ATV

Author: ATVLive

  • BE-ja ndan 160 milionë euro të tjera për të përgatitur sistemin energjetik të Ukrainës

    BE-ja ndan 160 milionë euro të tjera për të përgatitur sistemin energjetik të Ukrainës

    Komisioni Evropian do të ndajë gjithashtu rreth 160 milionë euro për të ndihmuar sistemin energjetik të Ukrainës përballë sulmeve ruse.

    Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të enjten në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Fatih Birol në Bruksel, transmeton Ukrinform.

    Von der Leyen vuri në dukje se Komisioni Evropian do të ndajë gjithashtu rreth 160 milion euro për të ndihmuar sistemin energjetik të Ukrainës, duke përfshirë 60 milion për nevoja humanitare – strehimore dhe ngrohje, 100 milion për riparime dhe restaurim, dhe kjo shumë do të merret nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse.

    Sipas saj, që nga shkurti i vitit 2022, ndihma e BE-së për sektorin energjetik të Ukrainës ka arritur në të paktën 2 miliardë euro.

    Siç raportoi më herët Ukrinform, kryeministri Denys Shmyhal pret që negociatat me operatorët evropianë të sistemit të transmetimit të rrisin kapacitetin për import të energjisë elektrike nga 1.7 GW në 2.2 GW deri në fillim të dimrit./ Ukrinform

  • Ndalohet në Qafë të Prushit, kishte 15 kamera të kontrabanduara

    Ndalohet në Qafë të Prushit, kishte 15 kamera të kontrabanduara

    Një person është ndaluar nga policia për mall të kontrabanduar në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për në Kosovë.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se personi në fjalë ishte në vetyrë me targa vendore, në të cilën pati 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur.

    “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është hapur rasti për kontrabandim dhe mos deklarim të mallit i cili procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës” thuhet në njoftim.

  • Policia i zë dy kandidatët në Gjakovë që tentuan të kopjojnë në testin për patentë

    Policia i zë dy kandidatët në Gjakovë që tentuan të kopjojnë në testin për patentë

    Dy persona në Gjakovë kanë tentuar të marrin përgjigje nga pajisjet elektronike në testin për patentë shoferë dhe të njëjtit janë kapur nga policia.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se të dy janë shoqëruar në polici dhe pajisjet elektronike janë sekuestruar.

    “Sot rreth orës 12:00 nga zyrtarët në Qendrën për Patentë Shofer në Gjakovë, jemi njoftuar se dy persona të cilët ishin duke ju nënshtruar testit për patentë shoferi posedonin pajisje elektronike të cilat mund të keqpërdoreshin gjatë testi”.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruara ne polici dy persona (meshkuj të moshës madhore), po ashtu dy pajisje elektronike janë sekuestruar. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet tutje në konfirmim.

  • Tejkaloi automjetet në “zebra”, i merret leja 26 vjeçares në Ferizaj

    Tejkaloi automjetet në “zebra”, i merret leja 26 vjeçares në Ferizaj

    Është gjobitur një ngasëse e një veture në Ferizaj, pasi e njëjta ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve.

    Policia ka bërë të ditur se 26 vjeçarja është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për tre muaj.

    “Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 18.09.2024 rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë nga qytetarët se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj një shofere e veturës “Renault” ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor”.

    “Policia e ka identifikuar shoferen R.H (F/K) e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • ​Shqipëria e shtata në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

    ​Shqipëria e shtata në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

    Shqipëria renditet e shtata në botë sa i përket çmimit të naftës, sipas organizatës Global Petrol Prices.

    Qytetarët shqiptarë e paguajnë këtë produkt me lirë se në Zvicër, Monako, Islandë e Hong Kong, dhe më shtrenjtë se rajoni, Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër e globit.

    Tregu global sot është i stabilizuar dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë.

    Ndryshimet në çmime ndërmjet shteteve, reflektohen për shkak të raporteve me prodhimin, tregtinë dhe taksat, pasi të gjitha vendet kanë qasje në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.

    Kujtojmë se në bursën evropiane, një fuçi naftë po tregtohet në këtë periudhë për 70 dollarë, duke regjistruar vlerat më të ulëta që nga viti 2022, kur tregu i lëndëve djegëse u trondit pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë. /EuronewsAl

  • Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

    Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze. Në fotografinë e publikuar sot në profilin e tij, deputeti Berisha shihet që e ka thyer krahun e djathtë.

    Në këtë reagim të tij lidhur me aksidentin, Berisha ka rrëfyer edhe për momentet e vështira pas përplasjes dhe për policen e Kosovës që e kishte ndihmuar pas aksidentit

    Në fund të shkrimit të tij pasi ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe mjekët në QKUK që e kanë operuar, deputeti Berisha ka pasur një mesazh për të rinjtë, duke iu thënë që përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është jetike. Gjithashtu ka thënë se s’duhet harruar vendosja e rripit të sigurisë.

  • Von der Leyen pret liderët ballkanikë: Ballkani Perëndimor i përket Evropës

    Von der Leyen pret liderët ballkanikë: Ballkani Perëndimor i përket Evropës

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka pritur liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët bashkërisht pritet të marrin pjesë në një drekë pune bashkë me Von der Leyen.

    Gjatë këtij takimi do të flitet për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Në takim po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Von der Leyen Von der Leyen tha se të gjashtë partnerët nga rajoni i përkasin Evropës dhe se për këtë po punohet në BE. Në të njëjtën kohë, shtoi ajo, po bëhen përpjekje për afrimin e ekonomive dhe tregjeve nga rajoni me Bashkimin me ndihmën e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë gjashtë miliardë euro.

    “Sot prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë. Në të njëjtën kohë, ne po afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me planin tonë të rritjes prej gjashtë miliardë eurosh. për rajonin”, ka deklaruar Von der Leyen në rrjetin social X.

  • ​Trepça mëson rivalin e radhës në Ligën e Kampionëve

    ​Trepça mëson rivalin e radhës në Ligën e Kampionëve

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

    Turneu kualifikues po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sfida zhvillohet të premten nga ora 13:00, sipas kohës në Kosovë. Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit të ndeshjes Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni). Finalja zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

    Në çerekfinale të kualifikimeve, mitrovicasit fituan ndaj kampionit të Qipros, Keravnos 82:79. Në kualifikime janë 24 skuadra, ku katër më të mirat nga çdo grup kualifikues do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri, përcjellë KP.

  • Kuvendi i Shqipërisë nderon ish-deputetin Gerti Bogdani

    Kuvendi i Shqipërisë nderon ish-deputetin Gerti Bogdani

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit.

    Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të tij.

    Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Në një reagim prekës në rrjete sociale, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani lajmëroi se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës, raporton Tch.

    “Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi ajo.

    Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte.

    “Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.

    Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

  • ​Aksioni i PSD-së te Ura e Ibrit, Molliqaj: Veprimet e Kurtit çojnë në izolim

    ​Aksioni i PSD-së te Ura e Ibrit, Molliqaj: Veprimet e Kurtit çojnë në izolim

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjatë një aksioni simbok të mbajtur pran Urës së Ibrit, ka kritikuar vperimet e deritashme të Qeverisë dhe të Albin Kurtit.

    Molliqaj duke theksuar se veprimet e Kurtit çojnë në izolim, ka potencuar se shëtitjet e Kurtit nëpër vendet e caktuara në veri nuk janë asgjë tjetër veçëse fiotografi për vota. Molliqaj tha po ashtu se Ura e Ibrit hapet vetëm me pëlqimin e ndërkombëtarëve dhe KFOR-it, raporton KP.