ATV

Author: ATVLive

  • Nëntë ish-ministra sot intervistohen nga Komisioni hetimor për tekste mësimore

    Nëntë ish-ministra sot intervistohen nga Komisioni hetimor për tekste mësimore

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

    Në këtë mbledhje pritet që të intervistohen ish-ministrat e Arsimit dhe Financave: Hykmete Bajrami, Ramë Likaj, Shyqeri Bytyçi, Arsim Bajrami, Ramë Buja, Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Besim Beqaj dhe Avdullah Hoti.

    Mbledhja e këtij komisioni pritet që t137 filloj në ora 13:30.

  • Moti i vranët, priten reshje shiu

    Moti i vranët, priten reshje shiu

    Sot në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi.

    Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

    “Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

  • Kabineti i Besnik Bislimit

    Kabineti i Besnik Bislimit

    Koha është që dikush t’ia mësojë ca gjëra Besnik Bislimit! Kjo që ndodhi dje është seriozisht palidhje!

    Po qysh bre njeri është z-v-k-m, ka kabinet, ka këshilltarë, ka buxhet edhe nuk din me e veshë një këmishë, dreqi e marrtë! O nuk vendoset jaka e këmishës, mbi jakë të Sakos, ooo Besnik!

    Çka? Po mendoni që ka ndodhë rastësisht kjo? Besnik Bislimi me këmishë mbi sako 2023, gugëll sërq:

    Qe njeri:

    Besnik Bislimi me këmishë mbi sako 2022, gugëll sërq: Qe njeri

    Më fjalë tjera, ky njeri nuk din të vishet! Në kushte normale, një njeri që s din me u veshë, nuk duhet me u marrë seriozisht. Paramendojeni tash në takim me Sarrazinin, dikë që flet qysh Kosova po i përmbahet parimeve, qysh Kosova nuk lëshon pe, qysh mallrat e Serbisë janë rrezik i sigurisë, e këndej po e paramendoj Sarrazinin krejt fokusi te jaka e këmishës së tij që e ka keq.

    Në kushte normale nuk isha marrë as unë me Besnik Bislimin në këta minuta, jo sepse nuk din të vishet – fundja njerëzit me IQ të lartë vishen keq, e Besniku pohon vazhdimisht që e ka IQ-në e lartë.

    Që nuk di të vishet është problem i tij dhe i kabinetit të tij, që ose janë mosdifqa seriozë, ose s’guxojnë t’ia prishin Profës, qysh me sa dëgjova po iu drejtonin stafi.

    Për dallim nga kabineti i tij që ashiqare nuk e kryen punën qysh duhet dhe e lejojnë profën, të bëhet objekt talljeje dhe shpotitjeje në hyrje të këtij emisioni, gazetarët në Kosovë edh më tutje e kryejnë punën e tyre.

    Prapë, edhe nëse profa nuk ka dashur të prononcohet pas takimit, dikush nga kabineti ka mundur ti informojë gazetarët, të thotë s’ka prononcime, e lëshojmë një kumtesë, kur të vendosim për CEFTA edhe Berlin, ju njoftojmë veç.

    Ose edhe më mirë, këto gjëra ka mundur ti thotë profa dhe mandej kabineti i kish dërgu pesë rreshta kumtesë dhe në rregull jemi.

    Ama jo, del e thotë një fore që e kopjoi prej Sarrazinit aty për aty! Qysh e kopjoi? Qe njeri:

    Pra, u veshë keq, ka lëshu një fare batute të vjedhur, ose qysh i thonë në zhargonin e profave – batutë plagjiaturë dhe s’ka thënë gjë prej gjëje!

    Tash, burime të ATV-së po pohojnë që edhe kanë me shku në Berlin, edhe kanë me vazhdu me qenë në CEFTA edhe ka mundësi që e gjejnë metodën ti lëshojnë mallrat serbe në Kosovë prapë!

    Rreth këtyre temave, profa, ose dikush nga kabineti i tij është dashur të përgjigjet, ose duhet të përgjigjet ditëve të ardhshme!

    Kuptohet, për tentimin e tij për komedi nuk ia vlen të flitet. Kush don ‘stand up’ të mirë, shansin e ka të shtunën, shkon e shikon Valon Sylën.

    Kush don deklarime serioze – e kjo është temë shumë më zorshme, këtu nisë e komplikohet llafi!

    Këtu më duhet prapë të flas që shumicën e deputetëve i kemi të lodhtë! Për tema si sanksionet, marrëdhëniet me BE-në, paralajmërimi për përjashtim nga CEFTA, paralajmërimi për anashkalim nga Procesi i Berlinit rilejimi i mallrave serbe në Kosovë, acarimi i marrëdhënieve me aleatë evropianë, preferenca e investitorëve gjermanë që të investojnë në Serbi para Kosovës, e preferenca e mjekëve kosovarë të punojnë në Gjermani, në vend të Kosovës – arenë e debatit duhet me qenë Kuvendi.

    Nëse Kuvendi nuk funksionon dhe debat politik aty nuk ka, atëherë i kthehemi po e dini, rrjeteve sociale, salloneve të berberave dhe çajtoreve.

    Kuvendi, qysh e pranuan dy deputetëve në emisionin e kaluar, janë kah i marrin rrogat kot edhe kanë me vazhdu më i tha këto pare kot edhe 6 muaj minimum, e manej shohim!

  • Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të javës së tetë të Superligës

    Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të javës së tetë të Superligës

    Janë zbuluar sot zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

    Ndeshjen kryesore të kësaj fundjavë, atë mes Llapit dhe Ballkanit, e cila do të luhet të dielën, do të drejtojë gjyqtari kryesor, Valon Bajgora.

    Ndërkaq, Derbin e Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit do ta drejtojë referi kryesor, Mervan Bejtullahu.

  • Mungesa e kontratës kolektive, në dëm të profesionistëve shëndetësor – FSSHK-ja me kritika në drejtim të Qeverisë

    Mungesa e kontratës kolektive, në dëm të profesionistëve shëndetësor – FSSHK-ja me kritika në drejtim të Qeverisë

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paraqitur shqetësimet dhe pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësor në vend, pasi Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka “dështuar ta nënshkruajnë kontratën kolektive”, raporton EO.

    Kryetarja e kësaj Sindikate Tevide Imeri, ka thënë se dialogun social me Qeverinë dhe Ministrin e Shëndetësisë është i mbyllur dhe si sindikatë janë të përjashtuar nga çdo instancë institucionale.

    Imeri ka theksuar me shkëputjen e kësaj kontrate kanë pësuar profesionistët shëndetësor, duke shtuar se tani kanë probleme me rrezikshmërinë, me kujdestarinë e çështje të tjera.

    Ajo ka theksuar se janë 9 mijë infermierë që janë larguar nga vendi e punojnë në Gjermani, teksa nuk i përjashtojnë veprimet sindikale, duke përfshirë grevat dhe protestat.

    “Kemi vendos këtë konferencë që të ju tregojmë problemet, hallet dhe piken se ku kemi ardhë dhe çfarë gjendje te mjerueshëm kjo Qeveri dhe Ministri (e Shëndetësisë) i ka sjelle punëtorin shëndetësor, institucionet shëndetësore por ka sjell edhe federatën ku e ka degraduar ku nuk ka ku të shkojë më. Me qeverinë aktuale kemi pasur takim, jemi betuar dhe zotuar që do t’i hapim rrugë dialogut social për ti zgjidh problemet me dialog dhe jo me mjete te cilat i lejon edhe ligji. Me krejt insistimin tonë për të vazhduar dialogun social ministria një anshme e ka mbyll dialogun social, pas qindra mesazheve zyrtare që i kam përcjelle nuk duan që t’i diskutojnë, jemi të përjashtuar me çdo instancë, në çdo instancë. Duke filluar me kontratën kolektive të cilën e kanë shkëputur një anshëm me premtimin në takim se do të startojmë menjëherë me kontratën e re. Ne nuk jemi pajtuar që të shkëputet, sepse ajo kontrata ka pasur pasuesin dhe duhet të vazhdoj kjo kontrata deri sa të nxjerrët e reja obligim ligjor e kanë me i nxjerr çdo tri vite kontrata. Arsyetimi ka qenë se po i ndërprenë të gjitha kontratat sektoriale kolektive për arsye se po bien ndesh me ligjin e pagave”.

    “Doli që nuk është ashtu, doli se humben benifite punëtorët shëndetësor prej asaj kontrate të shkëputur. E kemi proceduar në Gjykate nuk kemi marr as një përgjigje nga gjykata. Pas shtatë muaj hezitime për tu takuar marrim përgjigje se nuk do të bëhet kontrata kolektive prej ministrit se qeveria nuk po lejon. Cila është arsyeja sepse po dëshirojnë që të bëjnë kontrata të përgjithshme, kontrata e përgjithshme nuk duket fare në horizont, nuk ka as draft e as vullnet për të nënshkruar dhe besoni që krejt kjo kontratë kolektive ju ka shkaktuar më shumë probleme”, u shpreh ai.

    “Në Gjermani janë 9 mijë infermieri, fatkeqësia është se nga institucionet janë duke ikur, nga puna janë duke e lëshuar dhe kjo është e dhimbshme, do të vije një kohë që do të mbesim edhe pa infermierë edhe pa mjek nëse vazhdojnë që të trajtohen në këtë formë”, ka thënë ajo.

    Nënkryetari i Sindikatës Blerim Delija, ka thënë se me shkëputjen e kontratës kolektive qeveria ka bërë veprim kundërligjor, të cilën e kanë dërguar në gjykate, po tash e dy vite nuk ka një aktgjykim për këtë çështje.

    “Ata kanë bërë një veprim kundërligjor i cili ne e kemi dërguar në gjykate po gjykata që dy vite nuk po nxjerr vendim. Resurset humane janë të degraduara neper spitale kanë premtuar se nuk do të mbyllen reparte, kanë filluar që të mbyllen. Para tri dite në Mitrovice reparti infektiv po mbyllet me statutin i cili gjendet ne Gjykatë Kushtetuese që nuk i ka dhënë ende epilog gjykata këta janë duke vepruar. Janë duke ikur mjekët, me të madhe, janë duke ikur infermierët, është duke u degraduar shëndetësia e Kosovës”, ka thënë ai.

  • I akuzuari për krime lufte kërkon t’i ndërpritet paraburgimi: Nuk e kam ndërmend të ik nga Kosova

    I akuzuari për krime lufte kërkon t’i ndërpritet paraburgimi: Nuk e kam ndërmend të ik nga Kosova

    Në seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deklaruar i pafajshëm sërish i akuzuari për krime lufte, Sladan Trajkoviq.

    Duke qenë se kishte ndryshime në trupin gjykues, i akuzuari Trajkoviq është pyetur sërish në lidhje me fajësinë e tij për të cilën është deklaruar i pafajshëm, ndërsa aktakuza duke qenë se është lexuar edhe më parë është konsideruar e lexuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mbrojtësi e të akuzuarit Trajkoviq, avokati Dejan Vasiç, në fjalën e tij hyrëse ka kërkuar nga trupi gjykues që të ndërrohet masa e paraburgimit dhe e njëjta të zëvendësohet me një masë më të lehtë.

    Sipas tij, gjykata nuk e ka dhënë asnjë arsyetim tjetër se përse i mbrojturi i tij po i vazhdohet masa e paraburgimit përpos arsyetimit se i njëjti ka dy nënshtetësi, dhe se ekziston rreziku i arratisjes.

    Kërkesën e mbrojtjes së tij e ka mbështetur edhe i akuzuari Trajkoviq.

    “Unë nuk e kam ndërmend të ik nga Kosova, asgjë nuk kam në Serbi, të gjithën që e kam, atë që më vlen shpirtërisht e materialisht është këtu në Kosovë”, tha i akuzuari Trajkoviq.

    Tutje, në këtë seancë është dëgjuar edhe fjala hyrëse e prokurores speciale, Florie Shamolli e cila deklaroi se nga provat e marra e deklaratat e dëgjuara i akuzuari do të gjendet fajtor për veprën që i ngarkohet.

    Ajo gjithashtu i bëri kërkesë gjykatës që dëshmitë e marra të dëshmitarëve të konsiderohen të lexuara, kjo për shkaqe ekonomizimi të procedurës dhe eliminimi të zvarritjes së saj.

    Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni, mori aktvendim përmes të cilit aprovoi kërkesën e prokurores Shamolli që dëshmitë e dëshmitarëve të konsiderohen të lexuara, ndërkaq lidhur me kërkesën e mbrojtjes që të pandehurit t’i ndërpritet masa e paraburgimit njoftoi se trupi gjykues do vendosin jashtë seancës dhe për të njëjtën kërkesë do të nxjerrin aktvendim në formë të shkruar.

    Duke qenë se mungonte prezenca e dëshmitarëve të padëgjuar, seanca është ndërprerë për të vazhduar në një datë tjetër.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 korrik 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Sladan Trajkoviq i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

    Sipas aktakuzës, Trajkoviq po akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999 në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth kësaj komune, individualisht dhe në bashkëkryerje me personat tjerë, ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, tortura, trajtim në mënyrë ç‘njerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin e mijërave civilëve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt.

    Me këto veprime, Trajkoviq akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësisë së Policisë Serbe dhe personave tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë aktualisht i inkriminuar si krime kundër njerëzimit nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

  • Ambasadorja Nita Shala i dorëzon letrat kredenciale te presidenti italian

    Ambasadorja Nita Shala i dorëzon letrat kredenciale te presidenti italian

    Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala, dje ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

    Në njoftimin e ambasadës thuhet se kështu Shala e ka filluar zyrtarisht detyrën e saj të përfaqësimit të Kosovës në Italinë mike.

    “Gjatë bashkëbisedimit me Presidentin Mattarella, Ambasadorja Shala shprehu përkushtimin e saj të plotë për të çuar përpara marrëdhëniet veçse të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

  • Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan

    Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është zhgënjyes dhe dëshpërues ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan.

    Haradinaj tha se autostrada, që sipas tij, u nis gjatë qeverisjes së tij më 2018, me gjatësi prej 22.3 kilometra dhe e ndarë në tetë llote, në 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47 për qind e punimeve.

    “Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021. Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar”.

    “Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”, shkroi Haradinaj.

    Tutje, ai tha se më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, është mundësia e zgjedhjes së një qeverisje të te, që sipas tij, do t’i japë Kosovës zhvillimin që e meriton.

    “Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale”, tha ai.

  • Ndalohet katër persona për kontrabandim të mallrave ushqimore në Zubin Potok

    Ndalohet katër persona për kontrabandim të mallrave ushqimore në Zubin Potok

    Katër persona serbë janë ndaluar dje nga policia në fshatin Junake të Zubin të Potokut, prej tyre dy personave ishin shofer të veturave dhe dy të tjerët pasagjerë.

    Në raportin e policisë thuhet se atyre ishte gjetur një sasi e mallrave ushqimore për të cilat ngasësi nuk posedonte asnjë dokument dhe që dyshohet se i kanë futur përmes rrugëve ilegale.

    Me urdhër të prokurorit veturat dhe malli janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Hovenier merr pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik, i ndahet një çmim

    Hovenier merr pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik, i ndahet një çmim

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilit i është ndarë çmimi UlpianaFest.

    Ai tha se ky institut do të luajë rol kyç në promovimin e kuptimit dhe vlerësimit të diversitetit kulturor.

    “Ishte kënaqësi të marrë pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik të Universitetit të Prishtinës dhe isha i nderuar të pranoja çmimin UlpianaFest. Ky institut do të luajë rol kyc në promovimin e kuptimit dhe vlerësimit të diversitetit kulturor përmes kërkimeve, edukimit dhe angazhimit publik. I impresionuar nga profesionalizmi, pasioni dhe angazhimi i gjithë të përfshirëve për të eksploruar dhe dokumentuar trashëgiminë e pastër kulturore të Kosovës”, tha Hovenier.