ATV

Author: ATVLive

  • ​Kurti pritet nga Scholz: Tash është momenti për ta bërë të suksesshëm Procesin e Berlinit

    ​Kurti pritet nga Scholz: Tash është momenti për ta bërë të suksesshëm Procesin e Berlinit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit.

    Ai ka vlerësuar lartë rolin që sipas tij ka luajtur Procesi i Berlinit për të sjell më afër BE-në në vendet e Ballkanit e Perëndimor.

    “10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”,ka shkruar Kurti në rrjetin social X./KP

  • VV s’merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin e FSK-së

    VV s’merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin e FSK-së

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur se nuk marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita ku do të diskutohet në lidhje me ushqimin për FSK-në, raporton Ekonomia Online.

    Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli, ka thënë se raportimet e opozitës për këtë çështje janë dezinformata e se ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të mbetet pa bukë.

    Tutje, Dugolli ka shtuar se kërkesa e opozitës për dorëheqje të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusrai Lila, është shantazh dhe VV nuk pranon atë.

    “Qëllimi i kësaj konference është qartësimi i pozicionit tonë si mazhorancë për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita. Veprimet e tyre kësaj here shkojnë përtej shantazhit, duke kërkuar dorëheqjen e shefes e grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila, për të marrë pjesëmarrje në seancë, është absurde dhe nuk e pranojmë. Ne nuk marrim pjesë në as një seancë që vjen nga ta”.

    “Arsyeja e dytë që është me praktike, në fillim të tetorit të këtij vit me kërkesën e opozitës të gjithë anëtarët e Komisionit për siguri e përkrahem kërkesën e tyre që të ftojmë ministrin Ejup Maqedonci, për këtë çështje. Me shumë se tri orë diskutim dhe ministri u përgjigj për çështjen e ushqimit dhe të tjerat. Është një seri dezinfomatave që dëshirojnë ta keqinformojnë qytetarin”, ka thënë ai.

    Kurse, deputeti Mefail Bajqinofci, ka thënë se Ministri e Mbrojtjes nuk i ka dhënë kontratë kompanisë “Beni Dona” e se kjo ka qenë propogandë.

    “Është bërë propagandë e jashtëzakonshme. E vërteta është kjo, MB nuk i ka dhënë kontrate kompanisë ‘Beni Dona’ kompani që për shumë 10 vite ka krijuar monopol. Kjo komani ka fituar miliona euro, së dyti MB nuk ka shpallur kontratë sekrete por kontratë emergjente. MB ka ndarë kontratat në dy lote, një për Beni Dona, dhe dy tjera për kompani të tjera që të krijohet konkurrencë. Kompania në fjalë, Beni Dona, ka bërë ankesë për të krijuar monopol. Nuk ka pasur dhe nuk do të këtë ngecje në furnizim, të gjitha janë shpifje deri më sot”, ka thënë ai, raporton EO.

  • IKSHPK: Analizat e fundit tregojnë se uji nga Liqeni i Badovcit ende nuk është i pijshëm

    IKSHPK: Analizat e fundit tregojnë se uji nga Liqeni i Badovcit ende nuk është i pijshëm

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, dhe thotë se ai ende s’duhet të pihet.

    Ditët e fundit, IKSHPK thotë se ka gjetur se vlerat e Manganit janë ulur, por ende jo aq sa për ta bërë cilësinë e ujit të përshtatshme që të pihet.

    “Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim.

    IKSHPK thekson se “ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit”, se “Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit”. Prandaj, IKSHPK thekson se “për momentin është i pa përdorshëm për pije”.

    “Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdushëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes”, thuhet në njoftimin që IKSHPK-ja ia ka bashkëngjitur edhe hartën e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit.

  • Von der Leyen nga Procesi i Berlinit: Drejt një të ardhmeje me gjashtëshen ballkanike brenda BE-së

    Von der Leyen nga Procesi i Berlinit: Drejt një të ardhmeje me gjashtëshen ballkanike brenda BE-së

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në 10-vjetorin e nismës së Procesit të Berlinit, ka theksuar se është koha për të parë përpara, drejt një të ardhmeje ku gjashtëshja ballkanike, do të përfshihet në Bashkimin Evropian.

    Përmes një publikimi në X, von der Leyen shkruan se është mirë të jesh në Berlin me partnerët ballkanikë, për të parë arritjet e shkuara, por veçanërisht për të shtruar rrugën përpara.

    “Drejt një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë”, shkruan von der Leyen, e cila përpara fillimit të Samitit, ka pasur një takim edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, mikpritës i takimit.

  • Sfida e “Tiktokut” prek edhe nxënësit në Kamenicë, raportohet se disa prej tyre tentuan të vetëlëndohen

    Sfida e “Tiktokut” prek edhe nxënësit në Kamenicë, raportohet se disa prej tyre tentuan të vetëlëndohen

    Shumë nxënës të Kosovës janë në rrezik. E gjithë kjo si shkak i shpërndarjes së një fenomeni tejet të rrezikshëm që vie nga rrjeti social “Tiktok”.

    Vetëlëndimi si rrjedhojë e këtij fenomeni është shpërndarë në disa komuna të Kosovës.

    Të premten disa raste janë raportuar edhe në Komunën e Kamenicës.

    Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Ai theksoi se me datë 11.10.2024 Policia e Kosovës është njoftuar nga Drejtori e një shkolle të mesme të ulet në Koretinë të Kamenicës se disa nxënës të klasave 8 dhe 9 kanë provuar të lëndojnë veten.

    Lëndimi i tyre është bërë si shkak i sfidës së rrjeteve sociale në “TikTok”.

    “Policia e Kosovës, njësia e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, prokurori ka urdhëruar që të mbetet shënim zyrtar”, deklaroi ai.

    Në lidhje me këto raste, deklarime shtesë nuk ka pasur ende nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Kamenicës, por as nga Prokuroria në Gjilan.

    E gjendja edhe më shqetësuese ishte ditët e kaluara në Gjakovë.

    Numri i përgjithshëm i nxënësve që lënduan veten si shkak i këtij fenomeni tejet të rrezikshëm shkoi në 19.

    Madje në lidhje me këto raste u deklarua disa herë radhazi drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Eranda Kumnova-Baci.

    Ajo madje bëri të ditur se kanë marrë vendim që të ndalohet përdorimi i telefonave nëpër shkolla, si masë parandalimi e përhapjes së mëtejme të kësaj sfide tejet të rrezikshme.

    Po ashtu drejtoresha theksoi se të lënduarit nga kjo sfidë ishin nga shkollat e mesme të ulëta , nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

    Madje për këto raste mjaftë ët rrezikshme pati një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Ajo u bëri thirrje prindërve dhe mësimdhënësve që të kujdesen për sigurinë e fëmijëve gjatë përdorimit të teknologjisë.

    “Të shqetësuar nga rastet e vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga platforma abuzive. Bëj thirrje për të gjitha subjektet, prindër, mësimdhënës, psikologë, pedagogë, shërbime të tjera institucionale dhe të shoqërisë civile që të rrisim koordinimin më të mirë të ndërgjegjësimit të fëmijëve tanë dhe të rinjve për përdorimin e sigurt të internetit dhe shmangien e dhunës dhe dukurive të tjera negative”- ka deklaruar Nagavci.

    E thirrje për ndalimin e kësaj dukurie pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ajo tha se është e rëndësishme që të mbrohen fëmijët nga rreziqet e ngjashme.

    “Platformat si “Tik-Tok”, mund të kenë ndikim negativ ne vetëbesimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Le të punojmë së bashku për t’i mbrojtur ata dhe për t’i ndihmuar të zhvillojnë njohuri të bollshme për përdorim efikas dhe të nevojshëm të teknologjisë, me fokus avancimin e tyre”- është shprehur Haxhiu.

    E një rast i ngjashëm pati ndodhur vitin e kaluar në Fushë-Kosovë.

    Si shkak i kësaj sfide, rreth 17 nxënës kishin lënduar veten në shkollat “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci”.

    Kjo sfidë përmes “tiktok-ut”, ku fëmijët gërvishtin veten me mjete të ndryshme ka çuar deri tek lëndimet e rënda të cilat janë dashur të mjekohen.

    Këso lloj raste janë raportuare dhe në Komunën e Lipjanit, derisa bëhet thirrje vazhdimisht për kujdes të shtuar në përdorim të telefonave nga fëmijët.

  • ​Foda në konferencë për media para ndeshjes me Qipron

    ​Foda në konferencë për media para ndeshjes me Qipron

    Trajneri i Kosovës, Franco Foda do të flas sot në një konferencë për media para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Qipros që zhvillohet të martën.

    “Dardanët” e presin Qipron në “Fadil Vokrri” menjëherë pas triumfit të rëndësishëm kundër Lituanisë në udhëtim dhe kërkojnë tri pikë të reja për të vazhduar kështu luftën për kreun e grupit bashkë më Rumaninë, raporton KosovaPress.

    Konferenca do të zhvillohet nga ora 16:15, pas së cilës do të zhvillohet edhe stërvitja e “Dardanëve”.

  • Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u zotuar se do të punojë edhe personalisht me të dyja vendet.

    Scholz i bëri komentet në hapje të samitit të Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere.

    “Na duhet një dinamikë e re… do t’u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha Scholz gjatë fjalës hyrëse.

    “Unë do të vazhdoj të angazhohem personalisht me të dyja vendet, për t’u siguruar se ato e shfrytëzojnë këtë mundësi”, shtoi ai.

    I lansuar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, Procesi i Berlinit shënon sivjet dhjetë vjet.

    Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që gradualisht ta afrojnë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut më pranë BE-së.

    Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

    Duke folur për rëndësinë e Procesit të Berlinit, Scholz tha se ai “është instrumenti më i mirë jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për përshpejtimin e integrimit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

    “Bashkimi Evropian është i kompletuar me Ballkanin Perëndimor si pjesë të tijën”, tha ai.

    Scholz, po ashtu, paralajmëroi nënshkrimin e dy dokumenteve të reja në samitin e sotëm, që, siç tha, do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë.

    I pari, sipas tij, ka të bëjë me një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal, ndërsa i dyti ne një marrëveshje të re për lëvizjen, që përfshin edhe qasjen në arsimin e lartë.

    “Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së”, shkroi në Facebook kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është i pranishëm në samit.

    Përgjatë viteve, në Procesin e Berlinit janë bërë disa marrëveshje dhe deklarata, por shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar. /REL/

  • Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare

    Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare

    Koreja e Jugut tha se ka vërejtur shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë në pjesën veriore, që lidhin dy Koretë, e të cilat nuk përdoren më, teksa janë rritur tensionet mes dy shteteve, pas pretendimeve të Koresë së Veriut se Jugu ka fluturuar dronë mbi territorin e saj.

    Shkatërrimi i rrugëve do të ishte në linjë me përpjekjet e liderit verikorean, Kim Jong Un, për të shkëputur raportet me Korenë e Jugut dhe për ta çimentuar atë zyrtarisht si armiken kryesore dhe për të hequr dorë nga synimi i kamotshëm i bashkimit paqësor të dy Koreve.

    Ushtria e Koresë së Jugut tha më 14 tetor se ka vëzhguar disa aktivitete në Korenë e Veriut që duket se janë përgatitje për shkatërrimin e rrugëve, aktivitete sikurse është instalimi i ekraneve.

    “Ata po i instalojnë këto ekrane në rrugë dhe po punojnë pas këtyre ekraneve, duke u përgatitur që të hedhin në ajër këto rrugë”, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, Lee Sung Joon. Ai tha se shkatërrimi i rrugëve mund të ndodhë edhe të hënën.

    Lee tha se ushtria e Koresë së Jugut beson se Veriu po ashtu mund të tentojë të lëshojë një raketë në hapësirë. Një lëshim i tillë është i ndaluar nga Kombet e Bashkuara pasi cilësohet si testim i teknologjisë të raketave me rreze të gjatë veprimi. Lee tha se Koreja e Veriut mund të jetë duke kryer “provokime të vogla” kundër Seulit, por nuk specifikoi se për çfarë provokimesh bëhet fjalë.

    Është e paqartë se sa rrugë Koreja e Veriut planifikon të shkatërrojë.

    Ky zhvillim vjen teksa Koreja e Veriut së fundi ka akuzuar Jugun se ka nisur dronë për të lëshuar pamflete propaganduese mbi Phenian tri herë gjatë këtij muaji dhe ka kërcënuar se do të përgjigjet me forcë nëse ndodh sërish. Koreja e Jugut ka refuzuar të konfirmojë nëse ka lëshuar dronë, por ka paralajmëruar se do të ndëshkojë ashpër Korenë e Veriut nëse kërcënohet siguria e qytetarëve të saj.

    Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes e Veriut tha se njësitë e artilerisë dhe njësi të tjera të ushtrisë pranë kufirit me Korenë e Jugut janë urdhëruar “të jenë në gatishmëri të lartë për të hapur zjarr”. Një zëdhënës i ushtrisë verikoreane tha se i gjithë territori i Koresë së Jugut “mund të shndërrohet në hi” pas një sulmi të fuqishëm nga Veriu.

    Koreja e Veriut vazhdimisht përdor retorikë të tillë, teksa tensionet mes rivalëve janë rritur. Ekspertët kanë thënë se ka pak gjasa që Koreja e Veriut të nisë sulme në shkallë të plotë, pasi ka numër më të vogël të ushtarëve në krahasim me ushtarët që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë së bashku.

    Po ashtu, javën e kaluar Koreja e Veriut tha se do të bllokojë në mënyrë të përhershme kufirin e saj me Jugun dhe do të ndërtojë struktura të mbrojtjes për t’u përballur me “histerinë” e forcave jugkoreane dhe amerikane. Pheniani ka përmendur disa stërvitje ushtarake që ka kryer Koreja e Jugut, por edhe dislokimin e përkohshëm të aseteve të fuqishme të ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut.

    Zyrtarët jugkoreanë kanë thënë se Veriu veçse ka ndërtuar disa barriera kundërtanke dhe ka përforcuar rrugët në anën verikoreane të kufirit që nga fillimi i këtij viti, me gjasë për të parandaluar që ushtarët dhe qytetarët verikoreanë të dezertojnë në Korenë e Jugut.

    Tensionet në Gadishullin Korean janë në pikën më të lartë në vite, teksa Koreja e Veriut po vazhdon të kryejë testime provokuese të raketave dhe Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po vazhdojnë të zgjerojnë stërvitjet e tyre ushtarake.

  • Policia ndaloi atentatin e tretë ndaj Trumpit

    Policia ndaloi atentatin e tretë ndaj Trumpit

    Policia në Kaliforni ka arrestuar një burrë me armë pranjë një tubimi që po zhvillohej nga Donal Trump.

    Sipas Sky News, 49-vjeçari u gjet me një pushkë gjahu, një pistoletë të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë të shtunën pasdite.

    Oficerët e ndaluan atë në një pikë kontrolli pranë tubimit në Coachella me një fuoristradë të zezë përpara se të mbërrinte Donald Trump.

    Sherifi i qarkut Riverside, Chad Bianco tha në një konferencë shtypi të dielën se policia ndoshta “ndaloi atentatin e tretë”.

    Megjithatë, një zyrtar federal i zbatimit të ligjit tha se nuk ka asnjë indikacion për momentin se ka pasur një atentat ndaj Trump të shtunën.

    Rasti po hetohet nga Shërbimi Sekret dhe FBI.

  • ​Policia e Kosovës sekuestron sasi të konsiderueshme të mallit të kontrabanduar

    ​Policia e Kosovës sekuestron sasi të konsiderueshme të mallit të kontrabanduar

    Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Kosovës me ç’rast kanë identifikuar 3 automjete të dyshuara, të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar.

    “Lidhur me rastin personat e dyshuar ishin me 3 automjete, ku nga to dy automjete përcjellëse me targa vendore dhe një kombi furgon pa targa, i cili dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, derisa zyrtarët policorë kanë arritur të lokalizojnë automjetin e dyshuar kombi me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, janë gjetur dhe sekuestruar mallrat si në vijim: 1750 boksa Chesterfield me 350000 copë cigare, 250 boksa cigare elektrike Terea – 50000 copë cigare, makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3200 copë, shkrepëse gjithsej 2000 copë, shishe xhami për nargjile 50 copë,

    shtroja për këpucë 3000 palë (6,000 copë)”, thuhet në njoftim.

    Vlerësohet se vlera e mallit është rreth 120 mijë euro pa llogaritur edhe shmangiet doganore.

    “Në lidhje me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet tutje.