ATV

Author: ATVLive

  • Lekaj e quan dështim të Qeverisë mosekzekutimin e pagave: Qytetarët janë thellësisht të zhgënjyer

    Lekaj e quan dështim të Qeverisë mosekzekutimin e pagave: Qytetarët janë thellësisht të zhgënjyer

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj e ka quajtur dështim të Qeverisë mosekzekutimin e pagave për sektorin publik. Lekaj në një prononcim për Ekonomia Online, deklaroi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në qeveritë e mëparshme.

    Madje sipas tij, Qeveria Kurti, shërbyesit civilë nuk i ka prioritet.

    “Jo vetëm që është dështim por po shihet që ata nuk e kanë prioritet ata që është thelbësore, që janë zyrtarët që punojnë për shtetin, për qytetarët dhe paramendoni i ka lënë pa i ekzekutuar pagat. Është diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovën e pavarur dhe mendoj që kjo do të ndikojë dukshëm edhe tek ata që kanë kredi edhe tek ata që ndoshta mbanë familje dhe kanë të vetmen pagë. Prandaj kjo është shaka dhe dështim total i kësaj Qeverie”.

    “Ata kanë zotuar për shumë gjëra por të gjitha kanë dështuar kanë qenë mashtrime të llojit të vet dhe qytetarët kanë pësuar për këto katër vite. Prandaj lirshëm mund të themi sikur që ka ardhur me mashtrime do të shkoj dhe mendoj që do të shkoj me kokë ulur dhe zotëri Kurti”, ka thënë Lekaj.

    Tutje, deputeti i AAK-së, potencoi se qytetarët e Kosovës, përgjatë këtyre katër viteve mandat të Qeverisë Kurti kanë ndryshuar mendim dhe janë të zhgënjyer thellësisht.

    “Nëse bazohemi në atë që është parë për këto katër vite, mendoj që qytetarët do të ndryshojnë dhe do ta dënojnë me votën e tyre. Këta as në paga nuk janë të kënaqur, as nuk janë të kënaqur me asnjë veprim të kësaj Qeveri. Po e shihni që ka ngecje në zhvillimin ekonomik, në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, dhe në mirëqenie social, po e shihni sa është rritur shporta familjare dhe në këtë drejtim mendoj që qytetarët janë të zhgënjyer thellësisht”, potencoi Lekaj për EO.

    Mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publik për muajin shtator, ka lënë shumë punonjës pa të hyrat mujore, kjo ka ardhur si rrjedhojë e skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

  • ​Iniesta njofton pensionimin nga futbolli

    ​Iniesta njofton pensionimin nga futbolli

    Andres Iniesta, ish-futbollisti legjendar i Barcelonës, pritet të shpallë tërheqjen e tij nga sporti më 8 tetor, sipas raportimeve të Mundo Deportivo. Ish-kapiteni i FC Barcelona dhe heroi i triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2010, ndau një video në mediat sociale duke treguar se ai do të zbulojë planet e tij të ardhshme në atë datë.

    Videoja paraqet artistin e rrugës TV Boy duke krijuar një dizajn të Iniesta-s me numrin e tij ikonik 8 të kthyer në simbolin e pafundësisë, duke sugjeruar që ikona e Barcelonës është gati të varë këpucët e tij pas një karriere të gjatë të mbushur me arritje.

    Që nga ndarja me klubin e Emirateve në Emiratet e Bashkuara Arabe më 1 korrik, Iniesta ka mbetur pa skuadër dhe ka pak lajme për të ardhmen e tij, përcjellë KosovaPress.

    Sipas raportit, 40-vjeçari Iniesta tani është me të vërtetë i vendosur të tërhiqet, pavarësisht se kishte shprehur vetëm javë më parë dëshirën e tij për të vazhduar të luajë.

    Legjenda 40-vjeçare ka lënë të kuptohet më parë se do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë në të ardhmen.

  • Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve do t’u shtohen mbi 1 600 persona – Aliu: Në dhjetor zgjidhen drejtuesit

    Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve do t’u shtohen mbi 1 600 persona – Aliu: Në dhjetor zgjidhen drejtuesit

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar Listën e anëtarëve themelues të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, raporton Ekonomia Online.

    Këtë proces, Aliu e ka quajtur tejet të rëndësishëm për ndërtimin në vend.

    “Rreth 1669 inxhinierë dhe arkitektë bashkërisht do të mund të jenë anëtarë të Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve. Në dhjetor do të mbahet Kuvendi i Parë Zgjedhor ku do të zgjidhen edhe drejtuesit e Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve. Në kuvendin e parë do të mund t’i marrin licencat e tyre të inxhinierëve dhe arkitektëve. Pra, edhe zyrtarisht sot e hapim fazën për nominim për anëtarë të Bordit e që do të zgjidhen nga vetë anëtarët. 15 ditë është afati i paraparë që të nominohet për këto pozita”, tha Aliu, i cili shtoi se anëtarët mund ta nominojnë vetvetën dhe dikë tjetër.

    Xhemajl Metolli, kryetar i komisionit, tha se i gjithë procesi ka qenë sfidues.

    “Unë sot si kryesues ndihem i kënaqur që arritëm ta finalizojmë listën e anëtarëve të të dyja Odave. Pra ne si komision kemi pasur takime e kemi pasur shumë sfida për të ardhur deri këtu në draftimin e rregullores”.

  • ​Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri

    ​Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri

    Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).

    Sipas njw komunikate tw lwshuar pwr media, thuhet se në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.

    Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni.

  • Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja, prezantohet Lista për Familjen

    Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja, prezantohet Lista për Familjen

    Deputetët e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, kanë zyrtarizuar kalimin në “Listën për Familjen”, udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton EO.

    Dy deputetët Rrahmani e Korenica ishin kundër Kodit Civil dhe kohë pas kohe kishin bindje ndryshe nga partia e Kurtit. Ish-deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka treguar arsyen e largimit nga partia që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

    Rrahmani ka thënë se arsyeja e largimit të tyre ndërlidhet me Projekt-Kodit Civil, e largimin masiv të qytetarëve nga vendi.

    Ai foli edhe për angazhimin tutje që do ta kenë në Kuvendin e Kosovës, ku tha se do ta mbështesin secilën iniciativë që sipas tyre, është e dobishme dhe do ta kundërshtojnë secilën që e konsiderojnë si të dëmshme.

    “Sot në këtë konferencë për media dua të shpreh mirënjohjen ndaj qytetarëve. Sot po bashkohemi në ‘Listën për Familjen’ dhe po bëhemi bashkë kundër Kodit Civil që cenon familjen. Përgjatë këtyre tri viteve kemi arritur të ndalim shumë iniciativa kundër familjes. Këto ligje kanë qenë të papranueshme dhe ndaj shteteve evropiane”, u shpreh Rrahmani.

    “Kauza do të jetë në mbrojtje të familjes dhe u bëjmë thirrje që të na bashkohen edhe personalitete tjera shkencore e që kanë storie suksesi në jetën e tyre. Sot ju bëjmë thirrje qytetarëve që të bëhemi bashkë në mbrojtje të familjes”.

    “Arsyeja pse jemi këtu është caktimi i datës së zgjedhjeve dhe kemi thënë se këto probleme kemi tentuar që t’i zgjidhim brenda subjektit, e për ne mbi të gjitha është ruajtja e familjes, e që është arsyeja që jemi këtu”.

    “Vazhdimi ynë si deputetë do të jetë ashtu siç ka qenë, do ta mbështesim secilën iniciativë që është e dobishme dhe do ta kundërshtojmë secilën çështje që konsiderojmë se është e dëmshme”, tha Rrahmani.

  • SBAShK: Murati të gjejë zgjidhje për pagat e mësimdhënësve, nëse s’dalin sot do të shqyrtojmë veprime sindikale

    SBAShK: Murati të gjejë zgjidhje për pagat e mësimdhënësve, nëse s’dalin sot do të shqyrtojmë veprime sindikale

    SBAShK përmes një komunikate për media kanë bërë thirrje për ministrin e Financave, Hekuran Murati, që të gjej një zgjidhje ligjore në mënyrë që të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit sot.

    Në komunikatë Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë thënë se mos ekzekutimi i pagave do të paraqes probleme për ata arsimtar që jetojnë vetëm me një pagë dhe shumë më keq për ata që kanë kredi dhe këste për të paguar.

    “Kujtojmë ministrin Murati se mos ekzekutimi me kohë i pagave për muajin shtator shkakton efekte negative financiare te punëtorët e arsimit dhe jo vetëm nga fakti se shumica e tyre jetojnë me atë pagë dhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij. Aq më keq, shumë prej tyre edhe janë në kredi dhe vonesa e ekzekutimit të pagave u krijon probleme shtesë ngase këstet e kredive janë të ndërlidhura me data dhe me daljen e pagave dhe kështu të punësuarit pa fajin e tyre mund të ndëshkohen me kamata shtesë për kreditë e tyre”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

    Në fund, organizata që drejtohet nga Rrahman Jasharaj kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje urgjente dhe kanë paralajmëruar edhe veprime sindikale nëse s’do të ndodh një gjë e tillë.

    “SBASHK kërkon urgjentisht nga ministri Murati që të ndjehet përgjegjës për mos ekzekutimin me kohë të pagave të shtatorit dhe të shtojë angazhimet e të gjejë mundësi ligjore që ekzekutimi i pagave të bëhet që sot sepse në të kundërtën do të konsultohemi me anëtarësinë dhe duke respektuar zërin e tyre, mund të nisim me veprime sindikale”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

  • ​Maqedonci ftohet për raportim në Komisionin për Siguri, këto janë temat që do të diskutohen

    ​Maqedonci ftohet për raportim në Komisionin për Siguri, këto janë temat që do të diskutohen

    Para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është ftuar për raportim ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Kryetari i Komisionit, Anton Çuni propozoi që Maqedonci të raportoj para këtij Komisioni lidhur me shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.

    Anëtari i këtij Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj tha se ka pas pajtueshmëri që të ftohet për raportim edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për të diskutuar për zhvillimet në veri.

    “Sot vendosëm që ta ftojmë ministrin e Mbrojtjes që t’i sqaroj disa gjëra për ato që sot janë bërë temë nëpër medie e portale e që është çështja e ushqimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, çështja e lëshimit në masë të individëve që po dorëhiqen nga FSK, dhe po ashtu biseduam edhe për të fituar ministrin e Punëve të Brendshme për disa gjëra që kanë të bëjnë me pjesën veriore të vendit”, theksoi Qalaj.

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e votuar unanimisht ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

    “Votuam në parim në mënyrë unanime ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, i cili ligj pritet të kaloj në Kuvendin e Kosovës e më pastaj e formuam një grup punues që do të trajtohet në kuadër të Komisionit Për Siguri dhe Mbrojtje”, tha ai. /kp

  • ​Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Botërorit në eSports Basketboll eFIBA season 3

    ​Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Botërorit në eSports Basketboll eFIBA season 3

    Pasi kishte mësuar kundërshtarët e Grupit A, ku Kosova bën pjesë në këtë sezon të eFIBA, tashmë është mësuar edhe orari e ndeshjeve të fazës parakualifikuese. Më 8 tetor, fillon rrugëtimin tonë në Kampionatin Botëror të eSports Basketboll kundër Zvicrës. Të njëjtën ditë, ekipi ynë do të ndeshet edhe me Greqinë dhe Francën, nënkampionin botëror të sezonit 2.

    Më 10 Tetor, do të zhvillohen ndeshjet kundër Britanisë së Madhe, Italisë dhe mbyllet kjo fazë me ndeshjen kundër Suedisë.

    Ekipi kosovar po vazhdon përgatitjet për të pasur paraqitje sa më dinjitoze në pjesëmarrjen tonë të parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror eFIBA. Pesë nga shtatë ekipet e grupit, kalojnë në fazën tjetër.

  • Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

    Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

    Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Sot, në mënyrë simbolike në Ditën e të Moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar.

    Në vend ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Shumica e komunave tashmë kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare, orare qendrat dhe ambulancat e mjekësisë familjare se ku qytetarët mund t’i marrin vaksinat.

    Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha për Radio Kosovën se tashmë të gjitha komunat e Kosovës janë furnizuar me vaksina dhe se vaksinimi ka filluar sipas planit për grupmoshat me indikacione shëndetësore, kurse sot, në Ditën e të Moshuarave në Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike, do të jepen në mënyrë simbolike disa vaksina për të moshuar:

    “Në qendrat kryesore të mjekësisë familjare në nivel të Kosovës ka filluar sezona e vaksinimit të kategorive të rrezikuara me vaksinën kundër gripit sezonal dhe ky proces pritet të vazhdojë pa asnjë problem. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar. Presim të ketë një fushatë vaksinimi të suksesshme me qëllim që të vaksinohen kategoria e grupeve që konsiderohen të rrezikuar: personat të moshuar, ata të moshës mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, shtatzënat, punëtorët shëndetësorë dhe fëmijët deri në moshën 5-vjeçare, që kanë imunitet të kompromituar”, tha Hoti për Radio Kosovën.

    Ndërkaq, zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, i kanë thënë Radio Kosovës se për vitin 2024 – 2025 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë vaksina të blera në bashkëpunim me UNICEF-in.

    Vaksinimi sipas mjekëve specialistë është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e gripit sezonal dhe sëmundjeve tjera serioze infektive.

  • Izraeli nis operacion tokësor në Liban

    Izraeli nis operacion tokësor në Liban

    Izraeli tha se trupat e tij kanë nisur një operacion “të shënjestruar dhe preciz” tokësor në jug të Libanit, që ka në shënjestër Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – që mbështetet nga Irani.

    Izraeli nisi këtë operacion tokësor pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara në mes të frikës se një veprim i tillë do të mund të nxjerrë jashtë kontrollit ngjarjet në Lindjen e Mesme.

    Pavarësisht thirrjeve nga e mbarë bota për uljen e tensioneve, Izraeli është zotuar se do të mbajë presionin ndaj Hezbollahut dhe ka shpallur një zonë ushtarake në disa pjesë të kufirit të tij verior me Libanin.

    Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

    “Në përputhje me vendimin e udhëheqjes politike, disa orë më parë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nisën bastisje të kufizuara, lokalizuara dhe shënjestruara tokësore bazuar në informacionet precize kundër caqeve terroriste të Hezbollahut dhe infrastrukturës në jug të Libanit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë të publikuar në orët e vona të 30 shtatorit.

    “Këto caqe gjenden në fshatrat afër kufirit dhe paraqesin kërcënim për komunitetet izraelite në veri të Izraelit”.

    Javëve të fundit, Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore ndaj Hezbollahut, përshirë sulme me raketa që kanë vrarë udhëheqësin e kamotshëm të grupit, Hassan Nasrallah, por edhe kanë marrë jetën e shumë udhëheqësve të Hezbollahut dhe anëtarëve të tjerë të grupeve të sanksionuara militante.

    Zyrtarë të lartë të Hezbollahut kanë thënë ditëve të fundit se luftëtarët e grupit janë “gati nëse Izraeli vendos të hyjë përmes tokës”.

    Nisja e operacionit tokësor erdhi disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, pasi u pyet nëse pajtohej nëse Izraeli do të ndërmerrte një veprim të tillë në Liban, tha: “Jam i qetë nëse ata ndalojnë. Na duhet një armëpushim tani”. /REL