ATV

Author: ATVLive

  • Nis seanca dëgjimore ndaj pesë të plagosurve në rastin mes grupeve Sekiraqa dhe “Capat”

    Nis seanca dëgjimore ndaj pesë të plagosurve në rastin mes grupeve Sekiraqa dhe “Capat”

    Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë vendosur para Klinikës së Ortopedisë në Traumatologji, ku po mbahet seancë dëgjimore ndaj pesë të plagosurve në rastin mes grupeve Sekiraqa dhe “Capat”, raporton EO.

    I pranishëm është edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

  • Arrestohet në Stamboll Liridon Rexhepi, dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it

    Arrestohet në Stamboll Liridon Rexhepi, dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it

    Policia e Stambollit ka arrestuar Liridon Rexhepin, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e identifikoi si kreun e rrjetit financiar të Mossad në Turqi, thanë të martën burime të sigurisë.

    Sipas burimeve, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.

    Gjithashtu u zbulua se, nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, Rexhepi ka kryer përgjim me dron dhe operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë.

    Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin inteligjencë mbi Sirinë.

    Aktivitetet e Rexhepit, duke përfshirë edhe transaksionet e dyshimta në llogaritë e tij, monitoroheshin nga MIT.

    Hetimi përcaktoi se ai transferoi shuma të konsiderueshme parash përmes Western Union tek agjentët në terren në Turqi. Aktivitetet e tij ishin gjurmuar që nga hyrja e tij në vend më 25 gusht.

    Rexhepi, i cili u ndalua më 30 gusht nga MIT dhe Policia e Stambollit, pranoi se kishte transferuar para.

    – Zbulohet rrjeti financiar i Mossad

    Operacionet e MIT zbuluan se Mossad financoi agjentët e saj në terren në Turqi përmes vendeve të Evropës Lindore, kryesisht në Kosovë.

    Hetimi tregoi se fondet nga Kosova u transferuan në burime në Siri përmes Western Union dhe kriptomonedhës./AA

  • Kurti: Instituti francez, urë e re mes dy vendeve për mësim të kulturës franceze

    Kurti: Instituti francez, urë e re mes dy vendeve për mësim të kulturës franceze

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Institutin francez të Kosovës.

    Ai tha se ky institut do të shërbejë si urë e re mes dy vendeve për thellim të bashkëpunimit dhe mësim te kulturës franceze.

    Edhe ambasadori francez, Olivier Guerot tha se qëllimi i këtij instituti është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Kryeministri Albin Kurti nuk pranoi të përgjigjet sa i përket hapjes së urës së Ibrit.

  • ​Vrasja në Prishtinë, Haxhiu: E papranueshme që grupet kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë

    ​Vrasja në Prishtinë, Haxhiu: E papranueshme që grupet kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se kanë refuzuar kërkesën e Serbisë për bashkëpunim në rastin e Millan Radoiçiqit.

    Ministrja Hahxhiu tha se partnerët ndërkombëtarë duhet t’i bëjnë presion Serbisë për dorëzimin e terroristëve që shkaktuan sulmin në Banjskë.

    “Vetëm Kosova ka kompetencën për të adresuar sulmin terrorist që ka ndodhur në Banjskë. Dy herë institucionet i janë drejtuar Serbisë për ofrimin e provova që ndërlidhen me kryeteroristin MillanRadoiçiq. Serbia deri më tani nuk ka kthyer përgjigje”, u shpreh ajo.

    Sa i përket vrasjes dhe plagosjes Prishtinë gjatë këtyre ditëve, Haxhiu tha se është e papranueshme që këto raste të tolerohen nga institucionet e drejtësisë.

    “Institucionet të mbahen përgjegjëse për obligimet qe i kanë të përshkruara. Për mua është e papranueshme që grupet kriminale të tolerohen nga institucionet e drejtësisë”, theksoi ajo në një konferencë media.

  • “Sofalia” me shkollë për 720 nxënës, financohet nga investimi publiko-privat

    “Sofalia” me shkollë për 720 nxënës, financohet nga investimi publiko-privat

    Kryeqytetit do t’i shtohet edhe një shkollë e re e financuar nga investimi publiko-privat. Krahas saj, paralelisht po ndërtohen edhe dy shkolla tjera në vlerë prej 15 milionë euro. Kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fillimin e ndërtimit të shkollës së re në lagjen “Sofalia”, raporton EO.

    Në vënien e gurthemelit të saj, Rama tha se kjo shkollë do të ketë kapacitet prej 720 nxënës dhe hapësirë afër pesë mijë metrash katrorë. Ai ka shtuar se ky investim pas përfundimeve do të kthehet nga Komuna në një periudhë 12-vjeçare, ndërsa pritet të përfundojë në fund të korrikut të vitit të ardhshëm.

    “Bëmë përurimin e shkollës së re, një shkollë me 5 mijë e 600 metra katror për 720 nxënës. Edhe kjo do të jetë një shkollë e një sistemi të ri edukativ pra me përmasat me të mira të mundshme për të rinjtë tanë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Planifikojmë që edhe kjo të jetë me mësim tërëditor dhe të na ndihmoj transformimin e Kryeqytetit që të gjitha shkollat të jenë me mësim tërëditor. Po shkojmë edhe me proces të digjitalizimit. Kjo shkollë në ‘Sofali’ është një prej premtimeve tona që kemi bërë dhe tash po i mbajmë dhe po vazhdojmë më punë të mëdha. Kjo shkollë do të jetë gati deri në fund të korrikut të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

    “Vlera është kjo pjesë e tri shkollave me partneritet-publiko privat që vlera totale për tri shkolla është 15.4 milionë, kjo është një prej tri shkollave që po ndërtohen paralelisht”, tha tutje Rama.

    Drejtoresha e Arsimit në Kryeqytet, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se fillimi i punimeve për këtë shkollë është një moment historik, teksa sipas saj kjo shkollë do të jetë me kushte evropiane.

    “Është një moment shumë i lumtur edhe historik se këto lagje të reja pranë Gërmisë nuk kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë fëmijët e tyre. Shkolla më e afërt është më shumë se 2.5 kilometra larg dhe kjo shkollë do t’i shkarkoj shkollat si ‘Elena Gjika’, ‘Gjergj Fishta’ dhe do t’i jep mundësi këtyre lagjeve që ti dërgojnë fëmijët në një shkollë me mësim tërëditor. Një shkollë me kushte evropiane. Mendohet që të ketë shkollë për klasat e ulëta, shkollë fillore”, tha ajo.

    Krahas kësaj shkolle, në partneritet publiko-privat po ndërtohen edhe dy tjera: një në lagjen “Mati 1”, e tjetra në lagjen “Qëndresa”, vlera totale e tyre është 15.4 milionë.

  • ​Punonte në një shtëpi të vjetër në Rrugën C, por gjen një trup të pajetë

    ​Punonte në një shtëpi të vjetër në Rrugën C, por gjen një trup të pajetë

    Një person ka njoftuar policinë se gjatë punimeve në një shtëpi të pa banuar kishte gjetur një trup të pa jetë.

    Rasti është raportuar dje në rrugën “C”, në Prishtinë, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar.

  • ​DHTIK shpreh pakënaqësinë ndaj Qeverisë për heqjen e Ligjit të Punës nga Programi Legjislativ

    ​DHTIK shpreh pakënaqësinë ndaj Qeverisë për heqjen e Ligjit të Punës nga Programi Legjislativ

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me largimin e Ligjin të Punës nga Programi Legjislativ, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin e këtij ligji në jetën e qytetarëve dhe në tregun e punës.

    “Si DHTIK në vazhdimësi kemi përcjellur kërkesat dhe rekomandimet e tona me impute konkrete nga sektori privat dhe të njëjtat deri më tani nuk janë marrë parasysh. Duke u cilësuar si një nga ligjet më esenciale të vendit, DHTIK ka evidentuar shumë dispozita të cilat janë të paqarta dhe nuk specifikojnë marrëdhënien mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, andaj kemi kërkuar që Ligji i Punës të ndryshohet dhe plotësohet duke përfshirë rekomandimet konkrete në mënyrë që të kemi një ligj sa më funksional në praktikë”, thuhet në reagimin e DHTIK.

    Sipas DHTIK, Ligji i Punës aktual ka shumë mangësi dhe si i tillë nuk është i përshtatshëm me rrethanat në të cilat operojmë. Andaj, DHTIK konsideron që së bashku me palët e interesit ky Ligj duhet të rishikohet në detaje, në mënyrë që të kemi një ligj funksional dhe të zbatueshëm duke marrë parasysh rëndësinë esenciale që ka.

    “Gjithashtu shteti është duke mos respektuar ligjin aktual të punës sepse me ligj në Kosovë janë 8 orë pune dhe në orë pune nuk llogaritet pushimi. Orari aktual i punës është 08:00- 16:00, që i bie që në Kosovë punohet 7 orë në ditë apo 35 orë në javë, në kundërshtim me këtë ligj që është 40 orë për javë”, thuhet në reagim.

    Po ashtu thuhet se “DHTIK kërkon që të na mbështetje që paga në Kosovë të bëhet për orë pune, ashtu siç është edhe në vendet e Evropës dhe të përcaktohet që pagesa të jetë për orë pune. Një vështirësi tjetër të cilën ne e kemi potencuar ndër vite është edhe Pushimi i Lehonisë, ku aktualisht barra kryesore për mbulim të pagës gjatë kohës kur lehona është në pushim i bie biznesit. Një gjë e tillë përveç se rëndon gjendjen e biznesit po ashtu ndikon edhe numrin e ulët të grave të cilat janë të punësuara në tregun e punës. Përveç tjerash në të gjitha vendet fqinje dhe ato evropiane barra e mbulimit të pushimit të lehonisë bie mbi shtetin dhe jo mbi biznesin. Duke mos harruar këtu edhe subvencionimet e ndryshime të cilat ipen për prindërit si lloj stimulimi për të ngritur natalitetin në vend”.

    Më tej thuhet se Ligji aktual i punës ndikon drejtpërdrejt në përjashtimin e grave nga fuqia punëtore për shkak të diskriminimit gjinor në punësim, pasi jo të gjithë punëdhënësit pavarësisht dëshirës së tyre nuk mund të përballojnë përgjegjësinë financiare të pagesës së pushimit të lehonisë. “Ndërkohë, burrat nuk kanë të drejta të barabarta për të kaluar kohë me fëmijët e tyre. Ky ligj diskriminon drejtpërdrejt edhe baballarët, duke shkelur të drejtat e tyre të barabarta sipas Ligjit për Barazi Gjinore”.

    Në fund Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron se shtyrja e mëtejshme e miratimit të amendamenteve në Ligjin për Punën do të rezultojë në vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave në Kosovë.

    “Andaj kërkojmë nga Qeveria që sa më parë të publikojë për diskutim Projektligjin e ri, të zhvillojë konsultime të gjera me të gjitha palët e interesuara dhe ta përfshijë këtë ligj thelbësor në kalendarin legjislativ të këtij viti”, thuhet në fund të reagimit.

  • ​Tentim vrasjen në Podujevë

    ​Tentim vrasjen në Podujevë

    Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, në shenje hidhërimi me një rast të mëhershëm.

    Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar.

    Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • ​Ajzeraj, “Ylli i javës” në Superligë

    ​Ajzeraj, “Ylli i javës” në Superligë

    Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, po vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Almir Ajzeraj ka fituar çmimin “Ylli i javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Ajzeraj, i cili, ndonëse u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, arriti ta ç’bllokojë ndeshjen me golin e tij dhe po ashtu asistoi në një tjetër gol, duke qenë lojtari më i vlefshëm i ekipit të tij. Almiri ishte vendimtar në arkëtimin e 3 pikëve të para të FC Drita në këtë edicion të Albi Mall Superligës, ku mposhtën FC Ferizajn me rezultat 3:1

    Pasi mori këtë çmim, Ajzeraj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Fillimisht është një start i mirë për ekipin tonë, Drita, meqë është ndeshja e parë në kampionat pas ndeshjeve në Evropë. Një ndjenjë mjaft e mirë që shpallem “Yll i javës”. Falenderoj bashkëlojtarët e mi, sepse është edhe meritë e tyre. Është e rëndësishme që kemi filluar me 3 pikë dhe do të vazhdojmë ndeshjet një pas një. Sa i përket nivelit të Superligës, çdo vit ka rritje dhe mendoj se sivjet ka akoma më shumë cilësi. Çdo vit gara për titull është më e vështirë dhe më konkurruese. Si çdo vit, FC Drita ka pretendimet të dalë kampion dhe të fitojë Kupën e Kosovës. Do të shkojmë ndeshjet pas ndeshjes. Do të futemi në çdo ndeshje vetëm për fitore,” tha Ajzeraj për faqen zyrtare të FFK-së.

  • Trusti, kjo është vlera financiare e kthimit nga investimet

    Trusti, kjo është vlera financiare e kthimit nga investimet

    Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka arrit vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto nën menaxhim në fundin e gushtit 2024.

    Trusti njofton se gjatë periudhës janar-gusht 2024 mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se 300 milionë euro krahasuar me fundvitin 2023.

    “Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja, rreth 200 milionë euro dhe kthimi nga investimet rreth 165 milionë euro. Por njëkohësisht rreth 60 milionë euro u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera”, bën të ditur Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK).

    Më tej thuhet se prej fillimit të operimit të FKPK-së (më 2002), një-miliardëshi i parë i mjeteve neto nën menaxhim është arritur më 2014 ndërsa dy-miliardëshi më 2021.

    FKPK thekson se vlerësuar në tërësi, mjetet që FKPK-ja i ka aktualisht nën menaxhim përbëhen prej pagesave të kursimeve pensionale nga kontribuuesit (rreth 78% ose €2.34 miliardë) dhe kthimi nga investimet (rreth 22% ose €660 milionë).

    “Përveç mjeteve aktuale nën menaxhim, prej themelimit e deri më tani janë tërhequr edhe rreth €675 milionë nga përfituesit e FKPK-së (përfshirë këtu edhe rreth €200 milionë nga tërheqja e parakohshme për 10%-shin)”, bën të ditur Trust.