ATV

Author: ATVLive

  • Ronela Hajati: Sot, dy-tre milionë klikime janë pak

    Ronela Hajati: Sot, dy-tre milionë klikime janë pak

    Këngëtarja Ronela Hajati është e ftuar në emisionin The Elite Way, ku po flet për karrieren e saj.

    Ndër tjerash, këngëtarja që përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong, tha se këto kohë duhet shumë prodhimtari.

    Hajati, ka shtuar se duhet bërë 12 këngë, për të kapur dy hite. Ndërkohë, ka shtuar se nëse një projekt i merr dy ose tre milion klikime, konsiderohet pak.

    Kjo sipas këngëtares nuk është pak, ama standardi aktual e thotë të kundërtën.

    Ajo, që në start të emisionit kishte edhe një debat me opinionistin Nderim Neziri.

  • ​Quni për çështjen e ushqimit në FSK: Dështim flagrant dhe cenim i sigurisë kombëtare

    ​Quni për çështjen e ushqimit në FSK: Dështim flagrant dhe cenim i sigurisë kombëtare

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni deklaroi se Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur të planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur. Sipas tij, kjo ministri me kontraktorin e mëparshëm kishte lidhur kontratë urgjente mbi tri herë, ani pse Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Në seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për çështjen e ushqimit për FSK-në, Quni deklaroi se mungesa e transparencës në procesin e tenderimit dhe kontraktimi i kompanive të pa kualifikuara janë dështim flagrant e cenim i sigurisë kombëtare.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni deklaroi se Ministria e Mbrojtjes pa planifikim adekuat dhe pa ndjekur procedurat adekuate ka vendosur të aplikojë një procedurë të ngjashme ekstreme emergjente.

    “Është thelbësore që Ministria e Mbrojtjes të sigurojë që proceset e prokurimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës të jenë në përputhje me parimet dhe me standardet më të larta të transparencës, konkurrencës së drejtë dhe standardet e NATO-s. Prandaj, nga përvojat e vendeve anëtare të NATO-s, ku Kosova aspiron anëtarësimin është absolutisht e papranueshme që një procedurë kaq e rëndësishme si ajo për ushqimin e ushtrisë tonë të shpërfaq shkeljet elementare, ku procedurat e tilla fillimisht klasifikohen si sekrete e pastaj si procedurë ekstreme emergjente në kundërshtim të plot me legjislacionin dhe praktikat e mira të Ministrive të Mbrojtjes të shteteve demokratike”, deklaroi deputeti Çuni.

    Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Anton Quni deklaroi se Ligji i Prokurimit Publik përcakton se prokurimet e klasifikuara lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme ku kërkohet siguri kombëtare ose në rastet e emergjencave ekstreme.

    “Ushqimi nuk përbën asnjë nga këto raste dhe mund të planifikohet në mënyrë efektive. Ndërkaq, përjashtimi i vetëm duhet të jetë në rastet kur FSK-ja angazhohet në misione ndërkombëtare, ku furnizimi me ushqime të freskëta mund të jetë i pamundur dhe ku eventualisht sipas vlerësimeve mund të aplikohen procedura të tilla. Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur të planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur dhe me kontraktorin e mëparshëm kishte lidhur një kontratë të ngjashme urgjente mbi tre herë, për periudha deri në gjashtë muaj me një vlerë mbi shtatë milionë euro, duke u bazuar në procedura të shpallura ekstreme emergjente. Por, Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Ushqimi nuk është një emergjencë e papritur”, shtoi Quni.

    Sipas praktikave të vendeve anëtare të NATO-s, siç shtoi Çuni, procedurat e prokurimit e ushqimit për ushtrinë janë të hapura për publikun për të garantuar transparencë e konkurrencë.

    “Mungesa e transparencës në procesin e tenderimit, kontraktikimi i kompanive të pa kualifikuara dhe dështimi për të ndjekur standarde ndërkombëtare janë një dështim flagrant për të respektuar këto detyrime dhe janë cenim i sigurisë kombëtare”, përfundoi deputeti i LDK-së.

    Ai i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes që të evitojë këtë qasje jo-transparente, meqë konsideroi se përfshin pasoja strategjike lidhur me aftësinë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare. /KP

  • Gjatë 24 orëve janë ngritur 36 aktakuza, kundër 39 personave

    Gjatë 24 orëve janë ngritur 36 aktakuza, kundër 39 personave

    Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza, kundër tridhjetë e nëntë (39) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për paraburgim kundër katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

  • ​Deputeti i PDK-së: Qeveria Kurti ka agjendë zhbërjen e shtetit të Kosovës

    ​Deputeti i PDK-së: Qeveria Kurti ka agjendë zhbërjen e shtetit të Kosovës

    Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë Kurti se ka agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Deputeti Hisen Berisha në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit për mungesën e ushqimit të ushtarëve në FSK, tha se ekzekutivi përmes Ministrisë së Mbrojtjes kanë qëllim sabotimin e FSK-së si institucionin kyç për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

    Duke folur në emër të PDK-së, deputeti Berisha tha se ushtarët e FSK-së, janë denigruar nën qeverinë e Kurtit.

    Ai e implikoi në këtë situatë edhe komandanten supreme të FSK-së, presidenten Vjosa Osmani.

    “Komandanti i FSK-së paralajmëroi suspendimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake në forcë, diçka që duhet shqyrtuar në hierarki deri te komandanti suprem, i cili fatkeqësisht është pjesë e këtij komploti kundër Forcës. Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është një sinjal i qartë i problemeve të menaxhimit dhe mungesës së përgatitjes afatgjate. Tani e kanë kuptuar se ashtu siç ishte ashtu siç nuk ishte i aplikueshëm koncepti i shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe ideja e ngritjes së kapaciteteve të vetqëndrueshmërisë për ushqim është një ide që do të konprementojë FSK-në”, deklaroi Berisha.

    Ai përmendi edhe keqmenaxhimet, të cilat siç tha po bëjnë që ushtari i FSK-së të vendos të largohet nga ushtria.

    “E vërteta është se asnjë ushtarë se ka lënë uniformën për shkak të ushqimit apo bashkimit familjarë, trillime që janë thënë në media. Janë një mori shkaqesh demotivuese tjera, siç pagat dhe kushtet jodinjitoze, manipulimet me gradime jomeritore, trajnimet jashtë vendit po ashtu me manipulime, pastaj puna jashtë orarit, moskompensimi, mungesa e transportit dhe të tjera…Kjo qeveri ka agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës, duke stërkequr edhe procesin politik dhe funksionalitetin institucional të saj deri te segmenti i fundit që janë Forcat e Armatosura të Kosovës”, theksoi Berisha. /KP/

  • ​Berisha për çështjen e ushqimit në FSK: Situata aktuale është shqetësuese

    ​Berisha për çështjen e ushqimit në FSK: Situata aktuale është shqetësuese

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha deklaroi se për çështjen e ushqimit në FSK duhet të jap dorëheqje ministri, zëvendësministri e sekretari në Ministri të Mbrojtjes. Në seancën e jashtëzakonshme të ftuar me kërkesë të AAK-së, Berisha u shpreh se situata aktuale është shqetësuese dhe se trajtimi i ushtarëve me neglizhencë paraqet shkelje të rëndë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë.

    Në seancën e jashtëzakonshme ku nuk po marrin pjesë deputetët e shumicës parlamentare, deputeti Bekë Berisha tha se çështja e ushqimit është me rëndësi dhe ndikon në funksionalitetin e FSK-së.

    “Ushtria jonë është krenaria e vendit tonë dhe është simbol i shpresës për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Secili ushtar që shërben ka vendosur t’i shërbejë vendit deri në vetëflijim. Nuk janë aty as për privilegje por as për kushte. Ata janë djemtë e vajzat më të mirë të vendit tonë. Megjithatë, duhet të pranojmë që situata aktuale është tepër shqetësuese. Trajtimi i ushtarëve tanë me neglizhencë është një shkelje e rëndë e përgjegjësisë së udhëheqjes së kësaj qeverie. Kriza e furnizimit me produkte esenciale për FSK-në është një sinjal alarmant që kërkon zgjedhje të menjëhershme. Mos të harrojmë ne jemi në një kohë të rrezikshme për sigurinë në rajon dhe është thelbësore që sektori i sigurisë të trajtohet me prioritet dhe dinjitet”, deklaroi ai.

    Në emër të deputetëve nënshkrues, Berisha shtoi se “nuk ka lojë me ushtri” dhe se duhet të plotësohen kushtet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Si mund të jemi të sigurt nga kjo mazhorancë që do të avancojë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s nëse nuk arrin të menaxhojë as furnizimin me ushqim për ushtarët tanë. Prandaj ne sot kërkojmë një përgjigje të qartë nga qeveria, sot kërkojmë zgjedhje të menjëhershme dhe urgjente. Ushtarët nuk duhet të jenë të shqetësuar se a kanë ushqim gjatë ditës dhe se me çfarë kualiteti ju servohen shujtat. Ata duhet të jenë të preokupuar vetëm me pjesën e detyrave që i kanë. Një ushtar nuk duhet të ketë shqetësim ushqimin, uniformën, mungesën e veshmbathjeve. Nëse ju e quani vetën qeveri këto gjëra nuk lejohet të ndodhin, besa nuk kanë ndodhur në asnjë qeveri më herët”, shtoi Berisha në seancë plenare.

    Berisha përmendi edhe Dejona Mihalin, e më tej kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes.

    “Këtë tender, këta tenderë, këta të ushqimit, këtu ish fitimi i madh. Nëse tenderi është 10 euro, me tri euro po u kryjshin obligimet, tjerat shkojnë nëpër xhepa të njerëzve që unë i di. Unë sot e kom një kallabllak dokumente e informacione. Plot aty. Edhe i di të gjitha, ashtu qysh i dimë plot ne. Mirëpo, që katër vjet mandat duke dashur me ruajt ushtrinë, plot gjëra që i kemi ditur nuk i kemi folur dhe i kemi mbrojtur dhe e dinë këta që janë në qeveri. Por tash shtrohet pyetja, nëse ka mbërri Dejona Mihali me hy në Ministri të Mbrojtjes, çka nuk dinë komshiu, tëra i di. Ne mundemi me ia mbajt të fshehtë njëri-tjetrit, ajo tëra i ka treguar. Se qëllimi i saj është që me i dit tjetër kush. Për tërë këtë neglizhencë, sot është dashur të jap dorëheqje ministri, zëvendësministri, sekretari i zgjedhur jashtëligjshëm, për këta deputetë që janë në klub ata që i organizojnë këto gjëra”, përfundoi Berisha. /kp

  • ​Kurti: Kosova nga 1 janari do të lejojë lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës

    ​Kurti: Kosova nga 1 janari do të lejojë lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën Kosova ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, ai ka vendosur t’i jap fund pritjes.

    Kurti në Samitin e Berlinit, ka thënë se duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Adresimi im në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit:

    I nderuar Kancelari Scholz,

    E nderuara Presidentja von der Leyen,

    Anëtarë të Procesit të Berlinit,

    1. Procesi i Berlinit filloi në gusht të vitit 2014, pak pasi zgjerimi i BE-së pauzoi dhe Rusia aneksoi Krimenë.

    2. Dhjetë vjet më vonë, siguria e Evropës nuk ka ndryshuar për të mirë, por përgjigjja ndaj invazionit të Rusisë në Ukrainë ka qenë ndryshe. Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia janë kandidatë të BE-së, Suedia dhe Finlanda i janë bashkuar NATO-s dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë përsëri në agjendën e BE-së.

    3. Qe një dekadë, Procesi i Berlinit po luan një rol në përafrimin e vendeve të rajonit tonë bashkë dhe drejt BE-së. Pavarësisht sfidave të brendshme dhe të jashtme, Procesi i Berlinit mbetet një forcë shtyse për integrimin evropian dhe fija që i mban të lidhura gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është ajo çka e njohim dhe festojmë këtu në Berlin.

    4. Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) është një nga të arriturat më të mëdha të këtij procesi. Një momentum i ri është fituar pas kapërcimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Tash mund të përparojmë me një ritëm të ndryshëm, me barazi në qendër dhe qytetarët si përfituesit e fundit.

    5. Plani i Rritjes i BE-së është tani një Agjendë e miratuar e Reformave; zbatimi i tij duhet të ndjekë qasjen e “garës për në majë”.

    6. Përgjatë një dekade, në Procesin e Berlinit është shënuar progres domethënës ,por nevojiten më shumë veprime. Një paradoks u paraqit në janar të këtij viti, kur shtetasit e Kosovës mund udhëtojnë pa vizë në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    7. Përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

    8. Lidhshmëria është e domosdoshme për Procesin e Berlinit, por duhet të ruhemi nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga Kina, e cila ka investuar thellë në fqinjin tonë verior, duke nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë dhe një zotim për një të ardhme të përbashkët me Kinën.

    9. BE-ja duhet të sigurohet që fondet e BE-së janë të lidhura me vlerat e BE-së – është Procesi i Berlinit ai që e afron rajonin tonë me BE-në, jo “Procesi i Pekinit”, i cili çon drejt BRICS-it.

    10. Kosova ka qenë dhe do të jetë një zë i arsyeshëm dhe një flamurtar në këtë Proces, por nuk duhet të qëndrojmë të vetëm në shtyrjen përpara dhe mbrojtjen e vlerave themelore të BE-së.

    Kancelar Scholz,

    Presidente von der Leyen,

    Pas dy muajsh do të shënojmë dy vjet prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE. Ndërsa ne deklarojmë se zgjerimi është përsëri në agjendë, ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit. Në këto tre vite e gjysmë të fundit, kemi shënuar rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progres demokratik dhe qëndrueshmëri institucionale, duke menaxhuar suksesshëm disa kërcënime serioze të sigurisë. Njohja e përparimit dhe të arriturave të Kosovës po ashtu afirmon përkushtimin e BE-së ndaj zgjerimit dhe vlerave të saj.

    Ju falemnderit.

  • Plagosje në Deçan: Arrestohet një person, i dyshuari tjetër në arrati

    Plagosje në Deçan: Arrestohet një person, i dyshuari tjetër në arrati

    Një plagosje ka ndodhur të dielen rreth orës 19:40, në fshatin Isniq të Deçanit.

    Ngjarja ka ndodhur pas një fjalosje, ku policia e ka arritur njërin prej të dyshuarve derisa një tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    Me këtë rast, sipas policisë i plagosuri u dërgua për trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

    Në vendin e ngjarjes nga hetuesit ёshtё gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë dhe një gëzhojë.

    “Hetuesit nё koordimin me Prokurorin e shtetit, kanё bёrё kontroll/bastisjen e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse te pёrsonit tё dyshuar, aty i njëjti ёshtё arrestuar. Pas intervistimit nga Hetuesit i dyshuari (i mitur) me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё lёshuar ne procedurё te rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • MCA deri në vitin 2029 do të ndajë 2.5 milionë $ për kompani e OJQ, me fokus në barazinë gjinore e zhvillimin e fuqisë punëtore

    MCA deri në vitin 2029 do të ndajë 2.5 milionë $ për kompani e OJQ, me fokus në barazinë gjinore e zhvillimin e fuqisë punëtore

    MCA Kosova në kuadër të Projektit Përshpejtimi i Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë “JETA”, do të implementojë aktivitetin “Energji për Barazi” me fokus në barazinë gjinore dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, që do të lansohet në një ceremoni të martën, më 15 shtator, raporton EO.

    “Energji për Barazi” synon rritjen e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit, dhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.

    Drejtori i projektit “JETA” Hamit Qeriqi, tha se projekti përfshin programe të reja të trajnimit teknik për të ndihmuar gratë të fitojnë shkathtësitë që kërkohen nga punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe që janë të nevojshme në tranzicionin e sektorit të energjisë në Kosovë.

    Ai ka sqaruar se MCA Kosovë do të ofrojë grante për avancimin e përfaqësimit të grave dhe karrierës së tyre në sektorin e energjisë, prej 2.5 milionë dollarë, gjatë periudhës prej vitit 2024-2029. Prej kësja shume planifikohet të ndahen 56 grande në forma të ndryshme, për kategoritë e ndryshme të kompanive.

    Qeriqi më tej shtoi se kompanitë e vogla do të kenë mundësi që të aplikojnë në shumë deri në 30 mijë dollar, kompanitë e mesëm rreth 60 mijë dollar, ndërsa kompanitë e mëdha që kanë më shumë se 200 punëtorë të punësuar do të kenë mundësi që të aplikojnë për 120 mijë dollarë.

    Gjithashtu grand do të ndahet edhe një kategori të organizatave jo qeveritare që kanë fokus sektorin e energjisë dhe përfshirjen e grave në vlere prej 40 mijë dollarë.

    “Ky aktivitet është në kuadër të aktivitetit ‘JETA’. ‘JETA’ është një akronim në gjuhën angleze, që në gjuhen shqipe është Projekti i Përshpejtimit Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë. I cili ka dy aktivitete kryesore, aktiviteti aftësitë për energjitë dhe aktiviteti Energji për Barazi, aktivitet të cilin do ta lanësojmëë nesër. Nesër do të thotë është momenti kur pas fazës së diznaimit të këtij aktiviteti fillon edhe dita e parë e zbatimit. Aktiviteti Energji për Barazi fokusohet në tri komponentë kryesore. Komponenti i grandeve për sektorin e energjisë, kryesisht fokusohet për kompanitë të cilën e kanë aktivitet primar biznesin e prodhimit apo distribuimin e energjisë por edhe aktivitete të tjera që ndërlidhen në sektorin e energjisë qofshin kompani publike apo private. Komponenti tjetër është edhe aktiviteti, apo komponenti i mundësive për zhvillim dhe përfshirjeje grave në energji dhe komponenti i tret është komponenti i çmimeve për kompanitë në sektorin e energjisë që do të dhurohen për ato kompani të cilat krijojnë kushte më të favorshme për punësimin e grave në kompanitë e tyre, në sektorin e energjisë”.

    “I gjithë aktiviteti fokus ose qëllim e ka rritjen e punësimit të grave në sektorin e energjisë për shkak se si sektori i tillë është sektor të themi i dominuar më shumë nga burrat dhe përqindja e grave në sektorin e energjisë është shumë e ulët në krahasim me sektorët tjetër të ekonomisë. Gjithashtu edhe përfshirja e grave në pozita teknike dhe udhëheqëse ne sektorin e energjisë madje është ende me e ulët se sa në sektorë tjerë. Përmes këtyre tri komponentëve do të synohet rritja e përfshirjes së grave në sektorin e energjisë dhe nxitja e zhvillimit të karrierës së tyre në këto kompani. Kompanitë do të kenë mundësi të aplikojnë që përmes këtyre grandeve të zhvillojnë fuqinë punëtore të tyre, kryesisht gratë përmes trajnimeve, përmes monitorimit, përmes intershqipit apo punës praktike. Gjithashtu do të mundësohen që të kenë edhe investime të ndryshme në infrastrukturë por të gjitha këto do të jenë infrastrukturë të lidhur me krijimin e kushteve më të favorshme për punësimin dhe mbajtjen dhe zhvillimin e karrierës së grave në sektorin e energjisë”.

    “Sa i përket grandeve i cili është komponenti më i rëndësishëm gati i këtij aktiviteti parashihet që një shumë totale prej 2.5 milionë dollarë, gjatë periudhës prej 2024-2029, në formë të grandeve të dhurohen për kompanitë e ndryshme në sektorin e energjisë. Parashihen gjithsej përafërsisht prej këtyre 2.5 milionë, rreth 56 grande të dhurohen në forma të ndryshme, për kategoritë e ndryshme të kompanive. Kompanitë e mikrove të vogla do të kenë mundësi që të aplikojnë në shumë deri në 30 mijë dollar, kompanitë e mesëm rreth 60 mijë dollar mundësi për të aplikuar për një grand, ndërsa kompanitë e mëdha që kanë më shumë se 200 punëtor të punësuar do të kenë mundësi që të aplikojnë për 120 mijë dollarë si grand dhe e kemi edhe një kategori të organizatave jo qeveritare që kanë fokus sektorin e energjisë dhe përfshirjen e grave në sektorin e energjisë edhe për to do të ketë grande në vlere prej 40 mijë dollarë. Për gjithë këto kategori kërkohet edhe një bashkëfinancim nga organizatat për shkak se e rrit pak a shumë motivimin e tyre edhe përgjegjësin që këto grande të shfrytëzohen për qëllim të caktuar”.

    Drejtoreshë për Çështje Gjinore dhe të Gjithëpërfshijre Sociale, Vesa Rezniqi-Pallaska, tha se “Energji për Barazi” punon me kompanitë në sektorin e energjisë dhe me Organizatat e Shoqërisë Civile për përmirësimin e përfaqësimit të grave në fuqinë punëtore dhe nxjerrjen e përfitimeve nga fuqia e shumëllojshme punëtore, raporton EO.

    Sipas saj, “Energji për Barazi” i mbështet gratë në karrierat e tyre përmes fuqizimit të kapaciteteve të tyre, njohurive praktike dhe sistemeve mbështetëse për hyrjen, mbajtjen dhe zhvillimin e tyre në sektorin dinamik të energjisë.

    “Njëri nga komponentë e këtij projekti janë edhe grandet. Përmes këtij projekti do të dhurohen grande të vogla, grande të mesme, grande të mëdha si dhe grande për OJQ. Këtë herë do të shpallen së shpejti grandet ë vogla, të mesme dhe për OJQ të cilat i kanë traget bizneset e vogla dhe kompanitë e vogla dhe të mesëm të sektorit të energjisë dhe të sektorëve të përafërta, si dhe OJQ që merren me çështje gjinore dhe sektorin e energjisë dhe grave në energji”.

    “Synimi i këtyre grandeve do të jetë që t’i mbështesë këta punëdhënës të mundshëm në përmirësimin e masave gjinore në fushën e funksionimit të bizneseve të tyre me synim që në fund të ketë më shumë gra të punësuara që kushtet e punësimit të jenë më të mira dhe kushtet e punës të jenë më të mira. Që dërgon edhe drejtë mbajtjes së më shumë grave në sektorin e energjisë po edhe në promovimin e tyre”.

    “Synimi final do të jetë me përmirësuar përfaqësimin e grave në sektorin e energjisë edhe në këtë formë jo vetëm me rrit kapacitetin, se gratë gjithashtu e përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kapaciteteve në sektorin e energjisë. Por njëkohësisht në këtë mënyrë i kontribuojnë edhe agjendës gjinore të Kosovës”.

  • ​Deputetët e opozitës nisin të vinë për seancën e jashtëzakonshme, maxhoranca e bojkoton

    ​Deputetët e opozitës nisin të vinë për seancën e jashtëzakonshme, maxhoranca e bojkoton

    Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë nisur të vijnë në seancën e jashtëzakonshme për furnizimin me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

    Ndërsa, qaste më parë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë si mazhorancë në jetë seancë.

  • ​Gjyqtarët kosovarë do ta ndajnë në një ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare

    ​Gjyqtarët kosovarë do ta ndajnë në një ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare

    UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin U21, Luksemburgu-Irlanda Veriore.

    Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-Sur Alzette, gjyqtarin Kastratio do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën më 15 tetor me fillim në orën 20:30.