research, gjashtë në dhjetë demokratë besojnë se Harris do të ishte një presidente e mirë. Dy në dhjetë demokratë besojnë se ajo nuk do të ishte një presidente e mirë dhe po ashtu dy në dhjetë të tjerë nuk kanë mendim.

    Demokratët në nivelet më të larta i kanë kërkuar Bidenit që ta rishqyrtojë kandidaturën e tij. Në mesin e tyre raportohet se edhe ish-presidenti Barack Obama, ka shprehur shqetësime për kandidaturën e Bidenit dhe ish-kryerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, raportohet se privatisht i ka thënë presidentit se partia mund të humbë aftësinë që të marrë kontrollin e Dhomës, nëse ai nuk tërhiqet nga gara presidenciale.

    Po ashtu, të mërkurën, ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i Pelosit, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje Bidenit të tërhiqet nga gara.

    Shqetësimet për aftësinë e Bidenit për të udhëhequr me shtetin edhe për një mandat u rritën pas debatit presidencial me Trumpin më 27 qershor. Vetë Biden e ka pranuar se nuk ka pasur performancë të mirë gjatë debatit, por që atëherë ka refuzuar thirrjet për t’u tërhequr nga gara.

  • Daçiq: Faton Hajrizin e kemi ndjekur dy ditë në kamera, ishte gati të vriste dikë tjetër, vëllai i tij gënjeu për dokumentet

    Daçiq: Faton Hajrizin e kemi ndjekur dy ditë në kamera, ishte gati të vriste dikë tjetër, vëllai i tij gënjeu për dokumentet

    Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq ka mbërritur në Loznicë, në vendin ku pak më herët është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.

    “Vëllai i Fatonit ka gënjyer se i ka vjedhur dokumentet. I ka dërguar në Serbi”, tha Daçiq, sipas mediumit të afërt me pushtetin serb “Kurir”, transmeton Gazeta Express.

    “E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”.

    “Ishin dy net pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policisë, SAJ, stacionet e helikopterëve, administratat e policisë kufitare dhe policia rrugore. Ishin të përfshirë 400 persona. Ju sollëm këtu për të parë se si duket. Ai u likuidua nga policia, nuk mundi të dorëzohej. Kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë, ka vrarë edhe të tjerë”.

    Ai tha se nesër do t’i duhej të shkojë në Loznicë sërish për varrimin e policit të vrarë.

    “Fatkeqësisht, nesër do të vij sërish këtu, në varrimin e Krsmanoviqit”.

  • ​Postimi prekës i Liridona Shalës, gruas së Faton Hajrizit: Momentet e paharrueshme gjithmonë në zemrën time

    ​Postimi prekës i Liridona Shalës, gruas së Faton Hajrizit: Momentet e paharrueshme gjithmonë në zemrën time

    Gruaja e Faton Hajrizit ka reaguar pas vrasjes së këtij të fundit nga policia në Serbi.

    Liridona Shala ka thënë se momentet e paharrueshme gjithmonë do të mbeten kujtim i tyre.

    “Ke me qenë oh zot qysh s’mujte andrrat tua mej realizu qka te bonen be qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemer te madhe . Dot mbetesh i pa harruarr ne zemrat tona”, ka shkruar ajo në rrjete sociale krahas fotografisë me Faton Hajrizin.

  • ​Atletja përjashtohet nga Lojërat Olimpike pasi i kap duke pirë duhan

    ​Atletja përjashtohet nga Lojërat Olimpike pasi i kap duke pirë duhan

    Kapitenia 19-vjeçare ekipit japonez të gjimnastikës artistike të femrave është tërhequr nga skuadra për Lojërat e Parisit pasi ka shkelur kodin e sjelljes së ekipit duke pirë duhan.

    Zyrtarët e Shoqatës Japoneze të Gjimnastikës thanë se Shoko Miyata mbërriti në Japoni të enjten pasi u largua nga kampi stërvitor i ekipit në Monako për hetim, i cili konfirmoi shkeljen duke përfshirë pirjen e alkoolit.

    Skuadra e femrave tani do të garojë me katër atletë në vend të pesë sa ishte paraparë, tha Federata Japoneze e Gjimnastikës në një konferencë për media, përcjellë KosovaPress.

    “Ne kërkojmë falje nga thellësia e zemrave tona për këtë”, tha presidenti i JGA Tadashi Fujita, duke u përkulur thellë së bashku me zyrtarë të tjerë, përfshirë trajnerin personal të Miyata, Mutsumi Harada.

    Shpresat kishin qenë të mëdha për ekipin japonez të gjimnastikës për femra, i cili po kërkonte të fitonte një medalje ekipore në Lojërat e Parisit për herë të parë që nga Lojërat Olimpike të Tokios 1964.

    Miyata pritej të drejtonte një ekip të përbërë tërësisht nga olimpianë dhe adoleshentë për herë të parë pasi ajo siguroi vendin e saj në Paris në maj me një trofe të tretë radhazi NHK.

    Trajneri Harada tha se ndërsa sjellja e Miyata kishte qenë e pamatur, ajo kishte qenë nën presion ekstrem për të performuar në nivelin më të lartë.

  • ​Skuadra angleze e do yllin e Arsenalit

    ​Skuadra angleze e do yllin e Arsenalit

    Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze, Crystal Palace ka vendosur të bëjë një ofertë për yllin e Arsenalit, Emile Smith-Rowe.

    Fulham pa një ofertë të refuzuar nga Arsenali këtë javë dhe Crystal Palace tani është vendosur të provojë fatin, pasi trajneri Oliver Glasner e dëshiron me të vërtet atë, raporton KosovaPress.

    Crystal Palace gjithashtu do të vendosë së shpejti nëse do të nënshkruajë me Ryan Sessegnon apo jo.

  • ​Aeroporti i Sofjes i pandikuar nga ndërprerja globale e IT

    ​Aeroporti i Sofjes i pandikuar nga ndërprerja globale e IT

    Aeroporti i Sofjes mbetet i pandikuar nga ndërprerja globale e TI-së, e cila ka shkaktuar ndërprerje për kompanitë në mbarë botën, tha të premten për BTA zyra e shtypit e aeroportit.

    Anulimet dhe vonesat e fluturimeve, nëse ka, mund të jenë për shkak të aeroporteve dhe transportuesve të tjerë që janë prekur nga ndërprerja e IT, tha zyra e shtypit.

    Ndërkohë, Ryanair paralajmëroi për ndërprerje të trafikut ajror për shkak të ndërprerjes së IT. Fluturimi i tij nga Berlini në Sofje u anulua.

    Shumë aeroporte dhe transportues në Evropë aktualisht po përjetojnë vështirësi për shkak të ndërprerjes së IT.

    Aeroporti i Sofjes nuk preket, por disa fluturime në nisje dhe mbërritje mund të vonohen për shkak të situatës në Evropë, paralajmëron Aeroporti dhe këshillon pasagjerët të monitorojnë orarin e fluturimeve në faqen e internetit të Aeroportit.

  • ​Gazetari amerikan Evan Gershkovich dënohet në Rusi me 16 vjet burg

    ​Gazetari amerikan Evan Gershkovich dënohet në Rusi me 16 vjet burg

    Gazetari amerikan i Wall Street Journal, Evan Gershkovich u dënua sot në Rusi me 16 vjet burg për spiunazh, pas një gjyqi që besohet të jetë i motivuar politikisht. Prokuroria ruse kërkoi që ai të dënohej me tetëmbëdhjetë vjet burg.

    Gershkovich u arrestua më 29 mars 2023 në Yekaterinburg. Autoritetet ruse e akuzuan atë, pa prova, për mbledhjen e informacionit të klasifikuar me urdhër të qeverisë amerikane. Gershkovich është deklaruar i pafajshëm dhe gazeta e tij dhe qeveria e SHBA kanë thënë se gjyqi ishte i montuar.

    “Arrestimi i gabuar i Evan 477 ditë më parë është i tmerrshëm dhe kjo duhet të marrë fund tani.” Ndërsa Rusia po orkestron këtë gjyq të turpshëm dhe të montuar, ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që Evan të lirohet menjëherë. Ai po bënte punën e tij si gazetar dhe gazetaria nuk është krim”, tha Wall Street Journal.

    Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli të paligjshëm arrestimin e Gershkovich, duke e detyruar qeverinë të kërkonte me forcë lirimin e tij.

    Zëdhënësi i Departamentit të Punëve të Jashtme të SHBA-së dje refuzoi të flasë për mundësinë e një shkëmbimi, por tha se qëndrimi i SHBA-së që nga fillimi ishte se Gershkovich ishte arrestuar pa prova dhe se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe.

    Gjyqi i Gershkovich filloi më 26 qershor në Yekaterinburg pasi ai kaloi 15 muaj në burg në Moskë.

    Prokurori i shtetit rus tha muajin e kaluar se Gershkovich u akuzua për “mbledhjen e informacionit sekret” në lidhje me fabrikën e tankeve dhe pajisjeve ushtarake Uralvagonzavod, e vendosur 150 kilometra larg Yekaterinburgut, me urdhër të CIA-s.

    Ligji i spiunazhit i Rusisë është i paqartë dhe i nënshtrohet interpretimeve të ndryshme, të cilat qeveria i përdor shpesh për të akuzuar njerëzit që ofrojnë informacion publik për të huajt për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

    Në fillim të këtij muaji, Kombet e Bashkuara thanë se Moska ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke arrestuar Gershkovich dhe se duhet ta lirojë menjëherë.

    Arrestimet e amerikanëve në Rusi po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Aktualisht, nëntë shtetas amerikanë janë arrestuar në Rusi në mes të tensioneve të përshkallëzuara mes dy vendeve.

    Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, akuzoi Kremlinin se i trajton njerëzit si një monedhë për ryshfet. Ajo veçoi Gershkovich dhe ish-marinez Paul Whelan, i cili po vuan një dënim me 16 vjet burg gjithashtu për akuzat për spiunazh.

  • Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk preket nga problemi masiv kibernetik

    Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk preket nga problemi masiv kibernetik

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është afektuar nga kolapsi kibernetik i cili është sot ka prekur pothuajse gjithë botën.

    Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.

    “Ju njoftoj se sistemet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nuk janë të afektuara”, ka thënë Valentina Gara për Kosovapress.

    Edhe Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sistemi ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional dhe se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.

    “BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar. Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale”, thuhet në tutje në njoftim.

    Ndërsa, kanë pranuar se disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre, por se edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë.

    Por, është Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), e cila ka njoftuar se është prekur me të njëjtin problem.

    “Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe #Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së”, thuhet në njoftim.

    Njëjtë sikurse Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global nuk është prekur as Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë.

  • LDK-ja dorëzon në Gjykatën Kushtetuese vendimin për Statutin e UP-së, ligjin për KPM dhe KPK

    LDK-ja dorëzon në Gjykatën Kushtetuese vendimin për Statutin e UP-së, ligjin për KPM dhe KPK

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e pavarur të mediave, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ligji për KPK ka një bazë të theksuar kundër-kushtetues duke centralizuar dhe politizuar KPK-në, për ligjin për KPM-në ai tha se synon të kontrolloj mediat dhe se statuti i ndryshuar i UP-së ka shkelje të Kushtetutës.

    Ai ka thënë se këtë veprim LDK-ja e ka marr për të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës dhe se presin që Kushtetuesja të marr vendim sa më shpejt.

    “Në vazhdën e kujdesit për shëndetin demokracisë dhe rendin Kushtetuese të Kosovës, sot ne dorëzuam tri kërkesat për vlerësim të kushtetutshmërisë se vendimmarrjes së propozuar nga qeveria dhe të martuara nga Kuvendi”, ka thënë ai

    Këto ligje në Kushtetuese dje i ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës.