ATV

Author: ATVLive

  • Abdixhiku: I sulmojmë e godasim aleatët, s’ka njohje e as anëtarësim

    Abdixhiku: I sulmojmë e godasim aleatët, s’ka njohje e as anëtarësim

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka adresuar kritikat e tij për pozicionin e Kosovës në politikën e jashtme dhe raportet me ndërkombëtarët, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka theksuar se shtetësia jonë është goditur nga vendimi i BE-së për njohje të pasaportave serbe të lëshuara në territorin e Kosovës

    “Për katër vjet nuk kemi as një njohje, as një anëtarësim, jemi nën masa e sanksione. Ta kuptomi morë qytetarë se këto janë pasojat serioze të kësaj politike populliste. Kjo nuk shpie askund, përveç në favorizimin e kundërshtarëve tanë historik e rrezikim e shtetësisë sonë ende të pa konsoliduar mirë. Për pak vota qëndrojnë humbje të mëdha të vet shtetit e vet republikës. Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO. Shkurt, shqip qartë sepse ka një vijë që nuk e kalojmë dot. NATO dhe Kosova janë bashkë, asnjëherë përballe, ky është orientimi popullor i Kosovës. As një dëshirë sa do e errët e ekstremiste që është nuk mund ta ndryshoj këtë orientim të pro perëndimor të Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.

  • ​OEAK: Qeveria të përmbahet nga masat që përjashtojnë Kosovën nga nismat rajonale

    ​OEAK: Qeveria të përmbahet nga masat që përjashtojnë Kosovën nga nismat rajonale

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i vlerëson si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga nismat e bashkëpunimit rajonal për shkak të qasjes aktuale.

    “Duke përsëritur thirrjen e saj ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës për shfuqizim të masës që pengon lëvizjen e lirë të mallrave nga shtetet anëtare të marrëveshjes CEFTA, Oda Amerikane thekson se një masë e tillë rrezikon jo vetëm të arriturat e shënuara përgjatë viteve, por kërcënon prospektet e ardhshme të Kosovës, të cilat do të rezultonin nga bashkëpunimi ekonomik”, thuhet në reagim.

    Më tej thuhet se Oda Amerikane rithekson se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht për realizimin e aspiratave për integrim euro-atlantik, ndërsa qasja aktuale e cila mund të çojë në izolim ekonomik e politik, do të sillte pasoja të paparashikueshme për Kosovën, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve, aq më tepër që paralajmërimet e tilla nuk duhet të shihen si retorikë boshe, meqë tashmë Kosova është duke u ballafaquar me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, të cilat rezultojnë në mundësi të humbura të zhvillimit ekonomik dhe përparimit social.

    “Duke qenë të vetëdijshëm për barrierat e shumta me të cilat ballafaqohen prodhuesit nga Kosova në përpjekjet për plasimin e produkteve të tyre në tregun rajonal, Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se këto sfida duhet të adresohen përmes mekanizmave të paraparë në kuadër të aranzhimeve për tregti të lirë dhe përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv”, thuhet në komunikatë.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon edhe një herë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të konsiderojë rëndësinë e koordinimit me të gjitha shtetet aleate, dhe të përmbahet nga veprimet që kanë efekt të kundërt në realizimin e synimeve të përbashkëta për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike. Investitorët seriozë duhan të investojnë nga tregjet e mëdha dhe të integruara, ndërsa Kosova duhet të pozicionet në mënyrë të duhur për të realizuar potencialin e saj të plotë.

  • Arrestohet edhe një person për vrasjen dhe plagosjen e pesëfishtë në Aktash, dyshohet për manipulim me prova

    Arrestohet edhe një person për vrasjen dhe plagosjen e pesëfishtë në Aktash, dyshohet për manipulim me prova

    Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës të mërkurën, në lidhje me vrasjen e ndodhur më 1 shtator në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Sipas autoriteteve, ngjarja përfshin akuzat për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

    I dyshuari, që akuzohet për manipulim me provat e rastit, është intervistuar nga hetuesit.

    Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    “Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, me datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

    Një person i vrarë dhe 5 të plagosur është bilanci i konfliktit të armatosur që ka ndodhur në orët e vona të së dielës, më 1 shtator, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Kujtojmë se gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen “Capat” në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

  • Përurohet pika e re e Postës së Kosovës në Prishtinë, Kurti dërgon një kartolinë

    Përurohet pika e re e Postës së Kosovës në Prishtinë, Kurti dërgon një kartolinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku më ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, kanë bërë përurimi e pikës më të re të postës së Kosovës e cila gjendet në qendër të kryeqytetit, raporton EO.

    Nga aty, kryeministri Kurti shfrytëzoi rastin që ta dërgojë një kartolinë, ndërsa këtë pikë të Postës e quajti më të mirën në Kosovë. Sipas tij, investimet në Postën e Kosovës po bëhen çdo ditë, teksa përmendi blerjen e motoçikletave elektrike dhe furgoneve.

    “Është pika e 145 në Kosovë e njëkohësisht edhe pika më e mirë në kryeqytetin e Republikës në Prishtinë. Nëse dikush ka pasur dilema se cili është vendi më i mirë në Prishtinë është pikërisht pika me e re e postës së Kosovës. Unë e shfrytëzova mundësin që edhe ta dërgojë një kartolinë për shkak se e dimë që mjetet e teknologjisë informative sot na mundësojnë që të komunikojmë shumë shpejt, megjithatë edhe kartolinat e kanë bukurinë e dashurinë e veçantë për njerëzit, për njëri-tjetrin. Posta e Kosovës se fundmi ka një flotë prej 56 motoçikletave elektrike dhe 7 furgoneve. Posta e Kosovës është duke u ngritur, duke i bërë shërbimet më cilësore e më të shpejta e më të lira dhe duke qenë përherë pranë qytetarëve të vendit tonë pa dallim”, u shpreh Kurti.

    Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, falënderoi Ministrinë e Ekonomisë për hapjen e kësaj pike, ndërsa premtoi shërbime shumë cilësore.

    “Kjo zyrë sot ofron gjitha shërbimet postare po ashtu ofron edhe shërbimet financiare jo bankare për të gjithë qytetarë. Besojë që është një shembull i mirë i një bashkëpunim ndërinstitucional, sepse për hapje e kësaj zyre jemi shumë mirënjohës ndaj Ministrisë së Ekonomisë por edhe ndaj ndërmarrjes KEK, kjo zyre paraqet një shembull të bashkëpunimit ndërinstitucional në mesë institucioneve”, deklaroi ajo.

  • Kuvendi me pajisje teknologjike, deputetët përpara manualin për përdorimin e saj

    Kuvendi me pajisje teknologjike, deputetët përpara manualin për përdorimin e saj

    Kuvendi i Kosovës ka nisur sesionin e ri vjeshtor me pajisje të reja teknologjike, ku me këtë rast edhe ligjvënësit u njoftuan me manualin e përdorimit të saj, raporton EO.

  • Pajisjet me tekste shkollore, Hoxha fton Prokurorinë ta hetojë këtë proces

    Pajisjet me tekste shkollore, Hoxha fton Prokurorinë ta hetojë këtë proces

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për procesin e “dështuar” të furnizimit me tekste shkollore, meqë ka nxënës që ende nuk i kanë ato, raporton EO.

    Hoxha ka thënë se qe dy vjet, Qeveria e Kosovës ka shumëfishuar fitimet e shtëpive botuese dhe libraritë, sepse sipas saj, blerja në procedurë ligjore nga MASHT do të ishin shumë më lirë. Ajo ka kërkuar hetim për këtë çështje.

    “Sot kur po flasim një pjesë e madhe e nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e nëntë nuk i ka tekstet shkollore në banka dhe në shtëpitë e tyre. Hiç më pak se 20 milionë euro është kostoja e planifikuar, nga rreth 5 milionë sa ka qenë oferta zyrtare fillimisht nga shtëpitë botuese”, ka thënë Hoxha.

    “Po e nis këtë fjalim meqë jemi në fillim shtatori, është interesant që të ritheksojmë se në këto katër vite të VV-së, viti i ri shkollor nuk ka nisur me normalitet. Sot një pjesë e madhe e nxënësve nga klasa e parë deri në të 9-të nuk i kanë tekste shkollore. Sot qytetarë kjo mënyre e pa bazë dhe e pa ligjshme ka shumëfishuar fitimet e shtëpive botuese dhe librarive, këto libra do të bliheshin shumë më lirë nga Ministria sepse tani ju shiten më shtrenjte prindërve… Kjo duhet të hetohet nga Prokuroria e Shtetit për një vendimmarrje të tillë”, u shpreh ajo.

  • Eksperti turk vjen në Kosovë për të inspektuar “Fadil Vokrrin”, mbyllet stadiumi për 25 ditë

    Eksperti turk vjen në Kosovë për të inspektuar “Fadil Vokrrin”, mbyllet stadiumi për 25 ditë

    Presidenti Agim Ademi dhe ministri i Sportit Hajrulla Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA-ja.

    Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA-a, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë.

    Momentalisht, moti që po mbizotëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht brenda një muaji.

    Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.

    Aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës, më 15 tetor.

  • Rreth 3 mijë qenë endacakë, ka interesim për adaptimin e tyre

    Rreth 3 mijë qenë endacakë, ka interesim për adaptimin e tyre

    Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e këtyre kafshëve në Hajvali, kryeqyteti mbetet i populluar me qenë, të cilët janë bërë rrezik për qytetarët.

    Kryetari, Perparim Rama tha se nuk kanë hequr dorë nga ky problem.

    ”Tani kemi një numër të madh të personave që janë të interesuar për strehimin e qeneve endacak mos të ketë qen pa shtëpi. Ka qenë një punë e madhe ekipore për të ardhur deri këtu por kjo nuk mjafton, lufta ndaj kësaj dukurie negative vazhdon”, tha Rama.

    Ai theksoi se qendra në Hajvali trajton 40 deri 45 qenë në ditë, ndërsa shtoi se vetëm në Prishtinë mbi 3 mijë qenë endacak.

    ”Ne kemi krijuar mekanizmat ku mund ti ndajmë edhe me komunat e tjera. Ne kemi kërkuar që dy tre vite nga niveli qendror të merret me këtë çështje. Qeveria ende nuk e ka harxhuar asnjë cent për këtë çështje”, tha Rama.

    Ndërsa, Bekim Brestovci, drejtor për Shërbime Publike në Prishtinë, u shpreh se qendra ka kapacitet për strehimin e 350 qenve.

    ”Kjo qendër i ka të gjitha gjerat e nevojshme qe i nevojiten ksaj qendre , synimi ynë është qe qene te mos rri ngjat por ta kenë një shtëpi një adaptues”, tha Brestovi për RTV21.

    Kryetari i Prishtinës, Rama i bëri thirrje pushtetit qendror që të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar.

  • Bideni fotografohet me kapelën e Trumpit, Shtëpia e Bardhë arsyetohet

    Bideni fotografohet me kapelën e Trumpit, Shtëpia e Bardhë arsyetohet

    Presidenti Joe Biden ka befasuar të gjithë të mërkurën kur është paraqitur para publikut duke mbajtur në kokë kapelën MAGA (Make America Great Again), simbol të republikanit Donald Trump.

    Bideni e ka mbajtur kapelën në një bazë të zjarrfikësve në Pennsylvania dhe fotoja u bë virale.

    Mirëpo Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ai e mbajti kapelën në shenjë uniteti në përvjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

  • “72 orëshi” i Vuçiqit konsiderohet kërcënim koti në Kosovë

    “72 orëshi” i Vuçiqit konsiderohet kërcënim koti në Kosovë

    “Do të përgjigjemi seriozisht brenda 72 orësh”, ishte deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ditën e djeshme, menjëherë pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak.

    Përgjigjen, Vuqiç e lidhi me veprimet e institucioneve të Kosovës në veri të cilat i konsideroi “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës.

    Këto deklarata të tij, i komentoi edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “Kërcënimi i fundit nga presidenti Vuçiq nuk është diçka e re. Serbia në vazhdimësi ka kërcënuar sigurinë e vendit tonë dhe ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Normalisht këto na bëjnë që të rrisim vigjilencën të jemi më të përgatitur por asnjëherë që të jemi të frikësuar”, ka deklaruar Maqedonci.

    Edhe njohës të çështjeve të sigurisë por edhe atyre politike, nuk i japin shumë peshë fjalëve të Vuçiqit.

    “Deklaratat e presidentit serb, janë në vazhdën e deklaratave të tij kërcënuese, pra vetëm dy muaj ka kërcënuar se vetëm presin momentin për të hyrë në Kosovë, është vetëm në vazhdën e kërcënimeve në drejtim të Kosovës”, ka thënë Avni Islami, Njohës i çështjeve të sigurisë.

    “Nëse flasim në aspektin ushtarak Serbia e di se e ka të pamundur me ardhë në drejtim të Kosovës, nëse flasim në aspektin ekonomik, shkëmbimet tregatare i kemi minimale me Serbinë, dhe nëse i mbyllë kufijtë shkel një marrëveshje për lëvizje të lirë, ma shumë e shoh si propagandë”, ka deklaruar Fidan Ukaj, analist politik.

    Vuçiq, doli të martën në një konferencë për media, pas takimit që pati me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, e edhe ambasdadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.