Kjo ditë shërben për të sjellë në vëmendje të vendimarrësve, shoqërisë civile, agjensive apo institucioneve të ndryshme dukurinë e trafikimit të personave, dukuri kjo që ka prekur mbarë botën. Rreth 27 milionë persona (gra, bura dhe fëmijë) trafikohen në vit.
Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi.
Në të gjithë botën, 23% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe adoleshentë.
Në Bashkimin Evropian, forma më e zakonshme e trafikimit të raportuar është ajo e shfrytëzimit seksual, një formë e dhunës me bazë gjinore që prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat që përfaqësojnë 95% të viktimave të regjistruara.
Sipas raportit të fundit botëror për trafikimin e qënieve njerëzore, shumë vende kanë raportuar një rritje të viktimave të trafikimit në vitet e fundit, si për shkak të përmirësimit të procedurave për identifikimin e viktimave dhe trafikantëve, si dhe për një rritje të mundshme të incidencës.
Gratë dhe vajzat e përfshira në trafikim me qëllim shfrytëzimin seksual, pësojnë dhunë dhe abuzim që përfshin edhe privimin e lirisë personale, dhunë ekonomike, fizike dhe seksuale të cilat çojnë në pasoja të rënda dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën.
Më 26 tetor 2024, në orën 17:00, kinemaja CineStar në Qendrën Branimir, Zagreb, do të jetë mikpritëse e një eventi të veçantë kulturor, ku do të shfaqen filmat e animuar të bazuar në legjenda shqiptare. Këto filma, të titulluar “Legjenda e Argjiros” dhe “Legjenda e Vendit t’Shenjt”, kanë për qëllim të prezantojnë trashëgiminë materiale dhe shpirtërore të kulturës shqiptare për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit.
Ngjarja do të nisë me një ceremoni ku do të marrin pjesë përfaqësues të ambasadave dhe artistë të mirënjohur si skenaristja dhe regjisorja Eliona Thomaraj, piktori dhe skenografi Bledar Grecaliu, si dhe fëmijët që janë pjesë e projektit. Filmat do të shfaqen në gjuhën shqipe me titra në anglisht, duke e bërë këtë event të hapur dhe të aksesueshëm për publikun ndërkombëtar.
Ky aktivitet organizohet nga Shoqata Teatrore në Kroaci “Mërgimtari”, Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci dhe Ambasada e Shqipërisë, me mbështetjen e ambasadave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Këtë javë, Superhëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit 2024 do të ngrihet në qiell. NASA ka deklaruar se Hëna do të shfaqet e plotë nga e marta në mbrëmje deri të premten në mëngjes.
Ndryshe nga yjësitë dhe shirat e meteorëve, Superhëna do të jetë lehtësisht e dukshme nga pothuajse kudo në botë. Drejtoresha e Observatorit Chamberlin, Jennifer L. Hoffman, vuri në dukje: “Edhe nëse jetoni në qytet, është mjaft e lehtë për t’a vëzhguar. Nuk keni nevojë për ndonjë pajisje të veçantë.”
Termi “Superhëna” i referohet kur hëna e plotë ose e re përkon me afrimin më të afërt të Hënës me Tokën, e njohur si perigje. Ajo do të fillojë të mërkurën në mbrëmje, duke e bërë Hënën të duket rreth 14% më e ndritshme se zakonisht.
Të mërkurën, Hëna arriti në perigjen e saj në orën 03:50 me kohën lokale në Turqi , duke u afruar brenda 357,000 kilometrave nga Toka. Hëna do të rritet brenda natës dhe do të arrijë fazën e saj të Hënës së plotë në orën 14:26 të së enjtes.
Wes Ryle, një astronom në Observatorin e Cincinnati, përmendi se koha më e mirë për të vëzhguar është të mërkurën ose të enjten kur Hëna lind. Ai vuri në dukje se Hëna shpesh duket më e madhe kur është afër horizontit, pasi shfaqet pranë objekteve si pemët ose ndërtesat.
Hëna e vëzhguar këtë javë do të jetë e treta nga katër Superhënat radhazi në vitin 2024. Superhëna tjetër do të ndodhë në nëntor.
Ajo që e dallon Superhënën e kësaj jave nga të tjerat është shtrirja e ngushtë e perigjeut dhe hënës së plotë, duke e bërë atë Superhënën më të madhe dhe më të ndritshme të vitit. Astronomi Ryle tha: “Kjo Superhëna është më e madhja e vitit, edhe pse me një diferencë shumë të vogël në krahasim me atë të shtatorit.”
Kjo hënë e plotë njihet edhe si “Hëna e gjahtarit”, pasi shënon stinën kur kafshët përgatiten për dimër duke shtuar peshë dhe gjuetarët grumbullojnë mish për muajt e ftohtë.
Nëse e humbisni këtë Superhënë, nuk do t’ju duhet të prisni gjatë për tjetrën. Në vitin 2025, do të ketë më shumë Superhëna në tetor, nëntor dhe dhjetor.
Më shumë se 80 milionë njerëz jetojnë të paktën 2500 metra mbi nivelin e detit, kryesisht në Amerikën e Jugut, Azinë Qendrore dhe Afrikën Lindore. Disa vendbanime të dukshme të larta të përhershme përfshijnë Wenquan-in në provincën Qinghai të Kinës në 4870 m dhe Korzokun në Indi në rreth 4572 m.
Megjithatë, më i larti është La Rinconada në Peru, ku 50,000 banorë jetojnë 5000 metra dhe 5300 metra mbi nivelin e detit. Jeta në La Rinconada është e ashpër, mungon uji i rrjedhshëm, sistemet e ujërave të zeza dhe deponimi i plehrave. Ushqimi është i importuar dhe energjia elektrike është instaluar vetëm në vitet 2000. Fillimisht një vendbanim i përkohshëm minierash mbi 60 vjet më parë, banorët durojnë kushte ekstreme me nivele oksigjeni deri në gjysmën e nivelit të detit.
Nëse nuk jeni mësuar me lartësi të mëdha, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës do të rriten ndërsa trupi juaj lufton me disponueshmërinë më të ulët të oksigjenit. Në rreth 4500 metra, ajri përmban vetëm 60% të oksigjenit që gjendet në nivelin e detit, duke stresuar trupin. Fillimisht, niveli i hemoglobinës në gjak bie, por pas një ose dy javësh, trupi kompenson duke prodhuar më shumë qeliza të kuqe të gjakut. Disa mund të përjetojnë sëmundje akute malore (AMS), e karakterizuar nga dhimbje koke, lodhje, të përziera dhe humbje oreksi.
Malësorët, si ata në La Rinconada, janë përshtatur me mjediset me pak oksigjen. Provat sugjerojnë se ata mund të kenë rritur vëllimin e mushkërive, veçanërisht nëse ekspozohen para adoleshencës. Malësorët e Andeve në përgjithësi kanë një përqendrim të lartë të hemoglobinës, duke u mundësuar atyre të mbajnë më shumë oksigjen, por gjithashtu i bën ata të prekshëm ndaj sëmundjeve kronike malore (CMS). CMS mund të ndodhë tek ata që jetojnë mbi 3050 metra për periudha të gjata, duke çuar në lodhje dhe gulçim; rreth një në katër në La Rinconada vuan nga CMS. Trajtimi më i mirë është lëvizja në një lartësi më të ulët, e cila nuk është gjithmonë e realizueshme. Gjakderdhja e rregullt dhe acetazolamide mund të ndihmojnë, por siguria e tyre afatgjatë është e pasigurt.
Malësorët tibetianë, nga ana tjetër, janë përshtatur pa nivele të larta të hemoglobinës, ndoshta për shkak të një mutacioni në gjenin EPAS1, të trashëguar nga denisovanët. Ky mutacion gjendet gjithashtu në disa malësorë të Andeve. / Live Science
“Ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë se heroizimit dhe romantizimit të faton hajrizit”, kishte thënë kryeministri Kurti.
Me këtë thirrje e kishte nisur mbledhjen e 24 korrikut, kryeministri Albin Kurti.
Këtij qëndrimi për trajtimin e figurës së Faton Hajrizit, iu kishte bashkuar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pikërisht pas intervistimit për arratisjen e tij.
“Nuk mund ta quajmë hero një person që ka vepra të rënda, që ka plagosur Policinë e Kosovës që është dënuar për vepra të rënda”, kishte deklaruar Haxhiu.
Për këtë çështje ishte deklaruar edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
“Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativën kosovare krimineli e ka vendin në burg”, kishte thënë Bislimi.
Me këto deklarime nuk u pajtuan familjarët e Faton Hajrizit.
Andaj, ndaj Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë dorëzuan padi pasditen e së enjtes.
Përveç tërheqjes së fjalës, këta kërkojnë edhe kompensim.
“Kjo padi ka të bëjë me dy ministra, kryeministrin dhe një deputet, të kenë ata term ofendues, fyes. Për familjen Hajrizi kjo ka qenë e rëndë. Në mbledhjen e supozohet të diskutohen çështje të tjera e jo të emërtohen njerëz me epitete fyese, sigurisht që do të kompensim për këtë”, tha Gent Gjini, avokat i familjes së Faton Hajrizit.
Fakti se Hajrizi kishte dënime të formës së prerë edhe për plagosjen e policëve në një grabitje në Drenas, sipas
vëllait të tij nuk mjafton që ai të quhet kriminel.
“Kriminel nuk është Faton Hajrizi. Ai nuk ka vra gra e as fëmijë”, tha Artan Hajrizi, vëlla i Faton Hajrizit.
Në fillim të muajit korrik Faton Hajrizi ishte arratisur për të nëntën herë nga burgjet e vendit. Më 19 korrik, ai u vra në Lloznicë të Serbisë pasi fillimisht dyshohet se vrau një polic të këtij shteti. Megjithatë, institucionet e Kosovës posedojnë dosjen e tij të trashë penale. Në vitin 2000 në moshën 15 vjeçare u dënua për vrasjen e një ushtari rus, derisa vite më vonë u dënua edhe për plagosjen e disa policëve gjatë grabitjes në Drenas.
Kur kanë mbetur edhe disa muaj në përfundim të mandatit të Qeverisë në pushtet, një nga premtimet kryesore të saj ka mbetur ende pa u realizuar.
Vettingu në sistemin e drejtësisë, ishte prioritet në agjendën e Ministrisë së Drejtësisë.
Njohës të sistemit thonë se ky proces është i domosdoshëm, andaj kanë kritika për punën e ekzekutivit në këtë drejtim.
Kushtetuesja dha dritën e gjelbër për vetingun, megjithatë ky proces ka mbetur peng i votave të deputetëve të Listës Serbe, të cilët e kanë bojkotuar punën.
Për të nisur në praktikë ky proces fillimisht amendamentet duhet të miratohen në Kuvend.
Pasi përmendin ndikimin politik, e marrëdhëniet me shtetin e Serbisë, shoqëria civile thotë se i takon mazhorancës, e Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë përpjekje që ndryshimet të kalojnë në Kuvend.
Në anën tjetër Ministria e Drejtësisë nuk ka kthyer përgjigjeje në interesimin e ATV-së për këtë çështje.
Procesi i verifikimit dhe vlerësimit të prokurorëve e gjyqtarëve është konsideruar ndër prioritetet e ekzekutivit për reformën në drejtësi.
Por, Ministria pas opinionit të Komisionit të Venecias hoqi dorë nga vetingu i plotë, duke e reduktuar në një veting të pjesshëm që do të përfshijë vetëm udhëheqësit e prokurorive, gjykatave dhe anëtarëve e kryesuesve të Këshillave përkatës.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, tash e tri vjet dy pozitat kryesore udhëheqëse i ka me ushtrues detyre.
Teksa konkursi për drejtor dhe zëvendësdrejtor u hapë këtë javë, opozita hedh akuza se këto pozita janë ruajtur për njerëz të pushtetit komunal.
“Sot e ka hapur konkursin, që tri vjet nuk munden me emërua drejtor sepse Fadil Nura e pret kushëririn e tij që ta kryej specializimin. Që tri vjet QKMF-ne e man me U.D.”, tha Nuredin Lushatku nga lista “Ideali për Skenderaj”.
Akuzat e opozitës i mohoi i pari i Skenderajt Fadil Nura, derisa për vonesa dha disa sqarime.
“Ne e kemi hapur njëherë por ka dështuar sepse ligji e specifikon sa kandidat duhet te jenë. Për mua është e rëndësishme ta kemi një mjek menaxher, as qe behet fjalë se duam ta rehatojmë dikë aty”, tha Nura.
Ndërkohë, rasti i ish-zëvendësdrejtoreshës të cilës iu ndërrua vendi i punës, është në pritje të vendimit nga Gjykata e Apelit.
Florentina Shalës iu ndërrua pozita me ardhjen e pushtetit të ri dhe sipas saj, politika ishte arsyeja.
“As nuk jam pjesë e politikes, as nuk kam qenë. Pse e kam përkrah politiken, anën e kundër te tij është diçka tjetër”, tha Shala.
Vendimin e kryetarit të komunës e hodhi poshtë Inspektorati i Punës dhe meqë nuk e përfilli obligimin që pala të rikthehet në detyrën e mëhershme, e dënoi me gjobë prej 1,500 eurosh. Pas kësaj, kryetari i Fadil Nura vendosi që ta anulojë komplet procedurën e konkursit të vitit 2021 kur Florentina Shala e kishte fituar pozitën e zëvendësdrejtoreshës.
“Unë normalisht ju kom drejtu Gjykates edhe Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka marrë një aktgjykim ku mu ka aprovu kërkesëpadia edhe thotë qe anulohet si i kundërligjshëm vendimi kryetarit Nura që e ka ba anulimin për procedurën e konkursit”, tha Shala.
Pavarësisht kësaj, Nura këmbëngulë se vendimi i tij ka bazë ligjore.
“Askund nuk ka qe pozita e zëvendësdrejtorit te jete e përhershme. Ne kemi gjetur shkelje ne atë konkurs sepse s’ka pasur kundër kandidat madje edhe përvojën e ka bërë fallcë”, tha Nura.
Derisa konkursi për drejtor dhe zëvendësdrejtor të QKMF-së është hapur, Komuna e Skenderajt duhet ta emërojë edhe drejtorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale meqë Rrezarta Hasani dha dorëheqje të mërkurën.
Shumë sosh, të enjten u panë edhe përreth rrugëve nacionale e lokale të vendit.
Meqë një shisheje të plastikës i duhen vite të tëra për reciklim, Ministria e Mjedisit kishte planifikuar rimbursimin e tyre.
Kështu në shkurt të këtij hapi konkurs për administrator i cili do të merrej me kthimin e shisheve.
Mirëpo, gjatë të enjtes, nga ky dikaster nuk kthyen përgjigje se cilët hapat janë ndërmarrë tutje dhe se a do të filloj rimbursimi nga 2025-ta, siç ishte premtuar.
Sidoqoftë, ambientalisti Besnik Shabiu, vlerëson se ministria ndër vite pak punoi në këtë drejtim.
“Ne kemi ngecur mbrapa dhe jo rrallë prej statistikave që merren nivel global, Kosova renditet në vendet më të ndotura në Evropë, konsiderohet ndër ndotësit më të shpërndarë, duke pas për bazë prodhimin e madh por ministria nuk e ka pasur prioritet këtë pjesë”, tha Shabiu.
Kurdo që të fillojë, projekti, po shihet si stimulim për ruajtje të ambientit.
“Do t’i stimulonte njerëzit të mos i hedhin në rrugë, qoftë edhe nëse do kishte kushtuar 5 centë…”, tha Ilir Mazreku, profesor i lëndëve për mjedisin.
Andaj, po vlerësohet se një gjë e tillë do të duhej të ishte realizuar kohë më parë.
“Ky proces është dashur që të filloj shumë kohë më parë, pasi shumë vende nëpër botë e kanë tashmë këtë projekt”, tha Shabiu.
Për të ndihmuar në ruajtjen e ambientit, tash një vit, me vendim të Ministrisë së Mjedisit, qytetarët detyrohen të pagujnë 5 centë për një qese të plastikës.
Qysh mundet dikush me qenë veteran në Kosovë dhe mërgimtar në Serbi? Nëse Sadik Duraku në Kosovë ka pasë status të veteranit të luftës, në Kosovë nuk e kemi vërtetuar që ai s’paska qenë në luftë hiç!
Kur u arrestua në Serbi, u vërtetua që njeri ka është veteran I rrjeshëm…
Qysh? – qe njeri
Kuptohet Durakut i ka takuar edhe pensioni i veteranit, ama po del që as pensionin nuk e ka marrë, bile tash është i gatshëm ta dorëzojë statusin e veteranit!
Dmth njeri që nuk ka luftu, ka pasë status të veteranit të luftës, e ka marrë pensionin, ama me atë pension e ka financu dike tjetër derisa nuk u arrestua!
Po të isha pak më i paytyrë do të thoja që nëse janë dhjetëra mijëra veteranë në Kosovë, mundet Serbia ti bëjë dhjetëra mijëra arrestime dhe qysh po shihet, këta që kanë rrejtë, hala paskan tutë prej Serbie dhe vetë po deklarojnë që nuk kanë qenë në luftë.
Nejse, nuk po bëhem kaq i pafytyrë dhe nuk po them kështu.
Mirëpo, qysh është e mundshme që me qenë edhe të pafytyrë dhe të pazot krejt ata që kanë qenë të përfshirë në këtë proces.
Qysh është e mundshme që procesi i regjistrimit dhe verifikimit të luftëtarëve të korruptohet deri në këtë shkallë sa as gjykata nuk janë në gjendje me vite e vite që ta qartësojnë dhe ti japin epilog.
Qysh është e mundshme që edhe ata që i kanë pri luftës, edhe ata që më vonë i kanë pri shtetit, e edhe këta që janë në krye të sistemit të drejëtsisë të mos mund ta mshelin një proces të verifikimit të luftëtarëve.
Qysh është e mundshme që diskreditohemi deri në këtë shkallë që Serbia na i arreston luftëtarët, e më pas ata thonë që s’është që bash bash kemi luftu!
Sa për rikujtim, rasti ka filluar më 2018, ishte marrë një vendim nga Gjykata Themelore dhe Aktgjykimi lirues për 12 të akuzuarit në rastin “Veteranët” është prishur nga Departamenti Special i Gjykatës së Apelit.
Ky vendim i kthen edhe njëherë në bankën e të akuzuarve anëtarët e Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së.
Apeli gjeti se vendimi i Gjykatës së Prishtinës kishte shkelje eseciale dhe më qëllim të evitimit të tyre urdhëroi që gjykimi të përsëritet.
Nëse ju intereson ku është rasti i veteranëve tani, seanca e fundit është mbajtur në korrik dhe është urdhëruar që të 19,500 aplikacione për veteranë – të shpalosen një nga një.
Nëse ju intereson a është mbajtur seanca e radhës – përgjigja është jo. Është dashur të mbahet në shtator, ka munguar Shukri Buja dhe seanca është shtyrë.
Pra, derisa të procedohen 19500 aplikacione një nga një dhe të bëhen prova e të dhëna publike, ndoshta është më lehtë që këta që kanë rrejtëm, të shkojnë disi të tërhiqen dhe ta kursejnë edhe veten edhe familjen edhe Kosovën nga skenat si kjo që i pamë ditëve të fundit.
Nëse, me të drejtë pohojmë, se lufta e UCK-së është pjesë e lavdishme e historisë sonë, jemi kah lejojmë që me gjeste të turpshme ta përdhosim atë pjesë të historisë dhe të trashëgimisë.
Nëse dikur njerëzit kanë qenë në gjendje të vdesin për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia, sot duhet nuk ka nevojë të vdesin, ka nevojë veç të punojnë drejt dhe zellshëm për ta mbrojtur trashëgiminë e luftës.
Flaë luftës së UCK-së, më nuk rrezikohet jeta e kosovarëve dhe nuk rrezikohet Kosova. por, na duhet pak përpjekje, nëse jo luftë, që ta ruajmë memorien kolektive, ta shkruajmë historinë drejt, ta mbrojmë trashëgiminë e lavdishme dhe të dëshmojmë se ia ka vlejtë sakrifica dhe përpjekjet dhe gjaku dhe djersa dhe mundi dhe paret!
Tek gjenerata jonë luftëtarët kanë nderim pa fund, por letrat, dokument dhe librat historisë nuk funksionojnë kështu. Ato duhet të faktohen dhe të dëshmohen, sa më shpejt, aq më mirë