Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçantë për mysafirët.
Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se si shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrësit që kanë udhëtuar nga e mbarë Evropa për të marrë pjesë në Konferencën për Edukimin Medial në Kosovë, janë prezantuar suvenirët e “Hyjneshës në Fron”.
“Ky simbol i bukur i Prishtinës e ngërthen frymën dhe kulturën e qytetit tonë . ‘Hyjnesha në Fron’ është frymëzuar nga artefaktet e lashta që janë zbuluar në rajon dhe që e simbolizojnë pjellorinë, prosperitetin dhe historinë e pasur të Kosovës. Ajo shërben si kujtim për të kaluarën e gjallërishme të Prishtinës dhe rrugëtimin e saj nëpër kohë. Këto suvenire janë punuar me dorë nga personat me nevoja të veçanta përmes OJQ-së ‘Dita’”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Kosovë.
“Le të shërbejë kjo dhuratë si kujtim i çmuar për vizitën tuaj dhe për lidhjet që i keni krijuar këtu. Faleminderit që na u bashkuat! ”, thuhet më tej në postim.
Në Zubin Potok është raportuar se ka ndodhur një shpërthim në mesnatë nga i cili dyshohet se është shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar.
Kështu ka njoftuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut Veton Elshani.
Sipas Elshanit, nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ende nuk dihet se nga çka është shkaktu shpërthimi por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, përfundoi Elshani.
Sot mbushen 34 vjet nga bashkimi i Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore).
Pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, forcat e SHBA-së, Francës dhe Britanisë bashkuan njësitë e tyre administrative dhe në vitin 1949 Gjermania u nda në dy pjesë – Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), nën ndikimin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në lindje, me një sistem socialist dhe Republika Federale e Gjermanisë në perëndim.
Kur dhjetëra-mijëra njerëz filluan të iknin në Gjermaninë Perëndimore për shkak të mos zhvillimit ekonomik, Gjermania Lindore fillimisht u përpoq të parandalonte këto arratisje dhe më pas ndërtoi Murin e Berlinit në vitin 1961.
Procesi i reformës, i cili filloi në Poloni dhe ish-Çekosllovaki me politikën e hapjes dhe ristrukturimit të presidentit të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev në vitet ’80-ta, preku Gjermaninë Lindore si dhe të gjitha vendet e Bllokut Lindor.
Populli i Gjermanisë Lindore doli në protesta kundër regjimit dhe si rezultat Muri i Berlinit u shemb më 9 nëntor 1989.
Dy shtetet gjermane, me sisteme të ndryshme politike, u bashkuan më 3 tetor 1990, pas më shumë se 40 vjet ndarjeje.
Ujë Rugove i është bashkuar sërish fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa speciale që do të shiten në mbarë Kosovën gjatë muajit tetor.
Kjo kampanjë realizohet në bashkëpunim me OJQ-në Renesanca dhe Komunën e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kauzë të rëndësishme.
Etiketat e reja përmbajnë sloganin “Në çdo hap ne mbështesim njëri-tjetrin” dhe simbolin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për të gjitha gratë që luftojnë me këtë sëmundje.
Për të rritur ndërgjegjësimin, më 6 tetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në orën 12:00, do të organizohet një maratonë vrapimi dhe ecjeje “Race for the Cure Prishtina 2024” nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësinë, Prishtinë, dhe patronatin e Kryetarit të Prishtinës, Z. Përparim Rama.
Ujë Rugove inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mësuar më shumë mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit në këtë kauzë të rëndësishme.
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme tek femrat, por mund të prekë edhe meshkujt. Rreziku i kancerit të gjirit rritet me moshën, ndaj është e domosdoshme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje.
Ujë Rugove është e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe mbështetjen e luftës kundër kësaj sëmundjeje. Kompania është krenare që iu bashkua fushatës ndërkombëtare dhe prodhon këto shishe speciale për të kujtuar të gjithë rëndësinë e mbështetjes dhe informimit për këtë çështje.
Në çdo hap ne mbështesim njëri-tjetrin – UJË RUGOVE, E PIFSHI PËR SHNET’
Një ton, e përsëris, një ton marihuanë, në vlerë tregu 5 milionë Euro është konfiskuar nga Policia në plantacione në rrethinën e Pejës, konkretisht në fshatrat Kliçinë dhe Sverkë.
Për krejt këtë alamet sipërmarrje është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, nga Memealiaj, rrethi i Tepelenës.
Do të mund të pyesnit pse Xhelal Sveçla nuk shkoi në Pejë të krijojë spektakël televiziv për 1 ton marihuanë qysh shkonte për molerai të Urës në Mitrovicë ose heqje të billbordave.
Mund të pyesni edhe pse mediat më pak po merren me marihuanë, por po merren me pasul dhe me krejt hallakamën rreth ushqimit të FSK-së, edhe pse po shihet që marihuana është biznis më i mirë se pasuli.
Edhe pse të dyja këto dilema janë legjitime, për mua pak më intersante është tëmarrim vesh gjatë procesit gjyqësor nëse Aleksi nga Tepelena e ka mbjellë tokën në rrethinën e Pejës për të furnizuar Kosovën me bari, apo për eksport.
Nëse në Kosovë ka treg për një ton marihuanë, ndoshta më mirë është ta dekriminalizojmë marihuanën, ose ta legalizojmë krejt.
Gjatë verës politikanë të rëndësishëm e kot fare, na patën lodhë me do postime, ta merr mendja e kanë bërë namin që pak ma shumë kemi grurë se viteve të kaluara, Aleksi këndej tu mbjellë marihuanë me tona!
Plus, nëse mendoni që Aleksi ka qenë i vetmi fermer nga mëma Shqipëri që kultivon marihuanë në Kosovë, del që e keni gabim.
Me 20 minuta hulumtim e pashë që vetëm gjatë këtij viti rezulton që Silver Qibini, për besë kështu e ka emrin, dy herë e vërtetova. Silver Qibini, nga Tepelena është arrestuar dhe paraburgosur për kultivim të marihuanës në Klinë.
Plantacione të marihuanës muajve të fundit janë gjetur edhe në Panorc të Malishevës, Sopanicë të Kaçanikut, në kufi me Shqipërinë, në rrethinë të Gjakovës, në Mogillë të Kllokotit, kurse në Leposavic, Zubin Potok e Prishtinë barin po e kultivojnë në laboratore – s’është krejt bio.
Tash, në raporte vendore edhe ndërkombëtare Kosova figuron si vend transit për droga, më pak si vend përfundimtar.
Nëse shikohen statistikat e konfiskimit p.sh del edhe më tutje ka kosovarë që marrin heroin, policia rregullisht konfiskon shumë kg të kësaj droge.
Një e dhënë tjetër gati, gati e pabesueshme është në Policia, NUK KA protokoll për shkatërrimin e drogave të konfiskuara.
Pra, e konfiskon një ton marihuanë, ose disa kilogramë kokainë dhe nuk ka procedurë të paraparë qysh me e shkatërru atë substancë, që i bie që qindra kg droga të të konfiskuara nuk janë shkatërruar.
Përkrahësit e legalizimit të marihuanës do të thonë që më mirë është që shteti të përfitojë nga tatimet, që të inspektohet cilësia dhe shitja, të rritet numri i të punësuarve në bujqësi që kultivojnë marihuanë, të merren shembujt pozitivë nga Portugalia, ose Çekia ose Holanda për turizëm dhe ekonomi të barit dhe të zhvillohet industria farmaceutike po ashtu.
Kundërshtuesit do të kundërshtojnë sepse marihuana është e dëmshme, konsumi i saj shkakton pasoja të rënda, varësi, kapacitetet e shtetit për ta kontrolluar janë të kufizuara etj etj.
Për personat që përdorin drogë zakonisht shqiptohen dënime me gjobë dhe me kusht (si masë alternative). Por edhe kur shqiptohen dënimet me kusht, ato rrallë herë përcillen me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues apo detyrime tjera të caktuara, të cilat do të mundësonin që personat që përdorin drogë të rehabilitohen dhe mos përsërisin kryerjen e veprës penale.
Kapacitetet rehabilituese edhe ashtu i kemi të ulëta sepse sistemin shëndetësor e kemi të keq, sistemin arsimore kemi të keq që prej të cilit fëmijët na dalin… po e dini edhe vetë çfarë na dalin, edhe prapë bre më duhet të them që shumicën e deputetëve i kemi të lodhtë. Ligji për Barnat Narkotike është shkruar në kohën e UNMIK-ut.
Që prej atëherë është shkru edhe një projektligj i ri, por nuk u miratua kurrë, disi nuk ka mbërri në rend dite.
Ligjet e vjetra, institucionet shëndetësore të vjetra, mjekët kah ikin prej vendit, shkollat e vjetra, e sistemi arsimor i keq, gjykatat e ngadalshme, e Aleksi me Silverin nga Tepelena kah kultivojnë kanabis me plantacione.
Përndryshe e di që në Kosovë situata është pakrahasimisht më e mirë se në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi. Këtë e tregojnë statistikat, raportet ndërkombëtare, përvojat nga bashkëpunimet, etj dhe Policia e Kosovës pa dyshim që ka merita të mëdha për këtë situatë.
Mirëpo, nëse kemi fillu të mbjellim bari në plantacione, është temë serioze. S’munden dy talenta nga Tepelena të vijnë dhe të mbjellin plantacione vetë. S’mundet me qëllu që në ato katunde as nuk jeton e as nuk kalon njeri i gjallë. Edhe jo, s’mundet politika ta hapë këtë debat sepse nuk ka guxim. Dekriminalizimi ose legalizimi mund të mos jenë tema sot, por trajtimi me metadon, ligji i shkruar në kohë të UNMIK-ut, roli i sistemit arsimor e shëndetësor, këto po që janë tema të sotshme.
Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ende s’është bërë bërë ekzekutimi i pagave në sektorin publik, përkundër se afati ligjor ka kaluar dje.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Ministria e Financave ka emëruar, të martën, Xhevat Zejnullahun në pozitën e u.d. të Drejtori të Thesarit, ndërsa ekzekutimi i pagave pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Mirëpo, sipas Ligjit për Pagat dita e djeshme ka qenë e fundit për ekzekutimin e pagave për punëtorët në sektorin publik.
Sipas këtij Ligji, neni 7, paragrafi 4 thotë se paga paguhet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.
Por, edhe Ligji për Zyrtarët Publik, neni 35 thotë se Ushtrues Detyre s’mund të ketë më shumë se një vit.
“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thuhet në paragrafin 3 të këtij ligji.
“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni”, është thënë në paragrafin 4 të nenit 25.
Mosekzekutimi i pagave shkaktoi reagime të shumta nga opozita, të cilët e cilësuan qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori.
Për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në mosekzekutimi në kohë i pagave ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi ia dalin muajit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar me shqetësim në lidhje me incidentet e dhunshme që u regjistruan në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë, ku opozita mes të tjerash ndezi dhe zjarr në oborrin para godinës për të djegur karriget e tyre.
Përfaqësia e diplomacisë amerikane iu bën thirrje të dyja palëve kryesore në Kuvend që të rikthehen tek dialogu konstruktiv.
“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën”.
“Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë”.
“Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, shkruhet në reagimin e SHBA.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për marrjen zyrtare të detyrës. Ajo ka thënë se beson që gjatë udhëheqjes së tij, partneriteti me familjen euroatlantike do të forcohet.
“Urime Mark Rutte për marrjen zyrtarisht të detyrës si Sekretari i ri i Përgjithshëm. Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi ynë do të forcohen edhe më shumë”, ka shkruar presidentja në platformën X.
Congratulations to Mark Rutte on formally taking office as the new @SecGenNATO! I’m confident that under his leadership, our partnership and cooperation will grow even stronger.
I look forward to working together towards ensuring long-term peace and security in the region, and… pic.twitter.com/Pbc7i2CTkh
Osmani po ashtu ka falënderuar sekretarin e deritanishëm, Jens Stoltenberg, për udhëheqjen e tij, teksa i ka uruar më të mirat në rrugëtimin e tij profesional.
Mark Rutte merr detyrën të martën si sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nga Jens Stoltenberg i Norvegjisë, hera e parë në një dekadë që posti kryesor i NATO-s do të ketë ndryshime.
Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, raporton EO.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje.
Ai ka thënë se në dy vitet e fundit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me kancer të gjirit kanë qenë në stadin e parë ose të dytë. Kjo sipas tij, tregon vetëdijesimin te gratë dhe rritë mundësitë për një trajtim të suksesshëm.
“Vetë kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamogarfia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit. Vitin e kaluar për herë të parë filluam me shërbimin e mamografisë mobile ne komunat veriore. Jemi duke punuar edhe në decentralizmin e onkologjisë ne vende të tjera. Lista e barnave esenciale është zgjeruar tani në 60 milionë euro, vetëm ne onkologji janë 5 milion euro”.
“Operacionet për rikonstruktimin e gjirit ofrohen falas në shëndetësinë publike. Inkurajoj të gjitha gratë edhe burrat që të konsultohen vazhdimisht me mjekun e tyre. Pjesa thelbësore mbete ndërgjegjësimi dhe vetë kontrolli. Është lajm shumë i mirë se gjatë dy viteve të fundit kemi pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me këtë sëmundje janë në stadin e parë dhe dytë gjë që tregon vetëdijesimin te gratë por rrit edhe mundësit për një trajtim të suksesshëm”, ka thënë ai.
Një nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit, njëherësh drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ka thënë se sot në Kosovë gratë e kanë të mundshme diagnostikimim dhe trajtimin e kompletuar të kancerit të gjirit.
“Sfida ime me kancer të gjirit filloi para 20 vitesh. Ishte rrëfimi i parë publik sepse tema ishte tabu, ishte rrëfimi me qëllim vetëdijësimin dhe informimin për sëmundjen dhe nevojën e kontrollit. Sot nëpër këto sfida kalojnë çdo vit rreth 450 gra me raste të reja. Por këto gra kanë fat sepse sot në Kosovës është i mundhsëm diagnostikimi dhe trajtimi i kompletuar i kancerit të gjirit, edhe pse ka nevoje ende për përmirësim të kushteve”, ka thënë ajo.
Drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shekndije Nuza, ka thënë se është shumë e nevojshme diagnostikimi i hershëm, që sipas saj kjo sëmundje prej edhe burrat dhe jo vetëm gratë.