ATV

Author: ATVLive

  • Komandant Jashari me vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive

    Komandant Jashari me vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive

    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2024” në Washington D.C, SHBA.

    Fillimisht, Gjeneral Jashari u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Randy A. George, ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive, stërvitjet e përbashkëta si dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta. Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin George për mbështetjen e vazhdueshme si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

    Më pas Gjeneral Jashari u takua me Komandantin e Komandës së Asistencës Ushtarake të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Brigade Allan J. Pepper, ku u diskutua lidhur me asistencën në projektet e sistemeve të armatimit, pakot e trajnimit si dhe fusha tjera përkatëse.

    Përveç pjesëmarrjes në sesionet kryesore të konferencës dhe panairit, Gjeneral Jashari gjithashtu u takua me përfaqësuesit e disa prej agjencive kyçe të mbrojtjes me fokus të veçantë rreth bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes. Po ashtu, u njoftua me zhvillimet më të fundit teknologjike, përmes prezantimeve informuese dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Në aktivitetet përkatëse, Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e madhe dhe mundësinë e shkëlqyer që ka pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar, për të vlerësuar faktin që krahas ndryshimit të kontekstit gjeopolitik, avancimit të teknologjisë ushtarake dhe avancimit të bashkëpunimit me shtetet aleate.

    Vizita e Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përderisa FSK po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit. Gjithashtu kjo vizitë shprehu rëndësinë e partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

  • “Jeto në errësirën time”: Hapet tenda ku pjesëmarrësit përjetojnë çaste nga jeta e një personi të verbër

    “Jeto në errësirën time”: Hapet tenda ku pjesëmarrësit përjetojnë çaste nga jeta e një personi të verbër

    Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është hapur tenda ku pjesëmarrësit mund të përjetojnë çaste nga jeta e një personi të verbër, raporton Ekonomia Online.

    Me syze të errëta e me shkopin e bardhë në dorë, qytetarët kanë mundësi të përjetojnë çaste të personave të verbër. Disa nga ta që zhvilluan këtë aktivitet më pas kanë shkruar edhe për përjetimet e tyre gjatë minutave në errësirë.

    Kristian Gashi nga kjo organizatë tha se ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi verbërinë dhe përdorimin e shkopit të bardhë.

    “Qëllimi i organizimi i ‘tendës së errët’ ka të bëjë me sensibilizimin e njerëzve për ta përjetuar ndjenjën si është me qenë i verbër edhe është në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Tenda do të qëndrojë edhe dy ditë tjera deri të hënën”.

    Lirie Abdullahu nga organizata joqeveritare “You can do”, apeloi tek institucionet që t’i marrin parasysh kërkesat që i kanë personat e verbët por edhe personat tjerë me aftësi të kufizuara.

    “Qëllimi i këtij aktiviteti është me pa më ndryshe një realitet që ndodh çdo ditë por shumë njerëz prej neve nuk e kemi përjetuar asnjëherë. Është një ndjenjë shumë e veçantë, në të njëjtën kohë po duam t’i ndërgjegjësojmë qytetarët jo krejt gjërat që ne i hasim në rrugë janë ashtu siç ne i shohim. Bota është pak më e vështirë dhe ndihma jonë është tepër me rëndësi. Qëllimi në të njëjtën kohë është për t’iu bërë thirrje institucioneve për kushtet infrastrukturore e për punë e për secilin kusht që një person i verbër e meriton”, u shpreh ajo.

    Jusuf Fazliu kryetar i organizatës “You can do”, tregoi për vështirësitë e një personi të verbër në Kosovë. Theksoi mungesën e infrastrukturës në Kryeqytet për personat e verbër.

    “Është jashtëzakonisht shumë vështirë, për arsye të mungesës së infrastrukturës së duhur për personat e verbër, sidomos në Kryeqytet ka pak kataktile ku mundet një person i verbër të jetë i pavarur të lëvizë vetë, njëherësh ku do jeni semaforët e duhur edhe pse janë akustik por nuk janë aq orientues por më shumë janë çorientues dhe një person i verbër e ka të pamundur të jetë i pavarur dhe të lëvizë vetë brenda kryeqytetit tonë”, deklaroi ai.

  • Bekë Berisha i kërkon ministrit Maqedonci të dorëhiqet

    Bekë Berisha i kërkon ministrit Maqedonci të dorëhiqet

    Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci që të jap dorëheqje, pasi që sipas tij ai nuk ka se çfarë të tregon më. Berisha thotë se problemet në FSK-së, janë më të mëdha sesa që duken, sipas tij interferimet politike ndikojnë në tërë këto punë.

    “Ne do të vazhdojmë punën tonë në thirrjen në përgjithësi, edhe në raportim të komandantit por edhe të ministrit që e ftoj të jap dorëheqje se nuk ka çka me na tregu ma, nëse vazhdon me rrejt tërë kohën. Problemet në FSK janë më të mëdha se ato që i kemi përmend, nuk është e vërtet se këta kanë plotësu ndonjë kriter apo e kanë avancu çështjen e FSK-së. Janë interferimet partiake në ministrinë e mbrojtjes, të njerëzve jo legjitim, të pazgjedhur, pa mandat që interferojnë në tërë këto punë”, ka deklaruar Berisha për Blic.

    Sa i përket çështjes së ushqimit të FSK-së, Berisha thekson se janë dy grupe nga e njëjta parti që dëshirojnë të marrin tendera dhe të përfitojnë. Sipas tij, zëvendësministri i Mbrojtjes dhe sekretari së bashku me disa deputetë tjerë janë të ndikuar nga Dejona Mihali.

  • Nëse flini pak dëmtoni marrëdhënien tuaj në çift

    Nëse flini pak dëmtoni marrëdhënien tuaj në çift

    Gjumi dhe dëshira për të! Ndjeshmëria, vështirësia në përqendrim, lodhja, por edhe një rënie e dëshirës seksuale, sepse të fjeturit pak është ritual i keq që mund të dëmtojë çiftin. Dhe gratë, janë më shpesh viktima të çrregullimeve të gjumit: 87% flenë keq krahasuar me 67% të meshkujve. Këto të dhëna dolën nga një sondazh ku morën pjesë 300 burra dhe gra, ndërmjet moshës 45-56 vjeç. Dhe rezultatet u paraqitën në Kongresin Kombëtar të Valës, Observatori Kombëtar prë gratë dhe shëndetin gjinor.

    “Pjesa femërore e mostrës e vlerëson rëndësinë e gjumit gjithnjë e më shumë. Ndërsa, burrat mendojnë se është baza e mirëqenies së personit”, thotë Luigi Ferini Strambi, kreu i Qendrës Neurologjike, Irccs San Raffaele Turro të Milanos.

    “Gratë janë gjithashtu më të vetëdijshme dhe të gatshme për të reaguar, duke përdorur terapitë e synuara për të përmirësuar gjumin. Meshkujt përqendrohen më shumë në stilin e tyre të jetesës”, thekson Francesca Merzagora, presidente e Onda-s.

    Përbërësit thelbësor për cilësinë e gjumit të natës janë: ushqimi i duhur, aktiviteti fizik i rregullt dhe zakonet e mira të gjumit. Ju gjithashtu mund të mbështeteni në mjetet bimore si lulet e ndryshme ose ilaçe që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

    Në të gjitha rastet, duhet të fillojmë me një diagnozë të saktë, pasi ka më shumë se 60 çrregullime të gjumit. “Një bisedë me mjekun e familjes është e mjaftueshme, ndërsa në rastet më të komplikuara është më mirë t’i referoheni një qendre të dedikuar”, sugjeron Ferini Strambi. Çrregullimi më i përhapur i gjumit është pagjumësia, e ndjekur nga sindroma e apneas gjatë natës dhe pastaj këmbët e shqetësuara (më të zakonshme në çrregullimet e gjumit).

  • Krasniqi: Kurti e Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

    Krasniqi: Kurti e Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili deklaroi se gjatë qeverisjes së tyre ka ndodhur integrim i Kosovës.

    Krasniqi ia ka përmendur sanksionet që janë vendosur nga Bashkimi Evropian, teksa Qeverinë Kurti e ka quajtur si “qeverisja e  mashtrimit dhe sanksioneve”.

    “Z. Bislimi paska thënë që brenda qeverisjes së tyre ka ndodhur integrimi dhe kjo është ofendim për të gjithë qytetarët. Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike. Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e  mashtrimit dhe sanksioneve.

  • Vazhdon beteja ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit

    Vazhdon beteja ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit

    Beteja ligjore mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit po vazhdon teksa një seancë e re gjyqësore është caktuar për mars të vitit 2025.

    Sipas La Repubblica, seanca e parë pas apelit të Juventusit në Tribunalin e Punës është caktuar për muajin mars, me gjyqtarët që do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

    Në prill të këtij viti, gjykata vendosi që Juventusi duhet të paguajë rreth 9.8 milionë euro në drejtim të Ronaldos për shkak të pagave të papaguara gjatë kohës së tij në klub.

    E gjithë kjo situatë ndodhi për shkak të të ashtuquajturës ‘Manovra e Pagave’, e cila u përdor nga ‘Zonja e Vjetër’ gjatë pandemisë COVID-19 në 2020.

    Lojtarët ishin pajtuar që të dhurojnë dy muaj të pagave për të ndihmuar klubin gjatë kësaj periudhe kur nuk po luhej futboll.

    Një hetim që u bë në nëntor të vitit 2022 dhuroi disa versione të ndryshme të ngjarjes, duke bërë me dije se shumë prej tyre do të marrin pagat, por në mënyra të ndryshme.

    Kur Ronaldo u largua nga Juventusi në gusht të 2021, transferimi tek Manchester United u bë me nxitim, duke çuar në një argument nëse ai i nënshkroi të drejtat për ato para apo jo.

    Si pjesë e një hetimi më të gjerë në financat e tyre, Juventusit iu hoqën 15 pikë në Serie A, dënim ky që më pas u reduktua në vetëm 10 pikë pas pranimit të fajësisë.

  • Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona

    Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona

    Policia e Kosovës gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.

    Ata janë ndalusr në fshatin Zrnosek të Leposaviqit, ku të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Fsh. Zrnosek, Leposaviq 18.10.2024-19:05. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor nga Kosova në kërkim të turistit lituanez

    Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor nga Kosova në kërkim të turistit lituanez

    Me datën 13 tetor të këtij viti, Shërbimi i Kërkim të Shpëtimit Malor (ShKShMK), pas një thirrje tjetër nga autoritet shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.

    Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit .

    Sipas ShKShKM-së, operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekspertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.

    “Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse.

  • Konfiskohet heroinë, kokainë dhe dinarë serb në Novobërdë

    Konfiskohet heroinë, kokainë dhe dinarë serb në Novobërdë

    Policia e Kosovës gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme në Novobërdë, si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 euro para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona.

    Aksioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

  • Rrëmujë e kolona, vetëm 55 policë përkujdesen për trafikun në kryeqytet

    Rrëmujë e kolona, vetëm 55 policë përkujdesen për trafikun në kryeqytet

    Në kryeqytet gjatë ditës qarkullojnë mbi 120 mijë automjete, e për rregullimin e trafikut përkujdesen vetëm 55 policë. Nga Policia e cilësojnë të mjaftueshëm këtë numër. Ekspertët e komunikacionit e vlerësojnë numër të vogël, e kryetari i Prishtinës Rama kërkon të bëhet policia komunale.

    Rreth 120 mijë automjete gjatë një dite qarkullojnë në Prishtinë. Trafiku është i dendur, kolonat janë të gjata e aksidentet të shpeshta. E dallimi mes automjeteve që qarkullojnë në kryeqytet dhe numrit të zyrtarëve policorë të trafikut, është mjaft i madh.

    Në komunën e Prishtinës janë vetëm 55 policë trafiku që kujdesen për rregullimin e komunikacionit. Porse, ky numër sipas kapitenit Sylejman Halili, shef i Njësisë së Trafikut Rajonal është i mjaftueshëm.

    “Duhet ta keni të parasysh se Kosova i ka mbi 400 mijë automjete të regjistruara, 160 mijë automjete janë me 01 ose 120 mijë vetura futen në qytet brenda 24 orëve ose tranzitë. Numri i zyrtarëve policor për ta rregulluar çështjen e komunikacionit për momentin është i mjaftueshëm sepse ne i llogarisim tri stacione të rendit në kuadërt të kryeqytetit…”, tha ai.

    Halili thotë se menaxhimi I trafikut në kryeqytet varet nga komuna e Prishtinës.

    “Menaxhimi nuk varet prej Policisë së Trafikut. Qytetarët duhet ta kuptojnë se përgjegjës për këtë është komuna. Kuvendi komunal e ka obligim për vendosjen e shenjave të komunikacionit e sidmomos për rregullimin e trafikut me vendaklimet e kombësorëve, semaforëve itinerarin e autobusave, krejt kjo është përgjegjësi e Kuvendit Komunal”, shtoi Halili.

    Lidhur me këtë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se është e domosdoshme që kryeqyteti ta ketë policinë e vet.

    “Ndihmë e madhe na vyn prej policisë për arsye se kemi taxi ilegal, autobus ilegal, parkingje ilegale, të cilat nuk janë në domein të kryeqytetit por të policisë së kryeqytetit. Përkundër faktit që Policia e Kosovës është shumë bashkëpunuese dhe mundohet me ndihmu sa më shumë që mundet, duhet ta kemi policinë e kryeqytetit, të dedikuar pikërisht për trafik të kryeqytetit”, tha Rama.

    Në këtë pikë, ekspertët e komunikacionit thonë për një menaxhim të mirë të trafikut nevojitet shtimi i numrit të policëve të trafikut.

    “Nëqoftëse planifikimi kërkon 10 pika atëherë duhet t’i kemi 90 policë të trafikut për tri ndrrime, që të menaxhohet në mënyrën efikase”, tha Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

    Sipas policisë, ngarkesa më e madhe në trafik është gjatë ditëve të javës, nga e hëna në të premte, sidomos në orët e pasdites.