ATV

Author: ATVLive

  • ​Çmimet globale të ushqimeve shënojnë rritjet më të larta në 18 muaj

    ​Çmimet globale të ushqimeve shënojnë rritjet më të larta në 18 muaj

    Çmimet globale të ushqimeve u rritën 3 për qind në shtator nga gushti, duke shënuar rritjen më të madhe në 18 muajt e fundit, tha të premten Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

    Çmimet e ushqimeve u rritën 2.1 për qind nga viti në vit, por ishin 22.4 për qind nën kulmin e tyre nga marsi 2022, tha organizata.

    Në shtator, çmimet e mishit u rritën me 0.4 për qind nga muaji në muaj, çmimet e drithërave 3 për qind, çmimet e qumështit 3.8 për qind, çmimet e vajit vegjetal me 4.6 për qind dhe çmimet e sheqerit 10.4 për qind, tha FAO.

    Ai shtoi se rritja e madhe e çmimeve të sheqerit erdhi nga shqetësimet për disponueshmërinë më të ngushtë globale në sezonin e ardhshëm 2024-25.

    “Përkeqësimi i perspektivave të të korrave në Brazil, për shkak të motit të zgjatur të thatë dhe zjarreve që dëmtuan fushat e kallam sheqerit në fund të gushtit, ishin nxitësit kryesorë të rritjes së çmimeve globale të sheqerit”, shtoi FAO.

  • ​Mbi 1 mijë të vdekur e 740 mijë të zhvendosur nga përmbytjet në Afrikë

    ​Mbi 1 mijë të vdekur e 740 mijë të zhvendosur nga përmbytjet në Afrikë

    Më shumë se 1 mijë persona kanë vdekur dhe të paktën 740 mijë janë zhvendosur pasi përmbytjet kanë bërë kërdi në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, duke prekur mbi 5 milionë njerëz në 16 vende, tha OKB.

    Shumica e pjesëve të rajonit të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, si dhe Sahelit kanë përjetuar përmbytje të rënda për shkak të reshjeve të mëdha.

    Vendet e Çadit, Nigerisë dhe Nigerisë janë goditur më rëndë, duke përbërë mbi 80% të popullsisë totale të prekur, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

    Përveç numrit të njerëzve, qindra-mijëra shtëpi, shkolla dhe objekte të kujdesit shëndetësor janë dëmtuar, me rreth gjysmë milioni hektarë tokë bujqësore të shkatërruar, duke kërcënuar sigurinë ushqimore dhe në rritje të kequshqyerjes, veçanërisht në Çad dhe Niger.

    Kushtet e pasigurta të jetesës po rrisin gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të shkaktuara nga uji, si kolera, që përhapen në Nigeri dhe Nigeri, paralajmëroi OKB.

    Joyce Msuya, ndihmës sekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe zëvendës koordinatori i ndihmës emergjente, ka ndarë 35 milionë dollarë për të mbështetur përgjigjen në Çad, Nigeri, Nigeri, Republikën Demokratike të Kongos dhe Kongo. Megjithatë, nevojiten urgjentisht fonde shtesë, theksoi OKB.

    Vetëm në Nigeri, Msuya ndau 5 milionë dollarë për të ndihmuar 280 mijë njerëz me ushqim, ujë të pastër dhe strehim, si dhe përpjekje për të parandaluar shpërthimet e kolerës.

    Plani i Përgjigjes Humanitare prej 927 milionë dollarësh për Nigerinë është vetëm 46% i financuar, vunë në dukje zyrtarët. /AA

  • Një vit nga anëtarësimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar

    Një vit nga anëtarësimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar

    Komiteti Paralimpik i Kosovës ka festuar një vjetorin e anëtarësimit të saj në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, një sukses ky që u cilësua si historik për sportin e Kosovës.

    Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, ka thënë për KosovaPress se brenda këtij viti patën suksese të shumta, por që gjithçka kulmoi me pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike që u zhvilluan në Paris, atje ku Kosova u përfaqësua nga paraatleti Grevist Bytyqi.

    “Një rrugë e gjatë deri në anëtarësimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetitn Paralimpik Ndërkombëtar, por që sot po e festojmë një vjetorin e pranimit tonë në organizatën më të madhe botërore, Komitetin Paralimpik Botëror…Pranimi i Komitetit paralimpik të Kosovës, rezultati më i mirë që është bërë gjatë kësaj periudhe sepse ka shumë rezultate, por që dua të ndajë është pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Paralimpike Parisi 2024 dhe jo vetëm me paraatletin Grevist Bytyqi, por edhe me shumë rezultate të tjera që ne si Komitet Paralimpik edhe para pranimit jemi munduar që të bëjmë aktivitete në masivizimin e sportit paralimpik”, theksoi Emini.

    Emini gjithashtu bëri të ditur se nga tani e tutje do të nisin punë dhe përgatitjet për Lojërat Paralimpike që zhvillohen në Los Angelos në vitin 2024.

  • Kurti kërkon dorëzimin e Radoçiqit për rikthim në dialog

    Kurti kërkon dorëzimin e Radoçiqit për rikthim në dialog

    Për t’u kthyer në dialog, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Bansjkë.

    Ai në një intervistë për mediumin BNN Bloomberg i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

    “Duhej të ndodhte dje”, tha Kurti. “Unë besoj se është e mundur”, shpreh Kurti.

  • ​PShDK viziton familjen Rugova, Morina: Nuk kemi ndërruar vizionin që kemi pasur me presidentin Rugova

    ​PShDK viziton familjen Rugova, Morina: Nuk kemi ndërruar vizionin që kemi pasur me presidentin Rugova

    Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK), Zef Morina bashkë me delegacionin kanë vizituar familjen Rugova. Në rezidencën e presidentit Ibrahim Rugova, ata janë pritur në takim nga bashkëshortja Fana dhe djali, Uka.

    Partia Shqiptare Demokristiane ka qenë gjithmonë aleate dhe besnike e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë kreu i PShDK-së, Zef Morina.

    “Ishte kënaqësi takimi sot, e falënderuam familjen Rugova për pritjen që na i ka bërë dhe angazhimin që është duke e bërë si familje për të mirën e vendit. Gjithashtu e njoftuam familjen Rugova se Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka arritur koalicion, ka vazhduar koalicion me LDK-në për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shkurt. I treguam që ne si demokristian nuk kemi ndërruar qasjen dhe nuk e kemi ndërruar vizionin që kemi pasur me presidentin Rugova dhe do ta kemi çdo herë”, tha ai.

    Si ministri i parë i zgjedhur nga Rugova, Morina theksoi se qeveria e atëhershme ishte shumë më e mirë e tanishmja.

    “Unë jam ministri i parë i cili jam zgjedhur nga vet presidenti Rugova, në kohën kur ne kemi qenë në qeveri, qeveria ka qenë shumë e mirë në krahasim me qeverisë pasardhëse sidomos me këtë të fundit. Emocione shumë të mëdha sepse disa herë kam hyrë në këtë familje, në këtë rezidencë, jam takuar me presidentin, kemi biseduar për të mirën e vendit, për punën për angazhimin e qeverisë dhe të gjithë popullit tonë. Mungesa e tij ishte shumë e madhe”, u shpreh ai pas takimit.

    Morina u shpreh i bindur se në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal fitimtare.

    “Jam shumë i sigurt që Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me ne kësaj radhe do të dalin fitimtare për shkak se shpresa e vetme e popullit dhe e vendit tonë është një politikë e mençme të cilën do të ta udhëheq LDK, me vizion të presidentit Rugova duke punuar për të mirën e popullit dhe duke ruajtur e kultivuar miqësitë që i ka lënë presidenti Rugova”, theksoi ai. /kp

  • Kurti dhe Nagavci përurojnë çerdhen e re në Suharekë

    Kurti dhe Nagavci përurojnë çerdhen e re në Suharekë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes në Suharekë.

    Në përurim ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Të tre së bashku kanë vizituar objektin e çerdhes për të parë nga afër investimin e bërë. /EO

  • Vetëm 6% e të rinjve mendojnë se gratë duhet t’u nënshtrohen anëtarëve meshkuj të familjes

    Vetëm 6% e të rinjve mendojnë se gratë duhet t’u nënshtrohen anëtarëve meshkuj të familjes

    Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) ka mbajtur konferencën “Maskuliniteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi (Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore)”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës, raporton EO.

    Kadri Gashi drejtor i SIT, tha se është e nevojshme që të angazhohen dhe të vetëdijesohen burrat dhe djemtë për të parandaluar dhunën në bazë gjinore.

    “Krahas kësaj ngjarje po e lansojmë një studim të radhës që ka të bëjë me ‘Dhuna me bazë gjinore përmes këndvështrimit të gjeneratës Z’. E kemi sjellë një perspektivë më ndryshe nga ajo që deri më tani jemi mësuar”.

    “Siç jeni në dijeni, nevoja për të angazhuar burra dhe djem në përpjekjet për të parandaluar dhunën, njëkohësisht edhe duke promovuar edhe barazinë gjinore. Pa dallim identiteti gjinor, seksualiteti, profesionit dhe prejardhjes kemi një rol të rëndësishme të një krijimi të një bote të drejt gjinore”, ka thënë ai.

    Elma Berisha, e cila prezantoi të gjeturat e hulumtimit “Dhuna me bazë gjinore përmes këndvështrimit të gjeneratës Z”, tha se ky hulumtim ka përdorur një mostër prej mbi 100 të rinjsh të kualifikuar si Gjenerata Z (Gen Z), që në këtë studim përkufizohet si persona të moshës nga 15 deri në 27 vjeç.

    Berisha ka thënë se në këtë hulumtim kanë vërejtur se të rinjtë kanë pak njohuri se çka është dhuna në baza gjinore.

    Ajo ka theksuar se nga të gjeturat e raportit del se sjella kontrolluese mashkullore ndaj partneres femër, dështon me u pa si dhunë me bazë gjinore dhe një numër i madh i mostrës mendoj se është në rregull që të kufizohet liria e saj e shprehjes.

    Por sipas saj, gjenerata e re e nuk e përkrah një sjelle të tillë, por që thjeshtë është një mungesë e njohurive teknike.

    Ajo ka thënë se vetëm 6% e të rinjve mendojnë se ‘Gratë duhet t’u nënshtrohen anëtarëve meshkuj të familjes në të gjitha aspektet e jetës së tyre’.

    Berisha theksoi se një gjetje pozitive ka të bëjë që gratë e përjetojnë dhunë se ato vishen në mënyrë provokative, sipas saj, të rinjtë nuk mendoj që veshja duhet të jetë justifikim për dhunën ndaj grave.

    “Ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi, e njohuria se çka është dhuna me bazë gjinore? Çka konsiderohet dhunë ndaj grave? A e din gjenerata e reja në Kosovë se çka është dhuna me bazë gjinore? Fatkeqësisht të dhënta tregojnë se nuk e din edhe nuk janë në vijë me përdorimit e definicionit. Kjo mund të shpjegimet se fakti se dhuna me bazë gjinore deri vonë është paraparë si dhunë fizike. Këtu kemi artikuj që kanë të bëjnë direkt me dhunë fizike, si për shembull burri e godet gruan që të lëndoj apo frikësoj. Kemi 44 për qind të mostrës se kjo sjelle asnjë herë nuk është dhunë”.

    “Kemi edhe një gjetje shumë të qartë se sjella kontrolluese mashkullore ndaj partneres femër, dështon me u pa si dhunë me bazë gjinore dhe një numër i madh i mostrës mendoj se është në rregull që të kufizohet ferma, liria e saj e shprehjes, qoftë në përdorimin e mjeteve të ndryshme teknologjike, qoftë në takime shoqërore e familjare. Ngacmimi i partneres në mënyra të ndryshme, bërja e saj për tu ndier keq gjitha këto fatkeqësisht dështojnë që të shihen si forma të dhunës në baza gjinore. Këto përqindje janë shumë të larat e alarmuese. Një gjetje pozitive është që nuk janë qëndrime vlerësueses, nuk është se kjo gjenerata e re e përkrah një sjelle të tillë, thjeshte është një mungesë e njohurive teknike”.

  • Si duken brenda dhe çfarë veçori kanë “bishat” e reja të Policisë së Kosovës

    Si duken brenda dhe çfarë veçori kanë “bishat” e reja të Policisë së Kosovës

    Policia e Kosovës të enjten mbrëmja njoftoi për furnizimin me disa autoblinda dhe automjete të tjera të blinduara, duke publikuar një video të shkurtër të tyre duke qarkulluar njëra pas tjetrës në rrugë. Çfarë modeli janë veturat e blinduara?

    Veturat e blinduara, xhipa të zinj, sipas pamjes në video, janë të tipit “Toyota Land Cruiser 300”. Ky model njihet për qëndrueshmërinë në terrene të vështira dhe përdoret nga forca të ndryshme të sigurisë në botë.

    Sipas njërës prej kompanive që merret me blindimin e këtij modeli, “Inkas” nga Kanadaja, vetura ka ndërrues automatik me dhjetë shpejtësi, motor me vëllim prej 3,5 litrash, Twin Turbo V6, me benzinë.

    Fuqia motorike e veturës është 409 kuaj fuqi dhe tërheq me të katër rrotat, sipas uebfaqes së kompanisë “Inkas”.

    Automjeti është 4,97 metra i gjatë, 2,06 metra i gjerë dhe 1,93 metra i lartë. Ka shtatë ulëse, ndërsa rezervuari i benzinës zë 110 litra.

    Nuk dihet se cila kompani e ka bërë blindimin e veturave të blera nga Policia e Kosovës, por ato që janë modifikuar nga kompania “Inkas” kanë nivel të mbrojtjes VR7 të certifikuar, sipas uebfaqes së saj./Nacionale

  • Aliu: Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet

    Aliu: Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet

    Shtetet e rajonit janë përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, me Bosnjën dhe Hercegovinën duke raportuar madje edhe për viktima.

    Besim Aliun, përfaqësues nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, konfirmoi se në Kosovë pritet shi në të gjithë territorin, por me intensitet të dobët deri në mesatar, dhe theksoi se duke u bazuar në shumë faktorë, për fat, ne nuk rrezikohemi nga përmbytjet si shtetet fqinje.

  • Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku shqiptohen në Gjilan gjatë javës së kaluar

    Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku shqiptohen në Gjilan gjatë javës së kaluar

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan njofton se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1513 gjoba trafiku.

    Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete edhe në hetimin e 15 aksidenteve të trafikut me dëme materiale dhe 12 me të lënduar.

    Njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë në implementim të planit operativ ‘’Makineria bujqësore’’, në kuadër të së cilit plan me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, me theks të veçantë ngasësit e makinave, ndaj të cilëve bëhet thirrje:

    Gjatë gjithë kohës përdorni zinjalizues dhe bëhuni të dukshëm!

    Mbani pajisjen tuaj bujqësore në gjendje të mirë shërbimi dhe të përshtatshme për rrugë!

    Mbani të funksion siç duhet sistemet e drejtimit dhe të frenimit!

    Bëni kujdes me ngarkesa të larta në makineritë tuaja!

    Mos i mbingarkoni rimorkiot në mënyrë që ato të jenë të paqëndrueshme në rrugë!

    Mbajeni çdoherë distancën e nevojshme dhe kyçuni çdo herë sigurt!

    Mos dil në rrugë me goma të zhytura, etj.