ATV

Author: ATVLive

  • Komisioni për Ekonomi rishpall konkursin për Kryesues të Komisionit Shqyrtues në ARrU

    Komisioni për Ekonomi rishpall konkursin për Kryesues të Komisionit Shqyrtues në ARrU

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit si dhe raportin me rekomandime për lexim të dytë të Projektligjit për Kripto-asetet, raporton EO.

    Në mbledhjen e mbajtur të enjten, komisioni rishpalli edhe një herë konkursin për zgjedhjen e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU).

    Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, tha se rishpallja e këtij konkursi po bëhet për shkak të mospjesëmarrjes të asnjë kandidati.

    “Tani ky është si me thënë pjesa e dytë sepse e kemi pasur një shpallje por për shkak të mospjesëmarrjes të asnjë kandidati, ka dështuar konkursi dhe ne jemi të obliguar që ta rishpallim konkursin. Këtu nuk kemi më çka të diskutojmë përveç me votu fillimin e konkursit”, tha Shala.

  • Arrestohen katër persona të dyshuar për ‘fajde’ dhe ‘organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’’

    Arrestohen katër persona të dyshuar për ‘fajde’ dhe ‘organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’’

    Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e luftimit të dukurisë së fajdesë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, sot, me datën 19 shtator 2024, ka realizuar operacion policor, me ç’rast ka zbatuar urdhërkontroll në 3 lokacione në Prishtinë ndaj katër personave të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ nga neni 331 i KPRK-së dhe ‘organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 i KPRK-së.

    Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.

    Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.

    Katër personave të dyshuar A. A., S. A., E. G. dhe A. G., pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

  • Nis gjykimi ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut

    Nis gjykimi ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut

    Të enjten ka nisur seanca fillestare në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

    Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij. Deri në shtator qëndroi në paraburgim. Pas lirimit, iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut në 50 metra.

    Krasniqi ishte emëruar në krye të KEK-ut në tetor të vitit 2021.

    Aktakuza e ngritur ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut është plotësisht e ndarë nga hetimi për të cilin u arrestua vitin e kaluar.

    Pas arrestimit për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare në dy kontrata, Prokuroria e Shtetit ka filluar ta hetojë Krasniqin për tregti të energjisë me një kompani sllovene që nuk kishte licencë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, për të vepruar në Kosovë. Nga dokumentet që ka sekuestruar hetuesia vitin e kaluar dhe nga ekzaminimi i komunikimeve online, është parë që Krasniqi ka qenë i njoftuar se kompania që po i shiste rrymë Kosovës nuk kishte licencë, por ka vazhduar punën me të.

  • ​Hoti: Cenimi i partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në duhet të jetë alarm shqetësues

    ​Hoti: Cenimi i partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në duhet të jetë alarm shqetësues

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, tha se Kosova është nën masa financiare nga BE-ja për më shumë se një vit, të cilat sipas tij i kanë bllokuar reformat ekonomike e institucionale të Kosovës drejt BE-së, siç përcaktohet me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit Kosovë-BE të vitit 2016.

    Ndërsa sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë për bashkëpunim strategjik shumëvjeçar në fushën e energjisë, fushë që është bërë çështje e sigurisë kombëtare.

    Sipas Hotit qytetarët duhet ti bëjnë një varg pyetjesh për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

    Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

    Në anën tjetër, Kosova është nën masa financiare nga BE-ja për më shumë se një vit, të cilat i kanë bllokuar reformat ekonomike e institucionale të Kosovës drejt BE-së, siç përcaktohet me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit Kosovë-BE të vitit 2016. Së fundmi, Kosova po kërcënohet nga vendet kryesore të BE-së me përjashtim nga Procesi i Berlinit, i cili është mekanizmi formal i përgatitjes së Ballkanit Perëndimor për integrim evropian. Po ashtu, kanë ardhur paralajmërime nga SHBA-ja se mund të ndërpritet bashkëpunimi me Policinë e Kosovës.

    Çdo qytetar sot duhet të pyes Kurtin dhe Osmanin: Përse nuk u zbatua Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila pritej të zgjidhte problemin e furnizimit me energji në Kosovë? Përse u anulua projekti i gazit? Përse nënçmohej partneriteti me SHBA për gaz duke iu referuar “aleanca e gypave”? Përse nuk u nis me amerikanët hekurudha për Durrës? Përse nuk u zbatua “Marrëveshja Kosovë-SHBA e 31 dhjetorit 2020 për nxitjen e investime”, e cila pritej të mobilizonte investimet amerikane në Kosovë? Kujt i përshtatet moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit nga ana e Kosovës?

    Cenimi i partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në duhet të jetë alarm shqetësues për secilin qytetar që e do Kosovën në BE dhe NATO, e në partneritet të ngushtë me SHBA-në.

    Më 9 shkurt 2025 qytetarët vendosin për qeverisjen e ardhshme. Kjo është dita kur duhet të marrë fund kjo qeverisje e dëmshme për Kosovën, si dhe për aleatët e Kosovës që duan ta shohin popullin e Kosovës pjesë të familjes së popujve në BE dhe NATO.

  • Rama: Një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim për projektet në kryeqytet

    Rama: Një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim për projektet në kryeqytet

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar programin e Konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”.

    Në një konferencë për media, Rama potencoi se një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim serioz për projektet.

    Projekti i tregut të ri tek pjesa e rrethit të Flamurit, projekti i Tulltores, ndërtimi i një stacioni të ri të autobusëve, parku i ri që e lidhë Dardaninë me Kalabrinë dhe renovimi i Pallatit të Rinisë janë disa nga investimet që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama prezantoi të enjten, raporton KosovaPress.

    Në kuadër të investimeve Rama përmendi ndërtimin e Parkut të Shëndetit dhe Mirëqenies.

    I pari i kryeqytetit theksoi se të gjitha këto investime do të bëhen pa shpenzuar asnjë cent nga buxheti i komunës.

    Rama shtoi se të gjitha këto projekte janë të avancuara në aspketin arkitektonik dhe ndërlidhën me vizionin për transformimin e kryeqytetit.

    Në konferencë, Rama u pyet lidhur me dështimin për miratimin e buxhetit të komunës për vitin 2025, për çka tha se opozita po bën gjithçka për ta bllokuar procesin për arsye siç tha ai ‘puro politike’.

  • ​Zhegrova te Reali? Kostoja 25 milionë euro, detajet…

    ​Zhegrova te Reali? Kostoja 25 milionë euro, detajet…

    Gazetari i njohur sportiv në Francë, Daniel Riolo, deklaron se sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili luan për Lille, Edon Zhegrova, mund t’i bashkohet Real Madridit.

    Riolo beson se transferimi i Kylian Mbappes nuk do të jetë lojtari i fundit që te Reali do të afrohet nga Franca, pasi Ligue 1 shihet si një pistë tërheqëse për “Los Blancos”. Në një program të “Radio Montecarlo”, Riolo ka treguar se me shumë gjasa Zhegrova do të transferohet së shpejti në Madrid, përcjellë KosovaPress.

    “Edon Zhegrova e sheh veten në Real Madrid në kokën e tij, kjo është e sigurt. Ai e sheh veten duke shkuar te Real Madridi, duke zënë vendin e Vinicius Junior dhe nuk është befasi që të ndodhë ”, deklaroi Daniel Riolo.

    Sulmuesi nga Kosova është rritur shumë në Ligue 1, ndërsa është bërë protagonist i padiskutueshëm në sulmin e Lille.

    Çmimi i kartonit të Edon Zhegrovo sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro, ndërsa kontrata e sulmuesit me Lille përfundon në vitin 2026, por ai pritet të largohet nga futbolli francez në fund të këtij sezoni.

  • Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal në Drenas, ku pritet të votohet dhënia në shfrytëzim e pronave për persona fizikë me afat prej 99 vjetësh

    Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal në Drenas, ku pritet të votohet dhënia në shfrytëzim e pronave për persona fizikë me afat prej 99 vjetësh

    Është shtyrë seanca e Kuvendit Komunal të Drenasit, e cila ishte thirrur për të votuar Propozim-vendimin për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e 54 pronave të paluajtshme të Komunës së Drenasit për shfrytëzim afatgjatë nga persona fizikë/juridikë, për një periudhë prej 99 vjetësh, raporton ATV.

    Kjo ndodhi pasi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik para komunës, i cili vazhdoi edhe brenda kuvendit komunal të Drenasit, kundërshtuan këtë projekt-vendim.

    Me këtë rast, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kërkoi largimin e aktivistëve nga seanca e kuvendit komunal. Aktualisht, seanca është shtyrë dhe ende nuk dihet nëse do të vazhdojë punimet sot.

    “Nuk kthehemi pa u largu aktivistët, nuk kanë të drejtë të jenë këtu”, ka deklaruar Lladrovci.

    Mbledhja ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, me 13 pika në rendin e ditës. /atvlive.tv

  • Kurti ka udhëtuar në Bruksel për drekën e ftuar nga von der Leyen me liderë të Ballkanit Perëndimor

    Kurti ka udhëtuar në Bruksel për drekën e ftuar nga von der Leyen me liderë të Ballkanit Perëndimor

    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar sot Zyra e Kryeministrit.

    Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me presidentin e saj.

    Pritet që në takim temat kryesore të jenë “agjenda e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Europian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

  • ​Osmani udhëton në New York për takime me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së

    ​Osmani udhëton në New York për takime me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

    Përgjatë kësaj vizite, nw njoftim thuhet nse presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.

    Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

    Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.

  • Vetëvendosje me aksion simbolik para nisjes së seancës në Kuvendin Komunal të Drenasit

    Vetëvendosje me aksion simbolik para nisjes së seancës në Kuvendin Komunal të Drenasit

    Asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë zhvilluar një aksion simbolik para nisjes së seancës në Kuvendin Komunal të Drenasit.

    Përmes këtij aksioni, LV ka kundërshtuar Propozim vendimin për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Drenasit për shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik.

    ATV mëson se nëse ky propozim kalon, janë gjithsej 54 prona që do të jepen për shfrytëzim. /atvlive.tv