ATV

Author: ATVLive

  • ​79 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

    ​79 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

    2 shtatori 1945 konsiderohet si fundi i Luftës së Dytë Botërore pas dorëzimit të trupave japoneze më 15 gusht të po atij viti.

    Më 2 shtator 1945, gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, kryesoi një ceremoni me rastin e dorëzimit të Japonisë, me çka iu dha fund Luftës së Dytë Botërore.

    Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në luftanijen Missouri të komandantit të Flotës së SHBA-së për Paqësorin.

    Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve të mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme, një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.

    Lufta e Dytë Botërore (1939-1945) ka qenë njëra ndër luftërat më të përgjakshme gjatë historisë së njerëzimit. Fillimi i saj është i lidhur me hesape të paqëruara mes shteteve të fuqishme nga Lufta e Parë Botërore.

  • Sot fillon viti i ri shkollor

    Sot fillon viti i ri shkollor

    Sot në gjithë Kosovën nis viti i ri shkollor 2024/2025. Derisa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në koordinim me komunat, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, nuk ka njoftuar për numrin e nxënësve që do të vijojnë mësimin në institucione publike e private, e as për numrin e fëmijëve që nisin mësimin në klasën e parë.

    Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, në orën 10:00, do të vizitojë shkollën “Iliria”. Kurse, në orën 11:00, shkollën “Elena Gjika”, në Prishtinë.

    Më 14 gusht është hapur aplikimi për subvencionim me tekste dhe materiale shkollore në platformën e-Kosova, e sipas ministres Nagavci, shihet se proceduralisht këtë vit ka qenë shumë më e lehtë sepse prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

    Deri tani dihet se kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëndron e hapur.

    Ndërkohë, gjatë dy ditëve të vikendit është parë një interesim i madh i prindërve për t’i blerë tekstet shkollore. Ndërsa, kishte prindër që blenë tekste të vjetra shkollore, për t’i kursyer disa para nga subvencionimi.

    Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, MASHTI ka publikuar edhe udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025.

    Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.

    Kurse, me vendim të Komunës së Prishtinës, mësimi gjithë-ditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën, e për të cilët është siguruar edhe shujta e ngrohët. Megjithatë, procesi mësimor nëpër fshatrat e kësaj komune vazhdon sikur vitet e mëhershme.

    Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”.

  • Ky është personi që dyshohet se mbeti i vrarë në konfliktin mes Sekiraqëve dhe Capave

    Ky është personi që dyshohet se mbeti i vrarë në konfliktin mes Sekiraqëve dhe Capave

    Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht

    Sipas burimeve nga Prokuroria, Gazeta Sinjali mëson se personi që mbeti i vrarë, nga organet e rendit dyshohet se është Premtim Gashi.

    Konfirmimi i identitetit nuk është bërë akoma për shkak se i vrari nuk ka pasur dokumente identifikuese me vete.

    Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

    Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmerren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

  • Tre të plagosurit në gjendje të rëndë – Drejtori i QKUK’së jep detaje

    Tre të plagosurit në gjendje të rëndë – Drejtori i QKUK’së jep detaje

    Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janw duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

    Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për Insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualishtë në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.

    Raportohe se vrasja në Prishtinë erdhi nga konflikti i më hershëm i dy familjeve. Sipas Sinjalit, të përshirë në këtë rast janë Sekiraqt dhe Capat si shkak i telasheve që kanë pasur më herët.

  • Vrasja dhe plagosja e disa personave në Aktash, dyshohet se në rast janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat

    Vrasja dhe plagosja e disa personave në Aktash, dyshohet se në rast janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat

    Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Në këtë rast siç mëson ATV dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.

    Siç mëson ATV si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.

    Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.
    Ndërsa, për rastin që ndodhi sonte në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

  • Të shtëna me armë në lagjen Aktash në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

    Të shtëna me armë në lagjen Aktash në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

    Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

    Siç mëson ATV, si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.

    Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

  • Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një motoçiklist

    Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një motoçiklist

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mesditen e sotme në Komoran, shkruan Insajderi.

    Policia ka njoftuar se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

    Viktima ka qenë duke vozitur një motociklet.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë tha për Insajderin se aksidenti ka ndodhur mes një motociklisit dhe dy automjeteve në lëvizje.

    Njoftimi i plote:

    Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

    Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje.

    Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

  • APK-ja krijon aplikacione online për raportim të korrupsionit

    APK-ja krijon aplikacione online për raportim të korrupsionit

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), është në fazën finale të dy aplikacioneve online, të cilat do të ju mundësojnë qytetarëve që në kohë reale të raportojnë raste e korrupsionit në të cilat ata hasin.

    Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori i kësaj APK-së, Yll Buleshkaj, i cili ka thënë se kjo agjenci është duke punuar në këto platforma për të ngritur cilësinë dhe transparencën e punës së APK-së.

    Buleshkaj ka thënë se janë duke punuar edhe në rritjen e numrit të punëtoreve në Agjenci, pasi sipas tij, zyrtarët aktual janë të ngarkuar me shumë se 200 raste në vit.

    “Si agjenci jemi duke punuar në disa drejtime për t’i përmirësuar shërbimet tona. E para jemi duke punuar në ngritjen e kapaciteteve tona, këtë vit na janë lejuar 15 pozita shtesë si agjenci. Jemi me kërkesë që vitin e ardhshëm t’i kemi edhe 10 pozita në mënyrë që edhe verifikimi të bëhet me i saktë e në mënyrë komode sepse ka zyrtarë që janë të ngarkuar me shumë se 200 raste në vit. Në qoftë se i shumëzojmë për familjarë atëherë i bije që ka numër ekstrem të rasteve. Jemi duke u mundura që ta korrektojmë sa më shumë cilësinë, por në anën tjetër zyrtarët nuk munden pafundësisht të punojnë edhe pas orarit të punës që ta mbërrijnë afatin ligjor. Kemi kërkuar staf shtesë, po shpresojmë që do ta pranojnë”, ka thënë Buleshkaj.

    Buleshkaj ka thënë se aplikacioni i parë në të cilin është duke u punuar, për raportim të korrupsionit nga ana e qytetarëve, është i modelit Korean dhe se ai është duke u zhvilluar me përkrahjen e qeverisë së Koresë së Jugut, përmes UNDP-së në Seul dhe UNDP-së në Kosovë.

    Ai ka shpjeguar edhe formë se si funksionon kjo platformë, duke shtuar se raportuesi në këtë aplikacion mund të mos e zbuloj identitetin e tij.

    “Jemi duke zhvilluar edhe aplikacione për raportimin e korrupsionit të cilat janë të zhvilluara në modelin e Koresë së Jugut, i cili është një model mjaftë i avancuar i quajtur ‘Portali i Pastër’, ku secili qytetarë i Koresë mund të raportoj çfarë do shkelje, qofshin ato shkelje etike, administrative, penale e të tjera. Pastaj agjencia e tyre, i shqyrton nëse bien në mandatin e tyre i heton, e në qoftë se jo i përcjell tekë institucionet tjera. Edhe ne jemi në proces të zhvillimit të një platforme të tillë, kjo zhvillohet me përkrahjen e qeverisë së Koresë së Jugut, përmes UNDP-së në Seul dhe UNDP-së në Kosovë. Jemi duke zhvilluar një aplikacion i cili shumë shpejt do të vihet në funksion, i cili është i ngjashëm më atë Korean. Në këtë mënyrë secili qytetar mund të raportoj në mënyrë elektronike në çdo kohë shkeljet që mund ti vërejnë, e pastaj ato klasifikohen të ne dhe nëse bien ne mandatin e Agjencisë në zhvillojmë hetimin. Ky portal e ngrit edhe cilësinë e punës dhe transparencën e punës së Agjencisë. Secila palë që raporton rastin që në mënyrë elektronike ta përcjell se në çfarë hapi gjendet rasti i raportuar”, ka thënë ai.

    Drejtori i APK-së ka thënë se janë duke punuar edhe në platformën e dytë, ku qytetarët mund të raportojnë më zë rastet 24 orë në ditë.

    “Jemi në proces të zhvillimit të një aplikacioni tjetër për raportim më zë 24 orë në ditë i cili do të funksionoj në parim të sistemit me tekst. Secili qytetar mund të raportoj ngjashëm me thirrjet automatike, ku mund të raportosh dhe merr këshilla automatike pa marr parasysh se cilën kohë thërret. Do të jetë thirrje pa pagesë , secili qytetar në çdo kohë mund ta përdor thirrjen pa pagesë. Për ne është e rëndësishme që edhe në kohën kur nuk jemi në zyre në të mund të këshillojmë qytetarin. Këto janë disa zhvillime që do të jemi në trend me zhvillimet globale. Do të jemi shumicën e rasteve para rajonit dhe jemi në trend me zhvillimet evropiane. Këto dy platforma shumë shpejt do të lansohen, njëra vetëm është e përfunduar tjetra është në fazën finale”, ka thënë ai.

    Buleshkaj është shprehur se janë në përfundim të ndryshimit në procesin e deklarimit të pasurisë përmes sistemit elektronik, ku secili hap i punës së zyrtarëve mund të monitorohet nga mbikëqyrësit.

    “Në anën tjetër ne jemi duke përfunduar ndryshimet në deklarimin e pasurisë në sistemin elektronik, kemi edhe sistemin elektronik të menaxhimit të rasteve është një punë me transparente. Në secilin hap i punës se zyrtarit, mbikëqyrën nga mbikëqyrësit e tyre përmes sistemit elektronik, duke përfshirë edhe unë mund të shoh se ku është hetimi, ku po ka ngecje. Është një lehtësi e madhe në menaxhimin e të gjitha rasteve sepse janë shumë. Po ashtu jemi duke punuar në transparencën e Agjencisë, jemi duke punuar në web faqen, tonë duke tentuar ta popullojmë më shumë me informata që janë të rëndësishme”, ka thënë ai.

  • Lajçak paralajmëron vizitë në Kosovë për ta përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel

    Lajçak paralajmëron vizitë në Kosovë për ta përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë për ta përgatitur takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut në Bruksel.

    Emisari Lajçak ka thënë se këtë do ta bëjë pasi të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

    “Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled në Forumin Strategjik të Bledit këtë vit dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

    Ai ka bërë një përmbledhje të pjesëmarrjes së tij në Forumin Evropian të Alpbachut dhe në Forumin GLOBSEC në Pragë.

    Ai ka veçuar takimin me zëvendësndihmësekretarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanov në kuadër të forumit global të sigurisë “GLOBSEC 2024”.

    Ai ka përmendur edhe takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin ka diskutuar për hapat e radhës në dialog.

    “Pas pushimeve verore, kanë qenë ditë të ngarkuara me agjendë të ngjeshur në Forumin Evropian Alpbach dhe Forumin GLOBSEC në Pragë, të cilat më lanë me mbresa, frymëzime dhe ide të reja. Këto konferenca shënojnë fillimin e sezonit të vjeshtës dhe ofruan shumë mundësi për t’u lidhur me të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, Evropa Qendrore dhe më gjerë, për të marrë pjesë në panele diskutimesh të hollësishme mbi zgjerimin e BE-së, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e mbetura dhe të zhvilloj takime të rëndësishme me partnerët e mi nga rajoni, praktikues dhe ekspertë të politikës së jashtme, si dhe miq të dashur. Një moment kryesor ishte takimi me Alexander Kasanof në margjinat e GLOBSEC dhe rikonfirmimi i partneritetit tonë të shkëlqyer. Po aq të rëndësishme ishin takimet e mia me presidentin Vuçiq për hapat e ardhshëm në Dialog”, ka shkruar Lajçak.

  • Osmani për dialogun Kosovë-Serbi: Është koha që barazia të kthehet në tavolinën e negociatave

    Osmani për dialogun Kosovë-Serbi: Është koha që barazia të kthehet në tavolinën e negociatave

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se duhet të kthehet barazia në tavolinë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Osmani në rrjetin social “X” ka shpërndarë diskutimin në konferencën Globsec të shtunën në Pragë, ku ajo u shpreh e sigurt se me ardhjen e Kaja Kallas në detyrën e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian “barazia do të kthehet në tryezë”.

    “Në negociata, tavolina duhet të jetë në nivel. Tani për tani, tabela në dialogun Kosovë-Serbi është kthyer në kokë. Është koha që barazia të kthehet në tryezë. Ky është parakushti i suksesit.” – ka shkruar ajo në këtë video.