ATV

Author: ATVLive

  • ​Sekuestrohet një dron, dy persona incizuan pa autorizim në një lagje në kryeqytet

    ​Sekuestrohet një dron, dy persona incizuan pa autorizim në një lagje në kryeqytet

    Dy persona janë intervistuar nga Policia e Kosovës pasi në mënyrë të paautorizuar fotografuan dhe incizuan mbi disa shtëpi në një lagje në kryeqytet.

    Sipas policisë rasti ka ndodhur ditën e mërkurë dhe autoritet kanë sekuestruar dronin.

    “Prishtinë / 02.10.2024 – 18:30. Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

  • Rama del nga spitali pasi iu nënshtrua operimit

    Rama del nga spitali pasi iu nënshtrua operimit

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është larguar nga spitali , pasi një ditë më parë, iu nënshtrua një operacioni në hernie.

    Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Arben Gjata, ka thënë se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kreu i qeverisë ishte gati për të dalë, shkruan TCh.

    Rama e ka kryet ndërhyrjen kirurgjike të hernies në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Shqipëri.

  • Policia shqipton 2 600 gjoba trafiku për 24 orë

    Policia shqipton 2 600 gjoba trafiku për 24 orë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shqiptuar 2 mijë e 600 tiketa trafiku.

    Sipas Policisë gjatë 24 orëve kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar, 53 aksidente trafiku me dëme materiale.

    Poashtu 21 persona janë arrestuar ndërsa 19 janë në mbajtje.

    Në vuajtje të dënimit sipas policisë është 1 person.

  • ​Hedhin shishe me lëndë djegëse drejt një shtëpie në Prishtinë

    ​Hedhin shishe me lëndë djegëse drejt një shtëpie në Prishtinë

    Persona të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegëse (dyshohet benzinë) me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Krasniqi”, në Prishtinë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti nën hetime.

  • Përmbytjet shkaktojnë viktima në Bosnje

    Përmbytjet shkaktojnë viktima në Bosnje

    Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiut gjatë natës, që shkaktuan rrëshqitje të dheut në Bosnje e Hercegovinë.

    Kështu tha Marija Buhaç, kryeministrja e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK).

    Ajo nuk specifikoi për sa viktima bëhet fjalë.

    “Fatkeqësisht, sipas informacioneve të para, kemi edhe viktima njerëzore. Kemi kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës që të dërgojnë një helikopter për të shpëtuar jetën e një fëmije në Jabllanicë”, tha ajo gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në Mostar më 4 tetor.

  • Për të pestën herë, Tesla Cybertruck tërheq veturat nga tregu

    Për të pestën herë, Tesla Cybertruck tërheq veturat nga tregu

    Tesla po tërheq më shumë se 27,000 Cybertrucks sepse imazhi i kamerës së pasme mund të mos aktivizohet menjëherë pas rikthimit mbrapa.

    Tesla ka lëshuar një përditësim të softuerit falas për të adresuar problemin dhe letrat e njoftimit të pronarwve pritet të dërgohen me postë më 25 nëntor.

    Pronarët e Cybertruck u është dashur të përballen me një sërë tërheqjesh që kur automjeti doli në shitje në nëntor.

    Në qershor, pati një tërheqje për të rregulluar problemet me pjesët e zbukurimit që mund të lirohen dhe fshirëset e xhamit të përparmë që mund të dështojnë. Dy muaj para kësaj, disa Cybertrucks u tërhoqën sepse pedali i gazit mund të mosfunksiononte.

    Në tërheqjen më të fundit, kompania njoftoi Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada se ekranet e ekranit në kamionë mund të mbeten të zbrazëta deri në 8 sekonda pasi një shofer kalon në kthim mbrapa.

  • Kërkesat e policisë, Musliu: Këto kërkesa Bedri Hamza do t`i adresonte brenda 100 ditësh

    Kërkesat e policisë, Musliu: Këto kërkesa Bedri Hamza do t`i adresonte brenda 100 ditësh

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se Qeveria Kurti ende nuk ia ka plotësuar kërkesat Policisë së Kosovës.

    Ai beson se kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza do t`i realizon këto kërkesa.

    Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se nëse Hamza brenda 100 dite të qeverisjes së tij nuk i adreson këto çështje, ajo do t`i kërkonte llogari atij.

    “Policia e Kosovës para një viti kishte këto kërkesa, edhe një vit pas gjendja është e njjtë. Nëse Kryeministri i ri Bedri Hamza brënda 100 dite të qevrrisjes së tij nuk i adreson këto çështje unë përsonalisht do ti kërkoj llogari”, ka shkruar Musliu.

  • Furgoni godet një 55-vjeçare në Vlorë

    Furgoni godet një 55-vjeçare në Vlorë

    Një 55-vjeçare është goditur nga një furgon në rrugën Transballkanike në Vlorë.

    Bëhet e ditur se gruaja është dërguar në spitalin e Vlorës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, shkruan TCh.

    Policia e Shqipërisë e ka shoqëruar drejtuesin e furgonit dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

  • Osmani takohet me mërgimtarë në Francë: Shteti i Kosovës mban edhe vulën e tyre

    Osmani takohet me mërgimtarë në Francë: Shteti i Kosovës mban edhe vulën e tyre

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgimtarë gjatë vizitës që po zhvillon në Francë.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës.

    “Dje, Presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Francë. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, thuhet në njoftim.

  • Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

    Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin polak ka theksuar se lidhjet e Beogradit me Moskën janë një ndër arsyet kryesore të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe po pengojnë përpjekjet e Kosovës për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

    Kurti ka vënë në dukje se Kosova është njohur nga 117 vende, megjithatë pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – ende nuk e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

    Me katër nga këto vende (përveç Qipros) që janë gjithashtu pjesë e NATO-s, anëtarësimi i Kosovës në të dyja këto organizata po pengohet, tha Kurti në TVP World.

    Ai shtoi se beson se Kosova, ashtu si Polonia, do të anëtarësohet në NATO para Bashkimit Evropian, duke synuar që Kosova të anëtarësohet në të dyja këto organizata, “jo vetëm për të përfituar, por edhe për të kontribuar”.

    Kurti theksoi se ato shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin zyrtarisht Kosovën i përdorin si justifikim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Në këtë kontekst, ai përmendi se ka një marrëveshje me Serbinë vitin e kaluar, e cila kishte për qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

    “Problemi është se Serbia vazhdimisht e ka shkelur këtë marrëveshje dhe jemi shumë larg zbatimit të saj”, shtoi i pari i ekzekutivit kosovar.

    Kurti argumentoi se një pengesë në marrëdhëniet me Serbinë është fakti që “ata refuzojnë të emancipohen nga Putini”.

    “Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve kundër Federatës Ruse”, tha Kurti. Ai shtoi se lidhjet e Beogradit me Moskën nënvizojnë “tensionin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë,” duke akuzuar Serbinë për sjellje agresive ndaj Kosovës “që të pëlqehet nga Federata Ruse”.

    Kryeministri i Kosovës shprehu shpresën që gjatë mandatit aktual të Komisionit Evropian, Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes një “Federate Ruse despotike të presidentit Putin” dhe “demokracisë, pluralizmit politik, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.

    Duke komentuar mbi luftën në Ukrainë, Kurti tha: “Gjenerata jonë po jeton në kohën e fashizmit rus. Dhe ne duhet ta luftojmë atë me demokraci, me sovranitet. Ne duhet të luftojmë me solidaritetin e të gjitha kombeve dhe shteteve evropiane”.

    Kryeministri Kurti, ka deklaruar se Serbia është zëri i Rusisë, ndërsa Kosova është sukses i NATO-s.

    Shefi i ekzekutivit kosovar, në një intervistë për mediumin polak Polsat, ka folur për kërcënimet ndaj Kosovës.

    “Serbia është, si të thuash, zëri i Rusisë,” tha ai.

    Kurti shtoi gjithashtu se Kosova është një sukses i NATO-s, në të cilin Polonia ka luajtur një rol të rëndësishëm. “Ne jemi kampionë në Ballkan,” ka deklaruar ai.