ATV

Author: ATVLive

  • Kështu e parashikoi Kylian Mbappe transferimin e tij te Real Madridi 13 vjet më parë

    Kështu e parashikoi Kylian Mbappe transferimin e tij te Real Madridi 13 vjet më parë

    Nuk është sekret që Kylian Mbappe prej kohësh dëshironte të vishte fanellën e Real Madridit.

    Për francezin, kjo nuk ishte vetëm një ëndërr, por ishte më tepër një qëllim që ai e vuri në lëvizje me përpikëri mbi një dekadë më parë.

    Në dhjetor 2009, kur talenti i 11-vjeçarit u bë gjithnjë e më i dukshëm, disa klube të mëdha u rreshtuan për ta siguruar atë në akademitë e tyre, duke përfshirë Madridin.

    Zinedine Zidane, i cili ishte i përfshirë me klubin në atë kohë, e ftoi personalisht të riun Kylian në objektet e Los Blancos.

    Vitin tjetër pas një turneu në Valdebebas, Mbappe e bëri të qartë qëllimin e tij kur postoi: “Filloi një punë të re si sulmues në Real Madrid” në faqen e tij në Facebook.

    Më shumë se një dekadë më vonë, ai iu bashkua klubit si numri 9 i tyre i ri.

  • Arrestohet i dyshuari i dytë për arratisjen e Faton Hajrizit nga Smrekonica

    Arrestohet i dyshuari i dytë për arratisjen e Faton Hajrizit nga Smrekonica

    Është arrestuar personi i dytë si i dyshuar për përfshirje në arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës.

    Të shtunën, policia ka arrestuat të dyshuarin e parë si i dyshuar për veprën e njëjtë ndërsa të dielën është ndaluar edhe personi i dytë i përfshirë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në Mitrovicë.

    “Po, është arrestuar personi i dytë në Mitrovicë, që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset nga burgu i Smrekonicës,” ka deklaruar Preteni për Insajderin.

    I arrestuari i parë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e arratisjes së Hajrizit, i cili më pas u vra nga policia serbe pas dyshimeve për përfshirjen e tij në vrasjen e një polici serb në Loznicë të Serbisë.

  • Fillimi i javës së ardhshme do të jetë i nxehtë, ulje temperaturash nga e mërkurja

    Fillimi i javës së ardhshme do të jetë i nxehtë, ulje temperaturash nga e mërkurja

    Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26 gradë Celsius.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë javë nuk do të mungojnë as vranësirat.

    Në disa vende parashihen edhe reshje shiu, bën me dije IHMK-ja.

    Njoftimi i Institutit:

    E hënë-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

    E martë-Mot kryesisht me diell dhe i qetë. Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

    E mërkurë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

    E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen ë sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

    E premte-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende- vende mund të sjellin riga shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

  • Një shqiptare mbytet në detin e Greqisë

    Një shqiptare mbytet në detin e Greqisë

    Një 56-vjeçare shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë në Greqi pasditen e së shtunës.

    56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës, ku është konstatuar vdekja e saj, raporton Top Channel.

    Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.

  • Një orë e gjysmë pritje për të hyrë në Kosovë në Merdare

    Një orë e gjysmë pritje për të hyrë në Kosovë në Merdare

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

    Aktualisht pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në Merdar- 90 minuta.

    Derisa pikat tjera pritjet janë 3 deri në 5 minuta, në Merdarë mërgimtarët po presin deri në 30 minuta, ndërsa në Mutivodë deri në 10 minuta.

  • Rapidi ia cakton çmimin Albion Rrahmanit

    Rapidi ia cakton çmimin Albion Rrahmanit

    Rapid ka vendosur çmimin e Albion Rrahmani (24 vjeç), sulmuesit kosovar, i cili pati një sezon fantastik.

    Nëpërmjet Viorel Moldovan, presidentit të klubit, Rapidi i Bukureshtit ka njoftuar shumën minimale për të cilën është e gatshme të ndahet nga Albion Rrahmani.

    Moldovan theksoi se pa të paktën pesë milionë euro në tryezë, Rapidi nuk do të pranojë asnjë ofertë për Rrahmani.

    “Futbolli është biznes, normal që duam t’i shfrytëzojmë këta lojtarë në parametrat sa më fitimprurës për klubin. Rrahmani është lojtari i Rapidit, ne duam që ai të vazhdojë me ne dhe të na ndihmojë të përmbushim objektivat. Ai është i përqendruar te Rapid, kemi pasur diskutime me të. Nëse shfaqet diçka që të kënaqë kërkesat e klubit… Ai nuk mund të largohet për më pak se pesë milionë, shuma minimale do të ishte më shumë se pesë milionë”, deklaroi Viorel Moldovan për Fanatik.

    Albion Rrahmani shënoi nga penalltia në ndeshjen Rapid – CFR Cluj 2-2, në javën e dytë të sezonit të ri të Superligës.

    Ai vlerësohet me 3,5 milionë euro nga Transfermarkt.

  • AUV ngrit nivelin e masave të kontrollit për ngarkesat me produkte të shpezëve nga Brazili

    AUV ngrit nivelin e masave të kontrollit për ngarkesat me produkte të shpezëve nga Brazili

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë (Mapa) në Brazil për disa shtete ne mesin e tyre njofton edhe Republikën e Kosovës, për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij.

    AUV ngrit nivelin e masave të kontrollit i detajuar i secilës ngarkesë.

    “Pasi është konfirmuar shpërthimi i sëmundjes së Newcastle (NCD) në komunën e Anta Gorda, në Rio Grande do Sul. AUV menjëherë ka urdhëruar ngritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Ku përfshihet kontroll i detajuar i secilës ngarkesë. Për verifikim të hollësishëm për të siguruar që ngarkesa është në përputhje me rregullat ligjore qe përjashtojnë çdo dyshim rreziku pas situatës se re te krijuar nga shpërthimi i sëmundjes NEW CASTLE”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, në mesin e produkteve janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë i cili tregtohen në vendet e rajon ku përfshihet edhe Kosova.

    “Njoftimi i autoritetit shtetërorë të Brazilit përfshin dhe njeh entitetin e shtetit të Republikës se Kosovës. Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregtimin e shpendëve dhe produkteve të tyre i cili garanton transparencë ndaj vendeve që importojnë produktet e tyre. Certifikimi i eksporteve është një marrëveshje dypalëshe midis vendeve dhe autoriteti Brazilian pezullon Certifikatën Ndërkombëtare të Shëndetit në mënyrë që të përmbushë garancitë dhe kërkesat për siguri të produkteve. Në mesin e produkteve janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë i cili tregtohen në vendet e rajon ku përfshihet edhe Kosova. Ne zbatim të procedurave dhe rregullave ligjore masatë e nivelit të kontrollit do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të tregtimit të produkteve ushqimore për menaxhim bazuar në situatë”, thuhet tutje.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim dhe koordinim me agjencitë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policinë e Kosovës dhe Doganat e Kosovës, në kapacitet të plotë do të ekzekutojnë masat sipas urdhrit njoftues, për parandalim të hyrjes se ngarkesave nga zonat e prekura me sëmundjen e Newcastle. Kjo sëmundje është një infeksion i shpendëve shtëpiake dhe specieve të tjera të shpendëve me virusin virulent të sëmundjes Newcastle (NDV). Nuk është shqetësuese për sigurinë ushqimore apo shëndetin publik. Qytetaret si konsumatorë nuk kanë nevojë për shqetësim. Sëmundja është e karakterit social-ekonomik e cila rrezikon vetëm sektorin e fermave të shpeztarisë.”

  • Kurti vizitoi ekspozitën e artistit Rron Qena, “Udhët që më njohin”

    Kurti vizitoi ekspozitën e artistit Rron Qena, “Udhët që më njohin”

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot ekspozitën personale “Udhët që më njohin” të artistit Rron Qena, të kuruar nga Lulzim Zeqiri, në Galerinë Kombëtare.

    Përmes një komunikate për media, thuhet se ekspozita e artistit përbëhet nga 39 piktura të punuara në vaj të cilat shfaqin përjetime e emocione të autorit në qytetet e Prishtinës, Berlinit, Shkodrës e Bremenit.

    Duke parë nga afër punimet e artistit, Kryeministri Kurti vlerësoi filozofinë artistike të Rron Qenës të shprehur përmes stilit dhe qasjes së tij në veprat e punuara me reflektim e kujdes në çdo detaj.

    Ekspozita u hap të mërkurën e 17 korrikut dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shtator.

  • BQK ia ndan Qeverisë 10 milionë euro nga fitimi vjetor, Murati: Hera e parë në historinë e shtetit

    BQK ia ndan Qeverisë 10 milionë euro nga fitimi vjetor, Murati: Hera e parë në historinë e shtetit

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se javën e kaluar, Banka Qendrore e Kosovës, ka transferuar në llogarinë e Qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor.

    Ai ka thënë se kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë.’

    ‘Edhe një lajm i mirë! Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qëndrore të Republikës. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së.’

  • Kearns: Të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë

    Kearns: Të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë

    Deputetja britanike Alicia Kearns ka thënë se është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që të mos lejohen akterët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë.

    Kearns është takuar në Britani me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.

    Osmani në Britani mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.