ATV

Author: ATVLive

  • Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit

    Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot mbahet seancat përgatitore në procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit.

    Ata akuzohen për krim kundër administrimit të drejtësisë.

    Seanca fillon në orën 09:30.Sabit Januzi u arrestua një vit më parë bashkë me Ismet Bahtijarin.

    Ndërkohë, në kalendarin e Speciales, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdon nga 21 tetori.

  • Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

    Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

    Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e rradhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

    Mbledhja pritet të nis nga ora 11:00 dhe në rend të ditës janë paraparë shumë pika diskutimi.

    Rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

    1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

    IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 dhe 26 shtator 2024:

    1. Votimi për emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
    5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
    14. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
    15. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    16. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    17. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    18. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
    19. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
    20. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
    21. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
    22. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
    23. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    24. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
  • Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunimit

    Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunimit

    Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut janë zotuar që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, teksa më 6 tetor këto dy shtete kanë shënuar 75-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike, raportoi media shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA.

    “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të raporteve mes Kinës dhe Koresë së Veriut”, tha presidenti kinez, Xi Jinping, në mesazhin dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un.

    Xi tha se Kina është e gatshme “të shkruajë një kapitull të ri” në raportet mes dy vendeve, duke forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin.

    Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë së Veriut. Të dyja shtetet kanë një histori të bashkëpunimit që daton nga mbështetja që Pekini i kishte dhënë Phenianit gjatë Luftës Koreane të viteve 1950-1953, që rezultoi me krijimin e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

    Por, Kina reagoi me kujdes në qershor, kur Kim thelloi raportet me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut dhe Rusia kanë nënshkruar një traktat strategjik, që përfshin edhe elemente të mbrojtjes së përbashkët.

    Ndërkaq, në mesazhin e tij dërguar Xisë, Kim u zotua për “konsolidimin dhe zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunuese mes dy shteteve, ashtu siç kërkohet nga epoka e re”.

    Koreja e Veriut pritet që të ndryshojë Kushtetutën e saj për të hequr dorë nga qëllimi i kamotshëm për bashkim paqësor me Jugun dhe për të ripërcaktuar kufijtë me Korenë e Jugut. Kjo lëvizje, sipas ekspertëve, mund të përshkallëzojë tensionet në Gadishullin Korean. Për këto ndryshime, Parlamenti i Koresë së Veriut do të mblidhet të hënën, më 7 tetor.

    Në janar, lideri verikorean kërkoi ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që Koreja e Jugut të shihet si “armiku kryesor”, duke shtuar se Koreja e Veriut duhet të planifikojë “pushtim dhe rimarrje” të Koresë së Jugut në rast të një lufte.

    Ka shqetësime se Koreja e Veriut mund të kërkojë bashkimin me forcë, përfshirë edhe përmes përdorimit të armëve bërthamore.

    Kim ka kërcënuar disa herë se nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i saj, Shtetet e Bashkuara.

  • Aksidenti me tre të vdekur te Badovci: Zbardhet shkaktari që çoi në tragjedinë

    Aksidenti me tre të vdekur te Badovci: Zbardhet shkaktari që çoi në tragjedinë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.

    Viktimat janë identifikuar si Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër, Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese.

    Dyshohet se shkaktari i këtij aksidenti ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë, raporton Sinjali.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat kanë vdekur në vendngjarje.

    “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

  • Kurti takohet me ish-presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës, u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik

    Kurti takohet me ish-presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës, u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim ish-Presidentët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu.

    Ai iu uroi mirëseardhjen në kryeministri, pas pjesëmarrjes së djeshme që kishin në konferencën “Balkan Leadership Conference”, të organizuar nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Gjatë këtij takimi u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri lidhur me projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë mes republikave tona.

    Gjithashtu, u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe botë Moisiu dhe Sejdiu i uruan Kryeministrit punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme edhe duke iu gëzuar faktit të progresit ekonomik të Kosovës të arritur gjatë viteve të fundit.

  • Kurti për aleatët ndërkombëtarë: Me ta konsultohemi, por vendimet për veten duhet t’i marrim vetë

    Kurti për aleatët ndërkombëtarë: Me ta konsultohemi, por vendimet për veten duhet t’i marrim vetë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për së fundi për aleatët ndërkombëtarë, gjë për të cilën ai ka thënë se është një rrezik që ja vlen, kur “parimësia është e drejtë”.

    I pyetur se “aventurë e rrezikshme” ani pse e mirëpritur tek populli, kreu i Qeverisë tha se me ShBA-në, Bashkimin Evropian e NATO-n ndajnë vlera të përbashkëta, por që vendimet për Kosovën duhet t’i marrin vet si Qeveri, ani pse ka konsultime me aleatët, por përgjegjësia i takon Kosovës.

    “Parimësia në politik sidomos kur përfaqëson nivelet e larta të saj në shërbim të interesit të popullit, të drejtave dhe nevoja të tij, në kohëra të ndryshme mund të paraqes rrezik të ndryshëm, mirëpo unë besoj që është një rrezik që gjithmonë ja vlen, meqenëse parimësia është e drejtë. Kjo nuk do të thotë që s’kemi strategji, mirëpo s’jemi dakord me veprime strategjike pa kurrfarë parimësie vlerore. Me ShBA-në, me BE-në, me NATO-n ne ndajmë në mënyrë të plotë vlerat e përbashkët, por edhe interesa e qëllime të njëjta. Në Republikën e Kosovës jemi qeveri demokratike dhe duhet të marrim vet vendime për veten tonë, me që rast konsultohemi edhe me aleatët, por barrën e përgjegjësisë duhet ta marrim vetë. Kjo mund të duket e çuditshme te disa njerëz që na krahasojnë me qeveritë e kaluara, por kjo është gjëja më normale për një Republikë demokratike e të pavarur si puna e Kosovës”, tha Kurti në një intervistë për Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA.

    Rreth akuzave si anti-amerikan nga opozita, Kurti tha se këta të fundit bëjnë konstatime të tilla iracionale, pasi s’arrijnë të gjegjnë arumente racionale.

    Sipas tij deklarata të tilla vijnë nga dëshprimi opozitar i tyre.

    “ShBA-ja janë partneri, miku dhe aleati ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm. Kundërshtarët e VV-së dhe Qeverisë së Kosovës, duke mos arritur të gjejnë argumente racionale bëjnë konstatime të tilla irracionale. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë anti-amerikanizmi tek kushdo nga kabineti ynë qeveritar, apo lëvizja ynë politike, përkundrazi, por ata që bëjnë akuza të tilla mbase më shumë shprehën në këtë mënyrë dëshpërimin opozitar, sesa ndonjë kritikë të vlefshme”, tha Kurti.

  • Në Hagë nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Hagë nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër mbahet seancat përgatitore në procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit.

    Sabit Januzi u arrestua një vit më parë bashkë me Ismet Bahtijarin. Ata akuzohen për krim kundër administrimit të drejtësisë. Seanca fillon në orën 09:30.

    Ndërkohë, në kalendarin e Speciales, procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, vazhdon nga 21 tetori.

  • Vdekja e tre personave në Badoc, Rama: Këto janë momente të rënda

    Vdekja e tre personave në Badoc, Rama: Këto janë momente të rënda

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj aksidentit të djeshëm me fatalitet në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku vetura ra në Liqenin e Badoci dhe humbën jetën tre persona, raporton EO.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve.

    Tutje, ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave, duke thënë se këto janë momente të rënda për ta.

    “Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”

    “Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka deklaruar Rama.

    Ndryshe, për EO Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 23:00, viktimat me veturën që kanë udhëtuar ka rënë në Liqenin e Badocit.

  • Kurti për Ramën: Në kuptimin e vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime

    Kurti për Ramën: Në kuptimin e vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime

    “Nuk mund ta bëj një kualifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se si janë raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga 1 deri në 10.

    Kurti tha se në kuptimin e vizionit të përbashkët, ai nuk ka dallime me Ramën.

    “Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë, por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive. E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 matrrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës. Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty nga njëherë kur kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën.

    Kurti tha se ai rreth Ballkanit të Hapur, është dallimi mes tij dhe Ramës që “më së shumti është shpërdorur”.

    “Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdorur është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e Ballkanit të Hapur ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”, tha ai.

  • Viktimat në Liqenin e Badovcit u kërkuan për më shumë se 7 orë, u gjetën sot në mëngjes

    Viktimat në Liqenin e Badovcit u kërkuan për më shumë se 7 orë, u gjetën sot në mëngjes

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë te Liqeni i Badovcit.

    Një veturë ka rënë në Liqen ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona.

    Reporteri.net mëson se kërkimet kanë zgjatur mbi 7 orë, ku ekipet e kërkim-shpëtimit arritën mëngjesin e sotëm t’i gjejnë viktimat.

    Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se ekipet mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimave në vendin e ngjarjes.

    “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.