ATV

Author: ATVLive

  • ​Klopp refuzoi stolin e kombëtares së njohur

    ​Klopp refuzoi stolin e kombëtares së njohur

    Ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit, Jurgen Klopp kishte mundësinë që t’i rikthehet punës, por kësaj radhe tek një kombëtare e madhe. Bëhet fjalë për postin e trajnerit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Për Kupën e Botës në shtëpi në 2026, shoqata amerikane donte një emër sa më të madh në stolin e trajnerëve. Në fund, zgjedhja ishte trajneri prej kohësh i Premierligës, Mauricio Pochettino, i cili u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares të mërkurën. Siç raporton “The Athletic”, amerikanët mësohet se kanë kohë që po bisedonin me një tjetër kandidat: legjendën e BVB dhe Liverpool, Jürgen Klopp.

    Shoqata amerikane e donte shumë Kloppin dhe madje u takua me të disa herë . Por gjermani e refuzoi ofertën. Ndoshta edhe sepse dëshiron një pushim nga puna nëntë vjeçare në Liverpool, përcjellë KosovaPress.

    Sipas raportit, përveç Klopp dhe Pochettinos, trajnerë të tjerë yje si Pep Guardiola ,Gareth Southgate, Graham Potter dhe Thomas Frank ishin në listën e dëshirave të SHBA-ve.

  • Kurti për aktakuzën e ngritur në rastin Banjska: “Më mirë vonë se kurrë”

    Kurti për aktakuzën e ngritur në rastin Banjska: “Më mirë vonë se kurrë”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj 45 të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë. Kurti tha se ngritja e kësaj aktakuzës ka mundur të bëhet më herët, teksa shtoi se “më mirë vonë se kurrë”, raporton EO.

    Kreu i ekzekutivit insiston që fillimisht duhet të dorëzohet kryekrimineli serb, Milan Radojiçiq, pasi akti është kryer në Republikën e Kosovës.

    “Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritët shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli më ‘mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës”, u shpreh Kurti

    “Së dyti duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeministres Brnabiq më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe marrëveshje së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë, nuk e respekton integritetin territorial dhe nuk do ta pranojë ulësen e Kosovës në OKB, dhe së treti duhet qe të nënshkruhet marrëveshja bazike në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike për zbatimin e marrëveshjes. Një marrëveshje e pa nënshkruar po shihet se është marrëveshje shumë kollaj për tu mos u respektuar e për të mos u zbatuar”, deklaroi Kurti.

  • ​Lansohet thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve për pajisje efiçiente për ngrohje

    ​Lansohet thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve për pajisje efiçiente për ngrohje

    Ministria e Ekonomisë në kuadër të pakos emergjente për energji sot ka lansuar thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

    Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo është thirrja e 13-të me radhë dhe po ndodh tani kur po ftohet moti dhe familjet kanë mundësi qytetarët t’i kenë shtëpitë ë ngrohta.

    “Tashmë kemi përkrahur 40 mijë familje të vendit tonë me rreth 40 milionë euro, disa prej tyre për të blerë pajisje të këtilla për ngrohje, disa për të blerë pajisje elektroshtëpiake, disa për t’i izoluar shtëpitë e për t’i ndërruar dyert e dritaret, e disa për të instaluar sisteme diellore për ngrohej të ujit… Dimri që kemi përpara do të jetë më i ngrohtë, përditshmëria e tyre është më e lehtë dhe më e rehatshme e të njëjtën kohë faturat e tyre të energjisë elektrike janë më të ulëta mesatarisht për 19 për qind. Një gjë të tillë po synojmë ta ofrojmë edhe për afro 5 mijë familje të tjera nëpërmjet kësaj thirrje që po e hapim sot”, tha ai.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se për këto tri vjet mandat janë bërë shumëfish më shumë investime në efiçiencë të energjisë.

    “Vetëm për këto tri vite e gjysmë të mandatit tonë janë bërë shumë fish më shumë investime në efiçiencë të energjisë janë bërë historikisht në Kosovë ndonjëherë. Vetëm gjatë këtij mandati janë zbatuar masat e efiçiencësisncës në 112 ndërtesa publike, janë përkrahur 35 mijë familje për pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje ngrohëse deri me tani. Masa këto që synojmë t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen… Konsumi mesatar për familje është duke u ulur vit pas viti si rezultat i këtyre ndërhyrjeve të tjera në sektorin e energjisë”, tha ajo.

    Aplikimi për subvencionim bëhet përmes platformës e-Kosova. Afati i fundit për aplikim është deri me datën 11 tetor 2024.

  • Tërnava kritikon “Lëvizjen e Deçanit”: Po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare

    Tërnava kritikon “Lëvizjen e Deçanit”: Po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e ka kritikuar “Lëvizjen e Deçanit”, e cila po cilësohet si lëvizje anti-islame.

    Kjo çështje dje është diskutuar edhe në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Sipas njoftimit për media të BIK-ut, Tërnava ka thënë se kjo lëvizje po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.

    “Në këtë mbledhje Kryesia diskutoi për situatën aktuale, sidomos për paraqitjen e disa lëvizjeve me fushata tendencioze, që atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare, e të cilat po sulmojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, vlerë kjo e kombit shqiptar, e njohur botërisht. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se këto paraqitje me këtë gjuhë të urrejtjes po prishin harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

  • Dua Lipa fiton çmimin e koreografisë në MTV Video Music Awards 2024

    Dua Lipa fiton çmimin e koreografisë në MTV Video Music Awards 2024

    Dua Lipa, artistja shqiptare me renome botërore, është në mesin e të shpërblyerve me çmime në MTV Video Music Awards 2024.

    Ajo e ka fituar çmimin “Koreografia më e mirë”, për koreografinë në klipin “Houdini”.

    Ndërkaq, Taylor Swift, e ka dominuar natën me çmimet që mori në MTV e sivjetshëm.

    Lista e plotë e çmimeve:

    VIDEOJA MUZIKORE E VITIT
    – Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)”
    – Billie Eilish – “Lunch”
    – Doja Cat – “Paint The Town Red”
    – Eminem – “Houdini”
    – SZA – “Snooze”
    – Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”

    ARTISTI I VITIT
    – Ariana Grande
    – Bad Bunny
    – Eminem
    – Sabrina Carpenter
    – SZA
    – Taylor Swift

    KËNGA E VITIT
    – Beyoncé – “Texas Hold ‘Em”
    – Jack Harlow – “Lovin On Me”
    – Kendrick Lamar – “Not Like Us”
    – Sabrina Carpenter – “Espresso”
    – Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”
    – Teddy Swims – “Lose Control”

    ARTISTI I RI MË I MIRË
    – Benson Boone
    – Chappell Roan
    – Gracie Abrams
    – Shaboozey
    – Teddy Swims
    – Tyla

    BASHKËPUNIMI MË I MIRË
    – Drake ft. Sexyy Red & SZA – “Rich Baby Daddy”
    – GloRilla, Megan Thee Stallion – “Wanna Be”
    – Jessie Murph ft. Jelly Roll – “Wild Ones”
    – Jung Kook ft. Latto – “Seven”
    – Post Malone ft. Morgan Wallen – “I Had Some Help”
    – Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”

    ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
    – Camila Cabello
    – Dua Lipa
    – Olivia Rodrigo
    – Sabrina Carpenter
    – Tate McRae
    – Taylor Swift

    KLIPI MË I MIRË I ZHANRIT HIP-HOP
    – Drake ft. Sexyy Red & SZA – “Rich Baby Daddy”
    – Eminem – “Houdini”
    – GloRilla – “Yeah Glo!”
    – Gunna – “Fukumean”
    – Megan Thee Stallion – “BOA”
    – Travis Scott ft. Playboi Carti – “FE!N”

    KLIPI MË I MIRË I ZHANRIT R&B 
    – Alicia Keys – “Lifeline”
    – Muni Long – “Made For Me”
    – SZA – “Snooze”
    – Tyla – “Water”
    – Usher, Summer Walker, 21 Savage – “Good Good”
    – Victoria Monét – “On My Mama”

    KLIPI MË I MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE
    – Benson Boone – “Beautiful Things”
    – Bleachers – “Tiny Moves”
    – Hozier – “Too Sweet”
    – Imagine Dragons – “Eyes Closed”
    – Linkin Park – “Friendly Fire”
    – Teddy Swims – “Lose Control (Live)”

    KLIPI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
    – Bon Jovi – “Legendary”
    – Coldplay – “Feelslikeimfallinginlove”
    – Green Day – “Dilemma”
    – Kings of Leon – “Mustang”
    – Lenny Kravitz – “Human”
    – U2 – “Atomic City”

    KLIPI MË I MIRË LATIN
    – Anitta – “Mil Veces”
    – Bad Bunny – “Monaco”
    – Karol G – “Mi Ex Tenia Razon”
    – Myke Towers – “Lala”
    – Peso Pluma & Anitta – “Bellakeo”
    – Rauw Alejandro – “Touching the Sky”
    – Shakira & Cardi B – “Puntería”

    KLIPI MË I MIRË AFROBEATS
    – Ayra Starr ft. Giveon – “Last Heartbreak Song”
    – Burna Boy – “City Boys”
    – Chris Brown ft. Davido & Lojay – “Sensational”
    – Tems – “Love Me JeJe”
    – Tyla – “Water”
    – Usher, Pheelz – “Ruin”

    KLIPI MË I MIRË I ZHANRIT K-POP
    – Jung Kook ft. Latto – “Seven”
    – Lisa – “Rockstar”
    – NCT Dream – “Smoothie”
    – NewJeans – “Super Shy”
    – Stray Kids – “Lalalala”
    – Tomorrow X Together – “Deja vu”

    VIDEO ME MESAZHIN MË TË MIRË
    – Alexander Stewart – “If You Only Knew”
    – Billie Eilish – “What Was I Made For (From the Motion Picture “Barbie”)”
    – Coldplay – “Feelslikeimfallinginlove”
    – Joyner Lucas & Jelly Roll – “Best for Me”
    – Raye – “Genesis”
    – Tyler Childers – “In Your Love”

    REGJIA MË E MIRË
    Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)” – Regjia nga Christian Breslauer
    Bleachers – “Tiny Moves”– Regjia nga Alex Lockett & Margaret Qualley
    Eminem – “Houdini” – Regjia nga Rich Lee
    Megan Thee Stallion – “BOA” – Regjia nga Daniel Iglesias Jr.
    Sabrina Carpenter – “Please Please Please” – Regjia nga Bardia Zeinali
    Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – Regjia nga Taylor Swift

    KINEMATOGRAFIA MË E MIRË
    Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)” – Kinematografia nga Anatol Trofimov
    Charli XCX – “Von Dutch” – Kinematografia nga Jeff Bierman
    Dua Lipa – “Illusion” – Kinematografia nga Nikita Kuzmenko
    Olivia Rodrigo – “Obsessed” – Kinematografia nga Marz Miller
    Rauw Alejandro – “Touching the Sky” – Kinematografia nga Camilo Monsalve
    Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – Kinematografia nga Rodrigo Prieto

    EDITIMI MË I MIRË
    Anitta – “Mil Veces” – Editimi nga Nick Yumul
    Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)” – Editimi nga Luis Caraza Peimbert
    Eminem – “Houdini” – Editimi nga David Checel
    Lisa – “Rockstar” – Editimi nga Nik Kohler
    Sabrina Carpenter – “Espresso” – Editimi nga Jai Shukla
    Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – Editimi nga Chancler Haynes

    KOREOGRAFIA MË E MIRË
    Bleachers – “Tiny Moves” – Koreografia nga Margaret Qualley
    Dua Lipa – “Houdini” – Koreografia nga Charm La’Donna
    Lisa – “Rockstar” – Koreografia nga Sean Bankhead
    Rauw Alejandro – “Touching the Sky” – Koreografia nga Felix ‘Fefe’ Burgos
    Tate McRae – “Greedy” – Koreografia nga Sean Bankhead
    Troye Sivan – “Rush” – Koreografia nga Sergio Reis, Mauro Van De Kerkhof

    EFEKTET VIZUALE MË TË MIRA
    Ariana Grande – “The Boy is Mine” – Efektet vizuale nga Digital Axis
    Eminem – “Houdini” – Efektet vizuale nga Synapse Virtual Production, Louise Lee, Rich Lee, Metaphysic, Flawless Post
    Justin Timberlake – “Selfish” – Efektet vizuale nga Candice Dragonas
    Megan Thee Stallion – “BOA” – Efektet vizuale nga Mathematic
    Olivia Rodrigo – “Get Him Back!” – Efektet vizuale nga Cooper Vacheron, Preston Mohr, Karen Arakelian, Justin Johnson
    Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – Efektet vizuale nga Parliament

    DREJTIMI ARTISTIK MË I MIRË
    – Charli XCX – “360” – drejtimi artistik nga Grace Surnow
    – Lisa – “Rockstar” – drejtimi artistik nga Pongsan Thawatwichian
    – Megan Thee Stallion – “BOA” – drejtimi artistik nga Brittany Porter
    – Olivia Rodrigo – “Bad Idea Right?” – drejtimi artistik nga Nicholas des Jardins
    – Sabrina Carpenter – “Please Please Please” – drejtimi artistik nga Nicholas des Jardins
    – Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – drejtimi artistik nga Ethan Tobman.

  • ​Vodhi veturën, arrestohet 34 vjeçari

    ​Vodhi veturën, arrestohet 34 vjeçari

    Policia e rajonit të Prishtinës sot ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale vjedhje në bashkëkryerje.

    Sipas Policisë, hetimi është iniciuar më datë 02.11.2024, pasi që ankuesi kishte paraqitur si e vjedhur veturën me targë të huaj.

    “Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga specialist për hetimin vjedhjeve, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit S. K. 34 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar i implikuar në këtë rast. Vetura e vjedhur pasi është gjetur i është kthyer pronarit në posedim, ndërkaq i dyshuari pas arrestimit u dërgua në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar tutje në fazat e mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.

  • ​Sot do të shkatërrohen armët e konfiskuara nga Policia

    ​Sot do të shkatërrohen armët e konfiskuara nga Policia

    Policia e Kosovës, sot në ora 09:00, do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara.

    “Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Sipas njoftimit kjo ceremoni do të organizohet në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj.

  • ​Kosova me tre xhudistë në Grand Prix-in e Zagrebit

    ​Kosova me tre xhudistë në Grand Prix-in e Zagrebit

    Kosova do të paraqitet me tre xhudistë në Grand Prix që zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, që mbahet me datë 13-15 shtator 2024. Atje do të marrin pjesë 4 kontinente, 40 shtete dhe 326 garues.

    Nga Kosova atje do të garojnë: Erza Muminoviq në kategorinë -52 kg, Flaka Loxha -57 kg dhe Dardan Cena (-73 kg), raporton KosovaPress.

    Muminoviq dhe Loxha ndeshen nesër kurse Cena ndeshet ditën e shtunë. Bashkë me garuesit ka udhëtuar trajneri Fatos Tabaku.

  • Hapet Thirrja Publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”

    Hapet Thirrja Publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”

    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

    Krahas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pjesëmarrës është edhe kryeministri, Albin Kurti.

    Kurti e Rizvanolli fillimisht kanë bashkëbiseduar me qytetarë për këtë masë.

  • ​Kurti: Pjesëmarrja historike e Kosovës në Lojërat Paralimpike moment krenarie

    ​Kurti: Pjesëmarrja historike e Kosovës në Lojërat Paralimpike moment krenarie

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, dje mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.

    Gjatë vitit 2023 Komiteti Paralimpik i Kosovës, u anëtarësua në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe Komitetin Paralimpik Evropian, me të drejta të plota duke mundësuar në këtë formë pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”. Ndërkohë me përfaqësuesin e vetëm nga vendi ynë, paraatletin Grevist Bytyçi, Kosova arriti që të debutojë në këto gara, saktësisht në garën e vrapimit 1500 metra në kategorinë T46 të cilën ai e përmbylli në pozitën e 15-të.

    Duke e cilësuar si moment krenarie dhe arritje historike për Kosovën, kryeministri Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë ndaj garuesit tonë për emocionet që ai na dha me përfaqësimin me dinjitet të vendit.

    Kryeministri Kurti përmendi edhe mbështetjen që ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila me anë të investimeve të saj ka për qëllim rritjen dhe zhvillimin e sportit paralimpik, teksa shtoi se nga ky vit ka filluar edhe mbështetja për federatat e reja paralimpike. “Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti”, tha kryeministri.

    Ai shtoi se përveç rritjes së ndjeshme të buxhetit vjetor të organizatës, nga ky vit ka filluar edhe mbështetja për federatat e reja paralimpike, e ku totali i buxhetit të të dyjave arrin gjithsej 320 mijë euro për vitin 2024.

    Fjalën e tij, kryeministri Kurti e përmbylli duke thënë se me një përkushtim të këtillë dhe me pasionin e me zellin e sportistëve, jemi të sigurt se së bashku do të arrijmë edhe suksese të tjera.

    “Le t’i fuqizojmë përpjekjet tona, le t’i bashkojmë forcat tona, dhe le të nxisim talentet që të arrijnë majat e sportit” nënvizoi kryeministri.