ATV

Author: ATVLive

  • 25 vjet pritje e ankth, Ali Havolli rrëfen mes lotëve për vëllain e zhdukur

    25 vjet pritje e ankth, Ali Havolli rrëfen mes lotëve për vëllain e zhdukur

    “Tërë ditën u vonua dhe nuk erdh”, rrëfen Aliu për vëllain e tij të cilin e pret që nga 28 marsi i vitit 1999. Vuajtjet që ka përjetuar këto 25 vjet, ai thotë se nuk ja uron as armikut. Me sy të përlotur rrëfen për vëllain 29 vjeçar, Skender Havollin, të cilin për herë të fundit e pa Ditën e Bajramit. Aliu rrëfen se për të nuk ka pasur më festa e as gëzime, megjithatë thekson se shpresat nuk i ka humbur. Në rrëfimin për KosovaPress, burri rreth të shtatëdhjetave flet i zhgënjyer me punën që kanë bërë autoritetet vendore në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thotë se po insistojnë që Serbia të jap informacione, megjithatë kryetari Andin Hoti thotë se dyshon që Bashkimi Evropian e ka seriozisht çështjen e personave të zhdukur.

    Ali Havolli nga Fushë Kosova çdo ditë pret ndonjë informacion për vëllain e tij, i cili u morr nga tre serbë të maskuar.

    “Ka qenë 28 mars, dita e Bajramit apo nata e Bajramit nuk më kujtohet, këtu shtëpia nuk ka pas krejt thatë ka qenë. Kanë filluar banorët e Fushë Kosovës me ik me u tërheq komplet, në ditën e tretë që ka rënë NATO-ja, vëllai tha po dal po shikoj qysh është situata a me ik, a me ndejt ende. Ka dalë te hekurudha, kur ka shkuar te hekurudha aty e kanë marrë tre serbë të maskuar. Një fqinj e ka shtëpinë më poshtë i ka parë që tre persona e kanë marrë të maskuar, por ai u frikua vet edhe nuk është interesuar, e ka shpëtuar vetën e ka ik. E pas luftës e kemi marrë vesh që te hekurudha tre persona të maskuar e kanë marrë. Pas luftës jemi kthyer menjëherë, kemi qenë refugjatë në Maqedoni”, rrëfen Havolli mes-lotësh për KosovaPress.

    Për 25 vjet ai nuk rreshti së kërkuari vëllain e tij, të cilin e quante “Kendi”. Pas luftës ka informuar Kryqin e Kuq Ndërkombëtar e ka dhënë monstrat, por ende është në pritje.

    “Tërë ditën u vonua dhe nuk erdh e ditëm që diçka e gjet, thash hajt mos po vjen, se ne ikëm shkuam në Dardhishtë, krejt banorët u larguam…06:25…Nuk kam dëshirë në këtë botë me i pas këto vuajtje. Unë as nuk e di kur është festa, festat bëhen unë iki. Diku çmallna, familja sytë mi hetojnë. Në lëkurë temën, tonën në përgjithësi çka kemi të zhdukur, hasmin inshAllah nuk e shoh kurrë. Se di… Po presim, presim, shpresat nuk bën me i humb”, shprehet Havolli mes lotëve.

    Me zhgënjim flet edhe për punën e institucioneve vendore, derisa në duar mban fotografinë e Skenderit, si të vetmen shenjë nga ai.

    “Një pllakë përkujtimore në Fushë Kosovë nuk e kemi, një pllakë bre një emër, një emër të tyre (të pagjeturve) nuk e kemi. Mund ta bëjë edhe vet, qe ku është trualli në fillim, i tij është (vëllait), mund ta bëjë një përmendore sikur Albin Kurti që e ka bërë në Podujevë, por nuk ja vlen vet duhet shteti. Nuk ki asgjë, veç qit fotografi e kom. Qit fotografi e kom, nganjëherë e fshehi mos ta shohin këta tjerët. Gjema diçka që qeveria ka bërë për personat e zhdukur?”, thekson ai mes tjerash.

    Për mbi 1600 të zhdukurit, Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të Personave të Pagjetur, thotë se Serbia i dinë vendndodhjet e tyre.

    “Qeveritë e mëparshme por edhe tek kjo kanë bërë ngapak punë por nuk e kanë bërë të duhurën, nuk është bërë sa është dashur. Sensibilizimi i çështjes së personave të zhdukur ka mbetur nën hije pikërisht nga qeveria jonë, nga qeveritë tona në përgjithësi. Sensibilizim nuk ka bërë, nuk ka bërë ekspozita, nuk ka mbajtur konferenca ndërkombëtare të cilat duhet të sensibilizohen. Sepse ne e kemi një armik që nga gjenocidi ka kaluar deri në kanibalizëm. Çdo gjë Serbia e ka të shënuar në mënyrë të mirë dhe të rregullt dhe për atë kërkohen që të hapen arkivat. Në momentin që hapen arkivat, atëherë çdo gjë del në shesh”, shprehet Grajqevci.

    Për tërë këto vite pritje, Grajqevci shton se familjarët po përjetojnë ankth e traumë.

    “Kjo pritje kaq e gjatë që 25 vite shkakton ankth, stres, traumë. Vetëm brenda 24 orëve nëse një fëmijë apo një familjar nuk lajmërohet apo është i zhdukur duhet të lajmërohet apo ta kuptoj se çfarë traume është për 24 orë, jo për 24 vite. Kjo për familjarët është çështja më e rëndë që mund të ekzistojë ndonjëherë”, shton ai.

    Më shumë se një vit janë bërë prej miratimit të deklaratës për personat e pagjetur, por kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti deklaron se nuk është ndërmarrë asnjë hap i vetëm.

    “Ka më shumë se një vit që është miratuar deklarata për persona të zhdukur dhe është miratuar prej dy shteteve, diqysh janë zotuar të dy palët për të zbatuar dhe asnjë hap i vetëm nuk është bërë dhe këtë ja kam thënë edhe zotëri Lajçak në takimin e fundit që e kemi pasur me të. Por përveç kësaj kam kërkuar që të themelohet një komision i përbashkët që është në kuadër të deklaratës dhe që ajo e monitoron pastaj zbatimin e deklaratës, por as këtë nuk e ka bërë. Dhe meqë as këtë nuk e ka bërë po dyshoj nëse e ka kaq shumë seriozisht Bashkimi Evropian çështjen e personave të zhdukur. Mendoj që ka qenë çështje ditësh së paku të themelohet komisioni i përbashkët, jo çështje një vit e gjysmë sa ka kaluar tani”, thekson Hoti për KosovaPress.

    Mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. /kp

  • Dyshohet se një fëmijë rreth 2 vjeçe humb jetën tragjikisht, u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

    Dyshohet se një fëmijë rreth 2 vjeçe humb jetën tragjikisht, u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Penuh të Podujevë.

    Sipas Sinjalit, një fëmijë rreth 2 vjeçe humbi jetën tragjikisht në shtëpi.

    Siç raporton sinjali, sipas informacioneve që posedojnë organet e rendit, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje.

    Dyshohet se fëmija ishte në gjumë dhe në momentin që djepi është rrotulluar, dyshohet se është ngufatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur.

    Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.

  • Pritje deri në një orë në Merdar për të dalë nga Kosova

    Pritje deri në një orë në Merdar për të dalë nga Kosova

    Fluks jo shumë i madh i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe atë në Merdarë.

    Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë mëngjesin e sotëm janë deri mbi një orë. Pritje pak më të vogla, deri në gjysmë ore ka te Dheu i Bardhë.

    Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

  • ​Hapet dega e Postës së Kosovës në veri

    ​Hapet dega e Postës së Kosovës në veri

    Posta e Kosovës sot ka hapur degën e saj në Mitrovicë të Veriut.

    Dega e Postës është hapur në sheshin “Car Lazar”.

    Në vendin e ngjarjes kishte edhe Policë të Kosovës.

    Ndërkohë, Ttë pranishëm në hapjen e kësaj dege ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

  • ​Drita përball misioni të vështirë në “Fadil Vokrri”

    ​Drita përball misioni të vështirë në “Fadil Vokrri”

    Skuadra e vetme shqiptare që po e vazhdon rrugëtimin e saj në garat evropiane, Drita, do të jetë sonte përball një misioni jashtëzakonisht të vështirë.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita sonte me fillim nga ora 20:00 e pret Legia Varshavën me objektivin e madh për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, raporton KP.

    Skuadra polake triumfoi në shtëpinë e saj me rezultat 2-0, andaj “Intelektualët” duhet të shkëlqejnë për ta përmbysur atë dhe për ta siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

  • Ndihmës-sekretari i NATO-s sot në Kosovë, diskutohet për hapjen e Urës mbi lumin Ibër

    Ndihmës-sekretari i NATO-s sot në Kosovë, diskutohet për hapjen e Urës mbi lumin Ibër

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën bëri të ditur se të enjten për vizitë në Kosovë do të jetë ndihmës-sekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus.

    I pari i Qeverisë Albin Kurti, e tha këtë në mbledhjen e Qeverisë.

    Kurti, tha se temë diskutimi do të jetë edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit.

    “Të enjten për vizitë vjen Thomas Goffus, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s…dërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s. Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull”, tha kryeministri Kurti të mërkurën.

  • ​Emisari gjerman vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë

    ​Emisari gjerman vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë

    Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Prishtinë.

    Ambasada Gjermane në Kosovë njofton se emisari nga Gjermania, Sarrazin do të ketë takime zyrtare, ndonëse nuk ka sqarime se me kë do të takohet.

    “Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane të publikuar të mërkurën.

    Më tej thuhet se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

  • ​Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

    ​Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

    Sot Hani i Elezit shënon 29 Gushtin – Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune.

    Në këtë ditë kujtohen me respektin më të lartë ata që dhanë jetën e tyre për më shtrenjtën liri.

    25 vjet më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 Gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të kësaj komune.

    Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hani i Elezit dha edhe 7 dëshmorë të tjerë në fronte të tjera të luftërave çlirimtare dhe dhjetëra të tjerë gjeten vdekjen si pasojë e dhunës serbe dhe asaj maqedonase mbi shqiptarët e kësaj ane.

    Sakrifica e tetë dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u nderua nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili me vendimin e tij dekoroi me urdhrin Hero i Popullit të Kosovës të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare.

  • ​Dita Botërore kundër testeve bërthamore

    ​Dita Botërore kundër testeve bërthamore

    29 gushti do të shënojë Ditën Ndërkombëtare kundër Testeve Bërthamore – një ditë që bën thirrje për një ndërprerje globale të testimeve bërthamore.

    Kjo datë është zgjedhur pasi është 50-vjetori i testit të parë bërthamor të kryer nga Shtetet e Bashkuara.

    Gjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit, më shumë se 1000 teste bërthamore janë kryer në mbarë botën.

    Këto teste kanë pasur pasoja shkatërruese jo vetëm për ata që jetojnë pranë vendeve të testimit bërthamor, por edhe për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

    Testimi bërthamor është një aktivitet i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm që duhet të ndërpritet sa më shpejt të jetë e mundur.

    Dita Ndërkombëtare kundër Testeve Bërthamore është një kujtesë e rëndësishme e rreziqeve që sjell testimi bërthamor dhe pse duhet të ndalet.

    Në sesionin e 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 2 dhjetor 2009, miratimi unanim i rezolutës 64/35 e shpalli 29 gushtin si Ditën Ndërkombëtare Kundër Testeve Bërthamore.

    Thelbi i rezolutës ishte se “duhet bërë çdo përpjekje për t’i dhënë fund testeve bërthamore në mënyrë që të shmangen efektet shkatërruese dhe të dëmshme në jetën dhe shëndetin e njerëzve” dhe se “fundi i testeve bërthamore është një nga mjetet kryesore për arritjen e synimi i një bote pa armë bërthamore.”

    Nisja për këtë ditë u bë nga Republika e Kazakistanit, duke zgjedhur 29 gushtin si datën e respektimit për t’u lidhur me mbylljen e zonës së testit bërthamor të Semipalatinsk në të njëjtën datë në 1991.

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

    Sipas IHMK-se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.