ATV

Author: ATVLive

  • KFOR-i e vazhdon fushatën për martesat e hershme në Kosovë

    KFOR-i e vazhdon fushatën për martesat e hershme në Kosovë

    KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Kosovë.

    Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se martesat në fjalë janë të shpeshta për moshat nën 16-vjeçare dhe kanë pasoja të rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike për vajzat dhe djemtë.

    “Një zyrtare e KFOR-it u takua me një grup vajzash në Mitrovicë”.

    “Ata shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e ndjekjes së shkollës dhe për rolin thelbësor që luan arsimi për zhvillimet personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

  • Policia del me njoftim si të keni kujdes nga mashtrimet nëpërmjet internetit

    Policia del me njoftim si të keni kujdes nga mashtrimet nëpërmjet internetit

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se janë rritur rastet me mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit, ku thonë se kohëve të fundi kanë të raportuar gjashtë raste të mashtrimit të kësaj natyre në të cilat raste qytetarët janë mashtruar me shuma të konsiderueshme të parave.

    Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve për rastet e ndodhura.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren bënë apel tek qytetarët, subjektet afariste të bëjnë kujdes sa i përket ekspozimit të dhënave të tyre personale e bankare në mjediset e jetës së përditshme, por edhe kur merrni kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodheni duke kërkuar në internet të mos bini pre nga mashtrime të ndryshme të cilët kanë qëllim vjedhjen apo manipulimin e fondeve tuaja nga llogari bankare dhe formave të tjera”.

    “Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi nëse llogaria i përket vërtetë personit tek i cili dëshironi të bëhet destinimi. Po ashtu duhet të bëni kujdes edhe gjatë dhënies së kodeve të hyrjes për llogaritë e juaja të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë”, thuhet në njoftim.

  • Begaj takohet me Peach, i shpreh vlerësim për kontributin e ushtarëve britanikë në KFOR

    Begaj takohet me Peach, i shpreh vlerësim për kontributin e ushtarëve britanikë në KFOR

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se biseda u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit Euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë.

    Në këtë kontekst, u theksua që vendet e rajonit të vijojnë të kenë të linjëzuar politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me politikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian.

    Rëndësi iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Korridorit VIII, një projekt që afron vendet midis Adriatikut dhe Detit të Zi.

    Gjithashtu, ndryshimet e reja në strukturat evropiane u vlerësuan si një mundësi për përfitim nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Presidenti i Shqipërisë i shprehu Lordit Peach mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e tij si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, për forcimin e stabilitetit rajonal, atë të institucioneve demokratike dhe ndihmën për trajtimin e sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë.

    Një vlerësim të veçantë presidenti Begaj shprehu për kontributin e dhënë me trupa në KFOR për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

  • Haradinaj e nderon Medën me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”

    Haradinaj e nderon Medën me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nderuar me medalje këngëtarin, Mehedin Përgjegjaj, i njohur si Meda.

    “Pata kënaqësinë që sot ta nderoj me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    “Meda, me zërin e tij të jashtëzakonshëm është bërë pjesë pothuaj e çdo familjeje shqiptare, por edhe me aktivitetin e tij humanitar dhe kontributin për çështje kombëtare. Pata kënaqësinë që sot ta nderoj me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, thuhet në postimin e plotë të Haradinaj.

  • Haxhiu: Provimi i jurisprudencës ka qenë transparent, kryejeni punën me profesionalizëm e bazuar në Ligj

    Haxhiu: Provimi i jurisprudencës ka qenë transparent, kryejeni punën me profesionalizëm e bazuar në Ligj

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë sot certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës, raporton Ekonomia Online.

    Ministrja e Drejtësisë, u zotua se ky proces ka qenë transparent dhe pa asnjë ndikim.

    Ajo ka kërkuar nga te certifikuarit që ta bëjnë punën me profesionalizëm, bazuar në legjislacionin në fuqi.

    “Ju uroj më të mirat dhe jam e bindur që kur do që do të orientoheni në sistemin e drejtësisë, si prokuror, gjyqtar, avokat, apo kudo tjetër do ta kryeni detyrën me përgjegjësi të lartë. Kjo është e rëndësishme edhe për juve edhe qytetarët e Kosovës. Pra çfarëdo pozicioni që të merrni në të ardhmen, të jeni të bindur që është më mirën edhe për Kosovën që ai do të jetë një veprim i ligjshëm, pra veprimet dhe vendimet që i merrni të jenë të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe po ashtu të pa ndikuara”, ka thënë ajo.

    Kryetar i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka bërë thirrje të pranishmëve që në asnjë formë, fati i njerëzve të mos ndryshojë për fajin e tyre.

    “Kjo do te thotë shumë që i hapen dyert e secilit jurist për të ushtruar profesionin. Por këtë hapje të dyerve mos e merrni si privilegj por merreni edhe si përgjegjësi sepse pavarësisht se cilin profesion do ta ushtroni, keni gjithmonë përgjegjësin që e keni fatin e njerëzve në dorë. Kujdesuni që asnjë herë fati i njerëzve të mos ndryshoj për fajin e juaj”, ka thënë ai.

  • Nagavci: Të gjithë fëmijët të mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike

    Nagavci: Të gjithë fëmijët të mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike të ideuar për brezat e rinj.

    Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se me të marrë mandatin në vitin 2021 ka nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.

    “Abetarja e Përbashkët Unike. Të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike të ideuar për brezat e rinj që do të mësojnë në këtë libër shkollor”, ka shkruar Nagavci.

    “Me të marrë mandatin në vitin 2021 kemi nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, mbi bazën e së cilës kemi ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për të vegjëlit tanë në mbarë botën. Falenderuese për të gjithë ju, kolegë e bashkëpunëtorë, për punën e përbashkët, besimin, mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e pandalshëm të sistemit arsimor”, shkroi ajo.

  • Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje

    Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje

    Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur urgjentisht vlerën e koeficientit së paku 30 për qind.

    Ai thotë se Qeveria Kurti nuk po merret me kërkesat e tyre, që sipas tij janë legjitime.

    Reagimi:

    Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje.

    I lexoj me vëmendje deklaratat e Kryeministrit Kurti e të ministrit Murati lidhur me rritjen ekonomike në pritje se pasi i paskemi punët kaq mirë do të marrin vendim për të realizuar kërkesën, që nuk është vetëm e SBASHK-ut, për ngritje urgjente të vlerës së koeficientit për se paku 30%. Por kjo nuk po ndodh e unë e kuptova se ata flasin ashtu e lavdërohen se puna e do ashtu.

    Mirëpo nuk munda të hesht duke e lexuar deklaratën e vlerësimin e deputetit Armend Muja për rritjen ekonomike në Kosovë.

    Kjo deklaratë ka bërë që gjithë të punësuarve në arsim, në sektorët tjerë dhe pensionistëve t’u mbetet edhe më shumë hatri në Qeverinë Kurti pse nuk po merret me kërkesat tona legjitime për ngritjen e vlerës së koeficientit, për ngritjen e pensioneve dhe për kthimin e 0.5 % për të gjitha vitet e shërbimit ashtu siç ka thënë edhe Kushtetuesja. Ne po lexojmë se shtetet e Ballkanit me atë rritjen e tyre të ulët ekonomike kanë bërë goxha ngritje të pagave e të pensioneve.

    Unë nuk jam ekspert i ekonomisë, por nëse vërtetë është e saktë se qenkemi në top katërshen e vendeve të Evropës e të parët në Ballkanin Perëndimor për nga rritja ekonomike , atëherë e lus deputetin Muja që këtë t’ua thotë Kryeministrit Kurti e ministrit Murati dhe ata të veprojnë.

    Nuk është mirë të jemi në top katërshen e shteteve të Evropës e të parët në Ballkanin Perëndimor për rritje ekonomike e në fund të pusit me ngritjen e pagave e të pensioneve krahasuar me të gjitha këto shtetet e rajonit e të Ballkanit.

  • Raportimi nga veriu, paditë dhe kërcënimet – Ndër sfidat kryesore të gazetarëve

    Raportimi nga veriu, paditë dhe kërcënimet – Ndër sfidat kryesore të gazetarëve

    Gjatë vitit 2023 Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave, ndërsa sfidë ka qenë raportimi nga veriu i vendit, ku gazetarët atje janë sulmuar e kërcënuar. Kështu u tha në publikimin e raportit vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”, organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), raporton Ekonomia Online.

    Raporti që është hartuar nga AGK, përmenden edhe paditë për gazetarë dhe puna jashtë orarit pa u kompensuar.

    Getoarbë Mulliqi nga AGK, ka thënë se numri i sulmeve gjatë vitit të kaluar ka shkuar në 41. Ndërsa thekson se sfidë në vete ka qenë raportimi nga veriu i vendit, ku atje gazetarët e punonjësit tjerë medial janë përballur me sulme e kërcënime.

    “Gjatë vitit 2023 Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave. Numri i sulmeve është rritur në 41 duke e bërë vitin më të rritur. Gazetarët që kanë raportuar në Veri kanë përballur me sulme, kërcënime. Po ashtu u bë edhe licencimi i një mediumi. Organizatat vendore kanë arritur që të parandalojnë këtë gjë megjithëse kjo paraqet kërcënim të mediave. Së fundi buxheti që merr RTK është e përcaktuar nga kuvendi duke lënë të ekspozuar”.

    “Kur bëhet fjalë për punonjësit e mediave, gazetarët përballen me sfidat e shtesave mbas orarit te punës. Gazetarët e mediave online përballen me presion të klikimeve. Pronaret e mediave ndikojnë në përmbajtje nëpërmjet direktivave. Gazetaret gra konsiderojnë që kushtet dhe pozitat e tyre në lajme është përmirësuar mirëpo vazhdon të kenë sfida. Njëra nga to është edhe ngacmimet seksuale në vendin e punës. Gazetarët kryesisht rastet e tyre i raportojnë në AGK, policia cilësohet si më efikase për raportimin e tyre. Gjykatat në Kosovë nuk kanë të dhëna të detajuara. Gazetarët në Kosovë u përballen me kërcënime më 26 qershor. Pezullimi i licencës së një mediumi siç ëahtë Klan Kosova. Kemi 38 sulme në drejtim të gazetarëve që besojmë që deri në fund të vitit do të rritet”, ka thënë Mulliqi.

    E hulumtuesja Leonita Morina, ka thënë se sfidë për gazetarët është edhe tejkalimi i orarit të punës, me ç’rast nuk ndodh as kompensimi. Ajo përmend edhe paditë që u janë bërë gazetarëve.

    “Gazetaret hasen në sfida, nuk kemi të dhëna te sakta të padive, por janë diku rreth 35 raste. Vetëm ‘Kallxo.com’ ka më shumë se 13 padi. Ata vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira pagat, sigurimi shëndetësor. Rreth 25 për qind të gazetarëve kanë kontratë me datë të caktuar apo disa kanë edhe kontratë të përkohshme. Gazetarët që preken më së shumti nga këto sfidat janë gazetarët e pavarur dhe detyrohen të punojnë punë jashtë gazetarisë. Sfidë tjetër është edhe regjistrimi i orëve të punës, në rast të mosplotësimit të orës është reflektuar në rrogën e tij por në anën tjetër nëse gazetari ka tejkaluar orarin e punës nuk janë kompensuar”, ka thënë Morina.

    E eksperti ligjor në AGK, Yll Zeka, sfidë në vete për gazetarët përmendi mungesën e qasjes në dokumentet zyrtare.

    “Një prej te drejtave kushtetuese është qasja në dokumentet publike që është e rëndësishme në punën e gazetarëve. Por më shqetësuese është zbatimi i tyre dhe kemi shumë raste që gazetarët përballen me paditë. Kemi sistemin e menaxhimit të lëndëve në sistemin ligjor, nuk mund të identifikojmë lëndë që i përkasin vetëm gazetarëve nuk kemi mundësi që t’i ndajmë lëndët sipas profesioneve. Në vitin 2024 është bërë edhe ndryshimi i pagave”, ka thënë Zeka.

  • Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali

    Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali

    Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një performancë të shkëlqyer në Itali, teksa ka lënë pa fjalë dhe jurinë e “X FACTOR”.

    Me një performancë super energjike, Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rap gjithashtu tregoj se ka një stage presence pasi arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion.

    Gjatë performancës, e cila është e paraqitur dhe në videon e mëposhtme, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.

    @skyitalia Boom, badoom, boom, boom, badoom, boom, bass YEAH, THAT’S THAT SUPER BASS 🔊 Laura ha spaccato tutto con Super Bass 🔥 #XF2024 #davedere ♬ suono originale – Sky Italia

  • Të enjten seancë – Kusari-Lila: S’ka kohë të formohen Komisione të reja Hetimore

    Të enjten seancë – Kusari-Lila: S’ka kohë të formohen Komisione të reja Hetimore

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që më 26 shtator të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduar të seancave të kaluara, raporton Ekonomia Online.

    Kusari-Lila tha se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, falë mbështetjes së partive opozitare.

    “U dakorduam që te vazhdoj një seancë më 26 shtator me pikat e papërfunduara. Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim që do të votohen me ndihmën e partive opozitare”, tha ajo.

    Ajo tha se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë që të formohen Komisione të reja Hetimore, pasi janë edhe pak muaj që do të përfundoj mandatin kjo legjislaturë.

    “Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, tha ajo.

    E se sa i përket paralajmërimeve të Gjermanisë që Kosova mund të rrezikoj izolim më të thelle ekonomik nëse nuk heq masat e tregtisë nga mallrat serb, ka thënë se sa po të sigurohen që situata e sigurisë është në nivel do të hiqet ai vendim.

    Ajo ka thënë se Kosova është në pritje të tre skenarëve që do të bëjnë skenimin e kamionëve nëpër kufijtë, dhe se këta skenarë do t’i ndihmojnë kësaj situate.

    “Në procesin e Berlinit, Kosova vazhdon të mbetet aktive. Në procesin e Berlinit vazhdon pjesëmarrje aktive. Përderisa në kemi kërkuara në vazhdimësi që standarde të njëjta të vendosen edhe për shtet e tjera. Kosova është në pritje të skanerëve, të cila do të bëjë skenimin e kamionëve, në afat kohore do të gjendet modaliteteti që në momentin kur ka siguri të plotë mund të hiqet masa e sigurisë, që është çështje e sigurisë kombëtare”, tha ajo.