ATV

Author: ATVLive

  • Azemi: Pronari i kompanisë së punëtorëve teknik të Kuvendit më ka paditur, shkak kërkesa për rritje page

    Azemi: Pronari i kompanisë së punëtorëve teknik të Kuvendit më ka paditur, shkak kërkesa për rritje page

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për Ekonomia Online se pronari i kompanisë së punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës, e ka paditur atë për shkak të kërkesave për rritje të rrogave për këta punëtorë.

    Azemi ka deklaruar se pronari i kompanisë ka bërë padi penale në gjykatë, duke shtuar se ka mbi një vit që nuk ka paguar fare trustin pensional për këta punëtor.

    Ai u shpreh se punëtoret teknik të Kuvendit të Kosovës që të hënë kanë nisur grevën, me kërkesat e tyre për rritje pagash deri 550 euro, nuk do të punojnë deri sa operatori të i plotësoj kërkesat e tyre.

    “Duam të tregojmë edhe fytyrën e institucionit tonë, deputetëve edhe Qeverisë së Kosovës t’i tregojmë që përkundër asaj që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në lidhje me pagën 350 euro, këta punëtorë këtu marrin pagë 275 euro. Përkundër bisedimeve nuk kemi arritur një marrëveshje, këta punëtor kërkojnë paga 550 euro. Përderisa të mos nënshkruhet kontrata mes këtyre mes punëtorëve dhe operatorit ekonomik pagën nën 550 këta punëtor nuk do të kryejnë shërbimet e tyre. Është një pasqyre edhe e këtyre institucioneve që kemi. Presim që pagat tona të rriten konform rritjes ekonomike dhe konform inflacionit që është bërë në Kosovë”, ka thënë Azemi.

    “I kemi njoftuar të gjitha institucionet, duke u nisur nga kryeparlamentari, nga drejtori i administratës nga sekretari. Realisht e kemi njoftuar edhe pronarin e kompanisë, por në vend që të bisedojë pronari e kompanisë, ka bërë një padi penale në gjykatë dhe ne na duhet që të takohemi në gjykatë në lidhje me pronarin e kompanisë. Sepse ne kemi kërkuar që të rritet paga e tyre, përkundër asaj që pronari i kompanisë ka më shumë se një vit që nuk ka paguar fare trustin pensional, ai ka gjetur momentin dhe ka gjetur guximin sepse te ne mund të gjendet guximi që të padite kryetari i sindikatës se pse ka kërkuar pagë më shumë se 275 euro”, ka thënë ai.

    Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës, të hënën kanë hyrë në grevë para institucionit më të lartë ligjvënës për shkak të pagave të ulëta. Ata kanë kërkuar që paga nga 270 t’iu rritet deri në 550 euro.

  • Sot protestohet kundër heqjes së Ligjit për Punën nga kalendari legjislativ

    Sot protestohet kundër heqjes së Ligjit për Punën nga kalendari legjislativ

    Forumi Ekonomik i Grave ka ftuar të gjithë prindërit, vajzat, djemtë, burrat e gratë, që t’i bashkohen protestës paqësore, e cila mbahet sot në ora 16:30, përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Ky forum thekson se pas vendimit për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ, pavarësisht kërkesave dhe reagimeve të shumta nga grupet e interesit, është e qartë se premtimet e qeverisë kanë mbetur fjalë boshe.

    “Ligji për Punën është jetik për avancimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e kushteve të punës në vend. Aktualisht, vetëm 2 në 10 gra janë të punësuara, dhe shumë prej tyre detyrohen të punojnë në kushte të pasigurta, pa mbrojtje dhe pa të drejta themelore të punës. Ligji ekzistues diskriminon gratë dhe burrat njësoj—gratë për shkak të përgjegjësive të lejes së lehonisë, dhe burrat për shkak të mungesës së të drejtave për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Ne kërkojmë që qeveria të publikojë për diskutim Projektligjin e ri dhe të zhvillojë konsultime me të gjitha palët e interesuara. Nuk do të pranojmë më justifikime dhe vonesa”, thuhet në reagim.

  • Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve, dëshmitari i ri jep dëshmi në seancë të mbyllur

    Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve, dëshmitari i ri jep dëshmi në seancë të mbyllur

    Sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vazhdojë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se dëshmitari i radhës do të dëshmojë në një seancë të mbyllur, ndërsa prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave të paraqitura.

    Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë me shkrim të 9 dëshmitarëve, të cilat janë shoqëruar me prova materiale në çështjen gjyqësore kundër ish-komandantëve të UÇK-së.

    Sipas njoftimit nga DHSK-ja, seanca do të fillojë nga ora 09:00.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Kuvendi shënon sot Ditën e Demokracisë

    Kuvendi shënon sot Ditën e Demokracisë

    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën, sot Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

    Me rastin e kësaj dite do të mbahen disa aktivitete.

    Më poshtë agjenda e plotë;

    10:00 Hapja e dyerve të Kuvendit

    10:00 Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë

    Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës
    Nancy Soderberg, Drejtore e lartë rezidente e NDI në
    Kosovë

    Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Forumi për Transparencë, kryetare
    Blerta Deliu-Kodra, Forumi për Transparencë, anëtare
    Prezantimi i videos (NDI)

    Prezantimi i videos (OSBE)

    (Holli i Kuvendit)

    10:00 Panairi i organizatave të shoqërisë civile

    (Holli i Kuvendit)

    10:00 Kuizi i Demokracisë

    (Oborri i Kuvendit)

    Ky aktivitet organizohet me mbështetje nga NDI.

    11:00 Tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe teknologjia”

    Moderim: Rezarta Krasniqi, D4D

    (Salla 506, Kuvendi i Kosoves)

    *Ky aktivitet organizohet me mbështetje nga D4D dhe NDI.

    10:30 Punëtori për Demokraci – Demos-ti

    (Oborri i Kuvendit)

    13:30 Panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për

    të ardhmen”

    (Salla 506, Kuvendi i Kosoves)

  • Sot moti me diell dhe vranësira të shpërndara

    Sot moti me diell dhe vranësira të shpërndara

    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare, njofton tutje IHMK.

  • Kryeministri Kurti viziton familjen e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë

    Kryeministri Kurti viziton familjen e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar familjen e aktorit Adem Mikullovci.

    Kjo vizitë në familjen e aktorit Mikullovci është realizuar në shënim të katër vjetorit të tij të vdekjes.

    Kryeministri Kurti, për Mikullovcin tha se “pa u trembur prej përndjekjes nga regjimi mizor serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithnjë ishte me vepër e me zemër pranë çështjes kombëtare”.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kryeministrit Kurti:

    Sot vizituam familjen e Adem Mikullovcit, aktorit tonë të shquar, patriotit e veprimtar kombëtar, në katër vjetorin e vdekjes së tij. Na mikpriti ngrohtësisht bashkëshortja e tij, zonja Lumnije.

    Intelektualët dhe artistët e mëdhenj si Ademi, në momentet e rëndësishme historike e kanë vendosur veten në ballë të popullit, pa marrë parasysh rrezikun. Adem Mikullovci pa u trembur prej përndjekjes nga regjimi mizor serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithnjë ishte me vepër e me zemër pranë çështjes kombëtare. Megjithatë ai kurrë nuk e la pas dore skenën dhe humorin, pasionet e tij jetësore. Në ato vite terri të thellë buzëqeshja e tij e mençur na sillte pakëz dritë dhe shpresë. Por edhe më vonë, gjatë lirisë që do ta kemi përgjithmonë,

    Adem Mikullovci diti të bëjë humor shpotitës dhe ironik me fenomene të ndryshme negative të shoqërisë sonë, e sidomos të kastës drejtuese. Injoranca e lakmia në pushtet, prapambetja, ishin dukuri që i jepnin një tis trishtimi buzëqeshjes së artistit tonë të madh. Megjithatë buzëqeshja në fund triumfonte. Kjo ishte mënyra e tij për të kritikuar dhe për të kontribuar në përparimin tonë shoqëror. Ai ka qenë kontribues i madh edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si veprimtar e deputet.

    Për ne, po edhe gjerësisht për popullin e Kosovës, ai do të jetë i paharruar e i nderuar përgjithmonë.

  • Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Instituti Hidrometeorologjik Kosovës paralajmëron mot të vranët e me reshje shiu në javën e fundit të stinës së verës. Sipas Institutit, java e ardhshme vijon me mot të ndryshueshëm.

    Instituti Hidrometeorologjik Kosovës paralajmëron mot të vranët e me reshje shiu në javën e fundit të stinës së verës. Sipas Institutit, java e ardhshme vijon me mot të ndryshueshëm.

    Të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

    Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

    Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

    Ditën e premte moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimt me shpejtësi 1-5m/s.

    “Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

  • Përmbytje në Poloni e Austri, katër të zhdukur në Çeki

    Përmbytje në Poloni e Austri, katër të zhdukur në Çeki

    Shërbimet e Emergjencave po forcojnë mbrojtjen nga përmbytjet në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore pasi shirat e dendura frynë lumenjtë dhe dëmtuan mijëra shtëpi.

    Një person ka humbur jetën në Poloni. Situata është shumë dramatike, është më dramatike në rrethin Klodzko,” konfirmoi sot kryeministri Donald Tusk pas një takimi me ekipin e krizës në qytetin Klodzko.

    Rreth 17 mijë familje në rajon kanë mbetur pa energji elektrike dhe në disa zona nuk ka pasur as lidhje telefonike. Qasja rrugore në qytetet Ladek Zdroj dhe Stronie Slaskie praktikisht u ndërpre, tha Tusk. 1600 persona u evakuuan.

    Klodzko, një qytet me 25,000 banorë, ishte pjesërisht nën ujë pasi lumi lokal u ngrit në 665 centimetra shumë mbi nivelin alarmues prej 240, duke tejkaluar rekordin e vendosur në përmbytjet e vitit 1997, të cilat dëmtuan pjesërisht qytetin dhe morën 56 jetë në Poloni.

    Në Krakow, qyteti i dytë më i madh në Poloni, banorëve iu dhanë thasë me rërë për mbrojtje nga përmbytjet.

    Në Republikën Çeke, përmbytjet çuan në evakuimin e mijëra njerëzve dhe 51 mijë familje në rajonet veriore të vendit u prekën nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Digat e përmbytjeve janë ngritur në Pragë.

    Policia njoftoi se katër persona rezultojnë të zhdukur. Tre persona dyshohet se ishin në një makinë që u përfshi nga lumi në qytetin verilindor Lipova-Lazne, dhe një tjetër burrë u zhduk nga përmbytjet në juglindje të vendit.

    Ministri i Mjedisit Petr Hladik tha se toka është e ngopur dhe uji po mbahet në sipërfaqe, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejta. Në Republikën Çeke priten reshje shiu deri të martën, tha ministri.

    Kryeministri çek Petr Fiala tha se vendi po përgatitej për një “fundjavë të vështirë”. Autoritetet kanë vendosur barriera mbrojtëse të bëra me thasë rëre dhe barriera metalike. Të gjitha ndeshjet e futbollit janë anuluar.

    Në Austri, erëra deri në 146 kilometra në orë janë regjistruar në jug të vendit, dhe reshje deri në 170 litra ujë për metër katror në veri. Në Vjenë, zjarrfikësit kanë ndërhyrë rreth 150 herë në 24 orët e fundit për të pastruar kanalet e bllokuara me mbeturina ose për të nxjerrë ujin që ka depërtuar në bodrumet, raportojnë mediat lokale.

    Një zjarrfikës vdiq në detyrë ndërsa pomponte ujin nga një ndërtesë. Në malet në perëndim të vendit, bora po pengon qarkullimin në disa rrugë, ndërsa shërbimet e urgjencës janë në kërkim të një burri të humbur në një ortek.

    Në disa vende, Tiroli është i mbuluar me një shtresë bore deri në një metër, që është një situatë e jashtëzakonshme në mes të shtatorit dhe javën e kaluar janë regjistruar temperatura mbi 30 gradë.

  • Haradinaj: Beteja e Kaqanollit ndër më të rëndësishme të UÇK-së

    Haradinaj: Beteja e Kaqanollit ndër më të rëndësishme të UÇK-së

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Kaqanollit në 26-vjetorin e saj.

    Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Beteja e Kaqanollit ishte nga betejat më të rëndësishme.

    “26 vjet më parë, nisi një nga betejat më të rëndësishme të luftës çlirimtare. Krismat e armëve nga Zona Operative e Llapit ishin një sinjal i keq për armikun. Në Betejën e Kaqanollit, ata kuptuan se fryma e mbjellë nga Zahiri, Hakifi e Iliri, jo vetëm që nuk ishte shuar, por do të bëhej gjithashtu shkatërrimtare për planet e tyre djallëzore”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka kujtuar heronjtë nga Zona Operative e Llapit.

    “Sot, ne përulemi me respekt para dëshmorëve që dhanë jetën: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Kujtimi për ta na bënë më të fortë dhe më të vendosur për të rikthyer shpresën për qytetarët tanë. Lavdi e përjetshme”, është shprehur ai.

  • Rama i fton investitorët t’i prezantojnë projekt-propozimet e tyre në një konferencë: Ta transformojmë Prishtinën

    Rama i fton investitorët t’i prezantojnë projekt-propozimet e tyre në një konferencë: Ta transformojmë Prishtinën

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për organizimin e një konference të investitorëve më 20 shtator.

    Rama përmes një video të publikuar në Facebook, i ftoi investitorët e interesuar që t’i prezantojnë “projekt-propozimet e tyre”.

    “Kemi vendosur që me 20 shtator të organizojmë konferencën e dytë të investitorëve, ku kemi ftuar të gjithë investitorët e interesuar që të prezantojnë projekt-propozimet e tyre. Ju presim që bashkë të realizojmë vizionin për Prishtinën e transformuar”, tha Rama.