ATV

Author: ATVLive

  • Çfarë rikthimi pas lëndimit, Messi i shënon dy gola në katër minuta

    Çfarë rikthimi pas lëndimit, Messi i shënon dy gola në katër minuta

    Lionel Messi e shënoi rikthimin e tij me dy gola dhe një asistim për të ndihmuar Inter Miamin në fitoren 3-1 kundër Philadelphia Union.

    Kapiteni i Argjentinës nuk kishte luajtur që nga lëndimi i kyçit të këmbës në fitoren e vendit të tij në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kolumbisë në korrik.

    Kjo e bëri atë të humbasë kualifikimet e Kupës së Botës të këtij muaji, ndërsa ai gjithashtu mori tetë ndeshje për skuadrën e tij të Major League Soccer – megjithëse ata kryesojnë renditjen e Konferencës Lindore MLS.

    Por, 37-vjeçari, ish-ylli i Barcelonës luajti plot 90 minuta në fillimin e tij të parë për tre muaj, shkruan BBC.

  • Arrestohet një person në Krushë, gjuajti me armë në një aheng

    Arrestohet një person në Krushë, gjuajti me armë në një aheng

    Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator, pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

    Në raportin 24-orësh thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator dhe pesë gëzhoja.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

  • Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, kishte urdhëresë nga gjykata

    Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, kishte urdhëresë nga gjykata

    Një person është arrestuar dje më 14 shtator në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”,

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ky arrestim u bë me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

    “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24-orësh.

  • Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur

    Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur

    Gjatë javës, në Mbretërinë e Holandës, në një bashkë-organizim nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur është mbajtur takimi i radhës i Grupit Rajonal për Persona të Zhdukur, që funksionon sipas Planit Kornizë Rajonal në zbatim të Deklaratës për Persona të Zhdukur nga Samiti i Londrës (2018), në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Krahas diskutimeve dhe përgatitjeve për takimin e radhës në kuadër të procesit të Berlinit, sipas propozimit dhe kërkesës paraprake së Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), Andin Hoti, të pranishmit gjatë takimit kanë prezantuar edhe angazhimin rajonal në përmbushje të objektivave të Planit Kornizë me theks të veçantë adresimin dhe punën në terren.

    Përderisa në filim të takimit, Drejtoresha e Përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, Kathryne Bomberger, theksoi se puna e Grupit Rajonal është thelbësore për të siguruar përgjigje për ata që janë ende të zhdukur. “Kjo çështje ka të bëjë me sigurimin e drejtësisë për familjet e të zhdukurve – njohjen e vuajtjeve që kanë kaluar, sigurimin e llogaridhënies dhe rivendosjen e dinjitetit për viktimat, dhe se zgjidhja e këtyre rasteve nuk është vetëm një proces teknik, por është detyrim moral dhe ligjor”.

    Ndërsa, Udhëheqësi i Njësisë së KQPZh-së, Kushtrim Gara, në cilësinë edhe të bashkë-kryesuesit të këtij takimi rajonal, ritheksoi edhe njëherë angazhimin dhe përkushtimin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, së bashku me shoqatat e familjarëve dhe institucionet tjera shtetërore, për të vërtetën, intensifikimin e bashkëpunimit dhe dinamizimin e procesit.

    “Shteti ynë, Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës, mbetet shembull për trajtimin dhe adresimin e kësaj çështje, plage të hapur e shoqërisë sonë dhe tema më prioritare e të gjitha agjendave. Që nga koha kur jemi bashkuar kësaj nisme, të konkretizuar me marrëveshjet në vitin 2018, ne kemi mbështetur e vazhdojmë të mbështesim iniciativat e tilla me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, por gjithnjë me kërkesat tona konsistente qe ky bashkëpunim te rezultoi me i efektshëm dhe te sjellë përgjigje për familjarët që vazhdojnë te jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes”.

    Duke vlerësuar angazhimin dhe të arriturat e deritanishme, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtare, ai shtoi “ne kemi nevojë të dimë te vërtetën edhe për 1595 personat e zhdukur nga lufta në Kosovë dhe për më shumë se 11000 personat që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga luftërat në rajon. Mohimi i saj, apo përpjekjet për të shtrembëruar të vërtetën, është krim”.

  • Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90 mijë eurove: Mikpritja e fermerëve ka qenë frymëzim i imi

    Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90 mijë eurove: Mikpritja e fermerëve ka qenë frymëzim i imi

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot ka vizituar një familje nga fshati Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë eurove.

    Peci ka thënë se fermerët e kësaj komune përgjatë Qeverisjes së tanishme gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve, raporton Ekonomia Online.

    “Familja Ademi nga tash e tutje 30ha tokë i punon me mekanizmin e ri bujqësor, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. Nga 30ha tokë të punueshme, në 25ha kultivojnë pataten duke i kontribuuar zinxhirit ekonomik e duke e theksuar edhe më shumë pataten si një kulturë tashmë identitare për rajonin e Vushtrrisë.

    Po ashtu ai shtoi se mikpritja e ngrohtë e fermerëve ka qenë frymëzim i imi që të jem me ta çdo fundjavë.

    Nëse gjatë qeverisjeve tjera familjes Ademi iu kërkoheshin kritere të pashkruara për të qenë përfitues, gjatë qeverisjes sonë ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim. E kush është skeptik për këtë që po e them, le të bisedojnë me anëtarët e kësaj familje pasi që kanë çka tregojnë”, theksoi Peci.

  • Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

    Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.

    Sinani tha se në vitet e ’90-ta kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë u detyruan të largoheshin në mënyrë masive për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit.

    “Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit. Sot, historia rrezikon të përsëritet”.

    “Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon”, shkroi Sinani.

    Tutje, ajo tha se Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjtë e saj, por përkundrazi, siç tha ajo, ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë treguan se teksa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut.

    “Kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia! Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiqit vazhdon të tregojë se nuk ka asnjë vullnet për normalizim dhe stabilitet”.

    “Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja”, shkroi Sinani.

  • Arrestohet i dyshuari për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë në Prizren

    Arrestohet i dyshuari për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë në Prizren

    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese më 13 shtator.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    I ndjeri, punëtori, ishte rrëzuar nga objekti në të cilin ishte duke punuar, më pas vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë i emergjencës.

    Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.

  • Musliu për Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës

    Musliu për Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar që të kthehet sa më shpejtë nga Haga ish kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.

    Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka publikuar një fotografi me Veselin, ajo ka thënë se uron që të kthehet në mesin tonë, njeriu që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës.

    “Duke uruar që seshpejti ta kemi në mesin tonë njëriun që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, Kryetarin Kadri Veseli, ju urojmë një fundjavë të mbarë”, ka thënë Musliu.

  • Arrestohet një person në Podujevë, i sekuestruan armë, fishekë e boks hekuri

    Arrestohet një person në Podujevë, i sekuestruan armë, fishekë e boks hekuri

    Është arrestuar një person në Podujevë, i cili dyshohet se i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 12 fishekë dhe një boks i hekurit, raporton Ekonomia Online.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.09.2024-19:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

  • Pas sulmit ku u vra Bunjaku, grupi i Radojiçiqit ishin strehuar në hotelin e Banjskës – rrëfejnë dëshmitarët

    Pas sulmit ku u vra Bunjaku, grupi i Radojiçiqit ishin strehuar në hotelin e Banjskës – rrëfejnë dëshmitarët

    300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” ishin zgjuar nga gjumi si pasojë e luftimeve.

    Të shtënat nuk ishin ndalur deri në agim. Atëherë mysafirët kishin parë se hoteli ishte mbushur njerëz me armë të gjata dhe të maskuar në uniforma të gjelbra, në mesin e tyre kishte edhe të plagosur.

    Kur dëshmitari “kishte zbritur në recepcion për të pyetur se çfarë po ndodhte, kishte marrë informatë se nuk kishte ndonjë sulm dhe duhet të kthehej në dhomë.”

    Të frikësuar për gjendjen e jashtëzakonshme, dëshmitari rrëfen në Prokurori se janë nisur për në bodrumin e hotelit bashkë me të tjerë ku edhe kanë qëndruar deri në mëngjes.

    Mysafirët s’ishin lejuar të largohen nga hoteli deri në ora 10 e mëngjesit. /BetimipërDrejtësi/