ATV

Author: ATVLive

  • IPK ka filluar hetim lidhur me incidentin e shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë

    IPK ka filluar hetim lidhur me incidentin e shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

    Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.

    “Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK)”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.

    “Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në komunikatë.

  • ​Fundjava sjellë ballafaqime interesante në basketbollin e Kosovës

    ​Fundjava sjellë ballafaqime interesante në basketbollin e Kosovës

    Java e pestë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiro është mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës. Bardhekaltrit kanë tri fitore dhe një humbje në katër xhirot e para, derisa pejanët dy fitore dhe dy humbje. Dy skuadrat me traditë dhe shumë trofe, synojnë fitoren në këtë përballje.

    Takim shumë i rëndësishëm është mes Borës dhe Vëllaznimit. Prishtinasit kanë katër humbje në këtë edicion dhe janë në kërkim të fitores së parë në elitë, kurse kuqezinjtë kanë dy fitore e dy humbje.

    Takim po ashtu shumë interesant është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje, katër fitore në katër ndeshje.

    Xhiroja e pestë përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dy humbje.

    ProCredit Superliga-Java 5

    E shtunë

    17:00 Sigal Prishtina – Peja

    19:00 Bora – Vëllaznimi

    E diel

    17:00 Golden Eagle Ylli-Bashkimi

    19:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

  • Ekonomia britanike u rrit me 0.2% nga muaji në muaj në gusht

    Ekonomia britanike u rrit me 0.2% nga muaji në muaj në gusht

    Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është rritur me 0.2% në gusht në baza mujore, pasi nuk ka shënuar asnjë ndryshim në muajin korrik, zbuloi të premten Zyra për Statistikat Kombëtare (Ons).

    Prodhimi i shërbimeve u rrit me 0.1% në muajin gusht 2024, pas një rritje prej 0.1% në muajin korrik 2024, deklaroi Ons, duke shtuar se prodhimi u rrit me 0.5% në gusht 2024, pas një rënie prej 0.7% në korrik 2024.

    Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike ishin kontribuesi më i madh pozitiv në rritjen e prodhimit të shërbimeve, sipas Ons.

    Prodhimi i ndërtimit u rrit gjithashtu me 0.4% në gusht 2024, pas një rënie prej 0.4% në korrik 2024.

    “PBB-ja reale vlerësohet të jetë rritur me 0.2% në tre muajt deri në gusht 2024 krahasuar me tre muajt deri në maj 2024”, sipas Ons./AA/

  • Mjekët tregojnë për gjendjen shëndetësore të polices që u plagos aksidentalisht nga kolegu

    Mjekët tregojnë për gjendjen shëndetësore të polices që u plagos aksidentalisht nga kolegu

    Një zyrtare policore sot është plagosur aksidentalisht nga kolegu i saj në vendin e punës.

    Tashmë gjendja e saj është stabile dhe e njëjta është dërguar në Ortopedi, për shkak se copa e gëzhojës së plumbit e ka prekur në këmbë.

    Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, mjeku kujdestar Naser Syla.

    Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një incident-shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

    Gjithashtu, zyrtari policor që shkaktoi aksidentin është suspenduar.

    “Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK). Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

  • Haxhi Shala vjen në Kosovë, shkon te varri i babait

    Haxhi Shala vjen në Kosovë, shkon te varri i babait

    Ish-deputeti Haxhi Shala, i cili është në proces gjyqësor në Hagë, ka mbërritur në Kosovë.

    Arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është vdekja e babait, të cilit sot ish-deputeti ia vizitoi edhe varrin.

    Në pamjet e IndeksOnline, Shala shihet i vetëm pranë varrit të babait.

  • Suspendohet polici që plagosi aksidentalisht kolegen e tij në këmbë

    Suspendohet polici që plagosi aksidentalisht kolegen e tij në këmbë

    Inspektorati Policor i Kosovës ka dal me një komunikatë, pasi në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë ka ndodhur një incident, ku një zyrtar policor ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij në këmbë.

    Tutje thuhet se zyrtarja policore është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor-Jugu në Prishtinë. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

    Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

  • SHBA-ja thotë se është “e shqetësuar” nga ligji i propozuar për agjentë të huaj në Mal të Zi

    SHBA-ja thotë se është “e shqetësuar” nga ligji i propozuar për agjentë të huaj në Mal të Zi

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për pasojat e mundshme që ligji i propozuar për agjentët e huaj mund t’i shkaktojë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, përfshirë lirisë së shprehjes dhe bashkimit në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë për të komentuar rreth njoftimit nga koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” se do të propozojë miratimin e një ligji për agjentët e huaj, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ai do të mund t’i kufizonte aktivitetet e shoqërisë civile.

    “Një ligj i tillë mund ta kufizojë hapësirën për veprime civile, mund t’i stigmatizojë organizatat e shoqërisë civile që angazhohen për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Malit të Zi, dhe mund të pengojë punën kritike të mediave të pavarura të cilat raportojnë duke u bazuar në fakte. Këto elemente janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjitha institucionet dhe sistemet demokratike”.

    Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” tha më 9 tetor se e konsideronte të nevojshme propozimin urgjent të një ligji për agjentët e ndikimit të huaj në Malin e Zi.

    Një ligj i tillë, sipas këtij koalicioni, do të rregullonte “funksionimin e agjencive të huaja që, nën petkun e organizatave joqeveritare, përpiqen të ndikojnë në politikën e brendshme dhe atë të jashtme”.

    Koalicioni përbëhet nga partitë proruse të ish-Frontit Demokratik – nga Demokracia e Re Serbe e Andrija Mandiqit dhe nga Partia Popullore Demokratike e Millan Knezheviqit.

    Mandiq është kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

    Ambasada e SHBA-së në Podgoricë ka thënë për REL-in se nuk i ka parë hollësitë e propozimit të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” për ligjin për agjentët e huaj, dhe se nuk mund të komentojë për ngjashmëritë e supozuara të tij me Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në SHBA, i njohur si Fara, të cilit i është referuar koalicioni.

    FARA është në përputhje me obligimet ndërkombëtare të SHBA-së për të drejtat e njeriut, dhe respekton të drejtën për bashkim dhe lirinë e shprehjes. FARA nuk përpiqet të kufizojë aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile apo të mediave, ka thënë Ambasada.

    Kërkesa e një pjese të shumicës parlamentare në Mal të Zi për miratimin e një ligji për agjentët e huaj u cilësua nga organizatat joqeveritare dhe nga opozita si kërcënim serioz për demokracinë dhe për integrimin evropian të Podgoricës.

    Për këtë iniciativë, partitë e ish-Frontit Demokratik nuk morën mbështetjen e partive të tjera me të cilat ato janë në pushtet, Demokratët dhe Lëvizjen Evropa Tani të kryeministrit Millojko Spajiq.

    Një ligj i tillë ekziston në Rusi dhe në Gjeorgji, dhe versione të ngjashme ka edhe në vende të tjera, si Bjellorusia dhe Sllovakia.

    Për shkak të këtij ligji, procesi i integrimit evropian të Gjeorgjisë praktikisht është pezulluar. /REL

  • Prokuroria konfirmon shpërthimin në Pejë

    Prokuroria konfirmon shpërthimin në Pejë

    Një person ka humbu jetën mëngjesin e sotëm në Pejë si pasojë e një shpërthimi të një cisterne.

    Rastin e ka konfirmuar tashmë edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

    “Po mund të konfirmoj se një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes aktualisht janë ekipet e zjarrfikësve, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka thënë zëdhënësi Shkodran Nikçi.

  • Një zyrtare e policisë dyshohet se është plagosur në Prishtinë

    Një zyrtare e policisë dyshohet se është plagosur në Prishtinë

    Një zyrtare policore dyshohet se është plagosur sot në një stacion të policisë në Prishtinë.

    Dyshimet e para janë se një zyrtar policor ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij. /EO

  • Shpërthen një cisternë në Pejë, raportohet për një të vdekur

    Shpërthen një cisternë në Pejë, raportohet për një të vdekur

    Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne.

    Lajmin e ka konfirmuar tashmë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

    “Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha Nikçi.

    Ndryshe, më herët, Policia e konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Tahir Zemaj”.

    Rastin e ka konfirmuar tashmë edhe Prokuroria Themelore në Pejë.