ATV

Von der Leyen pret liderët ballkanikë: Ballkani Perëndimor i përket Evropës

Written by

in

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka pritur liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët bashkërisht pritet të marrin pjesë në një drekë pune bashkë me Von der Leyen.

Gjatë këtij takimi do të flitet për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Në takim po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Von der Leyen Von der Leyen tha se të gjashtë partnerët nga rajoni i përkasin Evropës dhe se për këtë po punohet në BE. Në të njëjtën kohë, shtoi ajo, po bëhen përpjekje për afrimin e ekonomive dhe tregjeve nga rajoni me Bashkimin me ndihmën e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë gjashtë miliardë euro.

“Sot prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë. Në të njëjtën kohë, ne po afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me planin tonë të rritjes prej gjashtë miliardë eurosh. për rajonin”, ka deklaruar Von der Leyen në rrjetin social X.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *