ATV

Author: ATVLive

  • Pesë persona rrihen mes vete në Prishtinë, njëri dërgohet në neuropsikiatri

    Pesë persona rrihen mes vete në Prishtinë, njëri dërgohet në neuropsikiatri

    Policia e Kosovës ka bërë të se janë arrestuar pesë të dyshuar se janë rrahur mes vete.

    Policia ka thënë se njëri nga të dyshuarit është dërguar për trajtim në repartin e neuropsikiatrisë në QKUK, ndërsa të tjerët janë dërguar në mbajtje.

    “Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 05.10.2024 – 09:10. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar kosovar nën dyshimin se për motive të panjohura janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

    Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

    Punëtorët e shpëtimit në fshatin Donja Jabllanica në Bosnje më 5 tetor 2024.

    Punëtorët e shpëtimit në fshatin Donja Jabllanica në Bosnje më 5 tetor 2024.

    Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Bashkimi Evropian të dielën u janë bashkuar përpjekjeve për të gjetur njerëzit e zhdukur nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut dhe për pastruat rrënojat.

    Bosnja ka kërkuar ndihmë nga BE-ja pasi reshjet e mëdha të shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut, që kanë lënë të vdekur të paktën 18 persona.

    Fatkeqësia natyrore po ashtu ka shkatërruar rrugë dhe ura dhe ka lënë të plagosur dhjetëra persona.

    Zyrtarët thanë se të paktën 10 persona ende konsiderohen të zhdukur, shumica nga fshati Donja Jabllanica, në jug të Bosnjës, fshat ku ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut.

    Luigi Soreca, kreu i misionit të BE-së në Bosnje, shkroi në X, se blloku evropian qëndron me Bosnjën dhe se ekipet e shpëtimit po shkojnë për të ndihmuar këtë shtet.

    Autoritetet thanë se ekipet e shpëtimit nga Kroacia kanë shkuar, ndërkaq një ekip nga Serbia pritet të shkojë në Bosnje më vonë gjatë 6 tetorit, pasur nga një ekip për shpëtim i përbërë nga qentë që do të dërgohet nga Sllovenia. Mali i Zi, Maqedonia e Veriu, Polonia, Republika Çeke dhe Turqia po ashtu kanë ofruar ndihmë, thanë autoritetet në Bosnje.

  • Tragjike: Bie vetura në Liqenin e Badocit, tre të vdekur

    Tragjike: Bie vetura në Liqenin e Badocit, tre të vdekur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhurmbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ky një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, raporton Sinjali.

    Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.

    Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

    “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

    Ajo tutje tregoi se informatën për atë aksidentin e kanë pranuar rreth orës 23:00.

  • Rrahje në mes vete, pesë të arrestuar

    Rrahje në mes vete, pesë të arrestuar

    Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se për motive të panjohura janë rrahur në mes veti.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mëngjes në Prishtinë.

    Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

  • 6 vjet nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    6 vjet nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    Sot janë bërë gjashtë vjet qëkur qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore ishin përfshirë 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat pavarur, derisa të drejtë vote kishin 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

    Procesi zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës u vëzhgua nga rreth 50 mijë vëzhgues dhe komisionarë të angazhuar, ndër të cilët edhe nga Bashkimi Evropian.

    Në këto zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, por në pamundësi për të formuar si e vetme qeverinë, ajo u detyrua të hyjë të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës.

    Qeveria Kurti nuk zgjati më shumë se 50 ditë, pasi u shkarkua me mocion të mosbesimit, pas përplasjeve të brendshme për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu në kohë pandemie.

    Lëvizje Vetëvendosje kërkoi zgjedhje të reja, por kjo u refuzua nga një pjesë e partive tjera, të cilat formuan Qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, pjesë e së cilës janë edhe AAK, NISMA.

    Ndryshe, këto ishin zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare, nga gjithsej shtatë të mbajtura në vend.

  • Lituania blen sistemet NASAMS për 234 milionë euro

    Lituania blen sistemet NASAMS për 234 milionë euro

    Lituania ka blerë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme NASAMS për 234 milionë euro.

    Siç raporton Ukrinform, këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anushauskas, cituar nga LRT.

    “Mbrojtja ajrore është një aftësi kritike jo vetëm në Lituani, por edhe në të gjithë aleancën [NATO]”, tha ai në një konferencë për shtyp të premten.

    Sipas kreut të Ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë, kontrata u nënshkrua të enjten. Ai shtoi se rritja e financimit të mbrojtjes kishte ndihmuar për të çuar përpara blerjen e planifikuar për vitin 2031.

    Për më tepër, këtë javë Lituania gjithashtu ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një sistemi të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër RBS70 NG (MSHORAD) për rreth 130 milionë euro.

    Siç raportoi Ukrinform, më 16 shtator, Anušauskas deklaroi se financimi i mbrojtjes duhet të rritet në 4% të PBB-së për t’i mundësuar vendit të përvetësojë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe mjete të tjera.

  • Vaksinimi kundër gripit sezonal po zhvillohet normalisht

    Vaksinimi kundër gripit sezonal po zhvillohet normalisht

    Këtë vit në Kosovë 17 ditë më herët ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal. Qytetarët po i përgjigjen thirrjes së institucioneve shëndetësore për t’u imunizuar kundër gripit. Për këtë proces Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës.

    Tash e 10 vjet vaksinën kundër gripit sezonal e merr vazhdimisht pensionisti Ismet Mustafa. Ai për KosovaPress thotë se kjo vaksinë e ndihmon ta ketë një dimër më të shëndetshëm. Madje Mustafa apelon edhe te të tjerët që ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

    Thirrje për marrjen e vaksinave kundër gripit sezonal ka bërë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas Vitisë edhe këtë vit në afat rekord janë siguruar këto vaksina për qytetarët e rrezikuar.

    Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëjnë të ditur se procesi i vaksinimit po vijon normalisht. Faik Hoti nga IKSHP thotë se të gjitha komunat janë furnizuar me dozat e nevojshme të vaksinave kundër gripit sezonal.

    Doktor Faik Hoti thotë se mbrojtja më e mirë kundër gripit sezonal është vaksinimi.

    Procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal po shkon mjaft mirë edhe në Prishtinë.

    Specialisti i Mjekësisë Familjare pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Naim Sveçla thotë se në dispozicion si kryeqytet kanë 11 mijë doza vaksinimi.

    Ai thotë se krahas kategorive të parapara për vaksinim këtë vit, ka interesim për imunizim karshi gripit sezonal edhe nga profesionistët shëndetësorë.

    Sveçla theksoi po ashtu se deri tani i kanë imunizuar 400 persona dhe vaksinimi në Prishtinë po zhvillohet në 15 qendra të vaksinimit.

    Kategoritë si personat me sëmundje kronike nën moshën 65-vjeç, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5-vjeç me indikacione shëndetësore janë disa prej kategorive më me përparësi për t’u vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

  • Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë

    Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë

    Dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur viktimës mashkull 100 euro para të gatshme, derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taxi.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë dhe është duke u hetuar.

  • Mot i vranët sot, pritet të ketë edhe shi

    Mot i vranët sot, pritet të ketë edhe shi

    Moti sot parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

  • Të paktën 21 të vdekur nga stuhia shkatërrimtare në Bosnje

    Të paktën 21 të vdekur nga stuhia shkatërrimtare në Bosnje

    “Ka akoma fshatra në zonë që nuk mund të arrihen prej bllokimit të kalimeve, nuk e dimë çfarë do të gjejmë aty”, tha një zyrtar i emergjencave.

    Shirat e furishëm që përfshinë papritur dje zonat qendrore të Bosnje Herzegovinës kanë shkaktuar 21 viktima dhe dëme të rënda, thanë sot autoritetet. Të tjerë njerëz mbeten të humbur.

    Shumë rezidentë të Donja Jablanica dhe fshatra të tjerë në zonat qendrore të vendit po kërkojnë mes rrënojave te shkatërrimit për të humburit.

    Shirat e rëndë shkaktuan përmbytje dhe rrëshkitje dheu në zonën e Jablanicës, rreth 60 km në jugperëndim të kryeqytetit Sarajeva.

    Stuhia vrasëse e natës prishi rrugë, hekurudha e ura, duke bllokuar kalimet me mbetjet e duke lënë komunitetet të izoluar.

    “Ka akoma fshatra në zonë që nuk mund të arrihen prej bllokimit të kalimeve, nuk e dimë çfarë do të gjejmë aty”, tha një zyrtar i agjencisë së emergjencave, transmeton TCh.

    Shumë shtëpi në Donja Jablanica janë të varrosura nga mbetjet, çka u përkeqësua dhe nga gurët që stuhia e tmerrit përfshiu nga një gurore mbi fshat.

    Te tjera fshatra kanë raportuar viktima, numri i të vilave tragjikisht pritet të rritet.

    Bashkimi Evropian ka dërguar helikopterë dhe një njësi zjarrfikësash për të ndihmuar vendasit, shkruan rrjeti Upi.com.