ATV

Author: ATVLive

  • ​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

    ​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

    Sipas policisë ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

    “Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

  • Tahiri: Pagat nuk dolën deri në orën 24:00, Qeveria ka kryer shkelje flagrante

    Tahiri: Pagat nuk dolën deri në orën 24:00, Qeveria ka kryer shkelje flagrante

    Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë brenda ditës se djeshme është shkelje flagrante ligjore.

    Ai ka bërë me dije se neni 7 i Ligjit për Pagat thotë se pagat për zyrtarë publikë duhet të realizohen më së voni ditën e fundit të muajit.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se mosekzekutimi i pagave paraqet shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

    “Mos ekzekutimi i pagave nga qeveria është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe një dështim total i institucioneve. Neni 7, paragrafi 4, i Ligjit për Pagat thotë qartë se, pagat duhet t’u dalin punëtorëve më së voni ditën e fundit të muajit. Kjo do të thotë se sonte deri në orën 24:00, nëse nuk realizohen, Qeveria është në shkelje të rëndë ligjore. Në fakt, shkelja ka ndodhur që nga ora 16:00, kur përfundon orari zyrtar i punës”, ka shkruar Tahiri.

  • Mamografi falas për pjesëtaret e Policisë – Komuna e Prishtinës dhe PK-ja me marrëveshje

    Mamografi falas për pjesëtaret e Policisë – Komuna e Prishtinës dhe PK-ja me marrëveshje

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka lidhur të martën marrëveshje me Shërbimin shëndetësor të Policisë së Kosovës, marrëveshje kjo e cila do të iu mundësoj pjesëtareve të PK-së shërbimin e mamografisë falas, raporton EO.

    Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Izet Sadiku, tha se kjo Drejtori do të ofrojë mamografi falas për të gjitha pjesëtaret e Policës mbi moshën 40 vjeçare.

    “Jemi marr vesh që Drejtoria e Shëndetësisë gjatë fushatës ‘Race for the cure 2024’ që është fushatë që përkrah gratë me kancer, Drejtoria e Shëndetësisë do të ofrojë mamografi falas për të gjitha pjesëtaret e Policës mbi moshën 40 vjeçare. Ato që punojnë dhe veproj në Prishtinë, por edhe për ato që kanë gatishmëri nga komunat e tjera të vijë te Qendrat e mamomgrafisë”.

    “E ftuam PK që të jetë pjesë e vrapimit më të madh që bëhet në Kosovë në përkrahje të grave me kancer të gjirit”, ka thënë ai.

    Lindita Kajtazi, drejtoreshë e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës, tha se kjo marrëveshje është një ndihmesë e madhe për të gjitha gratë e PK-së.

    Ajo shtoi se kjo përveç që do të mundësoj të bëjnë mamografi falas, kjo do të jetë edhe një formë sensibilizim, raporton EO.

    “Është një ndihmës e madhe. Ne e morëm lajmin e mirë, e pranuam shumë mirë nga Drejtoria e Shëndetësi që do të ofrohet fals kryerja e mamografisë për të gjitha pjesëtaret e PK-së. Kjo është një ndihmës shumë e madhe që iu ofrohet PK”.

    “Sepse në një mënyrë bëhet vetëdijesim dhe i nxite të gjitha zyrtarët policore që kanë indikacion për kryerjen e mamografisë, kjo është një sensibilizim, por edhe kryerja e mamomgarfisë e cila mundëson identifikimin e hershme të sëmundjes së kancerit të gjirit. Marr parasysh që çdo identifikim i hershme ka edhe mjekim”, ka thënë ajo.

  • Shpallet tenderi për zgjerimin e rrugës Dollc – Zahaq

    Shpallet tenderi për zgjerimin e rrugës Dollc – Zahaq

    Fiks në orën 00:00, u bë shpallja e tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Pejë, konkretisht segmenti Dollc – Zahaq.

    Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar ofertën në platformën E-prokurimi.

    Vlera e këtij tenderi është 45 milionë e 690 mijë euro.

    Puna parashihet të kryhet në katër lote.

    Në ofertë është përdorur procedura e hapur, derisa për fitimin e këtij tendeti kusht është çmimi më i ultë.

    Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar, kishte miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, Zona kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe zonat kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dolle të Komunës së Klinës.

  • ​Rama komenton flakën para Kuvendit të Shqipërisë: Revoltë e opozitës ndaj një vendimi të gjykatës

    ​Rama komenton flakën para Kuvendit të Shqipërisë: Revoltë e opozitës ndaj një vendimi të gjykatës

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar ndaj djegies së karrigeve të Kuvendit nga deputetët e opozitës PD-së.

    Për aktet e dhunës dhe zjarrin që iu vu karrigeve jashtë parlamentit të Shqipërisë, Rama tha se kjo ishte revoltë e opozitës ndaj vendimit të Gjykatës.

    “Është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u ulur në ato karrige, përfaqësuar ata që i çojnë atje. Në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate”, tha Rama.

    Kryeministri Rama theksoi se përmes këtyre pamjeve mund të shihet roli që ka politika. Sipas tij politika siç e ka fuqinë të ndërtojë, ka fuqinë edhe të shkatërroj.

    “Pse e solla këtë imazh. E solla këtu sepse dua të them pak fjalë për politikën. Siç ka fuqinë e jashtëzakonshme të ndërtojë, politika ka edhe fuqinë demoniake të shkatërroj. Siç ka fuqitë e jashtëzakonshme të shërojë ka fuqinë djallëzore të plagos, dërrmoj, sakatoj. Siç ka fuqinë të mbjellë, ka edhe fuqinë të shfarosë dhe unë besoj që midis këtyre dy pamjeve, qëndron ndarja këtu tek ne midis nesh që përpiqemi të ndërtojmë që përpiqemi të shërojmë, që përpiqemi të mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojnë, plagosin, shkulin, djegin”, theksoi Rama.

    Rama poashtu tha se nëse ky ekuilibër do të vendosej mes forcash që janë në njërën anë, në anën e ndërtimit, në anën e shërimit, në anën e mbjelljes dhe të kultivimit dhe jo në anën e shkatërrimit, të plagosjes edhe të shkuljes e të djegies, Shqipëria nuk do të kishte humbur kaq shumë kohë.

    Të hënën në Kuvendin e Shqipërisë në seancën plenare deputetët e opozitës u rreshtuan para foltores në shenjë proteste pas arrestimit të deputetit të PD-së Ervin Salianji.

    Pas përplasjes dhe bllokimit të foltores, deputetët e opozitës kishin nxjerrë karriget jashtë sallës së Kuvendit duke ua vënë flakën. /kp

  • Begaj në takim me senatorin D’Alfonso: Italia, porta hyrëse e Shqipërisë për në Bashkimin Europian

    Begaj në takim me senatorin D’Alfonso: Italia, porta hyrëse e Shqipërisë për në Bashkimin Europian

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë.

    Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve.

    Presidenti Begaj theksoi se Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor.

    Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali.

  • Gjykata ia vendos një muaj paraburgim për serbin që tentoi të ikte nga Kosova, i merret dorëzania me 30 mijë euro

    Gjykata ia vendos një muaj paraburgim për serbin që tentoi të ikte nga Kosova, i merret dorëzania me 30 mijë euro

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M.M. për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale Krim i Organizuar lidhur me veprën penale Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se të pandehurit M.M i hiqet masa e dorëzanisë dhe caktohet se vlera e mjeteve monetare në shumë prej 30 mijë euro, e deponuar më datë 27.03.2023 në emër të dorëzanisë, të derdhet në Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M, duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe të strukturuar kriminal, me dashje ka vepruar në grup kriminal të organizuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, janë marrë me prodhimin dhe kultivimin e substancave narkotike të cilat i përpunojnë dhe më vonë i shesin, po ashtu edhe kanë blerë me qëllim të shitjes të substancave narkotike të llojit marihuan dhe kokainë, ashtu që me rastin e kontrollit të zbatuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës me urdhëresë të gjykatës, tek i pandehuri janë gjetur një sasi e substancave narkotike, bimë të mbjellura narkotike, pajisje për përgatitjen e tyre për t’i plasuar në treg, e të cilat janë sekuestruar nga policia me rastin e zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve, me këtë ekziston dyshimi mirë i bazuar se ka kryer veprën penale Krim i organizuar lidhur me veprën penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropçe, analoge apo veglave, paisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftim.

    Gjykata vlerësoi se e caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme, sepse rreziku i ikjes i referohet faktit se i pandehuri ka qenë nën masën e dorëzanisë, i cili e ka dorëzuar edhe dokumentin e udhëtimit – pasaportën sipas vendimit të gjykatës.

    “Por i njëjti është ndaluar në pikën kufitare më datë 27.09.2024 rreth orës 23:00 duke hyrë në Kosovë nga territori i Serbisë, pa dokument të udhëtimit – pasaportë, pasi të njëjtit i është ndaluar në gjykatë sipas vendimit të Gjykatës, e që me këtë nëse i njëjti lihet në liri paraqet rrezik real për ikjen e tij, sidomos në territorin e shtetit të Serbisë, pasi i njëjti ka nënshtetësi serbe, andaj edhe rreziku i ikjes, zvarritja e procedurës penale e potencialisht edhe përsëritja e veprave penale ekziston, ngase i njëjti ka vepruar në grup kriminal të organizuar, atëherë gjykata vlerësoj se kërkesa e prokurorisë është mjaftueshëm e bazuar”.

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin për prodhimin e narkotikëve

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për prodhimin e narkotikëve

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në çështjen penale për të pandehurin M.M, për heqjen e masës së dorëzanisë dhe caktimin e masës se paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i Organizuar lidhur me veprën penale Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik.

    Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit M.M i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe i është hequr masa e dorëzanisë.

    “Të pandehurit M.M i hiqet masa e dorëzanisë dhe caktohet se vlera e mjeteve monetare në shumë prej 30,000.00 (tridhjetëmijë) euro, e deponuar më datë 27.03.2023 në emër të dorëzanisë, të derdhet në Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M, duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe të strukturuar kriminal, me dashje ka vepruar në grup kriminal të organizuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, janë marrë me prodhimin dhe kultivimin e substancave narkotike të cilat i përpunojnë dhe më vonë i shesin, po ashtu edhe kanë blerë me qëllim të shitjes të substancave narkotike të llojit marihuan dhe kokainë, ashtu që me rastin e kontrollit të zbatuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës me urdhëresë të gjykatës, tek i pandehuri janë gjetur një sasi e substancave narkotike, bimë të mbjellura narkotike, paisje për përgatitjen e tyre për ti plasuar në treg, e të cilat janë sekuestruar nga policia me rastin e zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve, me këtë ekziston dyshimi mirë i bazuar se ka kryer veprën penale Krim i organizuar lidhur me veprën penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropçe, analoge apo veglave, paisjeve apo materijaleve narkotike”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme, sepse rreziku i ikjes i referohet faktit se i pandehuri ka qenë nën masën e dorëzanisë, i cili e ka dorëzuar edhe dokumentin e udhëtimit – pasaportën sipas vendimit të gjykatës, por i njëjti është ndaluar në pikën kufitare më datë 27.09.2024 rreth orës 23:00 duke hyrë në Kosovë nga territori i Serbisë, pa dokument të udhëtimit – pasaportë, pasi të njëjtit i është ndaluar në gjykatë sipas vendimit të Gjykatës, e që me këtë nëse i njëjti lihet në liri paraqet rrezik real për ikjen e tij, sidomos në territorin e shtetit të Serbisë, pasi i njëjti ka nënshtetësi serbe, andaj edhe rreziku i ikjes, zvarritja e procedurës penale e potencialisht edhe përsëritja e veprave penale ekziston, ngase i njëjti ka vepruar në grup kriminal të organizuar, atëherë gjykata vlerësoj se kërkesa e prokurorisë është mjaftueshëm e bazuar.

  • Kuka zbulon premtimin që mori nga Hovenier

    Kuka zbulon premtimin që mori nga Hovenier

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar xhudistët e Kosovës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

    Trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur se Hovenier i ka uruar për medaljet olimpike të fituara deri më tani, pesë sosh, por ka zbuluar edhe premtimin që ka marrë nga ai.

    “Premtoi që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardshme”, ka shkruar ndër të tjera Kukan ë “Facebook”, transmeton KosovaPress.

    “Si gjithmonë afër nesh miku ynë Ambasadori i USA Hovenier. Erdhi të uroj medaljet e reja Olimpike për shtetin tonë. Premtoj që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardhshme për të na përkrahur Ne i shprehëm mirënjohje për vizitat që i bën ekipit tonë për të na inkurajuar drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Kuka.

  • Le Pen në gjyq për keqpërdorim të pretenduar të fondeve të BE-së

    Le Pen në gjyq për keqpërdorim të pretenduar të fondeve të BE-së

    Marine Le Pen, udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Tubimi Kombëtar (RN), do të paraqitet në gjyq më 30 shtator në Paris, së bashku me 26 persona të tjerë dhe vetë partinë RN, për akuzat për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.

    Pothuajse një dekadë pas fillimit të hetimeve, gjyqi mund t’ia ndalojë Le Pen të mbajë poste publike për deri në 10 vjet shkaku i akuzave, të cilat ajo i mohon.

    Le Pen, e cila prej kohësh ka punuar për ta pastruar imazhin e partisë së saj, humbi përballë Emmanuel Macronit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës në vitet 2017 dhe 2022. Ajo shihet gjerësisht si një nga favoritet kryesore për zgjedhjet e ardhshme më 2027.

    Zyrtarët dhe punonjësit e partisë, ish-deputetë dhe asistentë parlamentarë akuzohen se kanë përdorur paratë e destinuara për punë parlamentare të BE-së për ta paguar stafin që punonte për RN-në, që në atë kohë quhej Fronti Kombëtar.

    Parlamenti Evropian e ka vlerësuar dëmin në 3.5 milionë euro.

    Ligjvënësve të BE-së u alokohen fonde për të mbuluar shpenzimet, përfshirë asistentët e tyre, por nuk duhet t’i përdorin ato për të financuar aktivitetet partiake.

    Shumë parti politike evropiane – veçanërisht ato më të vogla që përfitojnë më pak financim kombëtar – kanë përdorur paratë e BE-së për të punësuar talente premtuese si ndihmës të ligjvënësve të BE-së.

    Udhëheqësi aktual i partisë RN, Jordan Bardella, që është gjithashtu anëtar i Parlamentit Evropian, dikur ka punuar në një rol të tillë asistent. Ai nuk është akuzuar për keqpërdorim.

    Partia e Marine Le Pen – që është në grupin kryesor të partive euroskeptike dhe nacionaliste në Parlamentin Evropian dhe argumenton për politika nacionaliste në çështje që variojnë nga imigracioni, tregjet e energjisë dhe bujqësia – i mohon akuzat.

    Marine Le Pen përballet me akuza si për rolin e saj si udhëheqëse partie, ashtu edhe si një ligjvënëse e BE-së në atë kohë, që thuhet se ka punësuar asistentë fiktivë.

    Prokurorët thonë se një tjetër nga të pandehurit, Thierry Legier, në të vërtetë ka punuar si truproje për Le Pen dhe babain e saj, Jean-Marie Le Pen, themeluesin e Frontit Kombëtar, ndërsa merrte një pagë si asistent parlamentar midis viteve 2005 dhe 2012.

    Ligjvënësi i RN-së dhe zëdhënësi i partisë, Laurent Jacobelli, i tha Reuters javën e kaluar se Marine Le Pen, tani ligjvënëse në parlamentin francez, nuk është e shqetësuar për gjyqin.

    “Ajo e di që ajo për të cilën akuzohemi është një kuptim i ndryshëm, si një parti franceze, i asaj se çfarë është roli i një asistenti, krahasuar me kuptimin e Parlamentit Evropian”, tha ai.

    Nëse shpallet fajtore, Le Pen dhe të pandehurit e tjerë mund të përballen me një dënim potencial me burg deri në 10 vjet dhe një gjobë prej një milion eurosh. Përveç kësaj, ata si Le Pen që ishin zyrtarë të zgjedhur në kohën e veprave të dyshuara rrezikojnë të përjashtohen nga postet publik për deri në 10 vjet. Ata që nuk ishin zyrtarë të zgjedhur mund të përjashtohen deri në pesë vjet.

    Prokuroria publike e Parisit hapi një hetim në vitin 2016, nxitur nga një raport i presidentit të Parlamentit Evropian drejtuar ministrit të drejtësisë së Francës, i ndjekur nga një hetim policor.

    Gjyqi do të zgjasë deri më 27 nëntor.

    RN-ja është nën një hetim tjetër paraprak, të nisur në korrik nga prokuroria e Parisit, për financimin e paligjshëm të pretenduar të fushatës së saj presidenciale të vitit 2022./REL