ATV

Author: ATVLive

  • Një femër hidhet nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë, policia nis hetimet

    Një femër hidhet nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë, policia nis hetimet

    Një femër është dërguar në emergjencë nga familjarët e saj në Gjakovë pasi që e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë.

    Siç thotë policia në raport, sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

    Rastin policia po e heton si “SHTYTJE NË VETËVRASJE OSE NDIHMË NË VETËVRASJE” dhe për të njëjtin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi.

    Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

  • Emergjenca e bllokuar pas plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë

    Emergjenca e bllokuar pas plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë

    Qendra Emergjente është bllokuar mëngjesin e së hënës nga forcat e shumta policore pas plagosjes së mbrëmshme në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton EO.

    Siç raportohet, si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe katër tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

  • Shkolla ‘Pavarësia’ në Prishtinë fillon mësimin më 9 shtator – shkak vonesa e punimeve

    Shkolla ‘Pavarësia’ në Prishtinë fillon mësimin më 9 shtator – shkak vonesa e punimeve

    Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët ‘Pavarësia’ në Prishtinë nuk do e fillojë procesin mësimor më 02.09.2024.

    Sipas një njoftimi në rrjete sociale nga kjo Shkollë, mësimi do të fillojë më 09.09.2024.

    Kjo për shkak se punimet ende nuk janë kryer në aneksin e ri të shkollës.

    Punimet kanë kaluar afatin kohor të paraparë me kontratë. Në këtë shkollë për një kohë të gjatë u punua me tri ndërrime.

  • Çmimet e konsumit shënojnë ngritje prej 2.2%

    Çmimet e konsumit shënojnë ngritje prej 2.2%

    Çmimet e konsumit në muajin korrik shënuan një ngritje prej 2.2%. E rritja e këtyre çmimeve sipas ekonomistëve ka rënduar edhe jetesën e banorëve në Kosovë. Madje shumë prej tyre është dashtë të marrin kredi për dalje nga kriza.

    Heqja e vizave ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të biletave të fluturimit.
    Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar këtë vit sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave biletat janë shtrenjtuar për 22%. E jo vetëm çmimet e biletave të fluturimeve edhe kafja, çaji, pijet alkoolike, lëndët djegëse shënuan rritje të çmimeve.

    Por sipas profesorëve të ekonomisë, ky trend i ngritjeve të çmimeve p vazhdon tash e një kohë.

    Madje gjendja është renduar sa qe për të dalë nga kriza shumë familja janë detyruar të marrin kredi.

    Për profesorin, Mustafë Kadrijaj, për shkak të inflacionit të lartë jeta e qytetarëve në Kosovë është rënduar.

    “Vetë fakti që Qeveria krekoset që ne po e mbushim arkën e shtetit përmes doganës kjo tregon qe ne kemi importin e lartë dhe në momentin qe e ki importin e lartë ti je i diktuar nga çmimet dhe inflacioni dhe për fat jo të mirë nga viti në vit po ka ndryshime e kjo po e rëndon jetën e qytetarëve e kur flasim për të hyra nuk kemi ndonjë përmirësim”, tha Kadrijaj.

    Sipas ASK-së shkalla e inflacioni në Kosovë në muajin korrik ka shënuar vlerën 2.2%,krahasuar me muajin korrik 2023.

  • Protestat në veri kanë përfunduar të qeta, Policia del me njoftim

    Protestat në veri kanë përfunduar të qeta, Policia del me njoftim

    Policia bën me dije se protestat e mbajtura sot në dy lokacione në veri të Mitrovicës, kanë përfunduar të qeta.

    Sipas njoftimit, policia thotë se ndonëse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njej të drejtën e qytetarëve për shprehen e lirë përmes tubimeve e protestave tq qeta.

    Tutje bëhet e ditur se protestuesit janë shpërndarë rreth orës 08:45 ndërkaq policia ka vazhduar me detyrat e rregullta.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave.

    Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente.

    Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.

  • Policia bën apel shoferëve për kujdes maksimal për shkak të fillimit të vitit shkollor

    Policia bën apel shoferëve për kujdes maksimal për shkak të fillimit të vitit shkollor

    Sot nis fillimi i vitit të ri shkollor.

    Me këtë rast policia e Kosovës ka apeluar shoferët për kujdes maksimal kur kalojnë pranë shkollave.

    Në njoftim, policia thotë se në zonat pranë shkollave dhe ku janë vendosur tabelat njoftuese si “Kujdes, shkolla” dhe “Këmbësorë,” është jetike që të gjithë të tregojnë kujdes maksimal.

    “Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës apelon për një përgjegjësi të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Në zonat pranë shkollave dhe ku janë vendosur tabelat njoftuese si “Kujdes, shkolla” dhe “Këmbësorë,” është jetike që të gjithë të tregojnë kujdes maksimal. Fëmijët janë më të brishtë dhe të paparashikueshëm në lëvizje, kështu që shpejtësia e ulët, vëmendja e lartë dhe respektimi i sinjalistikës rrugore mund të shpëtojë jetë. Këtë vit, veçanërisht kujdes të veçantë duhet të tregojmë për fëmijët që shkojnë në shkollë për herë të parë. Këta fëmijë janë më të pafajshëm dhe më të papërvojë në rrugë, ndaj është detyra jonë të sigurojmë që udhëtimi i tyre drejt shkollës të jetë sa më i sigurt dhe i mbrojtur. Le të fillojmë vitin shkollor me siguri për të gjithë”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • ​Drita e nis sot rrugëtimin në Superligë

    ​Drita e nis sot rrugëtimin në Superligë

    Skuadra që u tregua më e suksesshmja këtë edicion në garat evropiane, Drita, nga sot e nis rrugëtimin e saj në Superligën e Kosovës në futboll.

    Edhe pse tashmë kampionati vendor është në javën e katërt, skuadra nga Gjilani nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për shkak se ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës, raporton KosovaPress.

    Ballafaqimin e parë Drita do ta zhvillojë sot kundër Ferizajt me fillim nga ora 16:00. Në tri xhirot e para, Ferizaj ka një humbje një barazim dhe një fitore.

  • ​Rashica e Muriqi nisen drejt Kosovës

    ​Rashica e Muriqi nisen drejt Kosovës

    Dy yjet e Kosovës, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë nisur drejt Kosovës për dy ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ata kanë postuar një fotografi së bashku në aeroplan në rrjetet sociale.

    “Dardanët” nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me ballafaqimin kundër Rumanisë dhe pastaj sfidohen nga Qipro në udhëtim tri ditë më vonë, raporton KP.

    Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros.

  • Policia konfirmon vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve mbrëmë në Aktash

    Policia konfirmon vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve mbrëmë në Aktash

    Policia e ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.

    “VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.”

  • Presidentja Osmani uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

    Presidentja Osmani uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Në urimin e saj, ajo thotë se aty ku arsimi cilësor dhe përkushtimi janë prioritet, aty rriten gjeneratat që do të ndërtojnë të ardhmen e shëndoshë e përparimtare të shtetit tonë.

    Më tej, presidentja tha se shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për çdo shoqëri që e do përparimin dhe zhvillimin.

    Lexoni më poshtë urimin e plotë të shefes së shtetit:

    Fillimi i vitit të ri shkollor është ditë e veçantë për nxënësit, por po kaq shumë edhe për prindërit dhe mësuesit. Është dita kur oborret e shkollave gumëzhijnë nga zërat e gëzuar të nxënësve që kthehen nga pushimet verore, nga përqafimet mes shokëve dhe shoqeve që nuk janë parë për një kohë të gjatë, dhe nga sytë plot kuriozitet të atyre që hyjnë për herë të parë në tempullin e dijes. Ky gëzim, ky entuziazëm dhe kjo energji që ndihet në çdo kënd të shkollës na rikujton edhe një herë se shkolla është vendi ku formësohen ëndrrat, zhvillohen talentet dhe ngriten themelet për një të ardhme më të mirë.

    Por, përtej simbolikës së ditës së parë të shkollës, suksesi i arsimit varet nga angazhimi ynë i përbashkët për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Shkolla mbetet investimi më i rëndësishëm për çdo shoqëri që e do përparimin dhe zhvillimin. Aty ku arsimi cilësor dhe përkushtimi janë prioritet, aty rriten gjeneratat që do të ndërtojnë të ardhmen e shëndoshë e përparimtare të shtetit tonë.

    Të dashur nxënës, sot nisë një kapitull i ri plot me mundësi dhe ëndrra për t’i realizuar. Të nderuar mësimdhënës, vazhdoni t’i frymëzoni zemrat dhe mendjet e reja me pasion dhe përkushtim.

    Urime për fillimin e vitit të ri shkollor! Qoftë ky vit një udhëtim i mbushur me suksese të panumërta, si dhe mësime të vlefshme që do t’ju udhëheqin gjatë gjithë jetës!