ATV

Author: ATVLive

  • Dy ndeshje sot në Superligë

    Dy ndeshje sot në Superligë

    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy përballje tjera.

    Takime mjaft të rëndësishme shihen ato që zhvillohen të dielën.

    Vëllaznimi ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni përballet me Borën, që kanë nga një fitore e katër humbje.

    Dy takimet janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lartë në tabelë.

  • KE për Planin e Rritjes: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë

    KE për Planin e Rritjes: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë

    Të paktën gjysma e paketës së fondit të përgjithshëm të Planit të Rritjes të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbështesë investimet në infrastrukturë, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.

    Sipas European Western Balkans (EWB) shkruan se, pjesa e mbetur e kredive do të lirohet si mbështetje direkte për buxhetet kombëtare”, thekson Komisioni Evropian, duke shpjeguar mekanizmat e shpenzimit të parave nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Fondet e para nga ky instrument financiar pritet të dalin së shpejti, pasi Komisioni Evropian të miratojë zyrtarisht Agjendat e Reformave të paraqitura nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Nga ana tjetër, është e pasigurt nëse Bosnja dhe Hercegovina do t’i marrë paratë në të njëjtën kohë sepse ky vend është vonuar me miratimin e Agjendës së Reformës.

    BE-ja synon të ndajë shtatë për qind të totalit të fondeve nga Plani i Rritjes për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor që miratojnë Axhendat e Reformave të vlefshme, si parafinancim. Ky mjet, që mbulon periudhën 2024-2027, është një mekanizëm financiar i BE-së me vlerë gjashtë miliardë euro, i miratuar me synimin për të dyfishuar rritjen ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme.

    Nga shuma totale, dy miliardë euro do të shpërndahen si grante dhe pjesa e mbetur, katër miliardë euro, në formë kredie me interesa të favorshme. Përllogaritet se Serbia do të marrë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, Shqipëria 922 milionë, Kosova 888 milionë, Maqedonia e Veriut 807 milionë dhe Mali i Zi 383.5 milionë.

    Duke folur për procedurat e lirimit të fondeve nga Plani i Rritjes, Komisioni Evropian shprehet për EËB- në se “do të kushtëzohet me zbatimin e suksesshëm të Agjendave të Reformës, që mbulojnë si reformat në fushën themelore ashtu edhe reformat socio-ekonomike, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Komisioni”.

    “Fondet në kuadër të Facilitetit duhet të lirohen sipas një plani fiks gjashtëmujor, bazuar në kërkesën për lirimin e fondeve të paraqitur nga partnerët dhe pas verifikimit nga Komisioni për përmbushjen e kënaqshme të të dyja kushteve të përgjithshme lidhur me makro- asistencë financiare, menaxhim të shëndoshë të financave publike, transparencë dhe mbikëqyrje të buxhetit dhe kushteve përkatëse të pagesës, dhe me parakushtet që përfituesit të respektojnë parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut”, thotë KE.

    Komisioni Evropian shton se, në Agjendat e Reformës, “reformat ndahen në hapa sasiorë dhe cilësorë, të cilët do të shërbejnë si kushte pagese dhe çdo hap ka një afat kohor zbatimi”.

    “Marrëveshjet e lehtësive dhe huasë do të përfshijnë detyrime për përfituesit për të ndërmarrë masat e duhura për të parandaluar, zbuluar dhe korrigjuar mashtrimin, korrupsionin, konfliktet e interesave dhe parregullsitë që prekin interesat financiare të Unionit, për të shmangur financimin e dyfishtë dhe për të ndërmarrë veprime ligjore për të rikuperuar fondet që janë përvetësuar, mbledhja e të dhënave adekuate për përfituesit e fondeve në kuadër të Instrumentit dhe të drejtat që duhet t’i jepen Komisionit, Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) aty ku është e aplikueshme”. sqaron KE.

    Së fundi, Komisioni Evropian thekson se KE-ja “mund të zvogëlojë ose rikuperojë shuma nëse preken interesat financiare të Bashkimit ose nëse përfituesit kanë shkelur seriozisht një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet e lidhura në kuadër të Lehtës”./rtk/

  • Arrestohet një vajzë në Fushë-Kosovë, e sulmoi fizikisht nënën e saj

    Arrestohet një vajzë në Fushë-Kosovë, e sulmoi fizikisht nënën e saj

    Një vajzë në Fushë Kosovë dyshohet se e ka ofenduar dhe e ka sulmuar nënën e saj.

    Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.

    “Viktima f/k (femër kosovare) është ofenduar dhe sulmuar nga vajza e saj e dyshuara f/k. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

  • Policia sekuestron armë në Banjskë, i dyshuari lirohet pas intervistimit

    Policia sekuestron armë në Banjskë, i dyshuari lirohet pas intervistimit

    Të shtunën është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit Karabinë e kalibrit 7.9 mm, në një shtëpi në Banjskë të Zveçanit.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

    “Banjskë, Zveçan / 19.10.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Karabinë e kalibrit 7.9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë në Novobërdë

    Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë në Novobërdë

    Një person është dhunuar në një vilë në Novobërdë.

    Policia thotë se viktima është dërguar në strehimore dhe se rasti po hetohet.

    “DHUNIM- Novobërdë / 19.10.2024 – 22:00. Dyshohet se rasti ka ndodhur në një vilë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar.”

  • Një i maskuar grabiti para në pompën e derivateve në Drenas

    Një i maskuar grabiti para në pompën e derivateve në Drenas

    Policia ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë, ia ka grabitur një personit paratë në një pompë derivatesh.

    Rasti po hetohet.

    “GRABITJE- Korroticë e Epërme, Gllogoc / 19.10.2024 – 01:19. Është raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë në një pompë të derivateve i ka grabitur viktimës m/k para dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.”

  • Çrregullimet e neuro-zhvillimit në rritje – shumë prindër s’i pranojnë problemet e fëmijëve, psikologët kërkojnë kujdes

    Çrregullimet e neuro-zhvillimit në rritje – shumë prindër s’i pranojnë problemet e fëmijëve, psikologët kërkojnë kujdes

    Çrregullimet e neuro-zhvillimit janë në rritje, po alarmojnë psikologët. Madje sipas tyre, fëmijët po diagnostikohen me problematika të gjuhës, komunikimit ndërveprimit social, çrregullimet të spektrit të autizmit dhe çrregullimet e tjera, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tyre, ka raste kur prindërit merren aktivisht me fëmijët e tyre, po në shumë raste prindërit e kanë të vështirë të pranojnë problematikën dhe kjo ndikon në diagnostikimin të vonshëm e që lë pasoja.

    Migena Kika, profesoreshë në disa universitete të Tiranës, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ndërhyrja e hershme është çelësi i përmirësimit të cilësisë të jetesës.

    Tutje, ajo tha se nuk rekomandohet që një fëmijë të rrijë para ekraneve para moshës dy vjeçare, ashtu edhe siç kanë pohuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë.

    “Është një rëndësi mjaft zakonisht e madhe është jetike për të gjithë fëmijët e vegjël për kohën që jetojmë në si shoqërinë që jemi ne në ditët e sotme. Çrregullimet e neuro-zhvillimeve janë zhvillimet më të shpeshta që po ndeshen gjithnjë e më shumë në popullatë dhe gjithnjë e më shumë fëmijët e vegjël po diagnostikohen me problematika të gjuhës, komunikimit ndërveprimit social, çrregullimet të spekurit të autizmit dhe çrregullimet e tjera të neuro-zhvillimit”.

    “Një pjesë të madhe të rasteve prindërit për shkak të informacioneve që marrin nga rrjetet sociale, mjedisi rrethues, profesionistët shëndetësorë apo jo po bëjnë një punë të mirë në identifikimin e problematikave në moshë të hershme dhe drejtimin direkt tek profesionistët për të konsultuar, vlerësuar diagnostikuar apo edhe trajtuar këta fëmijë. Por në një pjesë shumë të madhe të rasteve dhe prindërit e kanë të vështirë të pranojnë problematikën apo nuk e shikojnë që ka një problematikë dhe fëmija vlerësohet vonë, diagnostikohet vonë dhe nis në hyrjen terapeutike vonë. Unë do të theksoja vonë që ndërhyrja e hershme është çelësi i përmirësimit të cilësisë të jetesës, jo vetëm të fëmijës së vogël, jo vetëm të familjes por të gjithë shoqërisë në përgjithësi”.

    “…prandaj edhe me problematikat më të vogla që vënë re prindërit të mos ndikohen nga mjedisi rrethues, nga një baba, nga një xhaxha, nga një gjysh apo gjyshe që thonë shiko se t’i i vogël ke folur me vonesë dhe t’i i vogël ke reaguar në këtë lloj mënyre, por sidomos ndjesia e nënës është thelbësore dhe nëse ata e ndiejnë që diçka nuk shkon patjetër duhet të konsultohen me një profesionist për të vërtetuar apo për të eliminuar këto lloj shqetësime që ata kanë dhe nëse do të jetë e nevojshme të ndërhyhet sa më herët nëpërmjet një logopedi, psikologu apo një ekip multi-disiplinar për të ndjekur fëmijë të tillë”.

    “Nuk rekomandohet që një fëmijë i vogël të paktën deri në moshën dy vjeç të ekspozohet në ekrane, pra zero kohë përpara ekraneve nga mosha zero deri në dy vjeç, të njëjtën gjë e thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe poashtu të njëjtën Akademia Amerikane e Pediatrisë, dhe pas moshës dy vjeç koha e kaluar para ekraneve është shumë e kufizuar pra jo përpara”.

    Musa Musai, psikolog nga Maqedonia e Veriut, tha se përdorimi i tepër i teknologjisë nga të rinjtë është shqetësuese. Sipas tij, asnjëherë nuk është i tepër kontrollimi i fëmijëve.

    “Me fenomenet e fundit që po ndodhin në Kosovë me përdorimin e tepërt të teknologjisë dhe ato të fundit që ishin para disa ditësh në regjionin e Gjakovës ku disa fëmijë u vetëlënduar ku me të vërtetë janë shqetësuese dhe ne si shoqëri, për ne si familje, për ne si prindër që kjo nënkupton se thjeshtë nuk jemi duke e respektuar edukimin familjar dhe jemi duke e dhënë një liri të gabuar për fëmijët tanë, liri e cila po kalon me të vërtetë në situatë shqetësuese të shëndetit mendor”.

    “Unë do të sugjeroja që prindërit të kenë parasysh që asnjëherë nuk është e tepërt kontrollimi i fëmijëve se me çka shoqërohen në rrjete sociale, cilat rrjete sociale i frekuentojnë, cilat janë grupet që ata i frekuentojnë sepse ashtu siç e kemi potencuar disa herë, vazhdojmë ta potencojmë që tani rrjetet sociale përkatësisht teknologjia është vrasës i heshtur i shoqërisë tonë”, tha Musai.

    Përderisa Ilir Havolli, kryetari i Shoqatave të Psikologëve të Kosovës dhe Shoqatës së Kosovës, kërkon që prindërit “të njohin” botën e fëmijëve, pasi kështu siç thotë ai, parandalohet rreziku, raporton EO.

    “Ne qoftë si individ ose pjesë e kësaj shoqërie, qoftë edhe si bartës të familjeve, si bartës të roleve të caktuara që kemi në jetën shoqërore në jetën edukative, po flas si mësimdhënësit, profesorët gjithë stafet në përgjithësi, psikiatër, psikologët janë ata që më për së afërmi kanë të njohin botën e fëmijëve botën e të rinjve apo të ndjekin dinamikat zhvillimet brenda këtyre konglomerateve të ngjarjeve ose të fenomeneve të shumta me të cilat ne po ballafaqohemi, dhe në këtë arsyeje të kemi kujdestarët, të kemi përkujdesin ata profesionistët që kemi më të thirrur për çështjet e caktuara”, tha Havolli.

  • Gjendjet pa shenja jete në rrugë një person në Gjilan

    Gjendjet pa shenja jete në rrugë një person në Gjilan

    Është gjetur pa shenja jete në rrugë një person në Gjilan.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

    “Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

  • 1 mijë operacione për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve – Sfidë mungesa e anesteziologëve

    1 mijë operacione për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve – Sfidë mungesa e anesteziologëve

    Mbi 1 mijë operacione janë kryer për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Sejdi Statovci.

    Ai ka thënë se aktualisht punojnë me vetëm dy salla operative, por që sfidë si çdo klinikë në QKUK e kanë me mungesë të anesteziologëve.

    “Në raportin e nëntëmujorit janë saktësisht mbi 1 mijë operacione, sepse akoma nuk kishte përfunduar muaji kur i kemi nxjerrë këtë raport, por janë 980 operacione sipas kësaj statistike por që deri në fund të shtatorit janë më shumë se 1 mijë”, ka thënë Statovci.

    Ndonëse funksionojnë me vetëm dy salla të operacioneve, Statovci ka thënë se në gatishmëri i kanë edhe dy të tilla, por që mungesa e anesteziologëve ka pamundësuar funksionimin e tyre.

    “Sa i përket kirurgëve të fëmijëve, jemi mirë, jemi të konsoliduar dhe kemi pesë specializantë. Sfida me të cilën po përballemi ne është ajo që përballen të gjitha klinikat e QKUK-së, mungesa e anesteziologëve”.

    “Ju po e shihni se i kemi katër salla, arrijmë t’i shfrytëzojmë vetëm dy salla sepse nuk ka mjaftueshëm anesteziologë, por me këto kapacitete që i kemi nuk është keq pasi janë kryer mbi 1 mijë operacione”, ka deklaruar Statovci, teksa shton se lista e pritjes është vetëm tre muaj.

    Ka thënë se qëndrojnë mirë me staf dhe me aparatura.

    “Me aparatura jemi mirë edhe ndërtesën e kemi të re por edhe pajisjet janë të reja, vazhdimisht ne vazhdojmë të pajisemi. Tash kohëve të fundit jemi pajisur gastroskop/koloskop dhe janë duke u trajnuar mjekët të cilët do të punojnë me të. Po listë të pritjes ka”.

    “Nuk është shumë e gjatë, momentalisht është tre muaj lista e pritjes. Ne çdo muaj bëjmë ‘update’ të listës së pritjes, hiqen disa pacientë, regjistrohen disa pacientë të rinj, por me këto mundësi që i kemi me dy salla, pritja është rreth tre muaj”, u shpreh Statovci.

  • Grabitje në një pompë të derivateve në Drenas

    Grabitje në një pompë të derivateve në Drenas

    Një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë ka grabitur një pompë të derivateve në Drenas.

    I dyshuari i ka grabitur viktimës para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

    Policia është duke e hetuar rastin.

    “Korroticë e Epërme, Gllogoc / 19.10.2024 – 01:19. Është raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë në një pompë të derivateve i ka grabitur viktimës m/k para dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thotë policia.