ATV

Author: ATVLive

  • ​Nesër Kuvendi Zgjedhor i FBK-së

    ​Nesër Kuvendi Zgjedhor i FBK-së

    Të premten (nesër) do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Kuvendi mbahet nga ora 17:30 në Hotel “Emerald” – Prishtinë me këtë rend të ditës:

    Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj federata është Arben Fetahu i cili synon të marr edhe një tjetër mandat në krye të shtëpisë më të madhe të basketbollit në Kosovë.

  • ​Kurti: Sektori privat i rëndësishëm për punësim dhe rritjes ekonomike

    ​Kurti: Sektori privat i rëndësishëm për punësim dhe rritjes ekonomike

    Nga shtatë mijë e 500 aplikues për grante për biznese, 901 aplikues kanë përfituar nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024, me vlerë prej shtatë milionë euro.

    Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga PZHRB 2024, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat, i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike të vendit tonë.

    Albin Kurti ka shtuar se ky program ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së bizneseve të reja e prodhuese.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes ekonomike në vendit tonë..7:22 Vitin e kaluar për zbatimin e masës 2.2 të pakos së ringjalljes ekonomike, përkatësisht mbështetjes së bizneseve për qasje në financa, kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset mikro të vogla dhe të mesme…8:36 Nga viti 2021, e deri në vitin aktual 2024, janë përkrahur 901 projekte me vlerën rreth 7 milionë euro. Ndërmarrja e iniciativës së programit për zhvillim rajonal të balancuar, ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, e rritjes së bizneseve të reja e prodhuese”, ka thënë Kurti.

    Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka shtuar se me këtë program, kjo ministri po investon në të ardhmen e Kosovës, duke siguruar se asnjë rajon të mos mbetet mbrapa.

    “Ky është një moment që reflekton angazhimin tonë të palëkundur, për të forcuar dhe mbështetur çdo rajon të Republikës së Kosovës, duke bërë çdo cep të vendit tonë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar… Me këtë program, ne po investojmë në të ardhmen e Kosovës duke siguruar se asnjë rajon dhe më gjerë të mos mbetet mbrapa dhe që mundësitë të jenë barabartë për te gjithë…4:03 Gjatë periudhës 2021-2024 programi për zhvillim rajonal të balancuar ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me gjithsej 7 mijë e 500 aplikime dhe me 7 milionë euro vlerë”, ka shtuar Damka. /KP

  • Rreth 2500 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

    Rreth 2500 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

    Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 2 mijë e 413 gjoba trafiku.

    Kështu bëhet e ditur nga raporti i policisë.

    Ndërkaq, në po të njëjtën vazhdë kohore, u regjistruan 21 aksidente me të lënduar, ndërsa 42 të tjerë me dëme materiale.

    19 persona janë arrestuar, e 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

    Po ashtu, dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

  • Prishtinë, arrestohen dy persona pasi sulmuan një ekip mjekësor gjatë kryerjes së detyrës

    Prishtinë, arrestohen dy persona pasi sulmuan një ekip mjekësor gjatë kryerjes së detyrës

    Janë arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar dhe kanosur një ekip mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se të njëjtit kishin rezistuar edhe gjatë arrestimit.

    Derisa nga ky sulm, një zyrtare e ekipit mjekësor, ka pranuar tretman mjekësor.

    “Rr. Bedri Gjini, Prishtinë / 28.08.2024 – 22:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

  • Kuleba do të lobojë për heqjen e kufizimeve për sulmet me rreze të gjatë ndaj objektivave në Rusi

    Kuleba do të lobojë për heqjen e kufizimeve për sulmet me rreze të gjatë ndaj objektivave në Rusi

    Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dëshiron të marrë mbështetje për heqjen e kufizimeve ndaj sulmeve me rreze të gjatë ndaj objektivave ushtarake në Rusi në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së.

    Këtë ai e ka thënë në një intervistë për Politico, përcjell Ukrinform.

    “Unë dua që ata të kthehen në kryeqytetet e tyre … për të marrë mbështetje për të hequr përfundimisht kufizimet mbi sulmet me rreze të gjatë në të gjitha objektivat legjitime ushtarake në Rusi”, tha Kuleba.

    Ministri i Jashtëm theksoi se bindja e aleatëve për të lejuar përdorimin e armëve nga Perëndimi kundër objektivave thellë në Rusi është prioriteti kryesor i Kievit.

    “Sigurisht, ky vendim i takon kryesisht Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, por edhe Franca është palë dhe pjesë e BE-së”, shtoi ai.

    Kuleba vuri në dukje se ai do të përdorte takimin në Bruksel për të lobuar në Evropë dhe për të bindur Uashingtonin të ndryshojë pozicionin e tij: “Bashkimi Evropian është një shtyllë thelbësisht e rëndësishme në koalicionin në mbështetje të Ukrainës dhe mund dhe duhet të luajë një rol për të bindur Shtetet e Bashkuara që të ndodhë ky vendim.”

    Kreu i diplomacisë ukrainase pranoi se presidenti francez Emmanuel Macron kishte deklaruar më parë se Ukraina duhet të lejohej të godiste bazat ushtarake thellë në Rusi dhe nuk vuri në dyshim synimet e tij, por ” fakti është se Ukraina ende nuk mund të qëllojë”.

    Kuleba tha se do t’u kërkojë gjithashtu ministrave të lejojnë përdorimin e aftësive të mbrojtjes ajrore në vendet e BE-së, veçanërisht në Poloni, për të mbrojtur një pjesë të hapësirës ajrore të Ukrainës.

    Siç raportoi më herët Ukrinform, ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba do të enjten për një vizitë pune në Belgjikë, ku do të marrë pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së.

  • Macron: Mbetem i angazhuar për marrëveshjen e Ohrit dhe asociacionin

    Macron: Mbetem i angazhuar për marrëveshjen e Ohrit dhe asociacionin

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se personalisht do të mbetet i angazhuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e para së gjithash në krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

    “Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donim të ndihmonim rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë”, ka thënë ai për gazetën serbe “Politika”, transmeton KosovaPress.

    Ai, ka thënë se rruga që propozuan drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe.

    “Kjo rrugë është e trasuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje. Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe, duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ata, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen. Personalisht do të mbetem e angazhuar, pasi jam i sigurt se BE-ja në tërësi do të mbetet në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe, para së gjithash, në krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shtuar Macron.

    Kreu i shtetit francez do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi sot dhe nesër.

  • Dy ministra të Qeverisë së Kosovës shihen te Ura e Ibrit, nuk flasin për hapje

    Dy ministra të Qeverisë së Kosovës shihen te Ura e Ibrit, nuk flasin për hapje

    Pas hapjes së postës në veri, dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Elbert Krasniqi dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli janë parë duke kaluar tek Ura e Ibrit. Të dy ministrat nuk janë deklaruar për KosovaPress.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka thënë se hapja e Urës mbi lumin Ibër është liri e lëvizjes dhe liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë e po ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Derisa institucionet e Kosovës po kërkojnë që e njëjta të hapet, bashkësia ndërkombëtare po thotë se hapja e Urës së Ibrit duhet të jetë pjesë e dialogut.
    Kurti ka treguar se në këtë javë e po ashtu edhe në javën e ardhshme do të kenë vizita nga delegacioni i NATOS-, delegacioni danez e po ashtu edhe ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s.

    Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

  • Gjyqtari Hasan Kryeziu caktohet nënkryetar i Gjykatës Komerciale

    Gjyqtari Hasan Kryeziu caktohet nënkryetar i Gjykatës Komerciale

    Me propozim të kryetarit të Gjykatës Komerciale të Kosovës, Mahir Tutuli, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar gjyqtarin Hasan Kryeziu nënkryetar të Gjykatës Komerciale.

    Gjyqtari Hasan Kryeziu është caktuar nënkryetar i Gjykatës Komerciale, me mandat të njëjtë sikurse mandati i Kryetarit të Gjykatës Komerciale.

    “Në rolin e nënkryetarit, z. Kryeziu do të mbështesë kryetarin e gjykatës në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, duke promovuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe etikës gjyqësore”, thotë gjykata.

    Në vijim gjeni biografinë e gjyqtarit Kryeziu, sipas njoftimit të kësaj gjykate.

    Hasan Kryeziu është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Ekonomike në Gjykatën Komerciale. Gjyqtari Kryeziu ka diplomuar në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës në vitin 2014. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Themelore në Prishtinë deri në vitin 2015, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016. Nga viti 2016 deri në vitin 2018, ka punuar Zyrtar Ligjor në Gjykatën Themelore në Prishtinë përmes programit të USAID-it – Checchi Consulting and Co. Nga gushti i vitit 2018 ka ushtruar pozitën e bashkëpunëtorit profesional në një avokaturë në Prishtinë, për të kaluar më pas si jurist për përfaqësime në KEDS sh.a. Hasan Kryeziu më 18.01.2021 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega në Malishevë, ndërsa më 23.06.2022 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komerciale të Kosovës.

  • Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur falë mbështetjes qeveritare

    Kurti: Punësimi në Kosovë është rritur falë mbështetjes qeveritare

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se punësimi në Kosovë është rritur për 45 për qind dhe se kjo i ka ndihmuar mbështetja qeveritare, raporton Ekonomia Online.

    Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar, shefi i ekzekutivit ka thënë se mbështetja e bizneseve ka qenë e vazhdueshme dhe e lartë.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të mbështet sektorin privat i cili është faktor i përkushtimit dhe zhvillimi e bizneseve në vend. Buxheti shtetëror është rritur për 35 për qind më i lartë, pa dyshim që ky ka ndikuar në rritjen e fitimit dhe zgjerimit të aktivitetit të zhvillimit rajonal. Në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është më i lartë për 45 për qind e që kjo është përkthyer edhe me punësim, ku në Kosovë është rritur punësimi. Kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset e vogla për t’i përkrahur nga sfidat lokale”, u shpreh Kurti.

    Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se kanë arritur t’i mbështesin bizneset me makineri të reja të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese. Ai ka thënë se që nga hapja e thirrjes, kanë qenë mbi shtatë mijë aplikime, ndërsa vlera e projektit është 6 milionë e 875 mijë euro.

    “Në këtë ceremoni të rëndësishme ne po nënshkruajmë kontratat e përfituesve dhe ky është një moment që reflekton angazhimin tonë, duke bërë çdo cep të vendit tonë një vend më të mirë për të punuar dhe jetuar. Me këtë program ne po investojmë në të gjithë vendin. Kryeministri ka qenë gjithmonë mbështetës në udhëheqjen e tij dhe ne kemi arritur një rezultat konkret për të zhvilluar vendin”.

    “Ju përfitues jeni shembull që mund të arrini me përkushtim sepse ata përfaqësojnë potencialin e madh. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm të mbështetim bizneset. Kemi arritur të krijojmë e të mbështesim bizneset me makineri të reja, si dhe të rrisim kapacitetet e tyre dhe për të krijuar mundësi që të krijojnë bizneset e tyre. MZHR gjatë kësaj periudhe kanë pranuar 7 mijë e 564 aplikime nga aplikantët potencial në vlerë prej 6 milionë e 875 mijë euro”, ka thënë Damka.

  • KQZ-ja mblidhet sot, shqyrton listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës

    KQZ-ja mblidhet sot, shqyrton listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës

    Komisioni Qendror Zgjedhor do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

    Në këtë mbledhje që do të mbahet në ora 11:30, do të diskutohet për miratimin e listës së qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votueseve.

    Kujtojmë se KQZ ka filluar me përgatitjet pas caktimit të datës së zgjedhjeve të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Rendi i ditës:

    Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

    Raport i Këshillave të KQZ
    2.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

    – Shqyrtimi dhe miratimi i listës së qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve;

    Të ndryshme