ATV

Author: ATVLive

  • ​Haxhiu kërkon që Mimoza Kusarit t’i merret mandati i deputetes

    ​Haxhiu kërkon që Mimoza Kusarit t’i merret mandati i deputetes

    Deputeti Partisë së Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që deputetes Mimoza Kusari-Lila, t’i merret mandati nga Kuvendi i Kosovës.

    Duke iu përgjigjur akuzave të Kusari-Lilës se ai qëndron prapa kompanisë “Lirigzoni” që ka marrë projekte në veri, tha se kjo nuk qëndron.

    “Dje kam kërkuar që Mimoza Kuasari-Lila t’ia merr mandatin për shkak të bashkëpunimit të saj me Radoiçiq. Sot jam më shumë i bindur se kur kjo është në gjendje kur një kompani “Lirigzoni” që nuk jam pronar i asaj kompanie dhe asnjë tjetër. Ajo kompani ka qenë kundërshtare e kompanisë “Rade”. Radoijçiq me grupet e tij janë kanë djegur kamionët dhe kanë sulmuar me armë “Lirigzoni” kompani… kjo është fëlliqësira e Mimoza Kusari-Lila që me pshtu vetën. Kjo është gjendje me akuzu edhe UCK-në se kanë bashkëpunim e Serbinë. Kjo është logjika e saj që se meriton me qenë deputete, pasi e flliqë edhe mandatin e deputetit”, tha ai.

  • ​Shqipëria përfundon stërvitjet, e gatshme për përballjen me Çekinë

    ​Shqipëria përfundon stërvitjet, e gatshme për përballjen me Çekinë

    Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së premte ndaj Çekisë.

    Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

    I gjithë grupi gëzon formë të mirë fizike dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike, teksa të gjithë lojtarët e ftuar do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Çekisë.

    Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe më pas do të niset drejt aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku do të udhëtojë drejt Pragës. Ndeshja me Çekinë do të luhet të premten e 11 tetorit, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Sakaq, pasditen e sotme në ora 18:30, trajneri Silvinjo dhe një nga lojtarët e skuadrës do të dalin në konferencën zyrtare për media për të folur për këtë ndeshje të rëndësishme.

  • ​Abazi: Nuk kisha dashur asnjë sekondë t’i takojë LVV-së

    ​Abazi: Nuk kisha dashur asnjë sekondë t’i takojë LVV-së

    Deputeti i pavarur, Haki Abazi deklaroi se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka prishur punë me deputetët e kësaj partie për të kërkuar vota nga Lista Serbe.

    Në seancë plenare ku është kërkuar nga PDK debat parlamentar pas publikimit të audio-incizimeve mes Mimoza Kusari Lilës dhe Millan Radojiçiqit, Abazi tha se deputetët e partisë në pushtet nuk kanë fytyrë të kërkojnë vota.

    “Nuk e di a më ka ndejt më mirë ndonjëherë përshkrimi-mbiemri i pavarur. Nuk kisha dashur për asnjë sekondë t’i takojë një grupit parlamentar si që është ky (Lëvizja Vetëvendosje), për të cilin kam thënë para dy viteve që janë pazaret e pista për të hapur pompat të benzinës për të futur familjarë në punë, për të futur njerëz të afërt nëpër Gjykata Kushtetuese, për t’i bërë anëtarë të bordeve e të drejtorëve për interesa të vogla të cilat LVV ka kritikuar pushtetet e kaluara”, deklaroi Abazi.

  • ​Skriniar mund t’ia bëjë ‘tradhtinë’ e madhe Interit

    ​Skriniar mund t’ia bëjë ‘tradhtinë’ e madhe Interit

    Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ish- mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është një objektiv i Juventusit për afatin kalimtar të janarit, kur bardhezinjtë do të kërkojnë një zëvendësues për të dëmtuarin Gleison Bremer.

    Qendërmbrojtësi brazilian Bremer pritet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj pasi pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të Champions League kundër RB Leipzig javën e kaluar.

    Prandaj, Juventusi do të kërkojë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit dhe sipas raportimeve , emri i ri në axhendën e “Bianconerëve” është ish-ylli i Interit dhe Sampdorias, Skriniar, përcjellë KosovaPress.

    Reprezentuesi sllovak ka humbur minutazhën nën drejtimin e Luis Enrique në PSG, pasi ka grumbulluar vetëm 111 minuta në fushë në Ligue 1. Ai ka një pagë të lartë, 10 milionë euro në vit plus shtesa, por Juventus duket i gatshëm të diskutojë një marrëveshje të mundshme me PSG.

    Gjatë intervistës së tij të fundit me DAZN të dielën, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli konfirmoi se bardhezinjtë mund të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të dimrit: “Është ende shumë herët për të thënë, kështu që do të shohim se si do të reagojë skuadra dhe nëse ka ndonjë mundësi në janar.”

    Lojtarë të tjerë, si qendërmbrojtësi i Arsenalit, Jakub Kiëior dhe Sam Beukema i Bolonjës, janë lidhur me një lëvizje në janar në Torino për të zëvendësuar Bremerin.

  • ​Gashi: Koordinimi me Radoiçiqin është fatkeqësi për Kosovën

    ​Gashi: Koordinimi me Radoiçiqin është fatkeqësi për Kosovën

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se koordinimi me terroristin Milan Radojiçiq është fatkeqësi për Kosovën. Në deklarimin e tij pas kërkesës për debat parlamentar nga PDK, Gashi deklaroi se kryeterroristi Radoiçiq ka kryer terrorist ndaj shtetit të Kosovës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se debati publik ka arritur në pikën e degjenerimit, për çka shtoi se është fatkeqësi për Kosovën.

    “Është për keqardhje se ku ka arrit debati publik në Kosovë. Debati publik sot në Kosovë ka arritur në pikën e degjenerimit të vet se sa është i përfshirë terroristi Millan Radoiçiq në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës. Kjo është fatkeqësi për Kosovën, fatkeqësi e cila e dëmton sakrificën e secilit qytetar të Kosovës. E dëmton besimin e secilit qytetar të Kosovës. Sot çfarë po dëgjojmë këtu dhe ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën LVV e ka ndërtuar si logjikë e përbaltjes dukje qenë vet e zhytur deri në fyt me kriminelë si Millan Radojiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çfarë përcaktimi është ky? Çfarë përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e tyre e grupit tyre parlamentar akuzon para, mbrapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tëra anët dhe këta entuziazmohen”, deklaroi ai.

    Gashi shtoi se mentaliteti që është ndërtuar në këtë qeverisje është i gabuar dhe se interesi i Kosovës nuk është koordinimi me Millan Radoiçiqin.

    “Çfarë është ky entuziazëm? Kush po gëzohet? Për çka po gëzohet? Po gëzoheni se kush është më tradhtar se tjetri? Po gëzoheni se kush i ka shërbyer më shumë Serbisë se tjetri, çka po gëzoheni, çka po duartrokitni? Kush kujt po i duartroket këtu? Ai është një terrorist i cili ka kryer akt terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Ai terrorist ka vrarë një polic të Kosovës. Dhe ju dilni këtu sot dhe pa pikën e pafytyrësisë dhe mburreni”, shtoi Gashi.

    Gjatë deklarimit të tij, ka pasur reagime të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka janë përfshirë edhe bashkëpartiakët e Gashit.

    “Koordinimi me një terrorist është fatkeqësi kombëtarë, në rastin më të lehtë nëse jo koordinim për tradhti kombëtare. Dhe nuk duhet t’i duartrokitet një fatkeqësie kombëtare”, përfundoi Gashi. /KP

  • ​Kusari-Lila kërcënon opozitën: Do të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiqit

    ​Kusari-Lila kërcënon opozitën: Do të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiqit

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se biseda e publikuar dje mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës serbe, terroristit Millan Radoiçiq është e fabrikuar.

    Ajo akuzoi opozitën se po tentojnë ta linçojnë atë dhe t’ia humbin kredibilitetin qeverisë Kurti, derisa theksoi se s’ka pasur asnjë bisedë me Milan Radoijçiq për pagën minimale në Kosovë. Përkitazi me këtë, ajo theksoi se Radoiçiq është përndjekur në Kosovë dhe s’ka shansa të kthehet në Kosovë, përveç duar-lidhur. Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiq, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiqi nga siç tha ajo zyrtarë dhe udhëheqës.

    “Për keqardhje është të dëgjosh në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm shpifje, fabrikim por gjithashtu edhe nxitje dhe cytje për urrejtje dhe linçim. Tash ajo çka dua të them është se këtu duhet të jenë një ose dy argumente kryesore që grupi parlamentar i PDK-së i ka në këtë hallë. E para është se në asnjë formë ose mënyrë nuk po mundeni me pasqyruar ose atribuuar bashkëpunimin që e keni pas ju me Listën Serbe dhe barazu. Prandaj po duhet me shku me shpifje dhe falsifikime. Ndërsa e dyta është fakti që aq shumë po iu mungojnë se nuk janë prezentë këtu se 28 muaj me qeverinë Kurti. Kuvendi po funksionon pa Listën Serbe, ndërsa ju në pamundësi me i pas ata me iu ndihmu po fabrikoni. Çka bëni ju i thirrni bashkëpunëtorët, bashkëpronarët e Millan Radoiçiqit për me fabriku materiale dhe me i sjell ata këtu”, tha ajo.

    Kusari-Lila akuzoi edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, që sipas saj përmes kompanisë “Lirigzoni” ka marrë mbi 2 milionë euro të punëve që i ka kryer në veri.

    Derisa po fliste ajo deputeti i pavarur Haki Abazi vendosi disa shirita të policisë rreth foltores së Kuvendit ku po fliste ajo.

    “A ju kujtohet bashkëpunimi dhe përurimi i shtëpisë. Kjo çka ka dal dje është fabrikë i plotë. Imagjinoni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiqit. Imagjinoni kur të dalin dhuratat për fëmijët e Radoiçiqit nga zyrtarë dhe udhëheqës. Imagjinoni kur të dalin kush e ka vizituar dhe kush ka pasur biznese…Një kompani në pronësi “Lirigzoni” të deputetit të juaj zotëri Haxhiu, mbi dy milionë euro të tërhequra të pareve të punëve drejtpërdrejtë në veri. Çka po kujtoni ju se këto si fakte munden me u gjuajt nalt e poshtë. Lista Serbe se ka asnjë ndikim të vetme në Kuvendin e Kosovës, prej qershorit të vitit 2022. Ajo bisedë dje është tërësisht e fabrikuar. Rasti është në polici”, theksoi Kusari-Lila.

    Sa i përket kërcënimit të PDK-së se nuk do të merr pjesë në asnjë votim në Kuvend derisa Kusari-Lila të jetë shefe e deputetëve të LVV-së./KP/

  • ​Nadal njofton largimin nga tenisi

    ​Nadal njofton largimin nga tenisi

    Ikona e tenisit Rafael Nadal ka konfirmuar se do të tërhiqet nga sporti i tenisit pas finales së Davis Cup 8 në Malaga në nëntor.

    “Jam këtu për t’ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Kanë qenë disa vite të vështira, veçanërisht këto dy të fundit. Nuk kam mundur të luaj pa kufizime. Është një vendim i vështirë që më ka marrë shumë për të bërë, por në këtë jetë, çdo gjë ka një fillim dhe një fund dhe ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund një karriere të gjatë dhe të suksesshme, më mirë nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë”, deklaroi kampioni i 22-të i Grand Slam-it.

    “Më bën shumë të emocionuar që turneu im i fundit do të jetë Kupa Davis që përfaqëson vendin tim””, ka thënë më tutje 38 vjeçari.

  • Haradinaj: Vendi po udhëhiqet nga një spiun i Serbisë

    Haradinaj: Vendi po udhëhiqet nga një spiun i Serbisë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi po udhëhiqet nga një spiun i Serbisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Ai para gazetarëve u shpreh se terroristi Millan Radojiçiq ka pasur gisht në vendosjen e pagës minimale në vend, në këtë drejtim ai tha. se kjo është bëtë prapa shpinës së Kosovës, bë mënyrë të fshehtë.

  • PDK reagon: Radoiçiqi e paska vendosur pagën minimale në Kosovë

    PDK reagon: Radoiçiqi e paska vendosur pagën minimale në Kosovë

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se Millan Radoiçiq së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje kanë bashkëpunuar për vendosjen e pagës minimale.

    Në një konferencë për media, Tahiri derisa ka akuzuar Mimoza Kusari-Lila, se ka gënjyer dhe dezinformuae për rolin e PDK-së në votimin e ligjit për pagën minimale me Listën Serbe, ka thënë se sot në seancë do të kërkohet të diskutohet kjo çështje.

    Në këtë drejtim ai tha se deputetet duhet të diskutojnë se si terroristit, Milan Radoiciq ka vendosur për pagën minimale të vendit.

  • ​Lëndohet Paqarada, humb ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron

    ​Lëndohet Paqarada, humb ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron

    Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

    Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

    Dardanët sot po zhvillojnë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.