ATV

Author: ATVLive

  • ‘Kometa e shekullit’ fotografohet në të gjithë globin

    ‘Kometa e shekullit’ fotografohet në të gjithë globin

    Vëzhguesit e yjeve në të gjithë globin kanë arritur të kapin në foto “kometën e shekullit” ndërsa ajo lëvizte nëpër hemisferën veriore të planetit tonë. Kometa A3, e njohur gjithashtu si Tsuchinshan-ATLAS, nuk i zhgënjeu astronomët të cilët po parashikonin se sa e ndritshme dhe e dukshme mund të ishte ajo pasi u afrua afërsisht 70,811,136 kilometra nga Toka.

    Fotot nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Azia treguan kometën brenda sistemit të brendshëm diellor, shkruan skynews.

    Bëhet e ditur se fenomeni ndodh afërsisht çdo 80,000 vjet.

    Besohet se kometa erdhi nga Reja Oort – një guaskë sferike gjigante që rrethon sistemin tonë diellor dhe përmban miliarda objekte duke përfshirë kometat – sipas Shoqërisë Mbretërore Astronomike (RAS).

    Ajo u zbulua në mënyrë të pavarur në janar të vitit 2023 nga dy observatorë – Observatori Tsuchinshan i Kinës dhe ATLAS i Afrikës së Jugut – dhe u emërua pas tyre.

    Kometa A3 ishte më parë e dukshme nga Toka midis 27 shtatorit dhe 2 tetorit kur udhëtoi nëpër hemisferën jugore.

  • Policia për vetaksidentin me vdekje në Vërmicë: Shoferi e humbi kontrollin mbi motoçikletë

    Policia për vetaksidentin me vdekje në Vërmicë: Shoferi e humbi kontrollin mbi motoçikletë

    Një vetksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” ku ka vdekur një person.

    Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se shoferi i motoçikletës e ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar aksident.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada Ibrahim Rugova Km 3 Prizren Jug – Vërmicë / 13.10.2024 – 14:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka shkaktuar vet aksident me pasoja fatale, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Përveç njësive relevante policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

    Dje u raportuar se viktima është Andi Murati nga Peja.

  • Kurti takohet me bashkatdhetarë në Berlin

    Kurti takohet me bashkatdhetarë në Berlin

    Në Berlin ishte mikpritja e radhës që iu bë Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

    I shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kryeministri Kurti ndau me të pranishmit e shumtë të arriturat dhe sukseset e vendit dhe qeverisjes në të gjitha fushat në këto më shumë se tre vjet e gjysmë qeverisje.

    Ai e ftoi mërgatën tonë të vijë sa më shumë e sa më shpesh në Kosovë, teksa i njohu me mundësitë institucionale që kemi krijuar për ata, përfshirë Programin për Diplomacinë Qytetare dhe mundësitë që ofron statuti i ri i Universitetit të Prishtinës për akademikët nga mërgata.

    “Për dallim nga para tri dekada kur thoshim ejani të kontriboni duke sakrifikuar, tani themi ejani të fitoni duke investuar. Në Kosovë mund të fitohet”, u shpreh kryeministri.

    Duke folur për rolin e rëndësishëm që mërgata ka luajtur ndër vite, ai tha se mbijetesa në vitet e ’80-ta dhe mbijetesa në vitet e ’90-ta me rezistencën paqësore nuk do të mund të mbahej pa ta, lufta çlirimtare gjithashtu nuk do të mund të mirëmbahej pa ta, dhe zhvillimin e pasluftës po bëhet bashkë me ta.

    Në adresimin e tij, kryeministri gjithashtu veçoi arsimin dual që në Kosovë po zhvillohet në 23 shkolla, 14 komuna dhe 12 profile nga të cilat kanë përfituar 1600 nxënës, e që bazohet dhe frymëzohet pikërisht nga vendet gjermanishtfolëse dhe për të cilat kemi mësuar shumë nga përvojat e vet mërgatës sonë.

    “Nëse ka një gjë që është më e rëndësishme edhe se ekonomia, edhe se arsimi, është lidhja e ekonomisë me arsimin”, shtoi më tej kryeministri teksa foli për përfitimet nga arsimi dual.

    Ndër të tjera, ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve të brezit të dytë dhe të tretë që ta mësojnë gjuhë shqipe me sa më shumë përkushtim dhe disiplinë.

    “Mësimi i gjuhës shqipe është jo vetëm mundësia e dëshmia, por unë besoj është edhe garancia, se integrimi pa asimilim ndodh, dhe kjo është ajo që na duhet neve, integrim pa asimilim”, ishin fjalët e kryeministrit drejtuar të pranishmëve.

    Ky ishte takimi i katërt me radhë i kryeministrit Kurti në qytete të Gjermanisë gjatë kësaj fundjave. Paraprakisht, kryeministri ishte mirëpritur në Munih, Shtutgart dhe Këln.

  • Gjeçovi kujtohet në 150-vjetorin e vrasjes, vlerësohet kontributi i tij në arkeologji e ruajtjen e traditës

    Gjeçovi kujtohet në 150-vjetorin e vrasjes, vlerësohet kontributi i tij në arkeologji e ruajtjen e traditës

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, seksioni i gjuhësisë dhe i letërsisë të hënën kanë mbajtur konferencën shkencore ndërkombëtare “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit”, raporton EO.

    Akademiku Sabri Hamiti, me këtë rast tha se të dy Akademitë janë bërë bashkë që të kujtojnë jetën dhe veprën e Gjeçovit në 150-vjetorin e vrasjes.

    Në fjalën e tij para të pranishmëve, Hamiti përmendi të gjitha veprat e Gjeçovit, duke shtuar se ai u çmua për zbulimet arkeologjike, por edhe mbetet në mendjet e të gjithëve për Kanunin e Lekë Dukagjinit.

    “Ai është çmuar për zbulimet arkeologjike në tokë shqiptare që ruhen në Shkodër. Pati marrëdhënie me shumë studiues të asaj kohe. Ai punoi si famullitar në Kosovë. Gjeçovi e pagoi me jetë veprimtarinë deri sa kthehej nga Prizreni në Has në vitin 1929”.

    “Sot në 150-vjetorin e vdekjes së tij, e kujtojmë me dhimbje. Konica që e kishte bashkëpunëtor shkroi shumë për të. Si të përmendet emri i tij nga shkon mendja te Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, tha se Gjeçovi nuk është vlerësuar sa duhet, prandaj edhe kanë propozuar që ky vit të quhet “Viti i Gjeçovit”.

    Madje tha se numër i madh i veprave të tij nuk u batuan asnjëherë, raporton EO.

    “Ai njihet si themelues i arkeologjisë. Duke vlerësuar figurën e tij, deshëm që ky vit të quhet vitit i Gjeçovit, ngase gjatë periudhës së shkuar atij nuk i është dhënë merita e duhur. Ai mbeti në një heshtje të paarsyeshme”.

    “Kanuni i Lekë Dukagjinit u identifikua me të dhe u konsiderua pengesë. Në numër veprash të tij nuk e panë ndonjëherë dritën e botimit. Ai është rilindësi i Kosovës, ai ishte i pari që zbuloi që shqip mund të flas edhe toka, edhe një kambanë e lënë në harresë”.

    Gëzim Hoxha, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, tha se Gjaçovi mbetet një figurë e rëndësishme e Rilindjes shqiptare.

    Sipas tij, Gjeçovi i vuri bazat e arkeologjisë dhe kontribuoi në ruajtjen e traditës. Hoxha shtoi se e tij ndaj lashtësisë vazhdon të jetë motiv për brezat.

    “Koha kur ai lindi dhe jetoi janë të lidhura me shumë ngjarje të rëndësishëm historike. Ai mbetet një figurë e rëndësishme e Rilindjes shqiptare. Është shkruar shumë për të, ai veproi si humanistë për njohjen e kombit shqiptar dhe historinë e tij”.

    “Kërkimet arkeologjike në trojet shqiptare u zhvilluan nga të huajt, Gjeçovi më pas morri hapa konkret. Këmba e tij shkel shumë fshatra ku shërbeu si famullitar në Kosovë e Shqipërinë. Ai u bë arkeologu i parë shqiptar. Kjo shkencë morri hov pas luftës së Dytë Botërore. Qasja e tij ndaj lashtësisë vazhdon të jetë motiv për brezat”.

    At Shtjefën Gjeçovi lindi më 12 korrik 1874, në fshatin Janjevë, afër Prishtinës, në Kosovë, në një familje thellësisht shqiptare e katolike. U vra në mënyrë mizore më 14 tetor 1929 në fshatin Zym të Hasit, afër Prizrenit.

    Lista e veprave të tij është shumë e gjatë, prandaj po kujtojmë vetëm ndonjë vepër të tij si: “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, “Kanuja”, botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli” – përkthim i lire i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit, “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark” mbas A.F. prej Bergamos dhe vepra e fundit teologjike “Shpërblesi i botes ase Jeta e Jezu Krishtit”.

  • Vdekja e dyshimtë në Pejë – Prokuroria jep detaje

    Vdekja e dyshimtë në Pejë – Prokuroria jep detaje

    Një person është gjetur sot pa shenja jetë në Pejë.

    Detaje për rastin për Insajderi ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili shtoi se janë duke tentuar t’i zbardhin detaje e vdekjes së viktimës.

    “Një trup i pajetë në kanalin që përçon në qarshin e gjatë të Pejës është gjetur në orët e mëngjesit. Njesit relavante policore janë në vendin e ngjarjes bashkë me Prokuroren e Krimeve të Renda. Është thirrur Mjekesia ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë dhe po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së viktimës”, tha ai.

    Rastin për Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi duke konfirmuar se trupi i pajetë është gjetur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

  • Tërmet në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

    Tërmet në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

    Para pak minutash, Serbia është goditur nga një tërmet.

    Dridhje të tokës janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës.

    “Magnituta e tërmetit është 3.9 – 13km në verilindje të Vranjës në Serbi. të dielën, 13 tetor 2024 rreth orës 20:46”.

    Ky termet ka ndodhur rreth 72km larg nga Prishtina.

  • ​Ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë mbahet më 21 tetor

    ​Ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë mbahet më 21 tetor

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 21 tetor 2024 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, sipas kësaj ministrie do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

    “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

  • Kurti në Berlin takohet me ministrin britanik dhe emisarin Peach: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe

    Kurti në Berlin takohet me ministrin britanik dhe emisarin Peach: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Berlin në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty dhe emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

    “Në Berlin, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty bashkë me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.”

    Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bsahkuar.

    “U diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese Euro-Atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale.”

    Po ashtu ata uruan FSK’në për suksesin në “Cambrian Patrol”, ku u radhit e dyta.

    “Të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në Garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës.”

    Kurti ka thënë që “marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim e integrim rajonal”.

    “Ai e falënderoi ministrin e shtetit Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj republikës sonë.”

  • Tahiri: Vetëm një qeveri e paaftë si kjo ka mund ta sjellë në këtë situatë në FSK

    Tahiri: Vetëm një qeveri e paaftë si kjo ka mund ta sjellë në këtë situatë në FSK

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për ushtrinë.

    Ai tha se vetëm një qeveri e paaftë ka mundur ta sjellë situatën këtu.

    “Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente”, theksoi ai.

    Duhet përkujtuar që në Kuvendin e Kosovës sot do të diskutohet për problematikën e shfaqur në FSK në lidhje me furnizimin me ushqim për pjesëtarët e saj.

    Reagimi i plotë:

    Nuk e kam menduar kurrë se një ditë Kuvendi i Kosovës do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit për Ushtrinë e Kosovës. Vetëm një qeveri e paaftë si kjo, ka mundur të na sjellë në këtë situatë. Megjithatë, në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar sot, përtej kritikave, fokus primar e kemi angazhimin për të gjetur një zgjidhje emergjente, në mënyrë që urgjentisht të evitohet ky problem. Ushtria e Kosovës është krenaria jonë.

  • Kosovarëve iu ndalohen specat në kufi, gjoba shkon deri në 1500 euro

    Kosovarëve iu ndalohen specat në kufi, gjoba shkon deri në 1500 euro

    Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur turrshi tradicionale, sidomos gjatë përiudhës së vjeshtës.

    Mërgimtarët kanë publikuar në rrjetin social “TikTok”, video të cilat janë bërë virale, ku shihen shporta të mbeturinave, të mbushur me speca që janë ndaluar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

    Kjo pasi shumë shtete nuk lejojnë transportin e këtyre produkteve përmes pikave kufitare, përcjell albinfo.

    Gjobat variojnë dhe varen prej disa faktorëve, ndërsa sipas deklaratave të disa mërgimtarëve, ka pasur raste kur janë gjobitur deri në 1500 euro.