ATV

Author: ATVLive

  • Zogaj: Qeveria asnjë cent s’e ka dhënë për Prishtinën, projektet do t’i realizojmë me partneritet publiko-privat

    Zogaj: Qeveria asnjë cent s’e ka dhënë për Prishtinën, projektet do t’i realizojmë me partneritet publiko-privat

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shprehur pakënaqësitë e tij për mungesën e bashkëpunimit me nivelin qendror, teksa për jetësimin e projekteve kapitale e mendojnë financimin edhe përmes partneritetit publiko-privat.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, numri dy i Prishtinës ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka bllokuar shumë projekte kapitale. Përmend bllokimet e projektit të rrugës “Agim Ramadani” dhe ndërtimin e “Unazës së Jashtme”.

    Zogaj ka thënë se përpos mjete që i takon me ligj, Prishtina nuk ka marrë asnjë cent shtesë.

    “Mundem të them me liri të plotë dhe siguri që kemi pasur një bashkëpunim shumë të mangët me nivelin qendror qeveritarë. Jam i dëshpëruar me të gjithë këtë marrëdhënie ose dinamikë qe e kemi pasur në mes vete është e pakuptimtë si mungon një bashkëpunim mes nivelit qendror dhe kryeqytetit. Prishtina është kryeqytet krejt institucionet qendrore punojnë në Prishtinë, këtu e zhvillojnë jetën ditën dhe aktivitet e tyre dhe nëse e shihni qasjen e nivelit qendror ndaj Prishtinës është e pa besueshme. Asnjë cent nuk iu është ndarë Prishtinës shtesë për çka i takon me ligj, atë që na takon me ligj nuk mundet me na mohuar askush edhe normalisht që e alukojnë për neve por asnjë cent shtesë nuk iu është dhënë Prishtinës. Në vend se me na ndihmuar dhe me na mbështet ne po shohim në vazhdimësi bllokada edhe barriera në procese të cilat i pengojnë projektet e kryeqytetit”, ka thënë Zogaj, teksa përmend në detaje projektet që kanë mbetur për “fajin” e Qeverisë së Albin Kurtit.

    Ai ka thënë se për t’i jetësuar këto projekte kanë alternativa tjera. Përmend financimin përmes partneritetit publiko-privat.

    “Rastin e fundit e kemi me nënkalimin ‘Agim Ramadani’, ne e kemi proceduar në tenderim kurse niveli qendror e bllokon me letra përmes gjykatave që mos me filluar një projekt i cili është një prej projekteve më të mëdha të Prishtinës. E kemi planin B i cili është i orientuar në sektorin privat, ne dëshirojmë të hymë në partneritet publiko-privat për me ndërtuar ‘Unazën e Jashtme’ që nënkupton që ne i japim sektorit privat asete të Prishtinës që ata me i zhvilluar një prej ideve ka qenë stacioni i autobusëve, pastaj sektori privat na ndërton neve unazën e jashtme. Edhe tek rasti i ‘Unazës së Jashtme’ është e tmerrshme qasje e qeverisë ndaj këtij projekti. ‘Unaza e Jashtme’ nuk është vetëm projekt i Prishtinës por është projekt i krejt Kosovës, sepse i lidh qytetet e Kosovës me Kryeqytetin dhe i jep një qasje shumë më të lehtë, e zhbllokon komunikacionin e liron Prishtinën në tërësi”, ka thënë Zogaj.

    Kur kanë mbetur edhe një vit deri në përfundim të mandatit, nënkryetari i Prishtinës është shprehur optimist se do t’i realizojnë të gjitha premtimet. Disa ka thënë se janë në proces të nisjes së punimeve, e disa veçse kanë filluar.

    “Ne jemi në vitin e tretë të mandatit, do të thotë e kemi edhe një vit të plotë para nesh për me i realizuar të gjitha premtimet. Një pjesë të madhe i kemi realizuar kurse një pjesë tjetër është në proces dhe disa projekte të mëdha kapitale të kampanjës sonë po i fillojmë edhe gjatë këtij viti. Për shembull bulevardi ‘Xhorxh Bush’ e kemi në proces prokurimi, platforma ndërlidhëse të lagjes Arbëria me Qendrën e kemi në proces të prokurimit, nënkalimin në rrugën ‘Agim Ramadani’ e kemi në proces po ashtu. Rruga A po vazhdon një projekte më të mëdha kapitale të krejt Kosovës është në vazhdim e sipër. Konsideroj që ky mandat ka qenë mjaftë i suksesshëm janë bërë shumë punë dhe shumë pritet që të fillojnë gjatë këtij viti në vazhdim”, ka deklaruar Zogaj, teksa përmend edhe tri prioritetet për këtë vit.

    “Prioritet i kemi këto projekte e mëdha kapitale të cilat i përmenda. Ta fillojmë sa më shpejtë projektin për bulevardin ‘Xhorxh Bush’, të vazhdojmë me ndërtimin e rrugës ‘A’, projektin e autobusëve jemi duke e prit për të blerë të rinjtë. Mobilitetin me zhvilluar në kryeqytetet, Tregun e Gjelbër do ta fusim në proces shumë shpejtë, janë këto projekte që presin të përfundohen në këtë fund vit të mandatit tonë”, u shpreh Zogaj.

  • Gjendet i vdekur një burrë në Ferizaj në banesën e tij

    Gjendet i vdekur një burrë në Ferizaj në banesën e tij

    Një burrë në Ferizaj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij përgjatë ditës së shtunë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport PK’ja bën të ditur se viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij.

    “Ferizaj / 31.08.2024 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

    Policia po e heton rastin.

  • Sot mot i vranët dhe pjesërisht me diell

    Sot mot i vranët dhe pjesërisht me diell

    Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell, por me temperatura të larta.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

  • Nagavci: Janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor

    Nagavci: Janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili nis më 2 shtator.

    Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se më 14 gusht është hapur aplikimi për subvencionim me tekste dhe materiale shkollore në platformën e-Kosova, ku siç u shpreh, proceduralisht këtë vit ka qenë shumë më e lehtë sepse sipas saj, prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

    Nagavci tha se kanë ndarë me kohë katalogun e teksteve tek komunat dhe Drejtoritë Komunale të arsimit tashmë e kanë sjell listën e teksteve të miratuara.

    “Këtë listë, e kemi publikuar edhe në faqe të MASHTI dhe kemi kërkuar edhe nga komunat që ti bëjnë publike listat e teksteve. Kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëdron e hapur”.

    “Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.Ndërkaq, si Ministri nuk kemi pranuar asnjë ankesë Komunat në lidhje me këtë proces”.

    “Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor kemi publikuar edhe Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025. Falënderoj të gjithë mësimdhënësit që punojnë pa u lodhur për zhvillimin e gjeneratave të reja, për përkushtimin në klasë, përkushtimin për nxënës, pasionin për mësimdhënie. Ju dëshiroj një vit shkollor të mbarë e me shumë suksese”, ka shkruar tutje Nagavci.

  • Osmani në GLOBSEC: Kur ka koordinim me aleatët, suksesi është afatgjatë – kur s’ka, është momental

    Osmani në GLOBSEC: Kur ka koordinim me aleatët, suksesi është afatgjatë – kur s’ka, është momental

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë Forumit Globsec në Pragë ka folur edhe për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Osmanit, dallimi në mes të Kosovës dhe SHBA-së është për shpejtësinë e veprimit dhe jo për rrugën që po ndiqet.

    “S’ka ndonjë lloj mospajtimi që SHBA dhe Kosova duan një Kosovë sovrane, në kufijtë aktual. Por ndonjëherë qasja drejt mbajtjes së një Kosovë demokratike të fortë, mund të dallojmë. Janë taktikat nuancat. Mund të ketë diferenca në këtë drejtim. Por asnjëherë dhe s’ka pasur edhe as sot s’ka ndonjë lloj mospajtim se çfarë Kosovë duam. Kur ky themel është i shëndosh të gjitha sfidat mund të tejkalohen”, ka thënë Osmani.

    Osmani tutje ka thënë se koordinimi me aleatët është kyç për suksesin e Kosovës, dhe sipas saj, në momentin që koordinohesh, suksesi është më i qëndrueshëm dhe më afatgjatë, derisa ka shtuar kur e bën të kundërtën, mund të kesh një sukses momental që mund të duket bukur, por që më pas mund të rezultojë në hapa mbrapa.

    “Mospajtimi nuk është ndoshta sa i përket rrugës, por ndoshta vetëm shpejtësia me të cilën ecet në atë rrugë. Nuk po dua të them që e gjithë situata është krejt e qartë. Kam pasur 20 vjet përvojë në politikë dhe koordinimi me aleatët është kyç është një prej aspekteve kyça të suksesit tonë. Kur koordinohemi me aleatët në terren suksesi është më i qëndrueshëm më afatgjatë, por kur nuk e bëjmë këtë është një sukses vetëm momental, mund të duket mirë, mund të tingëllojë mirë, por që pastaj është më i brishtë si sukses dhe mund të bëjmë hapa mbrapa”, ka thënë presidentja e Kosovës.

    Presidentja në këtë panel në Pragë ka thënë se fuqia e Kosovës qëndron pikërisht tek aleancat me shtetet e fuqishme demokratike dhe ka përsëritur se dallimi mes Kosovës dhe SHBA-së mund të jetë tek shpejtësia me të cilën po ecet por jo për destinacionin.

    “Kur mban aleanca të forta, këtu e ke fuqinë. Fuqia jonë me e madhe bazohet në partneritetin tonë. Kjo na ka mbajtur të fuqishëm. Pa marrë parasysh sfidat, jo çdokush pajtohet plotësisht me atë që them unë dhe kjo do të thotë që Kosova është një vend me demokraci të shëndoshë. Dallimi mes Kosovës dhe SHBA-së mund të jetë sesa shpejt ecim në një drejtim, nuk është puna për rrugën apo destinacionin”, ka thënë Osmani.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë në disa reagime të fundit se raporti në mes të SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës është lënduar dhe se veprimet e pa koordinuara dhe të njëanshme të Qeverisë së Kosovës vetëm sa po e rrisin përkqësimin e raporteve.

    Në reagimin e lëshuar të premten më 30 gusht, Ambasada e SHBA-së ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka instrumentalizuar Policinë e Kosovës dhe se veprimet e fundit do të kenë ndikim edhe në raportin në mes të SHBA-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vartësve të kësja ministrie. Nga Ambasada kanë thënë se instrumentalizimi që po i bëhet policisë është shkelje e premtimit nga ana e Qeverisë së Kosovës për koordinim dhe konsultime të vazhdueshme me partnerët.

  • Afrim Tovërlani publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit

    Afrim Tovërlani publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit

    Pas publikimit të listës së lojtarëve nga Kosova A, tashmë rendi i erdhi asaj të grupmoshës U21.

    Selektori i kësaj grupmoshe, Afrim Tovërlani ka përzgjedhur 21 futbollistët e tij për ndeshjen e shtatorit.

    Kombëtarja U21 e Kosovës do të ballafaqohet me kombëtaren e Izraelit më 10 shtator në Hungari, me takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2025.

    Për t’u përballur me një kundërshtar si Izraeli, Afrim Tovërlani ka ftuar këta lojtarë:

    Portierë: Mustafë Abdullahu, Leo Besson, Egzon Lekaj

    Mbrojtës: Yll Ibrahimi, Florian Hoxha, Ardi Ajdini, Diar Vokrri, Amar Gërxhaliu, Valton Behrami, Andi Hoti, Arbnor Hasani

    Mesfushorë/sulmues: Lulzim Peci, Altin Kryeziu, Redon Ismaili, Etnik Brruti, Milot Avdyli, Oltion Bilalli, Elvir Gashijani, Veton Tusha, Ardit Tahiri, Fatjon Bunjaku, Arian Llugiqi.

    Në këtë listë ka edhe shumë lojtarë që janë ftuar nga Superliga e Kosovës, si Ibrahimi e Bilalli nga Gjilani, Tusha nga Drita, Tahiri, Gashijani, Vokrri nga Llapi, Brruti e Bunjaku nga Malisheva dhe Egzon Lekaj po ashtu nga Liga e Parë.

    Grumbullimin e kaluar në mars, Kosova U21 e nxorri një barazim goxha të vlefshëm ndaj Gjermanisë si mysafire.

    E kundërshtarin e këtij muaji, Izraelin, Kosova e Afrim Tovërlanit e ka mposhtur 3-1.

    Kosova momentalisht është pjesë e Grupit D në kualifikimet për Europianin, derisa zë vendin e katërt në tabelë me 9 pikë.

    Vendin e parë e zë Gjermania me 16 pikë, derisa vendin e dytë e zë Polonia me 15 pikë.

    Kualifikimin tutje e gjejnë dy kombëtaret e para.

  • Von der Leyen në prag të ndarjes së posteve për komisionarët e rinj

    Von der Leyen në prag të ndarjes së posteve për komisionarët e rinj

    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka pak a shumë të kompletuar listën e kandidatëve për anëtarët e rinj të Komisionit Evropian me mandat pesëvjeçar dhe pritet që së shpejti t’ua caktojë postet, të cilat do t’i ushtrojnë nëse konfirmohen nga ana e Parlamentit Evropian.

    Më 30 gusht ka skaduar afati joformal, të cilin Von der Leyen ua ka caktuar vendeve anëtare për t’i propozuar kandidatët e tyre.

    Vetëm Italia dhe Belgjika nuk i kanë shpallur publikisht ata, ndërsa vendet e tjera e kanë bërë një gjë të tillë.

    Sipas traktateve të BE-së, secili vend anëtar ka të drejtë të ketë një komisionar. Për rrjedhojë, Komisioni Evropian ka po aq anëtarë sa ka edhe vende anëtare – në këtë rast 27.

    Ka pasur propozime që numri i komisionarëve të zvogëlohet, por kjo nuk është pranuar nga vendet më të vogla anëtare.

    Lista me emrat e të propozuarve tregon se shumica e madhe e anëtarëve të Komisionit të ardhshëm, do të jenë për herë të parë në këto pozita, ndërsa vetëm disa që kanë shërbyer në Komisionin e deritashëm, do të mbeten.

    Përpos presidentes Ursula von der Leyen, nga komisionarët aktualë do të mbetet edhe zëvendëspresidentja Dubravka Shuica nga Kroacia, përgjegjëse për demokraci dhe demografi.

    Do të mbeten edhe Marosh Shefçoviq nga Sllovakia, Wopke Hoekstra nga Holanda, Valdis Dombrovskis nga Letonia, Thiery Breton nga Franca dhe Oliver Varhelyi nga Hungaria.

    Këtij të fundit, me shumë gjasa, nuk do t’i jepet dikasteri i zgjerimit që ka pasur deri tash, pasi ai pritet t’i kalojë ndonjë kandidati nga ndonjë vend tjetër.

    E vetmja gjë që dihet, është se Von der Leyen do të jetë presidente e Komisionit Evropian, ndërsa Kaja Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, do të jetë përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, e që me automatizëm bëhet edhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian.

    Kallas ka qëndruar për një javë në Bruksel dhe është takuar me nëpunës dhe ekspertë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, në mënyrë që të përgatitet me kohë për procesin e dëgjimit dhe konfirmimit në Parlamentin Evropian.

    Sipas burimeve diplomatike, ajo është konsultuar edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, e në veçanti për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Pas konsultimeve me vendet anëtare, ajo pritet të vendosë se si të vazhdohet me këtë dialog në të ardhmen.

    Për rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk do të jenë të rëndësishëm vetëm komisionarët për punë të jashtme dhe siguri, si dhe për zgjerim, pasi, gradualisht, vendet e tij po përfshihen edhe në politikat tjera të përbashkëta të BE-së.

    Me këtë rajon pritet të merren edhe komisionarët për energji dhe për punë të brendshme, si dhe ata që do të jenë të ngarkuar me sfidat demografike, kujdesin për të rinjtë dhe ruajtjen e mjedisit.

    Shumica e vendeve anëtare të BE-së synojnë që kandidatët e tyre të kenë poste që lidhen me financa, ekonomi, energji apo me politikën e kohezionit – ku shkon edhe pjesa kryesore e buxhetit të përbashkët të bllokut.

    Kandidat nga Austria është ministri aktual i Financave i këtij vendi, Magnus Brunner. Nga Irlanda, po ashtu, është ministri i Financave, Michael McGrath. Çekia ka nominuar ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Josef Sikela. Nga Danimarka, për komisionar është nominuar ministri për Klimën Globale dhe Bashkëpunim e Zhvillim, Dans Jorgensen.

    Finlanda, ndërkaq, pritet të dërgojë në Komisionin Evropian deputeten e Parlamentit Evropian, Henna Virkkunen. Eurodeputetë do të dërgojnë edhe disa vende tjera. Nga Lituania është kandiduar eurodeputeti Andrius Kubilius, nga Luksemburgu Christophe Hansen, ndërsa nga Rumania Viktor Negrescu.

    Greqia ka kandiduar guvernatorin e Maqedonisë qendrore (rajon në Greqi) Apostolas Tzitzikostas, ndërsa Qiproja dekanin e Fakultetit të Shëndetësisë, Costas Kadis.

    Nga Polonia anëtar i Komisionit Evropian është nominuar Piotr Serafin, që më herët ka qenë shef i kabinetit të ish-presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

    Maria Luis Albuquerque është kandidate nga Portugalia, ndërsa nga Spanja është zëvendëskryeministrja Teresa Ribera.

    Suedia dërgon në Bruksel ministren për Çështje Evropiane, Jessica Roswall, ndërsa Sllovenia presidentin e Gjykatës së Auditorëve, Tomazh Vesel.

    Bullgaria, ditën e fundit, ka dërguar dy propozime, një grua dhe një burrë, ashtu siç ka kërkuar Von der Leyen. Bëhet fjalë për Ekatarina Zaharievën dhe Julian Popovin. Por, është pothuajse e sigurt që Von der Leyen do të vendosë për Zaharievën, pasi mungojnë kandidatet.

    Rreth dy të tretat e anëtarëve të Komisionit Evropian pritet të jenë burra dhe kjo tashmë është kritikuar nga Parlamenti Evropian dhe shoqëria civile, pasi nuk siguron balancë mes gjinive.

    Italia dhe Belgjika pritet, po ashtu, të kandidojnë dy burra për anëtarë të Komisionit Evropian.

    Nga e hëna, Von der Leyen pritet të vendosë për shpërndarjen e posteve.

    Listën e plotë pritet t’ia paraqesë Parlamentit Evropian deri më 11 shtator, në mënyrë që të përgatitet procedura e dëgjimit dhe konfirmimit të kandidatëve në komisionet përkatëse parlamentare.

    Nëse Parlamenti i konfirmon me kohë të gjithë kandidatët, Komisioni me përbërje të re pritet ta nisë mandatin më 1 nëntor.

    Por, deri më tash, nuk ka ndodhur asnjëherë që Parlamenti të mos refuzojë së paku një apo dy kandidatë.

    Në rastet e refuzimit, vendi i kandidatit që nuk ka kaluar, bën një propozim të ri dhe i njëjti përsëri kalon në procedurën e dëgjimit dhe konfirmimit. Kjo e vonon nisjen e mandatit të Komisionit Evropian për së paku një muaj, pasi ai duhet të konfirmohet si i kompletuar. /REL

  • Mustafa flet për aksionin në veri: Po mbyllet cikli i involvimit të Serbisë në Kosovë

    Mustafa flet për aksionin në veri: Po mbyllet cikli i involvimit të Serbisë në Kosovë

    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se operacionet e Policisë së Kosovës kundër institucioneve të paligjshme të krijuara nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë bërë me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit.

    “Normalizimi në veri të Kosovës. Kosova ka detyrë që të vë kontrollin ligjor në gjithë vendin, besoj se të gjithë po mësohen me këtë normalitet dhe duhet uruar veprimet e mira që po na vinë me vendosjen e rendit dhe ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tutje, ai ka thënë se me maturi dhe vendosmëri po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin e Kosovës.

    “Policia e Kosovës ka zhvilluar operacione kundër institucioneve të paligjshme të krijuara nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat ilegale të ndërtuar nga Serbia për të bërë Kosovën jo funksionale, Kosova duke pasur parasysh ndjeshmërinë që është krijuar deri sot, me maturi dhe vendosmëri po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin e Kosovës”, ka përfunduar ai.

  • Mustafa për Muratin: Pasi u bo horë me 6.80 euro, po provon me u nxjerrë me disa grafikone

    Mustafa për Muratin: Pasi u bo horë me 6.80 euro, po provon me u nxjerrë me disa grafikone

    Arben Mustafa, koordinator për financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, e ka cilësuar propagandistik një grafikë të publikuar sot gjatë ditës nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili flet për shumën e pagave që paguhen punëtoret për një vit në Kosovë në sektorin publik dhe privat.

    Ai ka shkruar se komentimi i vlerës monetare të pagave pa e marrë parasysh dyfishimin e çmimeve, nga ana e ministrit Murati, do të thotë që ai nuk kupton ekonomi ose është në siklet të madh për të bërë propagandë.

    Ai tutje ka thënë se “pasi u bo horë me 6.80 euro”, ministri Murati po provon me u nxjerrë me disa grafikone duke dashtë me i tregu popullit sesa janë pasuruar gjatë këtyre viteve të qeverisjes së partisë së tij.

    Postimi i plotë:

  • Lajçak njofton për takimin me Vuçiqin në Pragë: Është urgjente që të ketë përparim në Dialog

    Lajçak njofton për takimin me Vuçiqin në Pragë: Është urgjente që të ketë përparim në Dialog

    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot në Pragë të Çekisë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

    Lajcak ka thënë se me presidentin serb kanë folur për nevojën urgjente për përparim në procesin e normalizimit dhe gjithashtu edhe për Planin e Rritjes.

    Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë se kjo është thelbësore për të avancuar drejt integrimit në Bashkim Evropian.

    “Fola me presidentin Aleksander Vucic në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në Dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajcak në “X”.