ATV

Author: ATVLive

  • Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e rrjeteve të komunikimit të Hezbollahut

    Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e rrjeteve të komunikimit të Hezbollahut

    Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë kreun e rrjeteve të komunikimit të Hezbollahut, Mohammad Rashid Sakafi.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë në një deklaratë se kryen një “sulm të saktë, në inteligjencën në zonën e Bejrutit”, shkruan Sky News.

    “Si pjesë e pozicionit të tij, Sakafi investoi për të zhvilluar aftësitë e komunikimit midis të gjitha njësive të Hezbollahut, në të gjitha periudhat e operacionit, në mënyrë që të ruajë rrjedhën e informacionit në të gjithë organizatën terroriste”, shtoi tutje ushtria.

  • Haxhiu: Renovimet në QKUK me kontrata kriminale

    Haxhiu: Renovimet në QKUK me kontrata kriminale

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, ka lëshuar një video ku dëgjohet kryeministri Albin Kurtk e ministri Arben Vitia duke premtuar sigurimet shëndetësore

    Ai ka pasur kritika për vlerat e renovimeve të klinikave të QKUK-së, duke i quajtur “kontrata kriminale”.

    “Kemi të bëjmë me zhvatje të buxhetit dhe konflikt të interesit, kompani që kanë përfituar shumë më shtrenjtë nga çmimi real i tregut. Për heqjen e tepisonit në Gjinekologji ka kushtuar 33 euro, ndërsa heqja e saj në çmimin e tregut është 1 euro”.

    “Heqja e dyerve ka kushtuar 22 euro, pra një heqje e derës 22 euro, në çmimin e tregut është 10 euro. Këto kontrata janë kriminale, madje edhe punët që janë bërë kanë mbetur nën hije nga këto veprime”, u shpreh Haxhiu, teksa kritika pat edhe për listë të gjatë të pritjes për rezonancë magnetike.

    “Një pyetje zotëri ministër. A e dini kush ka pasur guxim me pranuar infermierë me shkollë të mesme pa pasur fare Shkollën e Mesmes të Mjekësisë”, tha fillimisht Haxhiu, teksa përmendi edhe me emër.

    “Është zonja Elvira, e cila është punësuar në Spitalin e Mitrovicës si infermiere pa shkollë të mesme të mjekësisë, është motra e një asamblistit të VV-së në Vushtrri”, u shpreh Haxhiu.

    LEXONI EDHE:

  • Opozita me kritika për mungesë dhe çmime të larta të barnave “deri në 400% më shtrenjtë”

    Opozita me kritika për mungesë dhe çmime të larta të barnave “deri në 400% më shtrenjtë”

    Partitë opozitare kanë pasur kritika në adresë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tyre, përkundër rritjes së buxhetit për barna esenciale, ato mungojnë në spitale dhe blihen deri në 400 për qind më shumë, raporton EO.

    Krahas çmimit të barnave, kritikë e opozitës ishin edhe mungesa e investimeve kapitale dhe ikja e profesionistëve shëndetësor.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, duke thënë se është rritur buxheti për barna por ato po mungojnë në spitale. Sipas tij, barnat po blihen më shtrenjtë deri në 400 për qind më shumë.

    “Ligji për çmimet e barnave, ka ndikim nga mafia farmaceutike. E kemi përkrahur anulimin e listës. Por sot akoma ligji nuk është në fuqi. Është rritur buxheti për barna, por pse ka mungesë më të madhe të barnave sepse blerja e tyre është 400 % më e shtrenjtë. Këto janë evidente”, ka deklaruar Zemaj.

    Ai ka thënë se nuk mund të flitet për reforma sepse nuk ka reformë në legjislacionin e shëndetësisë.

    “Ju mund të thoni që ka ligj të ri për shëndetësi, por nuk ka ligj të ri për shëndetësi. Nuk e kemi në Kuvend. Nuk ka as ligje tjera, atij për sigurime shëndetësore. Ligj i shumë pritur por me të njëjtat defekte. Miratimi dhe implementimi i tij duket se është jetëgjatë”, ka deklaruar Zemaj.

    “Është raporti i progresit e ka thënë se në shëndetësi nuk ka progres. Është e vërtetë na ke thënë se do ta rishikojmë agjendën legjislative, nuk e keni bërë.

    Njëjtat defekte, është në prag zgjedhor dhe kjo është menduar ashtu siç e keni deklaruar edhe ju. Për tema tjera siç është Sistemi Informativ Shëndetësor, nuk na thatë asgjë dhe siç duket nuk është bërë asgjë”.

    “Largim të mjekëve e infermierëve. Ju thatë se është funksionalizuar implanti në Stomatologji dhe nuk e di a është duke të të mashtruar ty dikush apo ju po na mashtroni neve sepse ne e dimë që vetëm dy impliante janë përfunduar”, u shpreh Zemaj, teksa vazhdoi me kritika tjera.

    “Ligji për çmime të barna, ka ndikim nga mafia farmaceutike. E keni përkrahur anulimin e listës. Por sot akoma ligji nuk është në fuqi, është rritur buxheti për barna por pse ka pas mungesë më të madhe të barnave sepse blerja e tyre është 400% më e shtrenjtë. Këto janë evidente”, u shpreh tutje Zemaj.

    Për ikje të profesionistëve shëndetësor, ministri Vitia, e mendon të kundërtën. Konsideron se është shumëfishuar numri i mjekëve të kthyer në Kosovë.

    “Janë kthyer në Kosovë, janë kthyer për të kontribuar. Ata që kanë ikur më herët, po vazhdojnë të kthehen. Keni dy raste në Pejë ku janë kthyer dy mjekë”, u shpreh Vitia.

    Përplasje ndërmjet Vitisë dhe Zemajt ishte edhe përcaktimi i çmimit tavan. Sipas Zemajt, ish-këshilltarë të ministrit Vitia aktualisht punojnë në kompanitë farmaceutike, derisa tha se sa ishin në Ministri lobonin për favor të kompanive farmaceutike.

  • Përmbytjet në Bosnje: Rruga mes Mostarit dhe Sarajevës e shkatërruar plotësisht

    Përmbytjet në Bosnje: Rruga mes Mostarit dhe Sarajevës e shkatërruar plotësisht

    Blloqe të mëdha trafiku u regjistruan në shumë pjesë të rrugës midis Sarajevës dhe Mostarit në Bosnje e Hercegovinë. Rruga kryesore mes Mostarit dhe Jabllanicës është zhdukur plotësisht në pjesën afër burimit të Komadinos, raporton N1.

    Turma janë regjistruar në rrethrrotullimin pranë Tarçinit, në dalje nga autostrada për në rrugën kryesore M-17. Drejtuesit e automjeteve nuk ishin të informuar se rruga drejt Mostarit, përmes Konjiqit dhe Jabllanicës, ishte e mbyllur për qarkullim për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve.

    Një numër i madh i automjeteve të pasagjerëve dhe mallrave janë duke qëndruar në kolonë në M-17 pranë Ostrozhacit. Njerëzit ishin në rrugë kur ndodhi kolapsi.

    Në pamjet ajrore shihet edhe shtrirja e rrugës së shkatërruar Jabllanicë-Prozor.

  • ​Afera me rezervat shtetërore, Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale

    ​Afera me rezervat shtetërore, Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale

    Biznesmeni Ridvan Muharrremi i cili u arrestua vitin e kaluar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, është u intervistua sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.

    Prokuroria Speciale njoftoi se sot Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

    “I njëjti u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

    Ndryshe, intervistimi i Muharremit po ndodh 13 muaj e 23 ditë pas aksionit të gushtit 2023 të Prokurorisë Speciale, e cila kishte arrestuar biznesmenin dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nën dyshimin për dallavere me rezervat shtetërore.

  • ​Protestojnë punëtorët e arsimit të Vitisë, kërkojnë ekzekutimin e pagave

    ​Protestojnë punëtorët e arsimit të Vitisë, kërkojnë ekzekutimin e pagave

    Me pankartat “Edhe Vitia është n’Kosovë”, “Duam pagat tona”, mësimdhënësit e komunës së Vitisë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk i ka ekzekutuar pagat e tyre për muajin shtator.

    Kryetari nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha se në rast që nuk ndodh ekzekutimi i pagave shpejt, java e ardhshme sipas tij mund ta gjejë arsimin në grevë në Vitisë.

    Ndërsa, Kemail Bislimi, kryetar i sindikatës së arsimit në Viti ka thënë se kanë protestuar edhe në Komunën e Vitisë, mirëpo sipas tyre, faji qëndron tek Qeveria.

    “Jemi ardhur sot këtu para Qeverisë të protestojmë sepse Komuna e Vitisë nuk janë ekzekutuar pagat. Ne kemi protestuar edhe në Komunën e Vitisë atje, dhe na kanë thënë se faji qëndron tek Qeveria. Prandaj, kemi ardhur t’i drejtohemi edhe qeverisë në qoftë se na pret dikush këtu, qëllimi është një, pagat vetëm Komunës së Vitisë nuk janë dalë”, theksoi ai.

  • ​Bashkimi-Peja 03, finalja e Superkupës së Femrave zhvillohet sonte

    ​Bashkimi-Peja 03, finalja e Superkupës së Femrave zhvillohet sonte

    Sonte është finalja e madhe në Superkupën e Femrave. Bashkimi dhe Peja 03 do të garojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Karagaçi’, aty ku po organizohet Superkupa e Femrave nga 30 shtatori.

    Prizrenaset do të mundohen të fitojnë sërish trofeun e Superkupës, kurse pejanet për herë të parë në histori të klubit gjenden në finale të kësaj gare. Bashkimi edicionin e kaluar kishte fituar tre trofetë: titullin, Kupën dhe Superkupën.

    Bashkimi në gjysmëfinale kishte mundur Penzën 71:54, derisa Peja 03, në çerekfinale shënoi fitore ndaj Junior 06 Moni Bau 62:60 dhe gjysmëfinale ndaj Prishtinës 55:76.

  • Silvinjo publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

    Silvinjo publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

    Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

    Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

    Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

    Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

    Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

  • Telekomit i janë bllokuar llogaritë sërish nga përmbaruesi

    Telekomit i janë bllokuar llogaritë sërish nga përmbaruesi

    Kompania publike, Telekomi i Kosovës njofton se sërish i janë bllokuar llogaritë nga Përmbaruesi Privat, për rastin Z-Mobile.

    Telekomi bën të ditur se ‘bllokimi i llogarive është bazuar në vendime të padrejta dhe të ndikuara politikisht’.

    “Pas refuzimit të Prapësimit të Urdhrit Përmbarimor që lidhet me arbitrazhin në rastin “Dardafon 2” (Z-Mobile) nga ana e Gjykatës Komerciale, dje, më datë 03.10.2024, Përmbaruesi Privat me të pranuar këtë Aktvendim vetëm brenda një ore, i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës. Ky bllokim i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga ana e Përmbaruesit Privat është i bazuar në vendime tërësisht të padrejta, andaj Telekomi i Kosovës do të vazhdojë të kundërshtojë këto vendime që janë pasojë e një kohe dhe një keq menaxhimi të ndikuar skajshëm nga politika e asaj kohe edhe nga interesa të fuqishme private”, thuhet në njoftim.

    Më tej në komunikatë thuhet se ky rast është pasoja e dytë më e madhe e një kontrate tejet të dëmshme të vitit 2009, përmes së cilës Telekomi i Kosovës, deri tani, përveçse është dëmtuar financiarisht me mbi 100 milionë euro, është detyruar padrejtësisht të paguajë edhe mbi 60 milionë euro të tjera përmes proceseve gjyqësore që ishin kurdisur përmes kësaj kontrate. Me këtë bllokim të llogarive Përmbaruesi Privat synon të tërheqë nga llogaritë e Telekomit të Kosovës, dhe për interes të Z-Mobile, edhe rreth 12 milion euro borxh kryesor.

    “Edhe pse Telekomi i Kosovës ka bërë kallëzim penal në organet përkatëse të rendit si dhe publikisht në vazhdimësi e ka denoncuar këtë kontratë lidhur me pasojat e shumta negative që e njëjta ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë, për kompaninë nga skemat e organizuara për përfitime të grupeve të caktuara të interesit, fatkeqësisht deri më sot askush nga zyrtarët dhe personat e përfshirë në këtë skemë kriminale nuk ka dhënë llogari para gjykatës”.

    Në fund thuhet se menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, që nga sot, bashkë me Bordin e Drejtorëve, do të analizojnë dhe ndërmarr të gjithë hapat e mundshëm me qëllim të zhbllokimit sa më të shpejt të llogarive të bllokuara bankare si dhe do të kujdeset të vazhdojë sigurt procesin e modernizimit të shërbimeve, si dhe të gjitha proceset e tjera të punës dhe biznesit, të cilat po e rikthejnë kompaninë tonë, ngadalë por sigurt, në vendin që i takon si ofruesi i parë i shërbimeve të telekomunikimit në vendin tonë.

  • ​Vitia raporton në Komisionin për Shëndetësi

    ​Vitia raporton në Komisionin për Shëndetësi

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se deri tani janë proceduar 4 projektligje dhe gjithsej 20 akte nënligjore.

    Sipas tij ligji për çmimin e pajisjeve medicinale është në rrugë të mirë për të filluar zbatimi i tij, ndërsa kërkoi nga deputetet mbështetjen për projektligjin për riprodhim për çka tha se qiftet në Kosovë në mungesë te këtij ligji po hargjojnë mijëra euro.

    Para deputetëve ministri Vitia theksoi se projektet të cilat i kishte prezantuar në shkurt gjatë raportimit në këtë Komision shumica e tyre tashmë janë kryer dhe çdo proces i planifikuar është në proces të pakthyeshme.

    Gjatë raportimit të tij Vitia ka shpalosur të gjitha ndërhyrjet infrastrukturore që kanë bërë me klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale për çka tha se do të ofrojnë kushte moderne për pacientët por edhe zvogëlim të listave të pritjes si dhe ulje të numrit të pacientëve që referohen për trajtim jashtë vendit.

    Vitia gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi ka deklaruar se lista e pritjes për rezonancë magentike është zvogëluar nga 1 vit sa ishte pritja në 4 deri në 6 jave pritje për rastet elektive.

    “Për 20 vite qytetaret. merrnin shërbime vetëm nga dy aparatura nga rezonanca magnetike dhe lista e pritjes ishte e gjatë e me pak se një vit shëndetësisë iu shtuan edhe tri rezonanca mangentike në Pejë në Klinikën e Pediatrisë dhe spitalin e Prizrenit e cila po shërben edhe për qytetarët nga Kukësi. Me këto investime nuk presin qytetarët me vite dhe lista e pritjes është 4-6 javë sa ka qenë për mbi 1 vit me herët”, tha ai.