ATV

Author: ATVLive

  • Ekskluzive: Armend Thaçi tregon pse u largua nga skuadra romune Cluj

    Ekskluzive: Armend Thaçi tregon pse u largua nga skuadra romune Cluj

    Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Armend Thaçi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ekipi A” në ATV, ka treguar pse u largua nga ekipi i Kluzhit vetëm 1 muaj pas transferimit në Rumani.

    Thaçi ka deklaruar se largimi nga skuadra ka ndodhur pasi shumë gjëra nuk shkuan mirë.

    ‘U transferova në Rumani për një aventurë të re, me një synim tjetër, me një qëllim tjetër, por gjërat nuk shkuan mirë dhe u ndamë. Nuk po dua të përmend asgjë, pasi kështu e kemi marrëveshjen me klubin”, ka deklaruar Thaçi.

    Ish-anësori i Ballkanit konfirmoi gjithashtu se dy klube nga Superliga janë të interesuara për shërbimet e tij.

    Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

  • Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhjet rajonale gjermane

    Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhjet rajonale gjermane

    Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka shënuar rezultate historike në zgjedhjet rajonale të së dielës.

    Rezultatet preliminare i kanë dhënë kësaj partie fitore të qartë në Turinigi, ndërkaq ky subjekt është i dyti, me një diferencë të ngushtë në Saksoni.

    Fitorja e AfD-së në Turingi është fitorja e parë në zgjedhje në Gjermani e një partie të ekstremit të djathtë që nga mposhtja e Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

    Sipas rezultateve preliminare, në Turingia, AfD-ja ka fituar 32.8 për qind të votave, duke lënë pas CDU-në me 23.6 për qind.

    Në Saksoni, Demokristianët (CDU), që aktualisht janë në pushtet, sipas rezultateve preliminare kanë një epërsi të vogël ndaj AfD-së.

    CDU-ja ka fituar 31.9 për qind të votave, ndërkaq AfD-ja 30.6 për qind.

    Rezultatet e zgjedhjeve – dhe më pas bisedimet për koalicion – do të përcaktojnë balancën e pushtetit në parlamentet shtetërore të Turingias dhe Saksonisë, që kanë fuqi të konsiderueshme mbi çështjet rajonale.

    Ndërkaq, tre partitë e koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz u përballën me humbje.

    Rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të thellojë edhe më shumë përçarjen mes parterëve të koalicionit vetëm një vit para se Gjermania të mbajë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të caktuara për shtatorin e vitit 2025.

  • Adele i mërzit fansat me lajmin e fundit

    Adele i mërzit fansat me lajmin e fundit

    Adele ka dhënë një lajm jo edhe aq të mirë për fansat e saj ndërsa ishte në skenën e koncertit në Gjermani këtë fundjavë.

    Këngëtarja 36-vjeçare zbuloi se ajo po planifikon të nisë një pauzë të pacaktuar nga karriera e saj muzikore dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.

    Të shtunën, gjatë një fjalimi nga skena në Mynih, Adele shpjegoi se do të bënte një pushim të gjatë nga industria sapo të përfundonte shfaqjet në rezidencën e saj në Las Vegas.

    “Kam 10 shfaqje për të bërë, por pas kësaj nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë”, tha ajo.

    Të shtunën ishte finalja e 10 koncerteve që ajo performoi në Gjermani. Rezidenca e saj në Vegas rifillon më 25 tetor dhe do të përfundojë disa javë më vonë, më 23 nëntor.

  • Imer Imeri nis dëshminë në Speciale

    Imer Imeri nis dëshminë në Speciale

    Imer Imeri është dëshmitari i radhës i Dhomave të Specializuara, dëshmia e të cilit ka nisur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale.

    Siç thuhet nga njoftimi i Dhomave të Specializuara, ‘dëshmitari u rrëmbye nga ushtarë të maskuar të UÇK-së në Shqipëri për shkak se ishte përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe partisë LDK’.

    Ai fillimisht sipas tyre, ‘u ndalua në Shqipëri dhe rreth mesit të qershorit 1999 u transferua në Kosovë dhe u ndalua në Prizren’.

  • Nagavci: Mbi 300 mijë fëmijë filluan vitin e ri shkollor, nuk ka shqetësime nga asnjë komunë

    Nagavci: Mbi 300 mijë fëmijë filluan vitin e ri shkollor, nuk ka shqetësime nga asnjë komunë

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025, ka vizituar shkollën “Iliria” në Prishtinë, ku bëri të ditur se më shumë se 300 mijë fëmijë kanë filluar mësimin sot, raporton EO.

    Nagavci ka thënë se përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe furnizimi me tekste shkollore kanë shkuar mirë, e se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga komunat.

    Ajo ka theksuar se për herë të parë, mësimi parashkollor është bërë obligativ në tërë Kosovën.

    “Më shumë se 300 mijë fëmijë sot do të fillojnë vitin e ri shkollor 2024/2025 me besimin e plotë për motivim, angazhim dhe me përkushtim të mësimdhënësve. Uroj që të kenë shëndet dhe mbarësi në këtë fillim të vitit shkollor”.

    “Sivjet në të gjitha shkollat, në të gjitha komunat , për herë të parë është bërë i obligueshëm mësimi për fëmijët nga mosha pesë deri në gjashtë vjet, pra për parashkollorët. Ishim sot këtu në vizitën e parë, në klasën e parashkollorëve që të shohim se a kanë arritur suksesshëm që të bëhen përgatitjet”.

    Tutje, ministrja ka thënë se janë në kontakt me komunat, nga të cilat presin ditëve në vijim edhe raportet për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Ajo ka thënë se sipas informatave që kanë, edhe furnizimi me tekste shkollore ka shkuar mirë, pa ankesa nga asnjë komunë, ndërsa ato të prindërve janë duke u shqyrtuar.

    “Jemi në kontakt me komunat. Deri më tani nuk kemi ndonjë kërkesë apo shqetësim nga komunat. Gjatë ditëve në vijim, presim raportet nga komunat për gjithçka, për furnizimin me tekste, për fillimin e vitit shkollor, numrin e nxënësve e kështu me radhë”.

    “Furnizimi me tekste shkollore kanë shkuar shumë mirë, sipas informatave. Nga asnjë komunë nuk kemi asnjë shqetësim. Kërkesat që janë paraqitur nga prindërit apo kujdestarët ligjorë janë duke u shqyrtuar”, ka thënë Nagavci, raporton EO.

  • Komuna plotëson kërkesën e punëtorëve teknikë të Prishtinës, ua rrit pagat në 400 euro

    Komuna plotëson kërkesën e punëtorëve teknikë të Prishtinës, ua rrit pagat në 400 euro

    Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të shkollave të Prishtinës, nga tetori do t’i marrin pagat me rritje për 130 euro, raporton EO.

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se Komuna e Prishtinës ua ka plotësuar 95 për qind të kërkesave të tyre, ndërsa pagat e punëtorëve teknikë nga muaji i ardhshëm do të jenë 400 euro bruto.

    “Oferta e Komunës së Prishtinës i plotëson kriteret dhe kërkesën tonë, 95 për qind të asaj që e kemi kërkuar është realizuar. Ne kemi kërkuar që marrëveshja të bëhet edhe me tri shkolla të mesme. Kontrata me 250 euro që ka qenë dhe është deri më 30 shtator, me 1 tetor fillon paga e tyre me 400 euro bruto. Pra, paga e tyre do të rritet për 130 euro – 380 euro neto. Shkollat fillore kanë qenë data 9 shtator, e cila skadon por nuk është zgjedhur operatori i ri pasi që ata thonë qe ka qenë një operator i papërgjegjshëm”, u shpreh Azemi.

    Ai ka thënë se rritje të pagave do të kërkojnë edhe vitin e ardhshëm, me kërkesë që e njëjta të bëhet 470 euro.

    “Nga presioni serioz i punëtorëve dhe puna serioze e komunës së Prishtinës me datën 16 shtator do të fillojë edhe paga e tyre të jetë 400 euro ose 380 euro neto, të gjitha shoqatat e kanë përkrah këtë vendim, por bashkëpunimi me komunën e Prishtinës nuk do të përfundojë këtu sepse ne mendojmë në vitin e ri kjo pagë duhet të rritet deri 470 euro. Kemi edhe telashe me mospagesën e stazhit të punës atë do të kërkojmë që nga 6 ditshi i mëhershëm dhe do ti kërkohet secilës kompani dhe vetë komunës nëse nuk janë paguar me rregull dhe do të shkojë në aspekt ligjor”.

  • Nis viti i ri shkollor, Nagavci flet për procesin e subvencionimit me libra

    Nis viti i ri shkollor, Nagavci flet për procesin e subvencionimit me libra

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar shkollën “Iliria” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025.

    Ajo tha se procesi i fillimit të vitit të ri shkollor po shkon mbarë në të gjitha shkollat në Kosovë.

    Krahas kësaj, ministrja Nagavci shtoi se deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi për subvencionimin e teksteve shkollore.

    Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në vend.

  • Gjendet një armë zjarri afër vendit ku pati të shtëna me armë mbrëmë në Prishtinë

    Gjendet një armë zjarri afër vendit ku pati të shtëna me armë mbrëmë në Prishtinë

    Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Sipas raportimeve të T7, afër vendit të ngjarjes është gjetur një armë.

    Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.

    “VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhej në raportin e Policisë.

  • Protestojnë nxënësit e Xhevdet Dodës, nuk duan të mbajnë mësim në objektin tjetër

    Protestojnë nxënësit e Xhevdet Dodës, nuk duan të mbajnë mësim në objektin tjetër

    Nxënësit dhe profesorët e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, po protestojnë në ditën e nisjes së vitit të ri shkollor.

    Kjo për shkak se ata nuk po duan ta mbajnë mësimin në objektin tjetër, atë të Gjimnazit Matematikor.

    Protesta po mbahet para objektit të këtij gjimnazi.

    Po ashtu nxënësit dhe profesorët kanë nënshkruar edhe një peticion.

  • Digjet një furrë buke në Vushtrri, bashkë me të edhe disa vetura e një depo

    Digjet një furrë buke në Vushtrri, bashkë me të edhe disa vetura e një depo

    Një furrë buke është përfshirë nga zjarri në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtrri. Bashkë me të, janë djegur edhe një gjenerator, dy automjete një kombi.

    Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se edhe fqinjit të tij i është përfshirë nga zjarri një depo e ushqimit të bagëtive.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarreve”, thotë policia në raport.