ATV

Author: ATVLive

  • Haradinaj i drejtohet me video diasporës: Regjistrohuni për zgjedhje që ta bëjmë ndryshimin në Kosovë!

    Haradinaj i drejtohet me video diasporës: Regjistrohuni për zgjedhje që ta bëjmë ndryshimin në Kosovë!

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

    Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar bashkatdhetarët të votojnë “për sigurinë e përjetshme të Kosovës”.

    “Kosova i ka shpallur zgjedhjet”, tha Haradinaj. “Kosova me zgjedhjet mund të bëjë ndryshimin.”

    Haradinaj ka theksuar se AAK-ja po punon për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    “Unë, Aleanca, koalicioni ynë që kam nderin ta drejtoj, po punojmë që Kosova të jetë e sigurt përgjithmonë, të anëtarësohet në NATO,” shtoi ai.

    “Kemi nevojë për ju, regjistrohuni si votues, votoni dhe bëni të mundur ndryshimin dhe sigurinë e përjetshme të Kosovës”.

  • Përfundon trajnimi i karabinierëve te ura e Ibrit, reduktohet prania e tyre

    Përfundon trajnimi i karabinierëve te ura e Ibrit, reduktohet prania e tyre

    Pjesëtarë të KFOR-it që po qëndrojnë mbi urën e Ibrit kanë konfirmuar për Dukagjinin se trajnimi ka mbaruar, gjë për të cilën në mëngjes ishin parë më shumë trupa e automjete të karabinierëve në këtë pjesë.

    Tani te ura e Ibrit po qëndrojnë si zakonisht forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë si dhe Policia e Kosovës.

  • 11 biznese deponojnë para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

    11 biznese deponojnë para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

    11 biznese janë raportuar të kenë deponuar para të falsifikuara në një nga bankat e Prishtinës.

    “Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke, ka raportuar se nga 11 biznese kanë pranuar një shumë parash- monedha të ndryshme të dyshuara për falsifikim”, njofton Policia.

    Policia nuk ka dhënë detaje më shumë për rastin, por ka thënë se vazhdohen hetimet.

  • Murati publikon të dhëna për rritjen e shumës së pagave në sektorin publik dhe privat

    Murati publikon të dhëna për rritjen e shumës së pagave në sektorin publik dhe privat

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se është rritur shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë në sektorin publik dhe atë privat.

    “Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku” shkroi Murati.

    Ai tha se rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur më 2023.

    “Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjetër e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese” shtoi ministri.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    A e keni ditur se sa është shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë sektorin publik dhe atë privat?

    Nëse e shohim paraqitur nëpër vite në grafikonin më poshtë, vërehet se:

    Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku.

    Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjeter e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese.

  • ​Kjo është arsyeja pse KFOR-i shtoi trupat mbi Urën e Ibrit

    ​Kjo është arsyeja pse KFOR-i shtoi trupat mbi Urën e Ibrit

    Trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë të shtunën në mëngjes mbi Urën e lumit Ibër.

    Arsyeja e vendosjes së tyre ka të bëjë më një trajnim që karabinierët italianë janë duke e mbajtur.

    “Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit. Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar. Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, ka thënë për Kosovapress një burim brenda KFOR-it italian.

  • KQZ u jep 122 ditë afat qytetarëve për kundërshtimin e pasaktësive të listës së votuesve

    KQZ u jep 122 ditë afat qytetarëve për kundërshtimin e pasaktësive të listës së votuesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Gjatë periudhës 122 ditore (29 gusht – 28 dhjetor 2024) për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

    Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka thënë KQZ.

    Lista Preliminare e Votuesve është publikuar në platformën elektronike të vendosur në
    ueb faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org ose në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org

    Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të indentifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.

    Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë 0800 55 555.

  • Bahtiri u reagon karabinierëve, thotë se qytetarët e jugut dhe veriut duan të jetojnë “pa kufij të padukshëm”

    Bahtiri u reagon karabinierëve, thotë se qytetarët e jugut dhe veriut duan të jetojnë “pa kufij të padukshëm”

    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka lutur karabinierët italianë që të mos “provokojnë situatën” dhe tha se qytetarët e jugut të Mitrovicës dhe ata të veriut duan të jetojnë në harmoni e pa kufij.

    “Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi. I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situatën. Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët. Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm!”, ka shkruar Bahtiri.

    Dje policia mbylli pesë objekte të komunave ilegale në komunat veriore të vendit. Kjo lëvizje u kritikua nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sot KFOR shtoi prezencën në Urën e Ibrit, duke vendosur ushtarë.

  • Policia publikon pamjet nga operacioni i mbylljes së komunave ilegale

    Policia publikon pamjet nga operacioni i mbylljes së komunave ilegale

    Policia e Kosovës ka publikuar pamje të operacionit policor të realizuar në veri të Kosovës

    “Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, shkruan policia krahas pamjeve.

    Aksioni i djeshëm policor që përfundoi me mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në komunat veriore shkaktoi reagime të ashpra nga SHBA, BE e Mbretëria e Bashkuar.

    Ndërkaq, sot KFOR u pa me një prezencë të shtuar te Ura e Ibrit.

  • Osmani zhvillon takimin e parë bilateral me presidentin e Çekisë

    Osmani zhvillon takimin e parë bilateral me presidentin e Çekisë

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, është realizuar takimi i parë bilateral në nivel presidentësh.

    Ajo ka thënë se në takimin e sotëm me Presidentin çek Petr Pavel janë fokusua në angazhimin e përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve.

  • Pas aksionit policor në veri, KFOR-i rrit numrin e ushtarëve mbi Urën e Ibrit

    Pas aksionit policor në veri, KFOR-i rrit numrin e ushtarëve mbi Urën e Ibrit

    Dje Policia e Kosovës realizoi një aksion policor në veri të Kosovës kundër objekteve të strukturave paralele të Serbisë.

    Një operacion i tillë policor u kritikua gjerësisht nga ndërkombëtarët si i pakoordinuar dhe që vë në rrezik ushtarët e KFOR-it. Pikërisht këta të fundit sot me mëngjes janë parë në Urën e Ibrit.

    Një numër i konsiderueshëm i ushtarëve të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit, hapja e së cilës është bërë temë politike që disa javë.

    Në një video të publikuar nga mediumi Koha, shihen qartësisht ushtarët e KFOR-it mbi Urën e Ibrit, të cilët kanë bllokuar tashmë edhe lëvizjen mbi këtë urë.

    Në video shihen edhe disa autoblinda të KFOR-it, të cilat i përkasin “Carabanieri”-t të Italisë.