ATV

Author: ATVLive

  • MINT i njofton bizneset për skemën e grandeve prej 1.9 milionë €

    MINT i njofton bizneset për skemën e grandeve prej 1.9 milionë €

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev), kanë mbajtur sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion, raporton Ekonomia Online.

    Në këtë sesion biznese e pranishme patën mundësi që në hollësi të informohen dhe të shtrojnë pyetje se si mund të aplikohet për të përfituar nga kjo grand-skemë. Gjatë diskutimit patë ankesa nga bizneset edhe për sfida në aplikim në platformën E-Kosova.

    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Dedaj, tha se qëllimi i kësaj grand-skeme është që të rritet punësimi dhe eksportit. Ai ka thënë se kjo grand-skemë kapë vlerën e 1.9 milionë euro

    “Ka për qëllim t’i mbështes ndërmarrjet stra-up, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo grand-skemë është lansuara ditë më parë. Ka një vlerë prej 1.9 milionë euro. Nga 1.9 milionë euro, 1.1 milion euro janë të deidkuara për bizneset star-up që janë të regjistruara nga viti 2018 deri me 29 shkurt të këtij viti, për bizneset që sjellin projekt propozime me koncepte inventive. Pjesa tjetër prej 800 mijë euro është i dedikuara për të njëjtin koncept, por për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

    “Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten me 50 për qind të projekti kjo nënkupton që në vlerë ata do të përfitojnë deri në 40 mijë euro. Për start-up do t’i mbështesin deri 80 për qind dhe 20 për qind është bashkëfinancim nga ana e tyre vlera totale do të jetë 15 mijë euro, 13 mijë euro janë që i dedikohen biznese star-up, ndërsa 3 mijë euro janë për bizneset përfituese që të shfrytëzojnë mundësin e përfitimeve nga garnd skemat”,

    Një përfaqësues i një biznesi, pati kritika sa i përket aplikimit në platformën për të cilën kërkoj që të lehtësohet aplikim.

    Ai pati kritika që bizneset e reja nuk janë duke përfituar, por që sipas tij, bizneset e njëjta po marrin fonde disa here.

    “Duhet ta rregulloni platformën që të kemi më të lehtë për të aplikuar. Sepse në nuk kemi kohë, na mundësoni që të aplikojmë përmes platformës. Janë përfitues që përfitojnë me vite një masë një dhe ne të rinjtë nuk kemi shanca që të përfitojmë. Komunikimin e keni zero”, ka thënë ai.

    Dedaj tha se kjo akuzë nuk qëndron, pasi sipas tij, në këtë thirrje nuk kanë të drejt aplikimi bizneset që kanë përfituar dy vitet e fundit, raporton EO.

    “Kjo e fundit nuk është e vërtetë, jemi kujdesur që në këtë thirrje të mos mund të përfitojnë biznes që kanë përfituar dy vitet e fundit”, ka thënë ai.

  • ​Inflacioni në Eurozonë bie për kaq për qind

    ​Inflacioni në Eurozonë bie për kaq për qind

    Norma vjetore e inflacionit të Eurozonës ra në 1.7% në muajin shtator, niveli më i ulët që nga prilli 2021, raportoi Eurostat të enjten.

    Rritja vjetore e çmimeve ishte 2.2% në gusht, me shifrën e inflacionit të shtatorit pak më poshtë pritjeve të tregut prej 1.8%.

    Në eurozonë, shërbimet dhanë kontributin më të madh në inflacionin vjetor, të ndjekura nga ushqimi, alkooli dhe duhani.

    Në të gjithë BE-në, norma e inflacionit u regjistrua në 2.1%, nga 2.4% në gusht, duke arritur gjithashtu nivelin më të ulët që nga prilli 2021.

    Irlanda shënoi normën më të ulët të inflacionit me 0%, e ndjekur nga Lituania (0.4%), Sllovenia dhe Italia (të dyja me 0.7%). Rumania pa inflacionin më të lartë me 4.8%, me Belgjikën (4.3%) dhe Poloninë (4.2%) afër.

    Krahasuar me gushtin, inflacioni vjetor ra në 20 vende anëtare të BE-së, mbeti i qëndrueshëm në dy dhe u rrit në pesë./AA/

  • Banka Botërore: Kosova me numrin më të madh të të papunëve në rajon, punojnë vetëm 37% e të aftëve për punë

    Banka Botërore: Kosova me numrin më të madh të të papunëve në rajon, punojnë vetëm 37% e të aftëve për punë

    Banka Botërore thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.

    Ndërsa kjo rritje solide thuhet se po nxit punësimin në rajon, Banka Botërore thotë se Kosova e ka numrin më të madh të të papunëve.

    “Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se vetëm 37.1 përqind e popullsisë në moshë pune është e punësuar”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”.

    Shkalla e punësimit në vendet tjera të rajonit (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë) sipas raportit, ka shënuar përmirësim, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit. Në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%.

  • Takohet Komiteti ndërministror për administrimin e tokës, kërkohet përmirësimi i sistemit katastral

    Takohet Komiteti ndërministror për administrimin e tokës, kërkohet përmirësimi i sistemit katastral

    Është mbajtur takimi i Komitetit ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë, në të cilën u theksua rëndësia e së drejtës së pronësisë.

    Gjatë këtij takimi po ashtu u tha se me zbatimin e suksesshëm të kësaj strategjie nga të gjitha institucionet, përfitimet do të jenë shumë të mëdha, si në aspektin financiar e po ashtu edhe në aspektin e rritjes së cilësisë së shërbimeve të të gjitha institucioneve.

    Zëvendësministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka ka thënë se e drejta e pronësisë është e garantuar dhe e qartë vetëm përmes një sistemi kadastral të strukturuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

    Ai derisa ka thënë se në kuadër të kësaj qeveria ka miratuar disa ligje, shtoi se tani është thelbësore të shqyrtojnë kërkesat për plotësim dhe ndryshim të ligjit për administrim dhe pushtetit lokal në mënyrë që të funksionalizohet në tërësi këtë ligj.

    “E drejta e pronësisë është e garantuar dhe e qartë vetëm përmes një sistemi kadastral të strukturuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Përmes së cilës do të krijojmë një treg të sigurt për pronën i cili do të jetë një katalizator për tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Kam kënaqësinë të ju njoftoj që për të arritur nivelin e shërbimeve kadastrale në fund të vitit të kaluar është miratuar ligji për kadastër për pronën e paluajtshme. Ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm në organizmin vertikal dhe tani është thelbësore të shqyrtojmë kërkesat për plotësim dhe ndryshim të ligjit për administrim dhe pushtet lokal në mënyrë që ta funksionalizojmë në tërësi këtë ligj. Ky ligj do të realizojë një reformë të rëndësishme në organizimin e kadastrit duke unifikuar shërbimet kadastrale në të gjitha komunat e vendit, që do të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe transparencës. Më tej përmes këtij ligji po hapim rrugën për realizimin e projektit të rindërtimit të informacioneve katastrale për 120 zona katastarle, një iniciativë që do të sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarë”, tha Raka.

    Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti ka theksuar se me zbatimin e suksesshëm të kësaj strategjie nga të gjitha institucionet përfitimet do të jenë shumë të mëdha, si në aspektin financiar e po ashtu edhe në aspektin e rritjes së cilësisë së shërbimeve të të gjitha institucioneve.

    “Republika e Kosovës është angazhuar për të implementuar një infrastrukturë moderne të administrimit të tokës duke ndjekur praktikat më të mira nga vendet anëtare të BE-së. Si Agjenci Kadastrale kemi arritur një serë reformash legjislative, është thelbësore tani që të shqyrtojmë ndryshimet e ligjit për administrimin e pushtetit lokal në mënyrë që të sigurojmë funksionalizimin e plotë të ligjit të ri për kadastër. Me aprovimin e strategjisë dhe planit të veprimit tashmë janë të qarta punët dhe obligimet që na presin secilin prej institucioneve që jemi këtu dhe jo vetëm. Me zbatimin e suksesshëm të kësaj strategjie nga të gjitha institucionet përfitimet do të jenë shumë të mëdha, si në aspektin financiar e po ashtu edhe në aspektin e rritjes së cilësisë së shërbimeve të të gjitha institucioneve…Po shpresojmë që edhe informimi për qytetarët do të jetë në kohë dhe i saktë për gjitha aktivitetet që realizohen prej shumicës së institucioneve”, tha Ahmeti.

    Ndërsa, Helege Onsrud nga Banka Botërore është shprehur e lumtur që është zhvilluar progres në zbatimin e projektit të infrastrukturës patundshmërive dhe gjeohapësirës.

    “Jemi shumë të lumtur që shohim progresin e zbatimit të projektit të infrastrukturës së patundshmërive dhe gjeohapësirës që financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Ndërkohë ne jemi të ndërgjegjshëm për diskutimin për një zgjatje të këtij projekti edhe për 12 muaj të tjerë, KCA (Agjencia Kadastrale e Kosovës) aktualisht është në proces të zbatimit të një plani veprimi për aktivitetet. Dhe me këtë që theksuam, ne vazhdojmë mbështetjen tonë praktike dhe jemi shumë të lumtur që shohim bashkëpunimin duke vazhduar me organizata të tjera si ATRC për ndërgjegjësimin e publikut në të ardhmen e afërt”, tha ai.

    Drejtoresha e aktiviteteve të USAID, Jennifer Ober ka thënë se po bashkëpunojnë ngushtë me sistemin dhe institucionet e ndryshme që të sigurohet një qasje e mirë në të dhënat kadastrale.

    “Aktiviteti për përmirësim të qeverisjes synon përmirësimin e sistemit katastral në Kosovë që rritë transparencën dhe llogaridhënien. Ne bashkëpunojmë ngushtë me sistemin dhe institucionet e ndryshme që të sigurohet një qasje e mire në të dhënat katastrale. Sa po kemi filluar një program tre-vjeçar dhe po punojmë në 19 komunat e Kosovës përmes komitetit për praktika të mira që udhëhiqet nga agjencia… Një nga shtyllat kryesore ka qenë digjitalizimi i shërbimeve dhe të dhënat e hapjes katastarale dhe kjo është kyqe për ta harmonizuar regjistrimin e të dhënave dhe për të siguruar të dhëna katastrale transparente”, ka thënë ajo.

    Drejtori ekzekutiv në ATRC, Kushtrim Kaloshi, ka theksuar se qëllimi kryesor i këtij programi është informimi i qytetarëve të Kosovës në përgjithësi me target të veçantë gratë, pakicat etnike dhe të rinjtë për qasjen në pronë.

    Ndërsa, ka shtuar se deri më dje kanë arrit që diku 3 mijë e 600 familje të vizitohen fizikisht, në këtë drejtim të shpërndahen informacione për procedurat e regjistrimit të pronës.

    “Qëllimi kryesor i këtij programi është informimi i qytetarëve të Kosovës në përgjithësi me target të veçantë gratë, pakicat etnike dhe të rinjtë për qasjen në pronë, regjistrim të pronës. Deri tash kemi krijuar partneritete me rreth 11 konzurciume të organizatave joqeveritare në Kosovë, diku 22 organizata janë të përfshira dhe gjitha këto organizata janë angazhuar në gjithë territorin e Kosovës, në gjitha komunat me shumicë serbe dhe kanë zhvilluar fushatën derë më derë të informimit të qytetarëve kryesisht grave për të drejtën e pronës. Deri më dje kemi arrit që diku 3 mijë e 600 familje të vizitohen fizikisht, të shpërndahen informacione për procedurat e regjistrimit të pronës dhe nevojën e regjistrimit të punës…”, tha ai.

    Në anën tjetër, Amir Sogujeva ka prezantuar në detaje çështjen e sistemit të adresave dhe ndërlidhjen e qytetarit me adresën zyrtare. Derisa ka thënë se deri më tani janë të identifikuara rreth 22 mijë rrugë ose zona qarkullimi publik.

    “Deri më tani rezultat e arritura sa i përket sistemit të adresave është korniza ligjore duke përfshirë ligjin, udhëzimet administrative dhe doracakun për sistemin e adresave, këto dy të fundit tashmë të rishikuara në vitin 2019, pastaj është ngritja e kapaciteteve profesionale në komuna dhe nivelin qendror, identifikimi dhe emërtimi i zonave të qarkullimit publik, mbledhja e të dhënave të adresave në terren, digjitalizimi dhe numërtimi i të dhënave të adresave në ARIS, sinjalizimi i adresave duke përfshirë emrat e rrugëve dhe numrat e adresave, përditësimi i të dhënave të adresave dhe ndërlidhja e adresave me sistemet elektronike shtetërore”, theksoi ai.

    Përfaqësuesi nga Ministria e Bujqësisë, Idriz Gashi, ka thënë se janë 130 mijë ekonomi familjare, duke theksuar se është shumë me rëndësi sepse që në regjistrimin e fundit kanë qenë 170 mijë. Ai po ashtu u shpreh se ka rënë numri i ekonomive familjare por është rritur sipërfaqja për ekonominë familjare.

    “Këtu janë të dhënat për sektorin agrar në Kosovë. Siç shihet sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore është 420 mijë hektar. Është shumë më rëndësi të dihet se sipërfaqja e madhe e këtyre është e shfrytëzueshme duke mundësuar fonde që qeveria i shpërndanë për fermerët qoftë për pagesat direkte, qoftë përmes fondeve të zhvillimit rural. I kemi 130 mijë ekonomi familjare, është shumë me rëndësi sepse që në regjistrimin e fundit kanë qenë 170 mijë, ka rënë numri i ekonomive familjare por është rritur sipërfaqja për ekonominë familjare”, tha ai.

    Ndërsa është aprovuar procesverbali nga takimi i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe IKIH, mbajtur me 6 qershor 2024. /kp

  • Ministrja Haxhiu thotë se po bëhet luftë hibride kundrejt Vetëvendosjes

    Ministrja Haxhiu thotë se po bëhet luftë hibride kundrejt Vetëvendosjes

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e pyetur për qëndrimin e saj ndaj përgjimeve që janë publikuar kohën e fundit mes koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, ka thënë se kjo është një luftë hibride që po bëhet kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje.

    Haxhiu, ka shtuar se personalisht, si ministre e çmon shumë Dejona Mihalin.

    “Unë besoj se keni parë qëndrimin tonë. Kjo është një luftë hibride që po bëhet kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Dejona, natyrisht që është një bashkëpunëtore e jona, një aktiviste e hershme e LVV-së, të cilën unë e çmoj shumë”, është shprehur Haxhiu.

    Kohën e fundit në media është raportuar lidhur komunikimin në mes të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihalit.

  • ​Uta Ibrahmi pushton edhe majat e Shisha Pangma

    ​Uta Ibrahmi pushton edhe majat e Shisha Pangma

    Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila ka përfunduar me sukses ngjitjen në Shisha Pangma, majen e 13-të nga projekti i saj për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

    Në takim u diskutua për sfidën dhe suksesin e fundit, përvojën që ka kaluar Uta dhe përgatitjen për ngjitjen e radhës.

    Ministri Çeku e ka përgëzuar për forcën dhe vendosmërinë që ka treguar ndërsa i uroi shumë suksese në realizimin e qëllimit të saj final, të jetë alpinistja e parë nga Kosova që do të ngjisë 14 majat më të larta në botë.

  • “Sot nuk pimë kafe”, këngëtarja përlotet derisa tregon momentin kur vdiq njëri nga njerëzit e saj më afërt

    “Sot nuk pimë kafe”, këngëtarja përlotet derisa tregon momentin kur vdiq njëri nga njerëzit e saj më afërt

    Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV, ku ka bërë një rrëfim emocionues për jetën e saj personale.

    Në këtë emision, ajo tha se ndarja me e dhimbshme dhe me e freskët për të ishte ajo me profesorin Jorgo Papingji.

    “Ndarja më e dhimbshme dhe më e freskët për mua është ajo me profesorin Jorgo Papingji. Kohet e fundit, ai nuk ndihej mirë, por që çuditërisht, mendja dhe zemra e tij punonte vazhdimisht dhe sa herë i bëja telefon, sepse ishim duke e bërë një projekt, i thoja, ‘profesor si t’kam’, ‘mirë, mirë, do të pimë kafe. Sot nuk pimë dot kafe, por unë po punoj’ më thoshte ai”, rrëfen Arifi.

  • “100 marrëveshjet e nënshkruara”, bizneset kërkojnë nga qeveria e Kosovës dhe Shqipëria bashkëpunim

    “100 marrëveshjet e nënshkruara”, bizneset kërkojnë nga qeveria e Kosovës dhe Shqipëria bashkëpunim

    Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë.

    Dy qeveritë duhet të takohen dhe t’i realizojnë këto marrëveshje. Bindëset e të dyja shteteve kanë kërkesa konkrete për Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Rama.

    Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kanë mbajtur takimin e parë me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik.

    Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka treguar se ky takim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit për ekonominë kombëtare dhe rritjen e konsumit të prodhimeve vendëse në Kosovë dhe Shqipëri.

    Shahini u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të takohen dhe të bisedojmë për 100 marrëveshjet e nënshkruara, me qëllim të rritjes së ekonomisë të të dyja vendeve.

    “Ekonomia kombëtare ka nevojë më shumë të jemi bashkë me vendime të ndryshme, në të dy anët e shtetit tonë, ne varemi dhe jemi si popull konsumues të prodhimeve të huaja. Prodhuesit e vendit ballafaqohen me konkurrencë herë të padrejtë dhe mos konsum të prodhimit vendor.

    Misionet tona të përbashkëta janë për të bërë biznes të ndershëm dhe prodhim cilësor. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Andaj ftoj dy qeveritë që të rrisin ekonomin kombëtare. Rruga e kombit e ka lehtësuar qarkullimin e lirë të qytetarit mallit dhe kapitalit. Kosova dhe Shqipëria duhet të konsolidohen, Kosova për gabimet e veta është nën sanksione ekonomike nga ShBA, të cilat kanë ndikim negativ për ekonominë”.

    Ai ka bërë të ditur se mbi 600 biznese nga Kosova ekzistojnë në Shqipëri, por që tha se Kosova ka nevojë më shumë për importe nga Shqipëria, dhe anasjelltas.

    “Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë do të duhet më shumë të takohen, turizmi është një nga mundësitë që kosovarët e kanë të lehtë të investojnë, por duhet edhe të Shqipërisë të investojnë në Kosovë, ne i mirëpresim dhe i mbështesim ata me konsumimin e produkteve shqiptare.
    Mbi 600 biznese nga Kosova ekzistojnë në Shqipëri që i kanë aktivitetet e tyre, por mbetemi tek shkëmbimet tregtare më të varfër nga vendet tjera. Ky takim ka për qëllim të nxit me shumë bashkëpunimin e ekonominë kombëtare.
    Sot tregu vlerësohet në bazë të konsumit prandaj duhet të rritet kah prodhimi vendas. Kosova ka nevojë më shumë për importe nga Shqipëria, por edhe Shqipëria ka nevojë më shumë për import nga Kosova”.

    Kurse, Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ka theksuar se ndonëse të dyja vendet kanë prodhimtari, shkëmbimet tregtare mungojnë. Edhe ai ka kërkuar që të rishikohen marrëveshjet e nënshkruara dhe të vlerësohen rezultatet.

    “Ky është një takim shumë i rëndësishëm, qeveritë tona kanë një marrëdhënie të mirë, ka iniciativë për t’i shërbyer ekonomisë kombëtare, por kanë shumë punë për të bërë. Kur shikojmë shifrat tregtar nuk ndihem mirë kur shihet deficidi kombëtar, kjo nuk është komode.

    Ndërkohë nga ana tjetër një vend që ka prodhuesit e vet do të thotë që mungojë ambasadorët e sipërmarrësve. Unë personalisht jam skeptik sepse duhet ulen qeveritë për 100 marrëveshje të nënshkruar, por sa janë të implementuara, ka shumë pengesa tarifore dhe jo tarifore. Ky takim do të shërbejë si thirrje për dy qeveritë tona për të nxjerr te gjitha problematikat që kanë vendet tona dhe për të bërë zgjidhje për to. Kosova ka turizëm malor, Shqipëria ka turizmin e detit, kështu qe investimet e përbashkëta ku potencon më shumë secili vend është shumë e rëndësishme”.

    Jaka ka thënë se ka se Shqipëria është një hap përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, prandaj edhe duhet që ta ndihmojë Kosovën në këtë drejtim.

    “Mos të harrojmë që rajoni i Ballkani Perëndimor po bëhet gati për të hyrë ne BE duhet Kosova dhe Shqipëria të paraprijë integrimin në BE në mënyrë që të jemi partnerë, duhet t’i paraprijmë kësaj gjëje. Sot po bëjmë një proces mes dy vendeve, duhet t’i inkurajojmë Qeverinë e Kosovës dhe atë shqiptare të jenë në sinkronë në politikat e përbashkëta”, ka thënë Jaka.

    Anëtari i kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Rodolf Xhilari ka potencuar se për të pasur bashkëpunim më të ngushtë duhet të ketë barazi edhe sa i përket TVSh-së.

    “Të gjitha problematikat që ngritën janë të vërteta dhe shqetësuese, folët për burokracinë dhe se Kosova ka lehtësia më të mëdha se Shqipëria në tatime, kjo më tepër e kam tek kryetari jonë që ne duhet të bëjmë barazimin. Si për shembull çmimi i naftës, në çdo transport një nga kushtet kritere të kryesore është nafta, ne kur marrim 30 për qind më të shtrenjtë naftën detyrimisht ne nuk do të kemi barazinë dhe shprehim shqetësim. Ne duhet të bëjmë barazi”, ka thënë Xhilari.

    Ndërkaq, Shkëlzen Jusaj, anëtar Bordi i AKB-së, ka thënë se arsyeja pse Kosova ka çmim më të lirë të naftës se Shqipëria, është për shkak të taksave më të ulëta.

    “Sa i përket që Kosova është më mirë sigurish që ka ndikuar që janë taksat më të vogla. Sigurisht që e bënë të pa barabartë për transportuesit. Po qashtu nëse krahasohet taksat e Maqedonisë dallojnë me te Kosovës sepse janë më lirë. Kam parë as nga Kosova as nga Shqipëri nuk është punuar edhe shumë”./Monitor/

  • Ambasada e Malit të Zi në Prishtinë shpall konkurs për pozitën e asistentit administrativ

    Ambasada e Malit të Zi në Prishtinë shpall konkurs për pozitën e asistentit administrativ

    Pozita është me kontratë një vjeçare. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme ose të jenë të pajisur me diplomë bachelor.

    Detyrat kryesore të kësaj pozite përfshijnë mbështetje në detyra administrative, organizim dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme, si dhe ofrimin e asistencës së nevojshme për ambasadorin dhe diplomatët e ambasadës gjithëashtu është e domosdoshme të dihet gjuha malazeze, shqipe dhe angleze.

    Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në, diplomën të cilën e posedojnë si dhe dokumentin përsonal në e-mail adresen: [email protected]

    Konkursi do të jetë i shpallur 7 ditë nga dita e postimit.

  • Radiologjia pa kontrast për të bërë CT, disa doza vetëm për raste urgjente

    Radiologjia pa kontrast për të bërë CT, disa doza vetëm për raste urgjente

    Ndonëse është reduktuar lista e pritjes për shërbime në Klinikën e Radiologjisë, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientët po hasin në një tjetër vështirësi. Përveç rasteve urgjente, pacientët tjerë duhet të blejnë kontrast për të kryer CT, një tretësirë e nevojshme për vizualizim më të mirë të organeve. Mungesa e këtij materiali ka filluar rreth tre javë më parë dhe se shkaqet janë teknike. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, në një intervistë për KosovaPress.

    Derisa gjatë kësaj jave kjo Klinikë ka marrë donacion, disa doza të kontrastit vetëm për raste urgjente.

    Ajo thotë se janë duke u kryer procedurat për t’u furnizuar me kontrast të ri, porse për shkaqe teknike barnatoret kanë mbetur pa këtë tretësirë.

    Për KosovaPress, Nuza flet për zvogëlimin e listës së pritjes, mungesën e stafit të mjekëve dhe shifrat e sa shërbime janë kryer brenda këtyre nëntë muajve.

    “Kontrasti për CT ka pasur një vështirësi këto 2-3 javët e fundit. Por, janë duke u kryer procedurat për t’u furnizuar sërish me kontrast të ri, për arsye se për shkaqe teknike kanë mbetur barnatoret pa mundësi të furnizimit. Besoj që janë procedurat e fundit që do të shkojmë. Ndërsa, kontrasti i rezonancës magnetike nuk ka problem…Pra, pacientëve iu duhet vetë të blejnë kontrastin? Shumicën i ricaktojmë, vetëm se kush shpreh vullnetin vetë individual, që dëshiron ta kryej më shpejtë, atëherë këto ditë që nuk e kemi, ka blerë kontrast”, thotë Nuza.

    Udhëheqësja e Radiologjisë potencon se lista e pritjes për rezonancë magnetike është rreth një muaj, ndërkaq ajo për CT afro tre javë. Ajo shton se biopsitë kryhen brenda javës.

    “Lista e pritjes ka qenë 13 muaj, ndërsa sot jemi listat për termine, qoftë për rezonancë magnetike data e fundit e terminit është 14 nëntori i 2024. Jemi vetëm një muaj termine në listë të pritjes. Ndërsa, ekzaminimet me CT janë përafërsisht brenda 3 javëve kryhen, për momentin punojmë me katër aparate të CT-së…Në Klinikën e Radiologjisë siç dihet bëhen edhe biopsi të shumta, për të cilat jemi brenda javës, çdo gjë kryhet brenda javës. Pastaj janë ultrazëri që është 24 tetori të këtij muaji, është dupleri që është fundi i muajit, pra 30 tetor, lista e pritjes”, potencon Nuza.

    Drejtoresha Shkëndije Nuza për KosovaPress, bënë të ditur se kohëve të fundit po ballafaqohen me mungesën e stafit të mjekëve, pasi disa prej tyre janë pensionuar e disa e kanë lënë punën.

    “Me staf për momentin, kohët e fundit jemi pak më keq për arsye se janë pensionuar, dikush ka lënë punën, dikush është pensionuar dhe jemi zvogëluar në numër të të stafit të mjekëve…Kryesisht kemi mungesë më shumë të mjekëve”, tregon Nuza.

    Ndër të tjera, Nuza thotë se ka raste kur pacientët vijnë nga Shqipëria për të kryer shërbime në Radiologji.

    “Nga vendet regjionale a ka kërkesë për të bërë MRi apo CT në QKUK? Nuk është që ka shumë ndonjë rast, ka pasur në kohën kur janë ardhur tanët nga diaspora, kemi pasur raste shumë më shumë…Prej Shqipërisë ndodhin, por nuk janë të shpeshta. Sepse zona e veriut më lehtë vjen në Prishtinë sesa shkon në qytete tjera”, thotë Nuza për KosovaPress.

    Krejt në fund, drejtoresha Shkëndije Nuza tregon se deri në shtator të këtij viti, janë kryer mbi 11 mijë rezonanca magnetike dhe mbi 65 mijë rentgene. Gjithashtu, përmend se janë realizuar rreth 22 mijë CT e mbi 1 mijë e 200 mamografi./kp