ATV

Author: ATVLive

  • Policia jep detaje për aksionin e djeshëm: Janë kontrolluar 36 lokacione, u sekuestruan pistoleta e armë të gjata e fishekë

    Policia jep detaje për aksionin e djeshëm: Janë kontrolluar 36 lokacione, u sekuestruan pistoleta e armë të gjata e fishekë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që zhvilloi dje, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka kontrolluar 36 lokacione, nën dyshimim për kryerjen e këtyre veprave. Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, gjashtë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, dy shtëpiza kompjutero dhe 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.

    Për rastin janë intervistuar katër të dyshuar, të cilët janë liruar me vendim të prokurorit.

    “KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE & USHTRIM I KUNDËRLIGJSHËM I VEPRIMTARISË MJEKËSORE DHE FARMACEUTIKE- Prishtinë 2023-2024-NN. Me 10.10.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

  • IKD-ja publikon raportin “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”

    IKD-ja publikon raportin “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”

    Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me Shoqatën e Pensionistëve organizojnë takim diskutues me pensionistë.

    Me këtë rast, ata do ta publikojnë raportin me titull “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”.

  • Grupi Parlamentar i LVV-së sot me konferencë për media

    Grupi Parlamentar i LVV-së sot me konferencë për media

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00.

    Konferenca do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku menjëherë pas një orë do të mbahet dhe seancë e jashtëzakonshme lidhur me bisedat e shefes së GP-së të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq.

  • Ulutash sot ia dorëzon komandën e KFOR-it Barduanit

    Ulutash sot ia dorëzon komandën e KFOR-it Barduanit

    Sot mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë.

    Gjenerali i Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash do ia dorëzojë këtë post gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.

    Ceremonia nis nga ora 9:30, në Kampin Film City në Prishtinë.

  • Shqipëria udhëton në Pragë për t’u ballafaquar me Çekinë

    Shqipëria udhëton në Pragë për t’u ballafaquar me Çekinë

    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, e treta në grupin 1. Kuq e zinjtë do të ballafaqohen me Republikën e Çekisë në udhëtim.

    Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, skuadra është stërvitur për katër ditë me radhë dhe lojtarët janë shprehur optimistë se mund të marrin një fitore tjetër, sidomos pas humbjes së fundit nga Gjeorgjia, raporton KosovaPress.

    Shqipëria është në vendin e dytë në grup me tri pikë, derisa lider i grupit është Gjeorgjia me gjashtë sosh.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “”Epet Arena” me fillim nga ora 20:45.

  • ​Policia kontrollon 36 lokacione, këto janë dyshimet

    ​Policia kontrollon 36 lokacione, këto janë dyshimet

    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve, ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

    “Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

    Lidhur me rastin sipas policisë janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar. Ndërsa, rasti shkon në procedurë hetimore.

  • ​Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për komunikimet e Kusari-Lila me Radoiçiqin

    ​Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për komunikimet e Kusari-Lila me Radoiçiqin

    Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

    Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se në rend dite është debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq.

    Derisa kjo temë është diskutuar edhe të enjten në Kuvendin e Kosovës ki kishte tensione mes deputetëve.

    Megjithatë nuk arriti të hynte në rend dite dhe opozita e lëshoi sallën.

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.

  • ​Dita Botërore e Mbipeshës

    ​Dita Botërore e Mbipeshës

    Dita Botërore e Mbipeshës shënohet çdo 11 tetor, me qëllim që të promovohen zgjidhje praktike për ta luftuar krizën botërore të mbipeshës.

    Dita e parë e mbipeshës u shënua në vitin 2015, dhe që nga atëherë në mbarë botën kjo datë synon të rrit vetëdijen për pasojat e mbipeshës, si një nga shkaktarët kryesor të përkeqësimit të cilësisë së jetës të njeriut.

    Parandalimi i mbipeshës, fushatat vetëdijësuese, si dhe ndihma ndaj personave që vuajnë nga mbipesha, janë disa nga synimet kryesore që kjo ditë synon të arrijë.

  • ​Dita Botërore e Vajzave

    ​Dita Botërore e Vajzave

    Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.

    Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012 dhe synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, etj.

    Sipas fakteve botërore të mbledhura enkas për këtë ditë, përreth globit, vajzat janë tre herë më shumë të keq ushqyera se djemtë.

    Çdo vit rreth dy milionë vajza të moshës 5 deri në 15-vjeç janë të trafikuara, të shitura ose të detyruara të punojnë në tregtinë e seksit, gjithashtu vajzat vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta si në arsim dhe në shërbime të tjera bazë.