ATV

Author: ATVLive

  • ​Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

    ​Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Sipas IHMK temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 29-33 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

  • ​Policia jep detaje nga aksidenti me fatalitet në Podujevë

    ​Policia jep detaje nga aksidenti me fatalitet në Podujevë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Podujevë një person i cili ishte duke vozitur, dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur biçikletën me vozitës.

    Si pasojë viktima ka ndërruar jetë.

    “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

    Lidhur me rastin i dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Tetë të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Tetë të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën ‘Dr.Ibrahim Rugova’. Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha, aksidenti ka rezultuar me tetë persona të lënduar.

    “Aksidenti ndodhi rreth orës 18:40 në kilometrin e 40-të të autostradës ‘Dr. Ibrahim Rugova’. Katër automjete me targa vendore janë përfshirë në këtë aksident. Sipas informatave fillestare, tetë persona janë raportuar të lënduar”, tha Hoxha.

    Hoxha theksoi se aksidente të tilla shpesh kanë pasoja të rënda, duke apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

    “Rastet të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet, andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik. Policia me njësitë e saj po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik”, shtoi ai.

    Njësitë policore kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

  • Zbulohet sekreti për Bruce Lee: Uji i thjeshtë ishte shkaktari për vdekjen e tij

    Zbulohet sekreti për Bruce Lee: Uji i thjeshtë ishte shkaktari për vdekjen e tij

    Për më shumë se 50 vjet ka pasur thashetheme për vdekjen e Bruce Lee. Nga lajmet e para se pësoi sulm në tru për shkak të pilulës, tek thashethemet se ishte LSD dhe droga të tjera e deri te teoria e re se uji i thjeshtë ishte fajtor për gjithçka.

    Në korrik 1973, Bruce Lee, mjeshtri më i famshëm i arteve marciale, ishte i zënë me shumë projekte. Një vit më parë u publikua filmi On the Dragon’s Path, të cilin ai e kishte shkruar, regjisor dhe aktruar. Ai ishte i martuar me Linda Emery Lee për nëntë vjet dhe kishte dy fëmijë, Brandon, atëherë tetë vjeç dhe Shannon, katër.

    Disa teori:

    Por më 20 korrik atij i dhemb koka. Ai u ankua për dhimbje dhe shkoi të shtrihej. Ai nuk u zgjua më. E gjetën pa ndjenja, thirrën ambulancën, por nuk mundën ta shpëtonin. Ai ishte 32 vjeç. Lajmi për vdekjen e tij u përhap me shpejtësi dhe shumë prej tyre u drejtuan drejt spitalit ku e dërgoi ambulanca. Gazetarët rrethuan spitalin dhe shtëpinë e Lee. Linda dhe fëmijët u strehuan nga bashkëpunëtorët e Bruce, por ajo donte të sigurohej që ai ishte zhdukur vërtetë dhe ta shihte edhe një herë.

    “Ndjeva forcë të pabesueshme që kalonte nëpër trupin tim. E dija se çfarë duhej të bëja dhe në mënyrën më të mirë të mundshme për Bruce, Brandon dhe Shannon”, tha ajo.

    Prej më shumë se 50 vitesh debatohet se cili ishte në të vërtetë shkaku i vdekjes… Në vitet 70, ekspertët pohuan se fajin e kishte pilula që kishte marrë për dhimbje koke. Kjo do të thotë, ajo vdekja i la vendin edemës cerebrale të shkaktuar nga një reagim ndaj pilulës. Vite më vonë, ekzistonte një teori se në trupin e Bruce Lee u gjet edhe kanabis, i cili mund të kishte një efekt fatal tek ai, por kjo u mohua më vonë nga shkencëtari i mjekësisë ligjore Donald Teare, i cili punoi në rastin e Lee.

    Qarkulluan lloj-lloj teorish, disa e shpallën të varur që merrte pjesë në orgji me të dashuruarit e tij, dhe vdiq për shkak të viagrës, të tjerë e lidhnin me LDS, heroinë, kokainë… Thjesht fansat e tij nuk mund ta pranonin që dikush kaq i ri dhe aq në shëndet të mirë, mund të vdesë kaq papritur.

    Disa vjet më parë, një tjetër teori u shfaq në biografinë Bruce Lee: A Life nga Mathew A. Polly.

    Në atë biografi të vitit 2018, ai pohoi se ka mundësi që për vdekjen të mos kenë faj fare as pilulat dhe as barnat e ndryshme, por diçka tjetër. Ënjtja e trurit, pretendon ai, mund të kishte shkaktuar valën e të nxehtit sepse Lee i hoqi gjëndrat e djersës në sqetull një vit para vdekjes së tij. Por në vitin 2022, edhe 49 vjet pas vdekjes së legjendës së arteve marciale, u shfaq një teori e re.

    Një studim i quajtur “Kush e vrau Bruce Lee” u krye nga disa neurologë spanjollë të cilët vunë në dyshim shkakun e vdekjes. Në punimin e tyre, ata pohojnë se është e mundur që Lee në fakt vuante nga një lloj specifik i sëmundjes së veshkave, pra se shkaku i vdekjes ishte “paaftësia e veshkave për të nxjerrë ujin e tepërt”. Në përfundimin e tyre, ata thonë se kjo “mund të kishte çuar në edemë dhe vdekje brenda pak orësh nëse ai gëlltiste më shumë ujë sesa trupi i tij mund të kishte nxjerrë përmes urinës”.

    I varrosur në Seattle:

    Lamtumira me legjendën e arteve marciale ishte në Hong Kong, por trupi i tij u varros në Seattle. Kështu ka vendosur bashkëshortja e tij, e cila ka thënë për mediat: “Unë personalisht nuk mbaj asnjë përgjegjësi për vdekjen e tij. E vetmja gjë e rëndësishme është që ai iku dhe nuk do të kthehet më”.

    Pak vite më vonë, pranë tij u varros edhe trupi i djalit të tij. Edhe Brandon vdiq i ri, ai ishte vetëm 28 vjeç. Ai është xhiruar në xhirimet e filmit Vrana në vitin 1993, pas së cilës ka vdekur.

  • Kosova me “vend të posaçëm”: Angazhimi i Bidenit ndër vite

    Kosova me “vend të posaçëm”: Angazhimi i Bidenit ndër vite

    Në familjen e tij, Kosova do të ketë “vend të posaçëm”.

    Joe Biden e tha këtë në shkurt të vitit 2021, kur i dërgoi një letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i uruar Ditën e Pavarësisë.

    “Kosova vazhdon të ketë një vend të posaçëm për familjen Biden, për nder të kohës që djali ynë i ndjerë, Beau Biden, kaloi duke punuar për të siguruar paqe, drejtësi dhe sundim të ligjit për të gjithë popullin e Kosovës”, shkroi Biden në atë letër.

    Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara u tërhoq më 21 korrik nga gara presidenciale e këtij viti.

    Trysnia mbi të për t’u zmbrapsur nisi në fund të qershorit, pas debatit të parë presidencial me kundërkandidatin republikan, Donald Trump, në të cilin Biden pranoi se nuk kishte pasur performancë të mirë.

    Biden, 81 vjeç, ishte në politikë për më shumë se pesëdhjetë vjet.

    Mbi tri dekada senator nga shteti Dellauer, dy mandate zëvendës i presidentit Barack Obama dhe një mandat president.

    Kur mori postin më të lartë politik të SHBA-së më 20 janar të vitit 2021, Osmani tha se “në krye të SHBA-së, prej sot, është miku i Kosovës”.

    Mbështetja e Bidenit për Kosovën nisi herët, qysh si senator.

    Ishte tetori i vitit 1998, kur ai së bashku me senatorë të tjerë shprehë mbështetje për veprimet ushtarake të NATO-s kundër Serbisë, për të ndalur dhunën në Kosovë.

    NATO-ja nisi fushatën e bombardimeve më 24 mars të vitit 1999.

    Vetëm dy ditë përpara se të nisnin sulmet e para, Kongresi amerikan ishte ende i ndarë për vendimin.

    Senatorja e atëhershme republikane, Kay Bailey Hutchison, tha se administrata e presidentit Bill Clinton “nuk ka plan se çfarë do të bëjë pas bombardimeve”.

    Në atë seancë, Biden tha se sulmet ajrore “janë në interes të sigurisë së SHBA-së”.

    Ai tha se lufta po kërcënonte besueshmërinë e NATO-s, ndërsa “vala masive e refugjatëve do t’i destabilizonte demokracitë e brishta në Maqedoni dhe Shqipëri”.

    “Interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara kërcënohen drejtpërdrejt nga veprimet e vazhdueshme agresive të Qeverisë jugosllave në Kosovë”, tha Biden më 22 mars, 1999.

    Në një deklaratë të transmetuar nga Zëri i Amerikës, Biden tha se puna e tij për t’u dhënë fund luftërave jugosllave ishte një nga “momentet më krenare” të karrierës së tij të gjatë politike.

    Në një shkrim autorial për gazetën Washinton Times në vitin 2004, senatori i atëhershëm, Biden, tha se “asnjë vëzhgues serioz nuk beson se Kosova – ndonjëherë në të ardhmen – do të udhëhiqet nga Beogradi” dhe shtoi se “zgjidhja e statusit të Kosovës nuk bën të zhargitet për kohë të gjatë”.

    Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Biden ishte ndër të parët në SHBA që e përshëndeti atë dhe i ftoi edhe kolegët e tij që të shprehnin “mbështetjen e Senatit” për të.

    Në një fjalim në mars të vitit 2008, Biden, si kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, tha se “çdo përpjekje nga Beogradi për të nxitur kaos në veriun e Kosovës apo në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, duhet të trajtohet me shpejtësi dhe vendosmëri nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja”.

    Në vitin 2009, vetëm pas katër muajsh në postin e nënpresidentit amerikan, Biden vizitoi Kosovën.

    “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Biden më 21 maj, 2009, në Prishtinë.

    Pak muaj pasi Kosova arriti marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në vitin 2013, nënpresidenti i atëhershëm, Biden, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Në atë rast, Biden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të asaj marrëveshjeje.

    Si nënpresident, Biden qëndroi në Kosovë edhe në vitin 2016, kur mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden.

    Beau Biden – i cili shërbeu në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999, për të ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas – vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015.

    Në shkurt të vitit 2021, pas një muaji në detyrën e presidentit, Biden i shkroi letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke i thënë se SHBA-ja është e gatshme të punojë me Qeverinë e re të Kosovës, e cila kishte dalë nga zgjedhjet e atij muaji.

    Më pak se dy muaj më vonë, Biden i shkroi edhe një letër Osmanit, për ta uruar për zgjedhjen në pozitën e presidentes dhe për të theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë kërkon “kompromise të vështira”.

    Po atë vit, në korrik, Biden pranoi Medalje Presidenciale nga Kosova për djalin e ndjerë.

    Duke e falënderuar presidenten Osmani përmes një video-mesazhi, Biden tha se djali i tij e ka dashur Kosovën dhe shtoi se SHBA-ja do të mbetet “partnere e palëkundur” e saj.

    Gjatë presidencës së tij, Biden inkurajoi disa herë Kosovën, por edhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

    Por, gjatë kësaj periudhe, zyrtarë të lartë amerikanë edhe e kritikuan Kosovën për, siç thanë, disa veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara, të cilat, sipas tyre, vunë në dyshim partneritetin me SHBA-në.

    E Biden, gjatë vizitës së fundit në Kosovë në vitin 2016 – atëkohë si nënpresident – e porositi atë: “Suksesi juaj është jashtëzakonisht shumë në interes të vendit tim. Nëse ju keni sukses, rajoni do të ketë sukses”./Radio Evropa e Lirë/

  • Obama falenderon Biden, por nuk shpreh mbështetje për Kamala Harris si kandidate ndaj Trump

    Obama falenderon Biden, por nuk shpreh mbështetje për Kamala Harris si kandidate ndaj Trump

    Ish presidenti Barac Obama ka reaguar lidhur me tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale për një mandat të dytë. Obama vlerëson Biden si një nga presidentët më të rëndësishëm të SHBA-së.

    Obama vlerëson gjithashtu Biden si një president që largoi Amerikën nga kaosi ku e futi vendin Trump dhe administrata.

    Por në dedikimin e tij Obama nuk shpreh dhe nuk përmend kandidaten e mundshme Kamala Harris, e cila momentalisht është zv.presidente e SHBA-së.

    Reagimi i plotë i Barack Obamas:

    Joe Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik dhe partner i dashur për mua. Sot, gjithashtu na është kujtuar – përsëri – se ai është një patriot i rendit më të lartë.

    Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kur fillova kërkimin tim për një zëvendëspresident, dija për karrierën e jashtëzakonshme të Joe në shërbimin publik. Por ajo që arrita të admiroja edhe më shumë ishte karakteri i tij – ndjeshmëria e tij e thellë dhe elasticiteti i fituar me mund; mirësjellja dhe besimi i tij themelor se të gjithë kanë rëndësi.

    Që nga marrja e detyrës, Presidenti Biden e ka shfaqur atë karakter vazhdimisht. Ai ndihmoi në përfundimin e pandemisë, krijoi miliona vende pune, uli koston e barnave me recetë, miratoi legjislacionin e parë të madh të sigurisë së armëve në 30 vjet, bëri investimin më të madh për të adresuar ndryshimet klimatike në histori dhe luftoi për të siguruar të drejtat e punës njerëzit të organizohen për paga dhe përfitime të drejta. Ndërkombëtarisht, ai rivendosi pozitën e Amerikës në botë, rivitalizoi NATO-n dhe mobilizoi botën që të ngrihej kundër agresionit rus në Ukrainë.

    Më shumë se kaq, Presidenti Biden na tregoi larg katër viteve të kaosit, gënjeshtrës dhe ndarjes që kishte karakterizuar administratën e Donald Trump. Nëpërmjet politikave të tij dhe shembullit të tij, Joe na ka kujtuar se kush jemi në më të mirën tonë – një vend i përkushtuar ndaj vlerave të modës së vjetër si besimi dhe ndershmëria, mirësia dhe puna e palodhur; një vend që beson në demokraci, sundim të ligjit dhe llogaridhënie; një vend që këmbëngul që të gjithë, pavarësisht se kush janë, të kenë një zë dhe meritojnë një shans për një jetë më të mirë.

    Ky rekord i jashtëzakonshëm i dha Presidentit Biden çdo të drejtë për të kandiduar për rizgjedhje dhe për të përfunduar punën që filloi. Joe e kupton më mirë se kushdo aksionet në këto zgjedhje – se si gjithçka për të cilën ai ka luftuar gjatë gjithë jetës së tij dhe gjithçka për të cilën përfaqëson Partia Demokratike, do të rrezikohet nëse e lejojmë Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe u japim republikanëve kontrollin e Kongresit.

    Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar. Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën Demokratike në gusht. Dhe unë pres që secili prej nesh të jetë i përgatitur për të përcjellë atë mesazh shprese dhe përparimi përpara në nëntor dhe më tej.

    Tani për tani, Michelle dhe unë thjesht duam t’i shprehim dashurinë dhe mirënjohjen tonë Joe dhe Jill që na udhëhoqën me aq aftësi dhe guxim gjatë këtyre kohërave të rrezikshme – dhe për angazhimin e tyre ndaj idealeve të lirisë dhe barazisë mbi të cilat u themelua ky vend.

  • Trumpi thotë se më lehtë mposhtet Harrisi se Bideni

    Trumpi thotë se më lehtë mposhtet Harrisi se Bideni

    Kamala Harris do të jetë më e lehtë të mposhtet në garën për Shtëpinë e Bardhë sesa Joe Bideni, ka thënë Donald Trump.

    Në një telefonatë me CNN disa minuta pasi Bideni njoftoi largimin e tij nga gara e vitit 2024, Trumpi tha se nuk e dinte se me kë do të përballej, por sugjeroi se zëvendëspresidentja Harris nuk do t’i krijonte atij një problem më të madh se presidenti në detyrë.

    Në një intervistë të shkurtër telefonike me NBC News, Trumpi tha: “Nuk ka pasur kurrë një president që i ka bërë një dëm të tillë vendit tonë”.

    “Nga pavarësia energjetike te lejimi i miliona e miliona emigrantëve të paligjshëm. Ne do ta rregullojmë atë që ka bërë”, u shpreh tutje ai.

    Kur u pyet nëse ishte i befasuar me njoftimin, Trumpi tha: “Ai nuk duhet të kishte qenë kurrë atje në radhë të parë… duhet të kishte qëndruar në bodrumin e tij”.

  • Kamala Harris në garë për presidente, Biden: Është koha të mblidhemi dhe ta mundim Trumpin

    Kamala Harris në garë për presidente, Biden: Është koha të mblidhemi dhe ta mundim Trumpin

    Pasi u tërhoq nga gara presidenciale, Joe Biden thotë se Kamala Harris është e nominuara nga partia për këtë garë, raporton GazetaBlic.

    Ai përmes një postimi në “X” thotë se, kur e vendosi Kamala Harris si zv.presidentje, ishte vendimi më i mirë që kishtë marrë ndonjëherë.

    Duke i ofruar mbështetje dhe përkrahjen e tij të plotë, Biden ka bërë thirrje që të mblidhen demokratët dhe ta mposhtin Trumpin duke ia dhënë mundësinë

    Kamala Harris që të jetë Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bejme kete”, shkruan Biden.

  • Bideni tërhiqet nga kandidatura për President të SHBA-së

    Bideni tërhiqet nga kandidatura për President të SHBA-së

    Joe Biden ka njoftuar se është tërhequr nga gara presidenciale e zgjedhjeve 2024, në SHBA.

    Në një deklaratë të shpërndarë në X, presidenti tha se “është në interesin më të mirë të partisë sime” të largohem dhe “të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim”.

    Bideni është përballur me thirrje në rritje gjatë javëve të fundit për të hequr dorë nga shqetësimet për moshën, shëndetin dhe aftësinë e tij për të drejtuar vendin.

    Para njoftimit të tij, 37 demokratë të Capitol Hill i kishin bërë thirrje presidentit të largohej.

    Letra e plotë e Bidenit:

    “Shokët e mi amerikanë,

    Gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, ne kemi bërë përparim të madh si Komb.

    Sot, Amerika ka ekonominë më të fortë në botë. Ne kemi bërë investime historike në rindërtimin e Kombit tonë, në uljen e kostove të barnave me recetë për të moshuarit dhe në zgjerimin e kujdesit shëndetësor të përballueshëm për një numër rekord amerikanësh.

    Ne kemi ofruar kujdes të nevojshëm kritik për një milion veteranë të ekspozuar ndaj substancave toksike. Kaloi ligjin e parë të sigurisë së armëve në 30 vjet. Emëroi gruan e parë afrikano-amerikane në Gjykatën e Lartë. Dhe miratoi legjislacionin më të rëndësishëm të klimës në historinë e botës.

    Amerika nuk ka qenë kurrë më e pozicionuar për të udhëhequr sesa ne sot. E di që asnjë nga këto nuk mund të ishte bërë pa ju, populli amerikan. Së bashku, ne tejkaluam një pandemi një herë në shekull dhe krizën më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh. Ne kemi mbrojtur dhe ruajtur demokracinë tonë. Dhe ne kemi rigjallëruar dhe forcuar aleancat tona në mbarë botën.

    Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim.

    Do të flas me Kombin më vonë këtë javë në më shumë detaje rreth vendimit tim. Tani për tani, më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ata që kanë punuar kaq shumë për të më parë të rizgjedhur. Dua të falënderoj Zëvendës Presidenten Kamala Harris që është një partnere e jashtëzakonshme në gjithë këtë punë.

    Dhe më lejoni të shpreh vlerësimin tim të përzemërt për popullin amerikan për besimin dhe besimin që keni dhënë tek unë. Unë besoj sot atë që kam gjithmonë: se nuk ka asgjë që Amerika nuk mund të bëjë kur ne e bëjmë së bashku. Thjesht duhet të kujtojmë se jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

  • Kurti e quan sulm kriminal shpërthimin në Ujman: Institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij rasti

    Kurti e quan sulm kriminal shpërthimin në Ujman: Institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij rasti

    Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me hedhjen e granatës në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale te liqeni i Ujmanit.

    Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit.

    “Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjë është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka shkruar se rrugë tjetër nuk ka. Sipas tij, sundimi i ligjit dhe rendi publik, siguria dhe paqja, janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës.

    Ai ka thënë se personat që e bënë krimin sot në Liqenin e Ujmanit do të dalin para drejtësisë.

    “Patjetër që institucionet e sigurisë, marrë për bazë profesionalizmin bashkëkohor dhe vullnetin e palëkundur, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim”, ka pohuar Kurti.

    Nga sulmi i sotëm janë dëmtuar dy vetura njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane. Njësitë policore relevante janë në vend të ngjarjes dhe po hetojnë rastin.